Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė - Historik i shkurtėr i kullės sė Tahir Mehės

Shkruan: Mehmet BISLIMI

       HISTORIK I SHKURTĖR I KULLĖS SĖ TAHIR MEHĖS

 

      Krahasueshėm me shoqet e saja qėndron kryelartė edhe kulla e Tahir Mehės. Kjo kullė me simotrat e saja si kulla e barotit tė Oso Kukės, Ali Pashė Tepelenės, Haxhi Zekės, Sulejman Vokshit, Kamer Loshit, Zhujė Selmanit, Nak Berishės, Ahmet Delisė, Shaqir Smakės, Azem Bejtės Galicės, Shaban Polluzhės, Mehmet Gradicės, Tahir Mehės, Shaban Jasharit e dhjetėra kullave tjera mė me zė ndėr ne.

 

 

      Kullat tona nė pėrgjithėsi, tek ne (nė mungesė tė institucioneve tė mirėfillta qė ishin nėn diktat tė pushtuesit), kanė luajtur rol shumė pozitiv nė kontributin e ngritjes sė vetėdijes sonė qytetare, kombėtare, por edhe edukative, madje kanė mbajtur gjallė frymėn tonė liridashėse dhe atė tė besės e traditės sonė. Nė themelet e kullave tona legjendė, kanė zėnė fill shkėndijat e lirisė sonė kombėtare, ato shekuj me radhė kanė ruajtur dhe kanė bėrė frymėzimin tonė pėr tė qenė tė lirė e sovran nė tokat tona.

 

       Janė tri faza tė pėrjetėsimit tė kullave tona:

 

1-     Kullat fortifikatė, qė kemi shembuj tė shumtė nė historinė tonė.

2-     Kullat Legjendė, qė janė pėrjetėsuar nga sakrificat tona heroike pėr liri.

3-     Kullat Muze, ku ruhet meritueshėm historia jonė e bujshme ndėr shekuj.

 

        Krahasueshėm me shoqet e saja qėndron kryelartė edhe kulla e Tahir Mehės. Kjo kullė me simotrat e saja si kulla e barotit tė Oso Kukės, Ali Pashė Tepelenės, Haxhi Zekės, Sulejman Vokshit, Kamer Loshit, Zhujė Selmanit, Nak Berishės, Ahmet Delisė, Shaqir Smakės, Azem Bejtės Galicės, Shaban Polluzhės, Mehmet Gradicės, Tahir Mehės, Shaban Jasharit e dhjetėra kullave tjera mė me zė ndėr ne.

 

          Kulla e Tahir Mehės:

 

         Edhe kulla e Tahir Mehės ka historikun e vet, sa tė dhimbshėm, por edhe krenar e kryelartė. Kjo kullė sė bashku me kullat tjera tė rezistencės sonė kombėtare, deri tek kulla e Komandantit Legjendar Adem Jashari, bėnė historinė tonė duke nxjerr nga gjiri i tyre luftėtarėt me tė denjė tė lirisė.  Sigurisht se themelet e saja datojnė qė nga stėrgjyshėrit e largėt tė Tahir Mehės, pra qė nga prindėrit e Mehės sė parė, mirėpo pas djegies sė saj nga Suharia e Aqif Pasha Turgutit e deri tek djegiet pasuese qė ia bėnė asaj nga xhandarmėria e Serbisė sė parė, menjėherė pas kongresit tė Berlinit. Kėshtu qė nė Kosovė filloi fushat e vrasjeve dhe djegieve tė qendrave tonė tė rezistencės qė kryesisht organizoheshin dhe mbaheshin nėpėr kulla ku merreshin vendime tė mėdha historike pėr popullin shqiptarė, si nė kullėn e Ahmet Delisė, ku Hasan Prishtina kishte mbledhur parinė e Drenicės pėr tė marrė vendime tė prera pėr njė kryengritje tė pėrgjithshme kundėr pushtuesit Serb.

        Pas djegies sė kullės sė Mehės sė parė dhe ngritjes sė saj tė sėrishme, ajo ishte djegur prapė nga Serbia e Karpateve. Emin Lati me shokė, merr vendimin qė kullėn e legjendės ta rindėrtonin  pėrsėri , qė nė vitin 1913, punimet pėr ngritjen e kullės vazhduan dhe kulla ishte gati pėr banim nė pranverė tė vitit 1916. Nė ngritjen e saj kontribuuan lagjja Mehaj, miqtė dhe shokėt e bashkėluftėtarėt e Emin Latit.

       

       Nė pranverėn e viti 1916 pėrurimin e kullės e bėnė bashkėluftėtarėt e Emin Latit, atė botė Shaqir Smaka, Azem Bejta, Mehmet Delia, Fazli Berani, Rifat banjska, Shaban Mangjolli, Mursel Delia, Xhemė Ternavci, Halit Bajrami, Bajram Zena, Lim Qerimi e dhjetėra bashkėluftėtarė tjerė tė Emin Latit.

Nė kėtė kullė kanė bėrė konak dhjetėra figura tė larta kombėtare, ku janė marrė vendime tė rėndėsishme kombėtare si: Hasan Prishtina,  Azem Bejta, Mehmet Delia, Shaban Polluzha, Mehmet Gradica e deri tek Shaban Jashari me dy tė bijtė. Kėtu kanė gdhirė me net tė tėra burrat e dheut, duke qarė hallet e vatanit!

        Kulla e Emin Latit ishte djegur prapė nė vitin 1945, nga Ēetnikokomunistėt Jugosllav. Serbia familjen e Emin Latit- Mehaj e kishte pengesė tė vazhdueshme, prandaj filloi fushatėn kundėr saj, por tani me metoda mė tė sofistikuar duke e goditur atė nė brezin pasues! Nebih Meha, ishte bashkėluftėtar i Shaban Polluzhės, dhe pasi qė kishte shpėtuar gjallė, filloi zbatimi i masave kundėr familjes sė Emin Latit. Nė fakt kullėn e djegur me 1945 e ngritėn prapė lagjja Mehaj me vet kontributin e tyre- mbase jo nė atė arkitekturė qė kishte mė parė, ngase pushteti komunist i Jugosllvit nuk i lejoj. Me 13 maj 1981, kjo kullė, pra tani kulla e Tahir Mehės digjet serish po nga pushteti Serbosllav pėr t’u kthyer tani mė nė Kulla Legjendė e Tahir Mehės nga Prekazi.

       Ky ėshtė vetėm njė historik i shkurtėr i Kullė sė Emin Latit dhe trashėgimtarit, pėrkatėsisht nipit tė tij Tahir Mehės.

 

        Loza e Mehės sė parė:

 

       Qė nga Meha i parė i cili nė luftime tė rrepta me xhandarmėrinė Serbe, bie heroikisht me 1912 nė fshatin Kollė, aty plagosėt rėndė edhe i vėllai i Mehės, Emin Lati.

Emini vazhdon pėrpjekjet e tija pėr liri nė radhėt e ēetės sė Azem Bejtė Galicės. Ndėrkaq mė pastaj i biri Nebihu vazhdon pėrpjekjet pėr liri tė atdheut si bashkėluftėtar i Shaban Polluzhės.

Me 1951, UDB-ja e atėhershme Jugosllave fillon persekutimet ndaj familje sė Emin Latit, duke e izoluar atė ekonomikisht dhe politikisht. Kėshtu, me 1951 ia arreston dhe dėnon me vite burg tė rėndė, Mehmetin, djalin e vogėl tė Eminit. Me 1959, ia arreston dhe dėnon me vite burg tė rėndė nė Goli-Otok, edhe djalin e madh tė Nebihut, Beqirin.

       Reprezaljet e pushtuesit serbosllav kundėr Mehajve nuk pushuan me kaq, me 13 maj 1981, Policia dhe Ushtria Jugosllave, rrethojnė kullėn e Tahir Mehės dhe vrasin Nebih e Tahir Mehėn, babė e birė, ua djegin atyre kullėn dhe plagosin rėndė vajzėn miturake tė Tahirit.

        Nė kėto luftime, pushteti i atėhershėm Jugosllav mori njė leksion tė mirė nga Tahiri dhe Nebihu. Loza e Emin Latit- Mehaj, po ringjallej, si Feniksi. Rrugėn e lirisė sė atdheut nė radhėt e UĒK-sė i vazhdoi Beqiri , i cili ra heroikisht me pushkė nė dorė nė fushėn e nderit me 1999. Plagoset i biri i tij Enveri, ndėrkaq stėrnipi i Emin Latit- Plak, sot Emin Lati- i ri, bartė me nder petkat e Trupave tė Mbrojtjes sė Kosovės, i cili edhe pse nė moshė tė re atėbotė, po ashtu pa hezitim ishte bashkangjitur radhėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, prirė nga Komandanti ynė Legjendar Adem Jashari.

         Pėrmbledhur nė pika tė shkurtra, kjo ėshtė loza e Emin Latit nga Mehajt e Prekazit.

                                                                                                                          

                                                                                                        16. 8. 2008