Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - I SHĖMBĖLLENTE PLUHURIT KOZMIK

Shkruan: Ilir PAJA

 

I SHĖMBĖLLENTE PLUHURIT KOZMIK

 

 

 

Librin e autorit Adem Zaplluzha, "I shėmbėllente pluhurit kozmik" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderoj pėrzemėrsisht autorin)

      

 

 

            Njė meshė, apo  duel me dhembjen                                   

 

            Nėse merr nė duar njė krijim, poezi, prozė apo dhe vetė tė luash dhe kėndosh njė kėngė Kosove do kuptosh...Je nė lutje. Pra, jo nė njė gėzim. Ku e qeshura mund tė lyejė me tė kuqtė e lumturisė deri njė natė deri nė puthje mėngjesi.

            I tillė gjendesh nė vėllimin e poetit A. Zaplluzha. Titulli vėllimit po tė shohim ndėrtim kohor tė foljes “shėmbėllente” krijon kryekėputshėm dikotominė e njė hapėsire kohe mbi tokė ku tani duket sikur nuk zbret nga Krijesa qiellore asgjė mė tepėr se vetė poeti. Duket se dhembja, varret e hapura, urrejtja, mallkimi diku pranė tij...fqinji...e bėri tė ruajė kėtė zbritje.

            Do tė ishim onirik-ėndėrror po tė thoshim se brenda pluhurit kozmik gjendej jeta. Gjendej pėrjetėsia. Dhe ruhej flutura. Kjo e fundit si njė simbolikė ku doktrina panteiste naimiane nė rastin tonė e kėrkon ringjalljen jo nė beteja baladash. Autori e din kėtė. Madje nė vargje tė pėrqasura si njė cikėl epik, heroi Gjergj Elez Alia duket si njė “moment” kujtese.

            Sepse sipas vetė konceptit tė tė krijuarit poeti e krijon lirinė e tij kur rikrijohet. Sė pari pėr vete. Jo nga egoja. As nga uni mbi tė tjerėt. Ai ėshtė aq i lirė sa ka vend pėr tė gjitha kohėt...Kur citon vargun “Lozin me eshtrat e gjyshėrve” si pjesė e ciklit tė parė, por ne do mendonim se vėllimi ka njė pėrafėri me tematikėn tashmė “kronikė” mijėvjeēare e jona, atdheu, do ishim tė gatshėm tė sintetizonim... “ Ra ky qiell e u pamė veē pėr mort...”Cilėt lozin? Po tė jemi realistė, sot e gjithė letėrsia dhe vetė bota akademike e Kosovės tani post pavarėsisė, ka si qėllim sinkronik dhe diakronik ciklin e rigjetjes. Sė vetes. Dhe mė pas nėse dhembja ia meku dhe lutjen, kujt do t’i vlejnė kryqet dhe hėnat mbi varre? Po nė mesha? Po pas tyre? Po ne?

            Janė pyetje tė cilat pėrmes njė poezie ku thjeshtėsia ėshtė njerėzore dhe muza hyjnore, ku metafora ngrihet rishmi drejtė jo mė nė kėrkim tė ish pluhurit kozmik. Por tė ribashkojė gjymtyrėt e tij tė cilat njėkohėsisht vrasja dhunoi dy botė, tokė dhe qiell. Ishte njė formė ku duket se ishte ruajtur pak nga ky “pluhur” pėr tė verbuar me tė natyrėn, njeriun, lulen, ėndrrėn...gjithēka. Sepse pas saj do ngrihej si gur fuqie ligėsia e cila do shformonte duke e pėrēudnuar fytyrėn e mbetur dhembje.

            Dimė se poezia ėshtė si shpend fluturues. Ku ka krahė vėshtrimin poetik hapėsinor. Ka sy mbėrritjen. Dhe trup tokėn e premtuar. Pyesim. Kur poeti ynė shkruan vargjet: “ Kėnduam kėngėt majė krahėve. Meteorėt endacakė. Shpirtrat e rrufeve. Ullukė ndryshkur fėmijėria. Egėrsohen fjalėt...etj” do kėrkojmė brenda poezive jo njė njeri. As vetė poetin. Ai rrėfen njė baladė ku tema si pritja, mbėrritja, nisja, kujtesa, s’mund tė jenė fat individual. Ai vetė e pėrjeton tokėn si tė ishte njė varr qė s’po mbyllet...Nė vargun: “Varret gojė hapur” gjėma e tejkalon vrasjen. Nėse njeriu vdes, sė paku shpirti lundron ende nė brigje ringjalljeje. Por personifikimi “gojė hapur” e thellon dhembjen nė palcėn ku njė komb qenėson veten. Tek Gjuha! Ndaj raporti jetė-vdekje ėshtė Zė vdekur dhe vdekje e vrarė. Atėherė cila do ketė qenė fjala ‘shėmbėllente pluhuri kozmik?” Kjo kohė ku veē as mbi tokė s’ka ekzistuar pėr njė histori tė tillė...Kuptohet se po tė jemi strukturalė nga pikėpamja gjuhėsore, poeti e ripėmend shpesh herė fjalėn si tė Zotit, kryqit, mėkatin, ashtu siē nuk nguron t’i vė nė raport antiteze pėrmes fėmijėrisė, puthjes , fustanit, dashurisė...

 

 

 

Poezi nga libri i autorit Adem Zaplluzha "I shėmbėllente pluhurit kozmik"

 

FENIKSI NGA DEVOLLI

 

Kush ju tha se vdiq poeti

Mos i besoni

Ai gėnjen

Poetėt kurrė nuk vdesin

Nė secilin varg jetojnė nga pak

Jetojnė

Si perėnditė e Olimpit

 

Njė herė mė patė thėnė

Feniksi nga Devolli

Mė la peng njė fjalė prej guri

Andaj me plotė bindje po e vėrtetoj

Nuk ėshtė e mundur tė  vdesė

Ai shkėmb prej fjale

Dritėro burri

 

Ju lutem mos i besoni askujt

Vdekja nuk ekziston

Vdesin drurėt kanjushat nė fluturim

Por Dritėroi

Do jetoj gjithmonė si perėnditė e Ilirisė

Me njė flakadan prej poezie

Nė qiellin e pavdekshėm tė shqiptarisė

 

Prishtinė, 3 shkurt 2017

 

 

SI NJĖ VARKĖ E ĒMENDUR

 

Me njė bastun arkaikė

Dhe kėpucė pa sholla

Sterra ēdo natė pandėrprerė

Troket mbi njė varr

 

Troket e troket

Si i ēmenduri nė llamarinė

Askush vallė

Nuk ia hap portėn

 

Mbase nuk dihet se kush banon aty

Djalli i vogėl apo vet

Luciferi i madh

Por gjithsesi dikush fshihet ilegalisht

 

E sterra kalamendet rrugėve

Si njė varkė  e ēmendur

Bastuni kryengritės duke ēaluar

Shkel mbi dheun e shkriftė tė mallkimit

 

 

VETĖM NJĖ FRYMĖ E TRAZUAR

 

Kėtu nuk banon askush

Asnjė flutur e kaltėr

Nuk pinė ujė

Nė shpirtrat e plagosura tė zambakėve

Vetėm njė frymė e trazuar

Nė pasqyrėn e thyer tė ditės

I kreh flokėt e thinjura

 

Nuk ju thashė kot

Se kėtu nuk banojnė njerėzit

Disa herė u lėruan

Kėto varre

Secilit qė i kujtohet diēka

Bredhte kėndej pari

Me njė shat tė topitur

 

Fėmijėt duke nxjerrė nga njė copė asht

Tė fosilizuar

Lozin deri nė mėngjes

Mbi eshtrat e gjyshėrve

Kėtu tė ēmendurit nga urrejtja

Na e vranė historinė

Kot trokasim nėpėr kohė

Trokasim nė ndėrgjegjen e njerėzimit

E cila kurrė nuk di tė zgjohet

 

 

O JU LUTEM MOS BĖZANI

 

Nata i vrau drurėt

Pemėt i shkuli deri nė rrėnjė

Mėngjeseve herėt na ikėn lejlekėt

Kush ishin ata tė huaj

Qė i shkundėn deri nė asht stinėt

 

Ka kohė qė kopshtet

Mbajnė zi

Pėr kohėt e dhembjeve

Asnjė pemė mė nuk ēel lule

E gjethet dėnesin si qilimi

 

Na i vranė edhe kujtimet

Nuk lėnė libėr pa grisur

Urinuan mbi Bibėl e Kur- an

Bijtė e djallit

Qė erdhėn nga ajo anė

 

Ku ishit ju qė kėndoni sot

Kėndoni se si na prenė

E na dhunuan

O ju lutem mos bėzani

Se do ju vret i madhi Zot

 

Prishtinė, 10 shkurt 2017