Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Hyjneshat beqare (1)

Shkruan: Feride ZOGU

       HYJNESHAT BEQARE (1)

 

    Greqia si njė vend me kulturė gjithėpėrfshirėse jo padrejtėsisht mban vendin e pare nė arenėn e mitologjisė sė lashtė. Greqia nuk ėshtė vetėm njė strehė monumentesh por djepi i pėrkundjes sė dijes dhe burim i shumė progreseve tė mėvonshme . Tė gjitha kėto sė bashku pėrbėjnė bėrthamėn e vetėdijesimit kolektiv tė asaj kohe. Menjėherė pas shfaqjes sė hyjnive tė para dhe betejės sė tyre tė mirėnjohur me titanėt dhe ciklopėt, greket e lasht filluan t’u besonin e bindeshin urdhrave dhe dėshirave tė zotave aktiv. Zotat ishin tė ndarė nė kategori dhe secili prej tyre kishte misionin e vet. E vetmja e pėrbashkėt e midis tyre ishte tė qenit ZOT. Selia qendrore e 12-zotave ishte mali i Olimpit ( i cili ėshtė dhe mali mė i lartė i Greqisė ).

          

 

         Greqia e Vjetėr shtrihej nė pjesėn jugore tė Gadishullit Ballkanik. Territori i Greqisė ndahej nė tri pjesė: Nė Greqinė Veriore, nė Greqinė e Mesme dhe nė Greqinė Jugore. Greqia e Jugut ėshtė e rrethuar me det dhe quhet Peloponez. Nė pėrbėrjen e Greqisė sė Vjetėr bėnin pjesė shumė ishuj. Ndėr mė tė njohurit janė ishujt: Eubeja, Lesbos, Samos, Rodos, Nakos dhe Dellos.

            Greqia si njė vend me kulturė gjithėpėrfshirėse jo padrejtėsisht mban vendin e pare nė arenėn e mitologjisė sė lashtė. Greqia nuk ėshtė vetėm njė strehė monumentesh por djepi i pėrkundjes sė dijes dhe burim i shumė progreseve tė mėvonshme . Tė gjitha kėto sė bashku pėrbėjnė bėrthamėn e vetėdijesimit kolektiv tė asaj kohe. Menjėherė pas shfaqjes sė hyjnive tė para dhe betejės sė tyre tė mirėnjohur me titanėt dhe ciklopėt, greket e lasht filluan t’u besonin e bindeshin urdhrave dhe dėshirave tė zotave aktiv. Zotat ishin tė ndarė nė kategori dhe secili prej tyre kishte misionin e vet. E vetmja e pėrbashkėt e midis tyre ishte tė qenit ZOT. Selia qendrore e 12-zotave ishte mali i Olimpit ( i cili ėshtė dhe mali mė i lartė i Greqisė ).

            - 12 Zotat e Olimpit ishin: Zeusi, Hera, Athena, Posejdoni, Demetra. Apolloni, Artemida, Hermesi, Afrodita, Aresi, Hefesti, Hestia.

            Kėta ishin tė dymbėdhjetė hyjnorėt nga OLIMPI. Qė nga momenti kur kanė filluar tė sundonin qiellin dhe tokėn, ata, nė mes veti, e kishin ndarė pushtetin, nderin dhe lavdinė...

            Njė ndėr karakteristikat themelore e 12 Zotave tė Olimpit, ka qenė, se ata gjithnjė i pėrmbushin premtimet e tyre.

             Nė Mitologjinė greke dhe atė romake hyjneshat beqare ishin: Athena- Minerva, Hestia- Vesta dhe Artemida- Dijana njėherit kėto ishin edhe ndėr dymbėdhjetė hyjnorėt e Olimpit.

            Selia kryesore e tyre ka qenė nė Olimp , nė malin me tė lartė tė Greqisė. Hyjnesha greke-romake Athena-Minerva lindi nga vet Zeusi rrufedhėnsi. Ishte hyjneshė e menēurisė dhe e udhėheqjes sė suksesshme tė luftės, mbrojtėse e rendit juridik, e drejtėsisė dhe artit. Hyjnesha greke-romake Hestia-Vestia e ėma Rea e lindi fshehurazi nė thellėsi tė shpellės. Ishte hyjnesha e vatrės shtėpiake. Simbol i saj ishte flaka.

            Hyjnesha greke-romake Artemida-Dijana, kjo hyjneshė e bukur, lindi nė Delos me tė vėllanė binjakė Apollonin. Ishte hyjneshė e gjahut, kafshėve, plleshmėrisė sė natyrės dhe e Hėnės.

            Simbol i Artemides ishin kafshėt e saja tė shenjta dreri, qeni dhe derri egėr.

             Kėto ishin betuar se kurrė nuk do tė martohen, do tė mbetėn gjithmonė tė virgjėra qė do tė jetojnė nė celibat dhe gjithnjė i pėrmbushin premtimet e tyre.

 

            ATHENA ( greq. Athena dhe Athene , lat. Minerva )

 

             E bija e Zeusit, zotit suprem, hyjneshė e menēurisė dhe e udhėheqjes sė suksesshme tė luftės, mbrojtėse e rendit juridik, e drejtėsisė dhe artit.  Njė nga hyjneshat mė tė nderuara te Greqisė.

             -LINDJA E ATHENĖS- Mitet mbi Athenėn tregojnė se ajo lindi nga koka e Zeusit. Gruaja e parė e Zeusit Metida, priste tė linde njė djalė me fuqi e mendje tė jashtėzakonshme. Moirat, pėrendeshat e fatit, i shpalosėn Zeusit tė fshehtėn se i biri i Metidės do ta rrėzonte nga froni dhe do t’ia rrėmbente pushtetin mbi gjithėsinė. Zeusi i madh u frikėsua. Pėr t’iu shmangur fatit tė tmerrshėm qė i patėn parathėnė Moirat, ai vuri nė gjumė Metiden me fjalė tė ėmbla, pastaj e gėlltiti Metiden para se tė lindte tė bijėn, hyjneshėn Athenė. Nuk shkoi shumė dhe Zeusi filloj tė ndjente njė dhembje tė madhe nė kokė. Atėherė ai thirri tė birin, Hefestin dhe i dha urdhėr qė t’ia qante kokėn mė sėpatė.[1]

            Nga koka gjysmė e hapur e Zeusit doli Athena njėzet vjeēare e  armatosur nga koka deri tė kėmbėt. E pajisur me njė aftėsi tė madhe mendore dhe me urtėsi qė e kishte fituar nga e ėma, ajo u bė pėr perėnditė njė kėshilltare e mirė dhe i ndihmoi ato nė luftėra kundėr gjiganteve. Ajo vrau vetė njėrin nga kundėrshtarėt me tė fortė, gjigantin Palas edhe pėr kėtė fitore mori emrin Athena Palada.[2]

             Me lėkurėn e kėtij gjiganti ajo veshi mburojėn e saj ose egjidėn, nė mes tė sė cilės mė vonė vendosi kokėn e Meduzes.

            Sipas simbolikės sė miteve, Athena, pra, ka qenė mishėrim i fuqisė dhe menēurisė sė Zeusit. Zeusi sunduesi i zotave dhe i njerėzve e ka dashur me tepėr se te gjitha vajzat e tjera. Me tė ka biseduar si me mendimet e veta, asgjė nuk ka fshehur para saj dhe pėrherė ia ka plotėsuar tė gjitha lutjet e saj. Athena ka qenė e vetėdijshme pėr kėtė anim te Zeusit ndaj saj. Pėrherė qėndronte nė afėrsi tė tij kurrė nuk ka dashur ndonjė zot tjetėr ose ndonjė mashkull dhe kurrė nuk ėshtė martuar edhe pse ishte e bukur dhe madhėshtore. Ajo kishte vendosur qė tėrė jetėn tė jetė e virgjėr, qė kurrė te mos martohet, edhe pėrpos ofertave tė shumta qė i kishte nga zotat tjerė. Ka mbetur Athena e Virgjėr - Athena Parthenos.[3]

                                       

                                                       

 

                                               Fig.1. Athena Parthenos ( Athena e Virgjėr )

   

            Nė saje te origjinės se saj dhe tė dashurisė sė Zeusit Athena u bė njėra prej hyjneshave mė te fuqishme te panteonit grek. Prej kohėrave mė tė lashta ajo ishte, para se gjithash, hyjneshė e luftės qė dilte nga funksioni saj mbrojtės prej armikut. Pėr luftė, nė tė vėrtetė, kishte meritė Aresi, i biri i Zeusit, mirėpo Athenės kjo nuk i pengonte. Aresi thėnė saktėsisht, ishte zot i luftės dhe betejave tė mllefosura, ndėrsa ajo ishte hyjneshė e udhėheqjes sė menēur dhe tė ekuilibruar tė luftės.

            Si hyjneshė e luftės grekėt e adhuronin me emrin Athena Enopols ( Athena e armatosur ) ose Athena Promachos ( Athena e cila fton nė luftė ). Si hyjneshė e luftės ngadhėnjimtare e quanin Athena Nike ( Athena Ngadhėnjimtare).[4]

            Njė mit tjetėr tregon pėr mosmarrėveshjen e saj me Poseidonin. Atena donte t'i jepte emrin e saj qytetit nė Kekropi sapo e kishte themeluar nė Atikė. Edhe Poseidoni dėshironte tė njėjtėn gjė. Gjyqi i perėndive vendosi qė kėtė nder do ta kishte ai qė do t'i bėnte qytetit tė ri dhuratėn mė tė mirė.

            Poseidoni goditi tokėn me tredhėmbėzorin e vetė, brinjėn e njė kodre, dhe hapi njė pus tė madh, uji i tė cilit ishte shumė i kripur, njėlloj si i detit, mesa duket dhurata e tij nuk tėrhoqi vėmendjen e qytetarėve  ndėrsa Athena nga ana tjetėr, solli si dhuratė njė pemė ullirin, gjė e cila ishte shumė mė e mirė pasi u ofronte njerėzve ushqim, vaj dhe dru.[5]

            Athena rezultoi fituese nga dueli i realizuar me Posejdonin prandaj qyteti u quajt Athinė.[6]

            Athena i mbronte qytetet si ne luftė ashtu edhe nė paqe. Ishte mbrojtėse e kuvendit dhe e sė drejtės, kujdesej pėr fėmijėt dhe tė sėmurit, njerėzve u sillte mirėqenie ( Athena Higeida). Ndihma e saj shpesh ishte tejet konkrete. Athinasve ua ka falur ullirin dhe u be themeluese e njėrės prej degėve mė tė rėndėsishme tė ekonomisė greke.

            Veē kėsaj Athena ishte hyjnesha e arteve dhe e zejtarisė. Gratė i ka mėsuar tė thurnin dhe tė endin. Njerėzve ua ka mėsuar zejen e farkėtarit, argjendarisė dhe ngjyrosjes, u ka ndihmuar ndėrtuesve tė tempujve dhe te anijeve. Jetėn e njerėzve u ka begatuar me shpikjen e kavallit ( flautės ). Arakna, qė donte tė matej me tė ne kėtė art, e pėsoi  keq dhe u shndėrrua nga hyjnesha nė merimangė. Athena me Meduzen qė donte tė grindej me tė nė bukuri, ajo i dha njė shikim aq tė frikshėm, saqė pamja e saj vriste ose nguroste cilido qė takonte. Ajo nuk ishte vetėm hyjneshė e dėlirė qė verboi Tiresiun, kur falltari guxoi ta shihte kur largohej, ose qė dėboj nga Olimpi Hefestin, sepse u pėrpoq ta dhunonte, por ajo u bė hyjneshė mbrojtėse e qytetit, hyjnesha qė siguronte drejtėsinė e ligjeve, zbatimin e drejtė tė tyre si ne gjyqet, ashtu edhe ne mbledhjet e popullit ( Athena Poliada e qytetit). [7]

            Pėr shpėrblim pėr ndihmėn dhe mbrojtjen e vet kėrkonte  nderimin dhe flijime, qė ishte e drejt e secilit zot. Mosrespektimin dhe ofendimet i dėnonte, por mėshirohej mė tepėr se hyjneshat e tjera. Ēdo ndėrmarrje e saj pėrfundonte siē dėshironte ajo.

 

                                                                 

 

                                                    Fig .2. Athena Enopols  ( Athena  Armatosur )  

 

            Kulti i Athenes ishte i pėrhapur nė shumė qytete tė Greqisė.

            Tempulli i saj nė Athinė ishte Partenoni, nė tė cilin qėndronte statuja gjigante e Athenes ( vepėr e Fidias).  Pėr nderė tė saj organizoheshin festa qė quheshin Panathina. Athena paraqitej ne trajtėn e njė ēupe te vrazhde dhe madhėshtore, shpesh me veshje tė gjatė dhe me armatim tė plotė. Te kėmbėt zakonisht qėndronte zogu i saj i shenjtė, Bufi.

            Nė Rome ajo identifikohej me Minerven.  Lidhen disa fjalė tė urta e shprehjeje si: "Bufi i Minevres fluturoi natėn", d.m.th. mendimet mė tė mira vinė natėn, "Minervė e dal nga koka e Jupiterit" thuhet pėr diēka qė shfaqet menjėherė nė formė tė plotė e tė pėrkryer.[8]

            Nė vitin 1541 nė provincėn e Kampanisė, ne Itali, respektivisht nė rajonin qendrorė tė territorit antik tė etruskėve ishte zbuluar njė nga kryeveprat e artit etrusk. Kjo vepėr artistike ėshtė nė rajonin ku edhe ishte zbuluar.

            Nė Muzeun e qytetit Arezzo tė Italisė Qendrore, - nė Piazza del Praticioni nė tė cilėn ėshtė ekspozuar njė shtatore etruske prej bronci ajo e quajtur Minerva e Arecos.

            Minerva paraqitet me helmetė ne kokė e veshur me hiton tė gjatė deri nė thembra dhe himation tė mbėshtetur nė bel, ndėrsa dora e djathtė nė tė cilėn sipas gjasave mbante heshtėn, qe i mungon. Ne kėmbė ka te mbathura sandale ndėrsa ne gjoks ka paraqitjen e kokės se Meduzės Gorgonė. [9]   

                   

                                                         

 

 

                                                                 Fig.3. Minerva Arecos

 

            Veshmbathja ėshtė punuar nė mėnyrė tė sofistikuar me shumė rrudha plastike tė cilat janė tė theksuara nė tėrė figurėn, e posaēėrisht nė gjoks ne shpinė dhe nė kofsha. Pjesa e poshtme ėshtė paraqitur nė mėnyrė tė stėrholluar qė e thekson bukurinė e figurės pėrkundėr faktit qė e paraqet njėrėn nga hyjneshat beqaresha tė mitologjisė greke-romake (dy te tjerat ishin Artemida-Dijana dhe Hestia-Vesta) tė cilat ishin betuar qė jetėn ta kalojnė ne celibat.

            Kjo shtatore e Minerves qė ėshtė njėra nga shtatoret e mėdha etruske prej bronzi pėr tė cilėn mendohet se datohet nė shekullin III para erės sonė.[10]

            Kulti i Minervės ka qenė i pėrhapur nė Itali dhe Romė ku  e kishte tempullin kryesor ne kodrėn e Kapitolit por edhe disa vende tė tjera, ndėrsa nėpėr provinca kulti i saj ishte mė pak i pėrhapur e kėshtu edhe nė Ilirik dhe nė provincat  rreth lumit Danub. Nė pjesėn Qendrore tė Dardanisė nderimi kultit tė kėsaj hyjneshe ėshtė dėshmuar pak, madje kryesisht nė bashkėsi me Jupiterin dhe Junonėn, ndėrsa ėshtė i njohur vetėm njė rast ku njė monument epigrafik i shekullit tė parė tė erės sonė, nga Llausha e Skenderajt, i kushtohet Minervės, nė tekstin e tė cilit ajo pėrmendet si Minerva Aug(usta).        

                  

             

            Vazhdon...


 


[1] Kun N.A. Mitologjia Greke.Butuar Tr.2005 fq.36-37.

[2] Dhama T. Fjalor i Mitologjisė Botuar Pr. 1988 fq. 47

[3] www.syri3.com/index.php?id_kat=16&shkrimi=357

[4] www.syri3.com/index.php?id_kat=16&shkrimi=358

[5] lorenastroka.com/?cat=49

[6] Dhama T. Fjalor i Mitologjisė. Botuar Pr. 1988 fq. 47-48

[7]Dhama T. Fjalor i Mitologjisė. Botuar Pr. 1988 fq. 48

[8] Dhama T. Fjalor i Mitologjisė. Botuar Pr. 1988 fq. 48

[9] Ferri N. Ekspozohet njė nga kryeveprat e artit etrusk . ”Zeri”. 07.02.2009

[10] Ferri N. Ekspozohet njė nga kryeveprat e artit etrusk . ”Zeri”. 07.02.2009

 

 

   (2)