Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

RRĖNJĖT TONA

Meditime3 - HISTORI SPIRITUALE

https://explorerunivers.albanianforum.net

HISTORI SPIRITUALE

 

Nuk mė duhen gėrshėrėt sepse gėrshėrėt i ndajnė gjerat. Ndėrsa njė gjilpėrė duhet, sepse gjilpėra i bashkon objektet. Unė predikoj dashuri. Tė gjitha mėsimet e mia kanė nė themel dashurinė: t’i bashkosh objektet, t’u mėsosh njerėzve bashkimin.

 

 

 

Njė Guru ishte duke medituar pranė lumit kur njė nxėnės iu kishte afruar dhe para kėmbėve ia kishte lėshuar dy gurė tė ēmuar nė shenjė adhurimi dhe respekti tė thellė.

Guru kishte ēelė sytė, kishte kapė gurin e ēmuar aq lehtė sa qė guri i kishte rrėshqitur nga gishtėrinjtė dhe ishte rrokullisur nė lum.

I trishtuar, nxėnėsi pėrnjėherė kishe kėrcyer nė lum, por, edhe pėrkundėr pėrpjekjeve nxėnėsi nuk kishte arritur ta gjej gurin e ēmuar.

Nė fund, plotėsisht i rraskapitur dhe i dėshpėruar, kishte ndėrprerė mėsuesin nė meditim dhe e kishte pyetur: “Mėsues, ju e keni pare saktė se ku ka ra guri, mė tregoni dhe unė prapė do tė zhytem dhe do ta gjej?”

Guru e mori gurin tjetėr, e hodhi nė lum dhe i tha: “Pikėrisht aty!”



 

 

Nė shkretėtirėn Siriane Satani po u thoshte dishepujve tė tij:

"Qeniet njerėzore janė mė tė prirura tu bėjnė keq tė tjerėve, se tu bėjnė mirė vetes"

Dhe, pėr ta demonstruar kėtė qė po thoshte, ai vendosi qė ta testonte njė njeri qė jetonte aty afėr.

"Kam ardhur te tė realizoj njė dėshirė," i thotė Satanai - "Por ēfarėdo qė tė kėrkosh ti, miku yt me i ngushtė do ta marrė dyfish."

Burri pasi u mendua pėr njėfarė kohe nė fund tha: "Ēfarėdo qė tė kėrkoj unė, miku im do jetė gjithmonė mė i kėnaqur.

“Dėshira ime ėshtė tė mė bėsh tė verbėr nė njėrin Sy!" – tha burri!

 

 

 

Byazid, njė mistik sufi shkruan pėr jetėn e tij:

Kur isha i ri mendoja, dhe i lutesha zotit: "Zot tė lutem, mė jep energji, kėshtu mund tė ndryshoj tė gjithė boten." Te gjithė mė shikonin ēuditshėm. Por unė isha revolucionar dhe doja tė ndryshoja boten.

Kur u bėra pak mė i pjekur po i thoja Zotit: “Jeta po mė ikėn nga duart. Ndoshta kam kėrkuar shumė. Kam shkuar nė gjysmėn e jetesė sime dhe akoma s’kam ndryshuar asnjė njeri tjetėr dhe bota ėshtė plot me njerėz.” E kėshtu i kėrkova Zotit tė mė lerė ta ndryshoj familjen time.

Dhe me pas u bėra i moshuar. Kuptova qė as familjen s’mund ta ndryshoj. “Kush jam unė ta ndryshoj familjen time? Nėse arrija ta ndryshoj veten time ishte e mjaftueshme.”

Ju luta Zotit: “Tani jam nė rrugėn e duhur. Te paktėn mė lejo tė realizoj kėtė dėshirė. Mė lejo tė ndryshoj veten time.”

Zoti u pėrgjigj: -Tani nuk ke mė kohė. Duhet ta kishe shprehur nė fillim kėtė dėshirė. Atėherė e kishe njė mundėsi.

 

 

 

Njėherė njė mbret shkon tė takojė njė mistik tė njohur sufi, Faridin. Sapo e takon i dhuron njė objekt tė veēantė: njė palė gėrshėrė tė veēanta prej floriri dhe diamantesh. Njė dhuratė shumė e ēmuar. I prek kėmbėt Faridit, nė shenjė respekti, dhe i dhuron gėrshėrėt.

Faridi i mori, i pa njėherė, ja riktheu mbretit e i tha:

"Zotėri, shumė faleminderit pėr dhuratėn tuaj. Ėshtė shumė e bukur, por komplet e padobishme pėr mua. Ndoshta njė gjilpėrė do tė me duhej por gėrshėrėt s’mė bėjnė punė."

Mbreti i pėrgjigjet: "S’po tė kuptoj, po tė pėrdoresh gjilpėrėn, do tė tė duhen gėrshėrėt gjithashtu."

Farid tha: "Po flas me metafora. Nuk mė duhen gėrshėrėt sepse gėrshėrėt i ndajnė gjerat. Ndėrsa njė gjilpėrė duhet, sepse gjilpėra i bashkon objektet. Unė predikoj dashuri. Tė gjitha mėsimet e mia kanė nė themel dashurinė: t’i bashkosh objektet, t’u mėsosh njerėzve bashkimin. Gėrshėrėt janė tė panevojshme, sepse ato i ndajnė njerėzit. Herėn tjetėr kur tė vish njė gjilpėrė e zakonshme do tė funksionojė."

 

 

 

Njė ditė Buda po meditonte i vetėm nė natyrė. Nė ato momente njė burrė kalon aty pranė. Ai ishte i humbur, i lodhur dhe i uritur. Sapo pa Budėn aq tė qetė dhe qė nuk po lėvizte, u be menjėherė shumė i egėrsuar. Fillojė ta shante dhe ta mallkonte Budėn duke menduar se Buda do t’i hapte sytė t’i pėrgjigjej. Por gjithsesi, Buda s’po lėvizte!

Pėrsėri burri bėrtiti dhe e ofendoi. Pėrsėri Buda nuk po lėvizte. Mė pas e shkundi Budėn, e shtyu derisa e zgjoi dhe i tha:

"Po tė shaja pak me parė; thuaj ndonjė pėrgjigje."

Buda i pėrgjigjet: "Nuk po shqetėsohesha pėr atė qė po mė thoje"

"Por ti po i dėgjoje shumė mirė, perse nuk mė ktheve pėrgjigje?" -pyet sėrish ai.

"Fjalėt e tua janė tė kota, perse duhet t’i dėgjoja?"

Burri u acarua mė shumė.

"E meqenėse unė nuk u dhashė rėndėsi, fjalėt janė ende me ty." Pėrgjigjet Buda.

"E pse kėshtu?" Pyeti ai i habitur.

Buda mė pas nxori njė monedhe nga xhepi dhe i tha: "Nėse ti do t’ja jepje kėtė monedhėn ndokujt, ēfarė ndodh nėse ai nuk e pranon? Paratė mbeten ende tek ti!"

 

 

 

Na ishte njėherė njė burrė i varfėr i cili ishte punėsuar tė kujdesej pėr lopėt e njė tė pasuri. Njė ditė burri takon njė mėsues. I ēuditur nga qetėsia e tij, dashuria dhe natyra e gėzuar e mėsuesit e pyet se ēfarė duhet tė bėjė ai pėr tė arritur tė njėjtin nivel zhvillimi.

Mėsuesi mundohet t’i shpjegojė por e kupton qė burri i paarsimuar e kishte tė pamundur tė kuptojė ndonjė nga pikat e tij tė filozofisė, madje nuk kujtonte dot as mantren Om, paēka se ja pėrsėriste herė pas here.

Mėsuesi i durueshėm e pyeti: "Me sa po shoh ti je njė njeri shumė i devotshėm nė qėllimin tėnd pėr tė qenė i lumtur, por nuk ke shumė informacion, ke pak probleme nė tė kujtuarin e tė dhėnave. Ēfarė di ti mė shumė nė jetė?"

"Mėsues, ajo qė di unė tė bėj mė se miri ėshtė tė kujdesem pėr lopėt. Gjatė gjithė jetės jam kujdesur pėr lopėt, i kam mbajtur ato tė lumtura, i kam ushqyer i kam pastruar."

Mėsuesi buzėqeshi dhe tha: "Atėherė duhet ta dish si bėn lopa?"

"Po sigurisht, lopa bėn moo"

"Sigurisht qė po. - u pėrgjigj mėsuesi. Dhe meqenėse atė tingull e njeh mirė, ai do tė jetė mantra jote. Ne vazhdim, thjesht duhet te besh moo dhe do e kuptosh qė nuk po vuan mė dhe do tė mbushesh me bekim."

Qe nga ai moment, sa herė qė fshatari i dėrgonte lopėt t’i kulloste bėnte moo. Kur i milte lopėt bėnte moo... Me vonė, vibrimi i kėsaj mantre, beri efekt dhe ai jetoi i lumtur dhe i gėzuar pėrgjithmonė.

 

 

 

Njė murg Zen kaloi 10 vite tė jetės se tij duke medituar nė pėrpjekje pėr tė gjetur tė vėrtetėn. Kur po lutej njė pasdite njė majmune u afrua aty pranė. Murgu u pėrpoq tė pėrqendrohej por majmuni u afrua edhe mė shumė dhe i hipi mbi sandale.

"Dreq majmuni" -tha murgu, -"perse erdhe tė mė prishesh lutjen"

"Kam uri" -ja ktheu majmuni.

"Ik andej, po mė prish bisedėn time me zotin"

"E si mund te flasėsh ti me zotin, kur nuk mund tė flasėsh as me krijesa kaq tė pėrulura si unė?- ia kthen majmuni.

Murgu i kėrkoi falje dhe u ndje i turpėruar.

 

 

 

Njė herė, njė djalė i ri (student) iu afrua mėsuesit tė tij e i tha: "Unė kam frikė vdekjen. Si mund tė shpėtoj nga kjo frikė ? "

Njeriu i vjetėr u pėrgjigj: "Kur ju do tė huazoni njė monedhė, a jeni tė frikėsuar pėr ta dhėnė atė pėrsėri mė vonė?"

"Natyrisht se jo" -u pėrgjigj me habi studenti! “Por ēfarė ka te bėjė me frikėn time?”

Mėsues kapi njė pjesė tė vogėl tė dheut nga toka dhe vazhdoi: "Ju e keni marr trupin tuaj me borxh, me kthimin tė kėrkuar. Dhe ēdo kafshim i bukės qė ju keni bėrė, ēdo gllėnjkė uji qė ju kini pirė, juve ju vė nga njė detyrim. Kjo na bėn vazhdimisht tė mendojmė rreth kėtij kreditori. Ajo ėshtė duke ju tėrhequr gjithnjė poshtė saj. Dhe nė fund tė fundit, ajo do t’ju tėrheq poshtė duke mos ju lėnė asnjė mbetje nė sipėrfaqe."

Mėsuesi, dheun qė e mbante nė dorė e hodhi ne ajėr! Ende pa rene nė tok dheu, plaku shtoi: "Pa mare parasysh se sa lart do tė shkoni, se sa gjatė do tė fluturoni, ju pėrsėri do tė duhet qė tė bini poshtė nė tokė. Dhe pėr t’u pėrballur me friken e rėnies nė tokė ėshtė shumė lehtė: duke menduar si mjeshtėr i trupit tėnd, duke e kontrolluar atė nė ēdo aspekt e duke menduar se ju, atė trup, e keni vetėm si njė qiramarrės.

Dhe duke e pasur parasysh, qė ju nuk e keni njė afat tė caktuar pėr atė qira, ju duhet tė jeni tė kujdesshėm pasi ajo qira mundet tė pėrfundoj nė ēdo kohė!

Ne, tė gjithė ne kėtė botė, jemi kreditor dhe tė gjithė e dimė se njė ditė doemos do ta paguajmė kėtė, pra, mė trego ka ndonjė arsye kėtu pėr frikė?!"

Djali buzėqeshi dhe iku.

 

 

 

Ishin dy engjėj qė jetonin nė qiell. Njeri prej tyre gjithmonė rrinte, ndėrsa engjėlli tjetėr ishte gjithmonė nė lėvizje, duke udhėtuar nėpėr hapėsirėn e krijuar nga Zoti.

Engjėlli, qė gjithmonė ishte duke pushuar e pyeti engjėllin tjetėr:

-Pse ti gjithmonė je duke fluturuar (udhėtuar) kėtej-andej ?

Engjėlli udhėtar u pėrgjigj:

-Unė jam duke i bartur mesazhet e njerėzve deri tek Zoti tė cilat fillojnė me kėto fjale:

"I dashuri Zot mė ndihmo ...."

E pastaj iu drejtua engjėllit tjetėr e po i thotė: - Po ti pse gjithmonė, gjatė gjithė kohės, rri ulur e shtrirė duke pushuar?

Engjėlli qė pushonte ia ktheu:

-Edhe unė duhet qė tė bart mesazhe deri tek Zoti tė cilėt fillon me kėto fjalė:

"Te falėmnderit shumė Zot..."

 

 

 

Njė njeri shumė i varfėr jetonte i lumtur me gruan e tij, pavarėsisht nga vėshtirėsitė e tyre financiare.

Njė ditė, gruaja e tij i cili kishte flokė shumė tė gjata i kėrkoi atij pėr t’ia blerė njė krehėr pėr flokėt e saj. Ajo donte qė flokėt t’i rriteshin mirė dhe t’i mbante tė krehura.

Burri u ndje ngushtė pasi ai e donte shumė gruan e tij, por duhej t’i thoshte jo.

Ai i shpjegoi se nuk kishte para tė mjaftueshme as pėr tė rregulluar njė rrip ore qė ai sapo e kishte prishur.

Duke u pėrpjekur shumė pėr tė buzėqeshur, ajo tundi kokėn dhe nuk kėmbėnguli nė kėrkesėn e saj.

Tė nesėrmen, kur burri shkoi tė punonte, e shiti orėn e tij pėr njė ēmim shumtė tė ulėt dhe me ato para i bleu gruas sė tij njė krehėr tė bukur.

Kur u kthye nė mbrėmje, ishte shumė i emocionuar dhe priste ta befasonte gruan me krehrin e saj te ri.

Por ai u habit kur pa gruan e tij me flokėt e prera shkurt!

Ajo kishte shitur flokėt e saj dhe kishte blere njė orė tė re pėr burrin.

Loti rrodhi nė tė njėjtėn kohė nga sytė e tyre si mesazh i njė dashurie tė pastėr shpirtėrore e hyjnore.