Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - HESHTJA NUK ĖSHTĖ ZGJIDHJE

Shkruan: Liljana KRISTULI

      

HESHTJA NUK ĖSHTĖ ZGJIDHJE

 

 

Librin e autores Liljana Kristuli, "Heshtja nuk ėshtė zgjidhje"  mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

dhe tek

 

www.pashtriku.org

 

 

 

 

            HISTORIA E NJĖ DHUNE

 

            “Isha vetėm 12 vjeē, mora biēikletėn dhe u nisa pėr nė shkollė...

            ...Jam nė gjendje tė tregoj ēdo sekondė tė atij mėngjesi.

            Vendi ku ndodhi dhe ēastet kur mė rrėmbyen, kanė mbetur nė kujtesėn time si tė skalitura, ėshtė pikėrisht momenti kur mė vodhėn fėmijėrinė”...

 

            Kėshtu e nis librin e saj Sabine Dardenne, njėra nga viktimat e pedofilit belg Marc Dutroux.

            Historia e kėsaj vajze rrėqethi botėn. Ajo mundi t’i shpėtojė pedofilit qė e mbajti pėr 79 ditė tė mbyllur nė garazhin e shtėpisė sė tij.

            Ky pėrbindėsh mbasi rrėmbeu dhe ushtroi dhunė seksuale mbi gjashtė vajza tė reja, i vrau katėr prej tyre.

            Pikėrisht ky libėr tronditės si dhe lajmet e kronikės sė zezė, ku flitet pėr pėrdhunime, vrasje, rrėmbime fėmijėsh dhe vajzash tė reja mė nxitėn tė shkruaj.

            Nė mendjen time pėr ditė me radhė mė vlonte mendimi – detyra kryesore e ne prindėrve ėshtė tė mbrojmė fėmijėt tanė, - pra ē ‘duhet tė bėjmė pėr t’i pėrgatitur tė jetojnė nė njė botė ku shpesh dhuna dhe urrejtja ia zėnė vendin dashurisė?

            Interesimi pėr tė ditur mė shumė mbi pedofilinė, apo inēestin, mbi abuzon seksuale shpesh ėshtė i cekėt, sepse ēdokush mendon qė nuk do tė ketė tė bėjė asnjėherė me kėto ngjarje tė hidhura.

            Tė flasėsh me adoleshentin pėr sjelljen seksuale dhe sėmundjet qė transmetohen nėpėrmjet kontaktit seksual jo tė mbrojtur nuk ėshtė e thjeshtė.

            Por duhet tė gjejmė njė mėnyrė pėr t’ua shpjeguar fėmijėve se gjatė jetės ndodhin edhe gjėra tė kėqija e tė shėmtuara nga tė cilat duhet tė mbrohen, dhe qė as ata nuk duhet t’i bėjnė.

            Nuk janė gjithmonė tė tjerėt qė e pėsojnė tė keqen ose qė sillen keq nė shoqėri.

            Ky libėr, nuk ėshtė njė tekst shkencor. Ėshtė shkruar pėr fėmijėt dhe adoleshentėt, por iu drejtohet edhe prindėrve tė tyre.

            Me njė gjuhė tė thjeshtė, shpjegohet dhuna, format e ndryshme qė ajo merr dhe rreziqet qė mund tė hasen nė jetėn e pėrditshme.

            Nuk bėhet analizė psikologjike e individit dhunues por pėrshkruhet ai dhe mėnyrat qė pėrdor pėr t’ia arritur qėllimit tė tij.

            Nė kėtė libėr do tė gjeni kėshilla tė thjeshta se si tė mbroheni dhe t’i kundėrviheni dhunės.

            Kjo nuk do tė thotė se nė ēdo qoshe tė rrugės, gjendet gjithmonė dikush gati tė sulmojė dhe tė dhunojė dikė.

            Shumica e tė rinjve pėr fat tė mirė nuk kanė kurrė rast tė ndeshen me njė agresor.

Gjithsesi, kur di si tė veprosh pėr t’u mbrojtur, nuk ndjehesh i trembur.

            Besimi nė veten tėnde tė jep kurajė, tė bėn njė individ me sjellje tė ekuilibruar, kėshtu tė tjerėt shohin tek ti njė personalitet tė fortė qė di tė mbrohet, pra askush nuk mund tė sillet si tė dojė me ty.

            Pėrmenden po ashtu shkurtimisht dėmet dhe pasojat e drogės. Informacioni mbi drogėn sot ėshtė i plotė dhe i shumėfishėt, por deri sa ka akoma tė rinj qė bien nėn sundimin e saj, do tė thotė se ka akoma shumė pėr tė bėrė dhe se ēdo fjalė mė shumė kontribuon nė luftėn kundėr kėsaj plage shoqėrore.

            Kam pėrmendur disa nga sėmundjet qė transmetohen nėpėrmjet kontaktit seksual tė pa sigurt.

            Ky libėr nuk ėshtė njė tekst mjekėsor, pra informacioni nuk mund tė pėrdoret pėr tu vetė diagnostikuar. Qėllimi ėshtė tė tregojė rrezikshmėrinė e kėsaj sjelljeje seksuale.

            Pėr tė njohur mė mirė tė drejtat e tyre, kam cituar artikujt nga Karta e tė drejtave tė fėmijėve shpjeguar pikėrisht pėr ta.

            Libri mbyllet me fjalėt e njė vajze tė vogėl, qė na bėn thirrje ne tė rriturve pėr tu kujdesur mė shumė pėr tė ardhmen e brezit tė ri, fjalė tė thėna plot 20 vjet mė parė, por qė pėr fat tė keq mbeten akoma aktuale.

            Me bindjen se nuk ėshtė asnjėherė shumė shpejt, as shumė vonė pėr ta kundėrshtuar dhunėn fizike apo psikike qoftė....i dashur lexues, lexim tė mbarė.

 

Autorja