Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė - Cila ėshtė historiografia pėr emrin Kosovė - Kosova? (pjesa e parė)

Shkruan: Dr. sc. Enver Rexha

www.pashtriku.org

Gjurmė historike

 

CILA ĖSHTĖ HISTORIOGRAFIA PĖR EMRIN KOSOVĖ - KOSOVA?

 

(pjesa e parė)

 

 

 

       Emri ėshtė elementi i parė i identitetit tė njeriut, kombit, vendit, e po ashtu edhe i shtetit. Pasi qė bėhet fjalė pėr emrin e shtetit tonė “Kosova”, fillimisht dua tė them se, nuk di si tė ndihem sot, krenar i zhgėnjyer apo i nevrikosur, e po ashtu, nuk di si ndihen studiuesit tjerė si, historianė, gjeografė, gjuhėtarė etj., kur shkruajmė dhe e pėrdorim emrin nė punime tė ndryshme e nuk e kemi ende tė qartė kuptimin apo prejardhjen e tij. 

 

       Rreth kėsaj qė u tha mė lartė, kisha pėr tė shtuar dhe atė se, tė habit fakti qė deri mė sot, kemi shumė pak rezultate, studime nga studiuesit shqiptar tė Kosovės qė janė marrė me kėtė ēėshtje.  Kureshtja ime qė tė merrem me kėtė punė nis nga dy arsye. E para, kur disa muaj mė parė lexova nė gazetėn ditore punimin e botuar tė historianit Qazim Namani me titull “Fusha e Kosovės - Fusha e Kėshtjellave”, i cili emrin “Kosova” e nxjerr me prejardhje nga gjuha shqipe. E dyta, kur pak javė para shpalljes sė Pavarėsisė sė vendit, mjetet tona tė informimit, si televizioni e gazeta ditore, paraqiten intervista tė marra nga studiues e politikan vendor ku shtrohej pyetja: se nga e ka prejardhjen emri, kur emri pėrmendet pėr herė tė parė nė burimet e literaturėn historike dhe se, si do tė njihet vendi me emrin zyrtar pas njohjes ndėrkombėtare: Kosovė-a apo “Kosovo” (varianti qė pretendohet pėr shumė kohė e edhe sot nga historiografia serbe). Pėr fat tė keq, pėrgjigjet rreth kėtyre pyetjeve ishin mjaft konfuze dhe tė pa qarta nga tė intervistuarit. Kėto arsye, mė bėn qė tė merrem me hulumtimin dhe studimin e tė dhėnave - burimeve dhe literaturės historike qė kanė tė bėjnė me emrin ‘’Kosova’’, me qėllim qė tė kemi njė pasqyrė sa mė reale pėr kuptimin dhe prejardhjen e tij.

 

       Fillimisht duhet tė dimė qė, emri i sotėm i vendit dhe shtetit tonė “Kosovė-a”, si toponim ėshtė emėr historik, i cili sot pėrfshinė vetėm njė pjesė tė territorit (pjesėn qendrore) tė Dardanisė antike e cila gjendej nė qendėr tė Gadishullit Ilirik, sot Ballkanik. Regjioni gjatė historisė sė vet, ishte sė pari pjesė e Dardanisė Ilire, pastaj nė kuadėr tė Romės, Bizantit (Campus Dardanci), pėr pak kohė nė mesjetė nėn Sllavėt e mė pas nėn Perandorinė Osmane, kur ndahet si njėsi e veēantė “Vilajet” (1877-1912). Gjatė kohės tė Jugosllavisė sė vjetėr (pasi qė vendi ishte okupuar mė 1913 dhe riokupuar mė 1918 nga Serbia), territori i Kosovės ėshtė ndarė nė tri zona - “zhupani” si: Zetės, Vardarit dhe Moravės (1921-1931), tė cilat mė vonė u shndėrruan nė “banovina” regjionale (1929-1939). Pas luftės sė Dytė Botėrore, territori bashkohet dhe formohet njė njėsi e re administrative dhe territoriale nėn Jugosllavinė e re qė do tė quhet, Territori i Krahinės Autonome tė Kosovės e Metohisė - “Kosmet” (1945- 1968). Nga viti 1968, vendi zgjeron statusin e tij, e do tė quhet Krahina Autonome e Kosovės - Kosova, e cila vepron deri nė vitin 1999, kur vendi pas luftės (1998-99) pavarėsohet dhe sot njihet ndėrkombėtarisht me emrin Republika e Kosovės.

 

       Kėshtu, emri i sotėm i vendit “Kosovė” nga aspekti historikė, merret si pasardhėsi i emrit tė vjetėr tė vendit qė quhej “Dardani”. Tė dhėnat e para historiografike pėr emrin “Kosovė” (nė kuptimin e ngushtė tė fjalės “Fusha e Kosovės”) janė relativisht tė vona nė histori, edhe pse emri nė aspektin gjeografik pėrmendet qė nga shek. XIV. Emri historikė i vendit “Kosovė” njihet nga gjysma e dytė e shek. XIX, kur krijohet Vilajeti i Kosovės si njėsi administrative e territoriale nėn Perandorinė Osmane, qė pėrfshinte njė territor mė tė gjerė se qė ka sot (afro 30.000 km), duke vazhduar tė mbijetoj deri nė ditėt e sotme  (shumė i zvogėluar, me 10.870 km).

 

       Mendoj qė, ėshtė shumė me rėndėsi tė njihemi pėrgjithėsisht me qėndrimet historiografike qė janė dhėnė deri mė tani rreth emrit tė vendit tonė “Kosovė-a”. Lidhur me kėtė, duhet tė themi qė, rreth prejardhjes sė emrit tė vendit ‘’Kosovė/a’’, ka lindė problemi qe njė kohė tė gjatė  dhe ai, nė mes historiografisė serbe dhe historiografisė tonė shqiptare. Historiografia serbe pėrgjithėsisht, kuptimin dhe prejardhjen e emrit mundohet ta nxjerr nga gjuha sllave-serbe. Duhet theksuar se, nė kėtė drejtim, shumė mė tepėr ėshtė angazhuar dhe ka punuar  historiografia serbe, e cila i pėrkushton ēėshtjes dhjetėra punime deri sot, duke filluar qė nga vitet e para tė shek. XX. Rezultatet e dhėna tė deritashme nga historiografia serbe, siē do tė shohim nė kėtė punim, do tė jenė pėrgjithėsisht tė llojllojshme, tė sakta e tė pa sakta, tė deformuara, e pėr mė tepėr sipas mendimit tim, qėndrime tendencioze e skajshmėrisht tė politizuara.

 

       Historiografia serbe, mund tė themi pa pėrjashtime, veēohet nė kėtė drejtim me  qėndrimet e saja se, emri “Kosova” ka prejardhje (etimologji) nga gjuha sllave-serbe. Prejardhja e emrit, konsiderohet qė rrjedhė nga gjuhėt sllave tė jugut, ku fjala “kos”, “kosov”, “kosovac” e “kosoviq”, kanė kuptimin e shpendit (zogut) “mėllenjė” (merula), pėrkatėsisht “zogu i mėllenjės” apo “zogu i zi”. Kėshtu, nocioni kryesor dhe rėndėsia e emrit ‘’Kosovė’’, apo kuptimi i thirrjeve tė ndryshme (mendohet nė emėrtimet si, ‘’Serbia e Vjetėr’’, ‘’Serbia Jugore’’, ‘’Kosova e Metohija’’etj., E. R.), ka rėndėsi dhe kuptim tė ndryshėm nė disa shoqėri etnike. Te Serbėt, emri shėnon, pėrcakton ‘’tokėn serbe’’, ‘’hapėsirėn e Jerusalemit serb’’, e cila ngriti shkėlqimin kulturorė e ekonomikė nė mesjetė, qė nė mėnyrė brutale e ndėrpreu ardhja e Osmanlijėve. Mė tutje thuhet:’’se pėr serbin mesatar emri ‘Kosova’ ėshtė emėr qiellor, i cili shėnon, cakton tokėn e shenjtė [...]’’. Sipas kalkulimeve tė politizuara dhe tė mitologjizuara tė studiuesve serb rreth emrit, theksohet se, heronjtė serb tė rėnė nė Fushė Kosovė (Beteja e Kosovės - 1389) janė kthyer nė “mėllenja” dhe vajtojnė nė kėngėn e tyre pėr disfatė e qė nga atėherė na ardhka dhe emri Fushė Kosovė, ku “kos” ėshtė fjala serbe pėr “mėllenjė”. Emri i plotė i Krahinės (bėhet fjalė pėr periudhėn kur Kosova gjendej nė ish Republikėn Jugosllave, E. R.), e cila ėshtė juridikisht nė Serbi, ėshtė “Kosova e Metohija”. Ka shumė simbolika nė kėtė emėr. “Kosovo” ėshtė, nė serbisht, toka “Kosova”, “zogjve tė zinj”, ndėrsa “Metohija” tokė “metohie”, “prona manastiresh”[...]. ”Nė kohen e humbjes mė 1389, nė ‘tokėn e manastireve dhe tė zogjve tė zinj’ jetuan ‘serbėt’ dhe njė numėr ‘simbolik’ i shqiptarėve”.

 

       Etimologėt serb ndėr kohė mė tepėr sikur e largojnė qėndrimin nga emri “kos” pėr ta nxjerrė kuptimin nga emri “kos-a” - “kositi”, qė ka kuptimin e veglės bujqėsore pėr korrjen, prerjen e bimėve, drithėrave etj. Sipas historiografisė serbe, emri “Kosova” pėrmendet pėr herė tė parė para Betejės sė Kosovės tė vitit 1389 nė njė diplomė (krisobul) mesjetare, origjinali i tė cilės i takon kohės sė Stefan Nemanjės. Nė kėtė shkrim pėrmendet emri i rrethit i quajtur “Kosova”, i cili duhej tė paguante taksa manastirit Studenicė. Pėr kėtė tė dhėnė tė parė tė emrit “Kosova” qė i takon kohės sė S. Nemanjės, i cili vdiq nė dhjetėvjetėshin e fundit tė shek. XII, kuptohet se edhe emri pėrmendet qė nga ajo kohė. Pėr diplomėn nė fjalė, autori A. Urosheviq thekson se, sipas fjalėve dhe disa emrave, ndėr ta dhe emri “Kosova”, qė ishin shkruar nė te asokohe, mendoj qė ky dorėshkrim u plotėsua  mė vonė, pra nė kohen e re, sepse emra tė tillė nuk ka pasur nė kohen e Stefan Nemanjės e as nė gjuhen tonė. Kėshtu nė kėtė dorėshkrim (tė diplomės) hyri dhe emri “Kosovė”.  Emri gjeografik “Kosova” paraqitet tek pas betejės sė vitit 1389.

 

 

       Deri atėherė ky emėr me njė pėrjashtim tė dyshimtė, asnjėherė nuk pėrmendet me emrin “Kosova”. Pas Betejės sė Kosovės treva e Kosovės sė sotme gjithherė thirret me emrin “Kosovė”.  Pas Betejės sė Kosovės, vendi i Kosovės sė sotme, gjithherė thirret “Kosovė” si nė shkrimet tona, turke dhe tė huaja. Kuptimin e kėtij emri tė huajt, sigurisht sipas pėrshkrimit - pėrkthimit tė vendasve, e kuptojnė sikur vjen nga emėrtimi i zogut “kos”, sepse pėrkthehet si Campus Merulae ose Shamp de Merles ose Amselfeld. Emėrtimi “Kosova e Metohija” nė vend tė “Serbia e Vjetėr” (Stara Srbija), u krijua tek pas luftės sė Dytė Botėrore. Sipas burimeve historike (serbe, E. R.) “Serbia e Vjetėr”, nė tė sotmen “Kosovė e Metohi”, pėrbėhej gjatė mesjetės nga 9 krahina (zhupa). Edhe gjatė shek. XVI e XVII, po sipas burimeve historike, gjitha kėto krahina thirreshin me emrin e pėrgjithshėm “Serbi e Vjetėr”. Sipas dėshmive tė shkruara nga Sava “Biografia mbi Nemanjėn”, Stefan Nemanja (1114-1200) bashkoi “shtetet serbe” dhe qė nga atėherė territori i sotėm i “Kosovės e Metohisė” (Serbia e Vjetėr) hynė  nė kuadėr tė “shtetit tė madh serb”. Nga kryengritja e Parė dhe e Dytė serbe, 1804 dhe 1813, sikur dhe nė Mbretnin Serbe dhe Jugosllavi e deri te lufta e Dytė Botėrore, nė pėrdorimet zyrtare - shtetėrore  ėshtė  pėrdor termi “Serbia e Vjetėr”, ashtu si dhe nė hartat gjeografike, dokumente historike, literaturėn shkencore dhe shkrimet diplomatike, a sidomos nė studimet toponimike. Emri ‘’Serbia e Vjetėr’’ si thirrje gjeografike, vendoset nė shek. e XIX, nėn ndjenjėn  e ndėrrimeve qė pėsoi pas ēlirimit Principata Serbe. Kur Principata e Serbisė, filloi tė paraqitet si trevė e veēantė nė Harta, gjeografėt (serb, E. R.) u dashtė tė krijojnė emrin e ri gjeografikė pėr ato treva tė ‘’shtetit mesjetar serbė’’tė cilat nuk hynė nė pėrbėrje tė Principatės. Me ‘’Serbi tė Vjetėr’’ u quajtėn atėherė tė gjitha trevat qendrore, jugore dhe jug veriore tė ‘’serbisė mesjetare’’. Autori D. Bogdanoviq nė librin e tij kushtuar historisė sė “Kosovės” thekson se, vetė emrin “Kosova” do ta pėrdori kushtimisht sepse, nė qoftė se ėshtė fjala pėr krahinėn, emri i sotėm qė e thėrrasim ėshtė turko-shqiptar (tursko-albanski), e rrjedh nga emėrtimi i “Vilajetit tė Kosovės” (Kosova), i cili pėrfshinte para luftės sė parė  ballkanike gjithė territorin e Sanxhakut ( Novi Pazarit) me Polimljen e Epėrme, pastaj territorin e “Kosovės e Metohisė”, Maqedoninė Veriore deri te Velesi dhe at Lindore me rrjedhėn e plotė tė Bregalnices.

 

       Insistimi pėr at emėrim (Kosova, E. R.), krahas lėvizjes sė autonomisė drejt njėsisė mė lartė, asaj federale (1968), kishte pėr ēdo kėnd qė merret vesh me historinė - parathirrje nacionaliste e pretendimeve tė “mėdha shqiptare”.[...] Nė dokumentet e PKJ, para dhe gjatė luftės sė Dytė, si dhe nė dokumentet e sė drejtės kushtetuese tė Jugosllavisė sė re, ky regjion quhej “ Kosova e Metohija”, edhe pse dhe ky emėrtim nuk ishte krejt i vėrtetė, sepse territori i tij pėrfshinte dhe treva tjera me emra tė veēantė. Nga pikėpamja e gjeografisė regjionale, as ky emėr nuk ka qenė plotėsisht i arsyetuar. Kėshtu, historikisht dhe sipas traditės (serbe), as emri i parė (Kosova) e i dytė  (Metohija) nuk janė zbatuar nė kėtė territor dhe nė hapėsirėn e tij. Me arsyen mė tė  madhe, pra ėshtė folur para vitit 1912 pėr “Serbinė e Vjetėr”, sepse kjo ishte foleja e “ kulturės dhe e shtetit tė vjetėr serb”[...]. Por ne do ta pėrdorim emrin “Kosova”, jo vetėm se ai ka hyr nė pėrdorim tė pėrgjithshėm si shenjė pėr tėrė trevėn por mė tepėr pėr at se, ky  emėr tani ėshtė njė problem aktualė, politikė e historikė, i cili me kėtė emėr ėshtė i njohur  dhe ka hyrė nė botė. Duke hulumtuar nė tė kaluarėn historike mesjetare tė Kosovės nė hapėsirė tė gjerė, krahas ‘’Fushė Kosovės’’ dhe ‘’Kosovicės’’ qė vazhduan tė jetojnė, nuk kemi tė dhėna tjera pėr tė ditur mė tepėr pėr emrin. Por sot, duhet ditur dhe duhet tė merret parasysh dallimi nė mes “Kosovės” mesjetare, e cila ishte nė rend tė parė thirrje gjeografike dhe emėrtimit modern tė gjerė tė “Kosovės” si tersi administrative tė datimit tė ri. Emri “Kosovė” filloi tė zgjerohet me krijimin e Vilajetit tė Kosovės (shek. XIX). Hapi mė i madh i zgjerimit merret mė 1968, kur emri prej dy pjesėve i krahinės autonome “Kosova e Metohija” ndėrrohet me emrin “Kosova”.

 

       Pėrveē tė dhėnave tė paraqitura mė lartė, do tė paraqesim dhe qėndrime tė tjera qė jepen nga shumė autorė tjerė tė historiografisė serbe pėr emrin ‘’Kosova’’. Pa pėrjashtime, emrin “Kosova”, nė njėqind vitet e fundit, e gjejmė tė manipuluar nga autorėt e historiografisė serbe nė disa forma dhe trajtime, afėrsisht me qėndrimet e lartpėrmendura. Emėrtimet pėr “Kosovė-n”, prodhohen sipas dėshirave dhe qejfeve dhe i gjejmė nė format si: “Serbia e Vjetėr”, “Serbia Jugore”, “Kosova e Metohija” - “Kosmet” e “Kosovo”, emėrtime kėto, tė cilat nuk kanė tė ndalur as nė punimet e ditėve tona. Kjo vlen edhe pėr emėrtimet e popullit shqiptarė tė Kosovės, kur nga po kjo historiografi, shqiptarėt quhen ndėrkohė: “arnaut”,“arnautash” e “shiptari”. Termi ‘’shiptar’’ ndonėse i ri, u shti nė pėrdorim nė kėtė territor. Pėrndryshe, termi ‘’shiptar’’ si opsion, ishte gjatė nė pėrdorimin zyrtar nė ‘’Kosovė’’, afėrsisht deri nė vitet 1968.

 

       Emrin nė trajtėn “Serbi e Vjetėr”, e hasim pothuajse nė tė gjitha shkrimet historike dhe materialin hartografik tė historiografisė serbe tė viteve tė fund shek. XIX, e duke vazhduar deri nė periudhėn e luftės sė Parė Botėrore, duke u pėrdor ndėrkohė deri nė ditėt e sotme. Nga vitet 1920 e deri mė 1940, emri i vendit parapėlqehet tė shkruhet  dhe tė thirret  edhe si, “Serbia e Re” (pėr pak kohė, nga viti 1913-1918) dhe “Serbia Jugore” (ku pėrveē territorit tė sotėm tė Kosovės, pėrfshihej dhe territori i Maqedonisė sė sotme e mė gjerė). Trajta e emrit “Kosovė e Metohi” qė pėrdoret nga vitet 1945 e deri mė 1968, edhe sot pretendohet nga “Serbia” tė jetė emri “zyrtar” i “Kosovės”. Qėndrimet e tilla i gjejmė, kushtimisht po e them, edhe te autorėt e mėdhenj tė historiografisė serbe, si: M.S. Milojeviē, J. Ristiē, S. Novakoviē, S. Protiē, V. Gjorgjeviē, J.Cvijiē, S. Stanojeviē, R. Novakoviē, N. Kostiē, J. H. Vasileviē, J. Dedijer, D. Kovaqeviē, S. Ēirkoviē, A. Urosheviē, D. T. Batakoviē, D. Bogdanoviē dhe te shumė autorė tė tjerė.

       Duhet tė dihet qė, edhe nė shumė punime tjera tė autorėve serb kemi kėto qėndrime, tė cilat janė mė tepėr tė karakterit politik se sa shkencor, e pėr mė tepėr janė qėndrime qė autorėt i prodhojnė, i arsyetojnė etj., por ato siē do tė shihet, dalin tė jenė historikisht tė pa verifikuara, pra janė qėndrime tė falsifikuara. Historiografia turke na ofron njė tė dhėnė interesante sa i takon prejardhjes sė emrit. Kjo historiografi na ofron variantin turk tė prejardhjes sė emrit “Kosova”. Enciklopedia turke emrin e shpjegon sipas emrit “Koh - soh - vah”, qė ėshtė emėr origjinal turk dhe do tė thotė “fushė e mėllenjave”. Nė gjuhėn turke fjala “Kus” lexohet “Kosh” qė do tė thotė “mėllenjė”, derisa nė turqishten e vjetėr fjala “Kus” ka qenė adekuate pėr “mėllenjat”, ndėrsa “ova” do tė thotė “fushė”.

 

       Po ashtu kemi dhe disa punime, por tė pakta nė numėr, tė autorėve shqiptarė tė Kosovės, kryesisht tė punuara qė nga vitet e tetėdhjeta tė shek. XX, qė janė marr me prejardhjen dhe origjinėn e emrit “Kosova”. Duhet domosdo tė theksohet se, vlen pėr ti veēuar vetėm autorėt, tė cilėt emrin e vendit dhe prejardhjen, origjinėn e nxjerrin nga emėr vendi, vendbanimi, mali, kėshtjelle apo qyteti nga hapėsira e territorit vendor, tė cilėt me punėn e tyre arrijnė nė pėrfundime qė,  emri ka origjinėn nga gjuha ilire-latine, shqipe etj.  Ndėr autorėt qė veēohen nė kėtė drejtim, kisha pėr ti pėrmendur kėta:  Muharrem Carabregu, Skender Rizaj, Ejup Statovci, Avni Kėpuska e Qazim Namani. Fatkeqėsisht, kemi dhe disa autorė shqiptar tė cilėt duke mos pasur dije tė mjaftueshme, e ma merr mendja edhe duke qenė nėn ndikimin dhe shkollėn e historiografisė serbe, nė punimet apo deklarimet e tyre rreth emrit te vendit, prejardhjen dhe etimologjinė e tij e shpjegojnė se rrjedh nga gjuha sllave. Pėr mė keq, kemi dhe raste kur ndonjė  i ashtuquajtur ‘’studiues’’ i joni, deklarohet dhe shpjegon se, emri “Kosova” pėr herė tė parė nė burimet historike pėrmendet apo shkruhet nė trajtėn “Kosovo”. Pėr kėta ‘’studiues’’ as qė e vlen tė bėhet fjalė, le ti kanė nė ndėrgjegje ‘’dijet’’ e tyre.

 

       Historiografia ndėrkombėtare nė shumė punime shkencore qė i’a  kushton historisė sė Kosovės, regjionit e mė gjerė, nė rastet e shumta nuk merret me prejardhjen e emrit “Kosovė”. Ėshtė njė numėr relativisht i vogėl i punimeve qė i qasen ēėshtjes sė emrit, dhe atė, duke e shpjeguar shkurt e sipėrfaqėsisht. E keqja ėshtė se, kemi edhe ndonjė rast, kur nė kėto punime, nga ndonjė autorė, merret versioni i historiografisė serbe rreth prejardhjes sė emrit, e kjo ėshtė njė propagandė e keqe nė kėtė drejtim. Fatkeqėsisht, kjo ndodh pėr njė arsye. Dihet qė historiografia serbe  ka shumė punime tendencioze e jo objektive, qė pėrveē emrit, pėrgjithėsisht i dedikohen historisė sė popullit shqiptarė dhe Kosovės. Punimet qė janė mė tė rėndėsishme pėr propagandė shkencore anti shqiptare, institucionet serbe i pėrkthejnė nė gjuhėt kryesore botėrore (anglisht, frėngjisht, gjermanisht, rusisht etj.) dhe i shpėrndajnė institucioneve shkencore botėrore dhe opinionit tė gjerė ndėrkombėtar.

 

       Nė vazhdim, do tė paraqesim dėshmi tė cilat do tė lidhen me kohėn kur emri fillon tė pėrmendet mė tepėr nga tė dhėnat historiografike. Duhet tė dimė se, emri “Fusha e Kosovės” -“Kosova”, vendi ku ishte zhvilluar lufta e vitit 1389, e njohur nė historiografi si “Beteja e Kosovės”, nė mes tė Koalicionit tė popujve ballkanik dhe Osmanėve (Turqve), nga historiografia evropiane e mė gjėrė, njihet edhe me emrat: Amselfeld (Gjermanisht), Campia Mierlei (Rumanisht), Champs des Merles (Frengjisht), Kosifopedhio (Greqisht), Rigomezo (Hungarisht), Campus Turdurum (Latinisht), Campus Merulae (quhet nga kronistėt latin), Kosovo Polje (Serbisht) dhe Kosova (Turqisht).

 

       Dėshmitė, ndėr tė parat, pėr emrin e vendit, fushės, malit, katundit-fshatit, qytetit  tė quajtur “Kosovė/a”, i gjejmė nė dokumentet e kohės qė dalin qė nga fillimi i shek. XV. Ipeshkvi i Ulqinit, Martino Segano (i lindur nė qytetin Novobėrdė tė Kosovės), i cili pėr njė kohė ishte dhe famullitar  vendas i kishės katolike nė Novobėrdė, nė njė shkrim tė vetin me karakter gjeografik  kushtuar vendlindjes gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XV, e pėrmend njė luginė tė quajtur “Kosovitza” nėpėr tė cilėn po kaluaka lumi Llap, ku nga vendi nė njėrėn anė gjendet Prishtina e nė anėn tjetėr Novobėrda. Nga shkrimi greqisht i Konstantin Filozofit i shek. XV, nė kontest tė pėrshkrimit tė Betejės sė Kosovės, pėrmendet dy herė njė vend i quajtur “Kosova/Kosovė”. Shėnimi tjetėr i shek. XV tregon se, pėr tė shkuar nga Prishtina pėr nė Vuqitėrn, tregtarėt duhej tė kalonin nėpėr “pyje (male) tė Kosovės”, pėrkatėsisht nėpėr “boschi di Cossova”. Nga Libri i borxhlinjve i vitit 1438, i tregtarit dubrovnikas, Michael de Luchari, i cili veproi nė Novobėrdė, nė afėrsi tė kėtij qyteti, pėrmend katundin “Chosouiza”. Nga punimet e studiuesit Muhamet Tėrnava, kemi tė dhėnat dhe pėr katundin “Kosofc” nė regjionin e Llapit, i cili pėrmendet nė vitin 1455, e qė dėshmohet dhe nė regjistrimet e viteve 1566 e 1574. Duket se po me kėtė katund ka tė bėj dhe studiuesi  Iljaz Rexha, kur thekson se, dokumentet e viteve 1566/1574, e  paraqesin katundin “Kosovc” por qė gjendet nė krahinėn e Gallapit. 

 

       Udhėpėrshkruesi i shek. XVI, Petantius, kur po kalonte nėpėr kėtė trevė, shkruan se, pėrgjatė rrugės qė shpie pėr Procopia (Prokuplje) nė Nisum (Nish) nėse lėshohesh poshtė, kah jugu, jo fort larg shtrihet lugina “Kosovitza” pėrmes sė cilės kalon lumi Llap. Libri i botuar nė Venedik mė 1605, nga Giacomo di Pietro Luccari, kur flet mbi Betejėn e vitit 1389, tregon se, sulltan Murati depėrtoi deri nė vendin e quajtur “Kosovė”, qė Gjermanet e quajnė “Amselveld”, Hungarezėt - “Rigomezev” a Turqit - “Cossova”. Sipas tė dhėnave qė i paraqet Haxhi Kalfa nga viti 1650, “Kosova” ishte Kadillėk (Kaza) i Sanxhakut tė Vuēitėrnės qė ndodhet mes Prishtinės dhe Kurshumlisė. Po ky autor, pra gjeografi turk Haxhi Kalfa, gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XVII, pėrmend qytetin “Kosova” duke e cilėsuar si Kadillėk. Historiani Skender Rizaj, paraqet dėshmitė e studiuesit anglez J. Mackay, qė tregojnė se, ekzistonte njė “qytet” qė quhet “Kosova” dhe i cili gjendej afro 7 (shtatė) milje (1 milje = 1.852 m) nė verilindje tė Prishtinės nė Rumeli (Ballkan). Po ky autor, na tregon se, “Kosova” ishte qytet dhe se njihej si lokalitet i vjetėr xehetarė. Njė defter i vitit 1498, pėrmend “Kosovėn”, duke treguar qė ishte dhe lokalitet i rėndėsishėm xehetarė [...]. “Kosova” si qytet antik, mesjetar dhe i kohės sė re u rrėnua nė fund tė shek. XVII, por fama e tij nuk u rrėnua, emri i tij pėrfshiu njė territor shumė mė tė gjerė tė Gadishullit Ballkanik. Qyteti ‘’Kosova’’ ishte njėri ndėr qytetet  qė ranė nė duart e austriakėve nė viti 1689.

 

       Pas tė gjitha kėtyre qė u thanė, do tė japim tė dhėna interesante qė kanė tė bėjnė me emrin “Kosova”, tė cilat dalin nga burimet hartografike (gjeografike). Kėto tė dhėna do tė paraqiten nė shumė Harta tė punuara nga studiues evropian qė pėrfshijnė periudhėn kohore qė nga shek. XV e deri nė shek. XIX. Nė kėtė drejtim duhet ta falėnderojmė studiuesin Muharren Carabregu, i cili me punėn e tij, na mundėsoi qė ti njohim burimet hartografike qė kanė tė bėjnė me emrin e vendit  tonė ‘’Kosovė’’. Rezultatet e punės sė tij, kryesisht ato qė kanė tė bėjnė me punėn tonė, do ti paraqesim nė vijim tė punimit.  Fillimisht, ėshtė shumė me rėndėsi tė tregohet se, nė shumė Harta, emri i vendit “Kosovė-a”, paraqitet apo shėnohet kryesisht si: “Casoua”(Kasoua), Casova(Kasova), “Cascova” (Kaskova), “Cassovia”  (Kasovia) etj., dhe gjithnjė duke e paraqitur vendin, herė si vendbanim e herė si rajon (provincė). Kėto dėshmi tė para hartografike pėr emrin ‘’Kasova’’- ‘’Kosova’’ janė shumė tė rėndėsishme, sepse kėto vėrtetojnė ekzistimin e kėtij lokaliteti me kėtė emėr nė territorin tonė.

 

       Dėshmitė e para hartografike pėr territorin (e Kosovės sė sotme) i kemi nga fundi i shek. XV, nga  F. Roselli (1447-1527), i cili boton hartėn e Evropės J.L. nė Firenza tė Italisė, ku paraqet emrin ’’Casoua’’ (Kasova), qė ka tė bėj me emėr visi. M. Benventano nė vitin 1507 nė  Romė-Itali, boton hartėn ‘’Tabula Moderna [...]’’, ku paraqet emrin ‘’Cascova’’ (Kaskova) pėr emėr tė vendbanimit. G. Gastaldi nė hartėn ‘’Carte dei paesi [...], qė e botoi nė vitin 1546, paraqet emrin ‘’Cascoua’’ (Kaskova) si vendbanim, ndėrsa nė hartėn ‘’Tavole nuovo [...]’’ tė vitit 1548, e quan ‘’Cassovia’’ (Kasovia), prapė duke e theksuar pėr vendbanim. Po ky autor, nė vitin 1560, boton hartėn ‘’Atlas Ptolomaeus [...]’’, ku si vendbanim paraqet vendin me emėr ‘’Scascoua’’ (Skaskova). G. Mercatori nė hartėn  e botuar nė Duisburg nė vitin 1595, paraqet vendbanimin ‘’Scascoua’’ (Skaskova). Nė atlasin e Ortelit tė vitit 1595, paraqitet emri nė formėn ‘’Scascova’’ (Skaskova). P. M. Coronelli, duke punuar nė hartimin e atlasit-globit tokėsor gjatė viteve 1683-1704, boton harta nė 12 vėllime. Nė botimin e hartės ‘’Iliricum’’ tė vitit 1688, pėrmend vendin e quajtur ‘’Campo Cassova’’. Po nė kėtė atlas tė Coronelli-t, nė hartėn nr. 143 tė botuar mė 1689, paraqitet vendi ‘’Campo Cassoua’’. Mathias Seutteri nė hartėn nr. 152 tė atlasit tė tij, pėrmend emrin ‘’Campus Merlinius Cassovius’’, ndėrsa nė hartėn nr. 153, e paraqet ‘’Campus Cassovius’’. Nė njė riprodhim tė hartės sė I. M. Hasiusit, tė punuar nga  Hamanni, pėrmendet visi me emėr ‘’Cassova Provincia’’. F. Reilly, nė koleksionin e atlasit hartografik tė botuar mė 1796, vendin e quan ‘’Cassovo’’, ndėrsa nė fletėn 22 tė po kėtij atlasi, e quan vendbanimin ‘’ Ebne Kassavo’’. V. de Vaudoncaurti, nė hartėn e punuar tė vitit 1818, e pėrmend vendbanimin ‘’Kassova’’.  

 

       Ėshtė interesant se, vetėm nė botimet e hartave tė fund  shek. XVIII  dhe nė shek. XIX, emri i vendit fillon tė quhet ‘’Kosova’’. Kėshtu, nė hartat regjionale tė Haxhi Kalfės nga vitet 1657, nė hartėn me nr. 297, paraqitet vendbanimi ‘’Kosova’’ . Nė hartėn e G. de L’Isle tė vitit 1702, paraqitet vendi i quajtur ‘’Planin de Cossova’’.  F. A. Scheraembli, boton hartėn nė vitin 1788, ku pėrmendet visi ‘’Cossovo oder Amsel Feld’’ .J. Riedli nė hartėn e botuar mė 1812, pėrmend qytetin ‘’Kossova’’ qė e vendos nė V.L. tė Pristines (Prishtinės). Vendin ‘’Fusha e Kosovės’’, tė shkruar nė gjuhėn serbe ‘’Kosovo Polje’’ - ‘’Amsel Feld’’, do tė gjejmė tė pėrmendet gjatė shek. XIX , vetėm nė tri raste dhe kėtė: nė vitet 1867, 1876 dhe mė 1881. Ndėrsa, emrin nė variantin e shkruar ‘’Kosovo’’, do ta gjejmė vetėm nė njė rast edhe atė pikėrisht nė shek. e XIX, mė konkretisht nė vitin 1829.

 

       Nga tė dhėnat-burimet hartografike qė i paraqitėm mė lart, shihet qartė se, qė nga shek. XV e deri nė fillimin e shek. XIX, baza e emrit ėshtė shkruar dhe paraqitet gjithnjė me fjalėn ‘’Kas’’. Gjatė kėtyre shekujve, emri kryesisht do tė ekzistoj nė variantin ’’Kasova’’. Vetėm kah fundi i shek. XVIII dhe gjatė shek. tė  XIX, fjala ‘’Kas’’ fillon tė shkruhet dhe tė paraqitet nė trajtėn ‘’Kos’’, qė na jep versionin dhe formėn  e emrit  tė sotėm  tė vendit ‘’Kosova’’. Nė kėtė drejtim, do tė ofrojmė dhjetėra tė dhėna historiografike tė autorėve-studiuesve tė ndryshėm botėrorė, tė cilėt nė punimet e tyre, kryesisht tė botuara gjatė shek. XIX, e nė pak raste dhe gjatė shek. XX, emrin ‘’Kosova’’ do ta paraqesin nė trajtėn ‘’Kasova’’.