Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

GAZETA METRO

INSAJDERI

KALLXO COM

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

RRĖNJĖT TONA

Meditime 3 - HISTORI SPIRITUALE (2)

https://explorerunivers.albanianforum.net

       HISTORI SPIRITUALE (2)

 

"Kur dy njerėz janė tė zemėruar kundėr njėri-tjetrit, dy zemrat e tyre largohet shumė nga njėra-tjetra. Pėr tė mbuluar distancėn ata duhet qė tė bėrtasin qė tė dėgjohen. Dhe sa mė shumė qė janė tė zemėruar, aq mė shumė ata duhet tė bėrtasin me zė tė lartė pėr shkak se distanca ėshtė edhe mė e madhe."

 

 

 

Njė ditė, njė nxėnės sufi po ecte i vetėm nė shkretėtirė. Nata po binte dhe pėrpara tij dalloi njė grup njerėzish tė hipur mbi kuaj qė po shkonin drejt tij.

Imagjinata filloi t’i punonte dhe filloi tė frikėsohej se mund ta grabisnin, apo edhe ta dorėzonin nė ushtri. Aq e madhe ishte frika saqė u shtri nė njė gur dhe po shtirej si i vdekur.

Udhėtarėt, tė pafajshėm u bėn kurioz nga ky veprim i tij, dhe ju afruan. Kur e panė qė nuk po lėvizte, njėri nga udhėtarėt e pyet:

"Ke nevoje pėr ndihmė?"

Sufisti e kuptoi gabimin qė kishte bere dhe pėrgjigjet:

"Shiko, ėshtė me e komplikuar nga ē’duket. Unė jam kėtu pėr shkakun tuaj. Ndėrsa ju, ju jeni kėtu pėr shkakun tim."

 

 

 

 

Njė ditė, njė i urtė Hindu i cili shkonte nė Gangė pėr t’u larė, pa nė njė breg, njerėz tė sė njėjtės familje qė ulėrinin ndaj njėri-tjetrit, tė mbushur nga zemėrimi.

Duke parė kėtė, ai buzėqeshi, iu kthye dishepujve tė tij dhe i pyeti ata:

"A e dini pse njerėzit e zemėruar bėrtasin mbi njėri-tjetrin?”

Dishepujt menduan njė moment, pastaj njėri prej tyre tha:

"Kjo ėshtė pėr shkak se kanė humbur qetėsinė e tyre dhe shajnė".

"Por - tha njeriu i shenjtė - nuk kanė nevojė tė bėrtasin, sepse janė shumė afėr mes vete, mund tė shprehin nė mėnyrė tė pėrkryer atė ēfarė kanė pėr tė thėnė, me njė ton tė butė. "

Dishepujt u futėn nė mendime dhe gjetėn disa pėrgjigje, por asnjėra nuk ishte e kėnaqshme.

Nė fund, njeriu i shenjtė u tha atyre:

"Kur dy njerėz janė tė zemėruar kundėr njėri-tjetrit, dy zemrat e tyre largohet shumė nga njėra-tjetra. Pėr tė mbuluar distancėn ata duhet qė tė bėrtasin qė tė dėgjohen. Dhe sa mė shumė qė janė tė zemėruar, aq mė shumė ata duhet tė bėrtasin me zė tė lartė pėr shkak se distanca ėshtė edhe mė e madhe."

"Merrni njerėzit e dashuruar - vazhdoi ai - ata flasin me zė tė ultė, ata murmurisin sepse zemrat e tyre janė shumė afėr me njėra-tjetrėn, dhe distanca ėshtė minimale. Gjithashtu, shpesh edhe nuk flasim fare; mjafton shikimi."

Ai i shikoi dishepujt e vet dhe tha:

"Pra, kur ju tė bisedoni me dikė, mos lejoni qė zemra juaj tė largohet nga njėra-tjetra, pėrndryshe do tė vijė njė ditė kur distanca do jetė aq e madhe sa qė ju nuk do e gjeni mė rrugėn e kthimit."

 

 

 

 

Njė djalė i ri fliste gjithmonė keq pėr sufitė. Njė ditė, njė sufi hoqi nga dora unazėn e tij, ia dha nė dore dhe i thotė:

"Shko nė treg, dhe shite kėtė unaze pėr njė dollar."

Djaloshi shkoi nė treg, por asnjėri nuk dha me shumė se 10 cent pėr atė unaze. Kthehet dhe ritakon pėrsėri sufin.

"Tani dėrgoje unazėn nė argjendari dhe pyet sa do ta vlerėsojnė" - thotė sufi.

Argjendaritė e vlerėsonin unazėn 100 dollar.

Kthehet dhe i habitur pėr ēmimin e njofton sufin!

Atėherė sufia i thotė:

"Djalosh, ti di aq shumė pėr sufitė, aq sa personat nė treg dinin rreth unazės".

 

 

 

 

Gjatė shekullit tė shkuar njė turist amerikan vizitoi njė Yogi tė famshėm indian. Ai u ēudit kur pa qė shtėpia e Yogit ishte vetėm njė dhomė e thjeshtė e mbushur me libra. Tė vetmet orendi qė kishte ishte njė qilim dhe njė llambė me gaz.

"Yogi Ji, ku janė mobilet?" - pyeti turisti.

"Ku janė tė tuat?" - u pėrgjigj Yogi.

"Tė miat? Por unė jam vizitor kėtu."

"Vizitor jam dhe unė" - u pėrgjigj Yogi.

 

 

 

 

Njė natė Faridi, njė mistik sufi, ėndėrron sikur me fuqinė e Zotit shkon tė vizitojė parajsėn. E gjithė parajsa ishte zbukuruar! Miliona drita dhe lule nga tė gjitha anėt, kishte festė dhe muzikė.

Ai pyet:

"Ēfarė po ndodh kėshtu?"

I pėrgjigjen:

"Sot ėshtė ditėlindja e Zotit dhe ne po festojmė. Ke ardhur nė momentin e duhur."

Hipėn sipėr njė peme tė shikoje, sepse njė parade e madhe po kalonte nė rruge. Shikon njė burrė tė hipur mbi kalė dhe pyet:

"Kush ėshtė ai njeri?"

I pėrgjigjen:

"Nuk e njeh?! Ai ėshtė i madhėrishmi Muhammed."

Mė pas shikon miliona njerėz qė po i shkonin pas tij, dhe pėrsėri pyet:

"Po ato njerėz kush janė?"

I pėrgjigjen: "Ata janė ndjekėsit e Muhammedit."

E mė pas kalon Jesusi, dhe miliona e ndjekin nga pas. Mė pas kalon Krishna me kalin e tij mbretėror, dhe pėrsėri miliona njerėz e ndjekin nga pas. E kėshtu procesi vazhdon e vazhdon...

Nė fund kalon njė burrė i moshuar me gomarin e tij e tij tė plakur. Dhe asnjeri nuk po e ndjek nga pas. Ecėn i vetėm.

Faridi fillon tė qesh me tė madhe nga kjo situatė paradoksale: asnjė nuk e ndiqte nga pas tė moshuarin. Pse po ecte ai plakush me gomarin e tij? Vendos t’i afrohet dhe e pyet:

"Kush je ti zotėri? Kam parė Muhammedin, Jesusin, Buddhen, Krishnan – po ti kush je? Dukesh si shaka. Dhe aq me teper qė asnjeri nuk po tė ndjek ty."

Plaku i moshuar ishte shumė i mėrzitur, i thotė:

"Po, unė jam Zoti. Kjo ėshtė ditėlindja ime. Por disa njerėz janė bėrė Muhammedianė, disa Kristianė, disa Hindu, e disa Buddhistė - nuk ka mbetur me njeri tė qėndroje me mua.

 

 

 

 

Njė njeri qė po kėrkonte Perėndinė. Ju afrua njė njeriu tė menēur dhe i tha:

-Dua tė gjej rrugėn pėr tek Perėndia. Tė lutem mė ndihmo!

I menēuri e pa me kujdes dhe ju pėrgjigj:

- Mė thuaj, a ke dashur ndonjėherė ndonjė njeri?

- Nuk mė interesojnė njerėzit. Unė dua tė shkoj drejtpėrdrejtė tek Perėndia!

- Tė lutem kujtohu, a ke dashur me zemėr ndonjėherė, ndonjė femėr, fėmijė apo ndonjė njeri tjetėr?

- Unė tė thashė se nuk jam njė njeri i thjeshtė. Jam njė njeri qė po kėrkon rrugėn pėr tė shkuar tek Perėndia. Tė tjerat nuk mė interesojnė fare. Nuk kam dashur kurrė asnjeri.

Sytė e tė menēurit u mbushėn me njė trishtim tė thellė. Nė vijim ju pėrgjigj njeriut:

- Ėshtė e pamundur pėr ty qė ta gjesh atė rrugė. Fillimisht duhet tė mėsosh tė duash ndonjė njeri. Ky ėshtė hapi i parė drejt Perėndisė. Ti po mė pyet pėr hapin e fundit, ndėrsa ende nuk ke bėrė as tė parin. Shko dhe mėso tė duash tė tjerėt!

 

 

 

 

Njė ditė, njė njeri i pasur, vendos tė ēojė djalin e tij tė vetėm nė fshat, qė ai tė kuptonte, se sa me fat ishin kundrejt njerėzve tė thjeshtė dhe tė varfėr... Ata kaluan njė ditė dhe njė natė si mysafirė nė njė familje fshatare tė varfėr, tė cilėt jetonin nė njė fermė tė vogėl.

Pas kthimit nga fshati babai e pyet tė birin:

-Si ishte udhėtimi?

-Shumė i mirė baba.

-E vėrejte se si jetonin njerėzit e varfėr? Ēfarė mėsove biri im?

Djaloshi:

-Unė pashė se nė shtėpinė tonė ne kemi dy qen, ndėrsa ata kanė katėr. Ne kemi njė pishinė qė na ka zėnė gjysmėn e sipėrfaqes sė kopshtit, ndėrsa ata njė lumė qė nuk ka tė mbaruar. Ne kemi njė verandė tė mbuluar dhe tė ndriēuar me dritė elektrike, ata kanė diellin dhe hėnėn. Kopshti ynė mbaron te porta e hyrjes sė shtėpisė, ndėrsa ata kanė njė pyll tė tėrė.

Sė fundmi, pėr habinė e tė atit ai shtoi:

-Babi, faleminderit qė mė bėre tė kuptoj se sa tė varfėr jemi!

Ēdo gjė varet nga mėnyra se si ne shohim botėn, nėse jemi tė varfėr nė shpirt, s'kemi asgjė...!!!

 

 

 

 

Ishte njė guru bashkė me nxėnėsin e tij. Nxėnėsi nuk kishte parė asnjėherė njė lopė me sy, dhe as nuk kishte provuar qumėshtin e saj, por kishte lexuar nė libra qė qumėshti ėshtė shumė i mire dhe e pyet gurun:

-"Di ndonjė gjė rreth lopės?"

-"Po"- pėrgjigjet guru.

-"A do tė mė shpjegosh si duket?" - iu lut nxėnėsi.

Guru pėrgjigjet: "Njė lope ka katėr kėmbė, nuk jeton nė pyll, ėshtė njė kafshe shtėpiake. Mund ta shikosh nė fshat, prodhon njė qumėsht tė mire, i cili ėshtė i shėndetshėm.

Dhe kėshtu i dha shumė informacione rreth lopės, sytė, veshėt, kėmbėt, stomakun, brirėt.

Nxėnėsi me pas shkoi nė fshat dhe atje gjeti njė statuje lopė, dhe dikush qė po pikturonte kishte lėnė aty afėr njė kove plot me bojė.

Nxėnėsi e pa lopėn dhe pasi u bind pėrfundimisht qė ajo ishte njė lopė, kur pa dhe bojėn afėr tha me vete:

-"Kjo ėshtė lopa, dhe ky me siguri duhet tė jetė qumėshti i saj."Dhe filloi ta pinte. Por menjėherė filloi tė bėrtiste nga dhimbja dhe e dėrguan nė spital.

Kur guru e vizitoi nė spital pyeti:

-"Ēfarė tė ndodhi?"

Guru, ti nuk di asgjė pėr lopėt, tė gjitha mi the tė gabuara - u pėrgjigj nxėnėsi.

-"Mė thuaj ēfarė ndodhi" -tha pėrsėri guru dhe nxėnėsi ja shpjegoi.

-"A e ke mjelė vetė lopėn? " -pyeti guru.

-"Jo!" -u pėrgjigj nxėnėsi.

-"Prandaj je nė kėtė bela. Pėr sa kohe tė mbėshtetėsh tek ajo qė thonė tė tjerėt nuk do ta zbulosh dot tė vėrtetėn qė do tė tė ēlirojė" -pėrgjigjet guru.

 

 

 

 

Njė ditė, nė njė fshat tė largėt, njė gomar qė po ecte bie nė njė gropė, qė aksidentalisht fshatari e kishte lėnė pa mbuluar. Kafsha qau me dėnesė pėr orė tė tėra ndėrsa fermeri po vendoste se ēfarė tė bėnte me tė. Ishte shumė i  rende pėr t’u tėrhequr lart. Si e mendoi mirė vendosi qė ta mbulonte me dhe. Kafsha tashme ishte plakur, shpejt do tė vdiste gjithsesi.

Fshatari ftoi tė gjithė komshinjtė qė ta ndihmojnė me groposjen. Tė gjithė rrėmbyen nga njė lopatė dhe filluan t’i hidhnin dhe. Gomari e kuptoi se ēfarė po ndodhte dhe filloi tė qante i tmerruar. Por mė vonė, pėr ēudinė e tė gjithėve, pushoi!

Pas disa lopatave, fermeri shikoi poshtė nė grope dhe u mahnit nga ajo qė pa. Pas ēdo lopatė qė i hidhej gomarit, gomari e shkundte atė dhe ngjitej lartė.

Sa mė shumė qė fshatarėt hidhnin dhe sipėr, aq mė shumė ngjitej lartė dhe nė fund tė gjithė e panė gomarin tė ngrihej nga gropa.

 

 

 

 

Njė grua, sapo u zgjua nga gjumi, i tha burrit tė saj:

-Sapo pashė nė ėndėrr sikur ti mė dhurove njė varėse floriri?  -Ēfarė kuptimi ka?

Burri buzėqeshi dhe e puthi gruan e tij:

-Do tė tregoj sonte nė darkė, i pėshpėriti.

Nė darkė burri erdhi me njė pako tė vogėl nė dore dhe ja dhuroi gruas. Ajo kėrceu drejt burrit, rrėmbeu pakon dhe e pėrqafoi burrin fort.

Pastaj u ul nė cep tė divanit dhe filloi tė hapė pakon ku gjeti njė libėr qė shkruante: "Kuptimi i ėndrrave."