Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė 2 - HISTORIA E LIBRIT

Shkruan: Aleksandėr STIPĒEVIQ 

http://gazetaletrare.com

 

HISTORIA E LIBRIT

 

Disa tregime popullore; ai pėr personazhin e pafat Gilgameshin, janė ruajtur nė njė numėr shumė tė madh ekzemplarēsh e variantesh. Atė e kanė pėrshkruar mė sė pari sumerėt, e pastaj edhe shumė popuj tė tjerė. Mirėpo, shkruesit sumerė nuk kanė shkruar vetėm veprat letrare e mitologjike, por edhe fjalorė, tekste veterinarie, matematikore e tekste tė tjera, nė tė cilat njeriu i atėhershėm i fiksonte arritjet e veta shkencore e teknologjike.

 

 

Rrėfimi pėr librin nis nė pjesėn jugore tė Mesopotamisė, ku njėri ndėr popujt mė enigmatikė nė historinė njerėzore-sumerėt, krijuan njė civilizim jashtėzakonisht tė lartė.

Fatet e kėtij populli, nga shumė aspekte, janė mė tė vėrtetė unike. Gėrmimet shumė tė mėdha arkeologjike dhe studimet intensive tė mbeturinave tė kulturės sė tyre materiale e shpirtėrore, kanė nxjerrė nė dritė shumė anė tź historisė sė jetės sė tyre, por akoma nuk ėshtė zbuluar prejardhja si dhe raca sė cilės i kanė takuar. Supozohet se sumerėt, nė gjysmėn e dytė tė mijėvjeēarit V para erės sė re apo ndoshta edhe mė herėt, kanė zbritur nga veriu, nga zona e detit Kaspik, dhe kanė zėnė pjesėn jugore tė luginės pjellore ndėrmjet lumenjve Tigėr e Eufrat. Disa shekuj mė pas arritėn njė zhvillim e njė qytetėrim tė shkėlqyer, nga i cili do tė frymėzohen tė gjitha qytetėrimet e mėvonshme tė mėdha nė Lindjen e Mesme.

Sumerėt, pasi e humbin pavarėsinė politike, nga mbarimi i mijėvjeēarit III, shpejt zhduken nga skena historike. Trashėgimtarėt e tyre nė kėtė zonė: akadėt, babilonasit, asirianėt e popujt e tjerė i marrin dhe i zhvillojnė edhe mė tutje njė pjesė tė madhe tė arritjeve tė civilizimit tė tyre, si nė lėmin e shkencēs, tė organizimit shtetėror, tė letėrsisė etj. Vetė emri i sumerėve do tė fundoset nė harresė dhe nuk do tė pėrmendet mė pėrderisa para arkeologėve tė shashtisur tė shekullit XIX dalin nė dritė qytetet sumere, sisemet e ujitjes, tempujt gjigandė dhe mijėra rrasa argjili tė shkruara me shkrim piktopografik e kunjor. Pėr sumerėt sot dimė shumė. Shkenca u ka kthyer tė gjitha prioritetet dhe i ka dhėnė kėtij populli shumė tė lashtė vend nderi nė historinė e kulturės botėrore. Ndėr prioritetet e shumta bėjnė pjesė shkrimi, librat e bibliotekat e para.

Pėrsa i pėrket shkrimit, nuk dihet me siguri, nėse, pikėrisht, sumerėt kanė qenė tė parėt tė cilėt e kanė pėrsosur sistemin pėr paraqitjen grafike tė mendimit. Megjithatė, ky supozim konsiderohet mė i pranueshėm. Pėrmendoret mė tė vjetra tė ruajtura tė shkrimit sumer janė rrasa tė vogla argjile me radhė piktogramesh tė gdhendura, qė datohen nė mesin e mijėvjeēarit IV para erės sė re. Gjithashtu, mendohet se sumerėt edhe mė herėt tė kenė shkruar me njė shkrim tė tillė rudimentar mbi materiale organike, qė janė kalbur e zhdukur. Ėshtė e mundur, po ashtu, qė sumerėt idenė e shkrimit, si mjet komunikimi ta kenė marrė nga ndonjė popull tjetėr akoma tė paidentifikuar, i cili para ardhjes sė tyre ka jetuar nė Mesopotaminė Jugore.

Pa marrė parasysh kėtė ēėshtje tė “prioritetit”, njė gjė mund tė pohohet me siguri; sumerėt ishin tė parėt qė e kanė pėrsosur shkrimin ideografik dhe gradualisht, e kanė thjeshtėsuar edhe e kanė shndėrruar atė nė njė sistem shenjash me tipare gjithnjė e mė tė theksuara fonetike.

Nė qytetin Uruk (Erekun biblik) janė zbuluar disa qindra rrasa argjile tė shkruara me shkrim piktografik, qė datohen nga mesi i mijėvjeēarit IV para erės sė re. Nė atė kohė sumerėt pėrdornin rreth 2000 shenja (piktograme). Me kalimin e shekujve shkrimi u pėrsos dhe pėr shkak tė fonetizmit gjithnjė e mė tė madh tė tij shenjat do tė pakėsohen gradualisht, kėshtu qė nė mijėvjeēarin II para erės sė re do tė mbesi  gjithėsej 500-600. Pamja e shkrimit sumer, me kalimin e kohės, do tė ndryshojė esencialisht. Skicat fillestare nga faza piktografike do tė shndėrrohen nė shenja tė skematizuara, tė cilat shpesh do t’i ngjajnė shumė pak bazės nga e cila janė zhvilluar. Ky evulucion i morfologjisė sė shenjave u mundėsua edhe nga mėnyra e re e shkrimit tė kėtyre shenjave mbi argjilėn e butė me anė lapsash tė mprehur prej kallami, druri ose tė ndonjė materiali tjetėr, tė cilėt mbi argjilė linin shenja tė gjata nė formė trekėndėshi qė i ngjasonin kunjit. Sė kėndejmi rrjedh edhe emri pėr kėtė shkrim; kunjor. Sumerėve u shkoi dorėsh ta pėrsėrisin aq shumė shkrimin, saqė me tė mund tė shprehnin idetė mė tė ndėrlikuara dhe ndjenjat delikate.

 

 

As shkrimi piktografik, nė fillim, dhe as ai kunjor, mė vonė, nuk kanė lindur e janė zhvilluar nga dėshira qė me ta tė shkruhen poezi, tregime ose tekste tė shkencave tė natyrės. Sumerėt shkrimin e kanė zhvilluar nga nevoja e pėrditshme pėr tė regjistruar mallin ose kafshėt, tė cilat individė tė ndryshėm ishin tė detyruar t’ua dorėzonin tempujve ose nėpunėsve lokalė, e kėshtu me radhė. Edhe mė vonė, nė kohėn e lulėzimit tė perandorisė babilonase e asiriane, si edhe nė shumė zona tė Lindjes sė Mesme, shkrimi, nė rend tė parė, shėrbente pėr qėllime utilitare. Madje, rreth 95% tė tė gjitha teksteve tė zbuluara deri mė sot, tė shkruara nė rrasat e argjilės, mbi gur ose nė ndonjė material tjetėr, kanė pėrmbajtje afariste, shtetėrore ose administrative. Pėr historinė politike e ekonomike tė njerėzimit kėto tekste kanė vlerė tė ēmueshme, mirėpo pėr historinė e kulturės rėndėsi mė tė madhe kanė rrasat me pėrmbajtje historike, letrare, juridike, mitologjike, astronomike, veterinare e me pėrmbajtje tė ngjashme. Leximi i kėtyre rrasave (shpesh nė fragmente e me dėmtime tė rėnda) rezultoi me njohuri me tė vėrtetė tė papritura. U tregua se sumerėt kishin njė letėrsi shumė tė pasur e tė larmishme; njihnin bazat e shumė shkencave natyrore dhe se kishin pasur njė mitologji shumė tė pasur, nė tė cilėn ndeshen motive tė cilat nė shekujt e mijėvjeēarit tė mėvonshėm do tė bėhen pronė e tė gjithė popujve nė Lindjen e Mesme. Disa prej tyre do t’u qėndrojnė tė gjitha ndryshimeve historike e do tė arrijnė deri nė ditėt e sotme.

Rrasat argjilore sumerėt i ruanin nė lokale tė veēanta, qė gejndeshin nė mjediset e tempujve, pallateve mbretėrore ose shkollave. Mbeturinat e kėtyre bibliotekave-arkiva janė zbuluar nė qytetet e mėdha sumere: Lagash, Ur, Uruk, Nipur etj. Vendosja e qindra pllakave nė ambientet e tempujve, pallateve a vende tė tjera ka ngjallur shumė diskutime. Njė rreze drite, nė kėtė ēėshtje interesante, hodhi eksperti i njohur amerikan pėr historinė e kulturės sumere, S.N.Kramer, i cili tekstin e njė rrase, e cila ruhet nė Muzeun Universitar nė Filadelfi (Pensilvani, ShBA) e identifikoi si katalog biblioteke. Kjo rrasė, qė i takon viteve 2000 para erės sė re, ėshtė zbuluar nė rrėnojat e qytetit Nipur, qendėr religjioze e kulturore e sumerėve, ku janė zbuluar edhe shumė rrasa tė tjera argjile si edhe punishte e shkolla shkrimi tė ruajtura mirė. Nė tė dy anėt e rrasės ėshtė regjistri i //gjashtėdhjetė e dy veprave// me pėrmbajtje tė ndryshme, prej tė cilave trembėdhjetė tė fundit i takojnė grupit “urtėsitė”. Nga njė e dhėnė supozohet se rrasat e argjilės, nė raftet e bibliotekės sė atjeshme, kanė qenė tė renditura sipas grupeve profesionale rudimentare. Nēse interpretimi i Kramerit ėshtė i saktė, ky do tė ishte paralajmėrimi i parė pėr ekzistencėn e njė sistemi embrional klasifikues nė bibliotekat sumere.

Edhe njė rrasė nga Nipuri, me njė regjistėr tė ngjashėm, ruhet nė Luvėr tė Parisit, tė cilėn e ka zbuluar po ashtu Krameri i palodhshėm e mendjemprehtė. Nė kėtė regjistėr ndeshen disa tituj qė janė shėnuar edhe nė rrasėn e Filadelfisė; kėshtu qė nė tė dy rrasat kemi tė pėrmendura gjithėsej //87 tituj//. Syrit plot pėrvojė tė Kramerit nuk i kanė shpėtuar disa veēanti kaligrafike nė kėto rrasa, tė cilat ia kanė mbushur mendjen se i ka shkruar e njėjta dorė.

Nuk na habit qė ruajtėsit e atėhershėm tė rrasave (nuk kemi kurajo t’i quajmė bibliotekarė ose arkivistė!), tė jenė kujdesur pėr vendosjen e rrasave mbi rafte, nė mbėshtetje tė ndonjė renditjeje logjike. Mėnyra mė e thjeshtė ka qenė qė rrasat me pėrmbajtje mitologjike t’i vendosnin nė njė raft; ato me pėrmbajtje matematikore nė njė tjetėr e kėshtu me radhė. A thua katalogu i Nipurit mund tė kishte edhe ndonjė vlerė praktike? Ėshtė vėshtirė tė thuhet, por ai, pa dyshim, na zbulon pėrpjekjen e “bibliotekarėve-arkivistėve” tė atėhershėm pėr tė krijuar mėnyrėn e orientimit nė fondin, tashmė tė madh, nė bibliotekat e kohēs.

Kultura sumere ka dominuar nė Mesopotami mė shumė se njėmijė e pesėqind vjet, d.m.th. nga mesi i mijėvjeēarit IV deri nė fillim tė mijėvjeēarit II. Gjatė kėsaj kohe, shkruesve sumerė u ka shkuar ndorėsh, qė tė shkruajnė njė numėr shumė tė madh tekstesh me pėrmbajtje tė ndryshme e me njė numėr tė madh kopjesh. Disa tregime popullore; ai pėr personazhin e pafat Gilgameshin, janė ruajtur nė njė numėr shumė tė madh ekzemplarēsh e variantesh. Atė e kanė pėrshkruar mė sė pari sumerėt, e pastaj edhe shumė popuj tė tjerė. Mirėpo, shkruesit sumerė nuk kanė shkruar vetėm veprat letrare e mitologjike, por edhe fjalorė, tekste veterinarie, matematikore e tekste tė tjera, nė tė cilat njeriu i atėhershėm i fiksonte arritjet e veta shkencore e teknologjike. Sumerėt janė tė parėt tė cilėt kėto arritje i kanė shėnuar me njė qėllim tė qartė – pėr t’i ruajtur pėr breznitė e ardhshme. Me fjalė tė tjera, librit; sumerėt i kanė caktuar rolin, tė cilin do ta ruajnė deri mė sot – qė tė jetė ruajtės i arritjeve intelektuale e teknologjike tė njeriut.

Nga mesi i mijėvjeēarit III, nė Mesopotami, nisin tė depėrtojnė akadėt semitė. Nėn goditjet qė pėsojnė nga ardhacakėt luftarakė, sumerėt zhduken ngadalė nga arena historike. Pas njė ngritjeje tė shkurtėr e tė shkėlqyeshme nė kalimin nė mijėvjeēarin II, kur kultura sumere pėrjeton njė ndėr lulėzimet e veta mė tė mėdha, amorianėt semitė e shkatėrrojnė qendrėn e shtetit tė tyre, qytetin Ur, dhe vendin e sumerėve ia nėnshtrojnė sundimit tė vet. Nė gėrmadhat e shtetit sumer e kulturės sė tyre do tė zhvillohet shteti i fuqishėm i Babilonisė.

Gjithė ē’kishin krijuar sumerėt nė lėmin shpirtėror e nė atė tė kulturės materiale e trashėguan dhe e zhvilluan mė tutje babilonasit.