Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 2 - Ibrahim Kadriu

IBRAHIM KADRIU

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

IBRAHIM KADRIU

 

 

 

 

         

 

            Hyrje

  

          Ibrahium Kadriu  u lind mė 8 janar 1945 nė Zhegėr, fshat i Karadakut tė Gjilanit (Kosovė). Shkollėn fillore  e kreu nė vendlindje, mė 1959, e shkollėn e mesme (Normalen) nė Gjilan nė vitin 1964. Studimet universitare i mbaroi nė Prishtinė. Dy vjet  ka punuar pedagog nė tetėvjeēare. Mė 1968 ka filluar punėn nė tė pėrditshmen “Rilindja”, gazetar nė rubrikėn e  kulturės dhe reporter i lirė. Qė nga viti 1973 ishte redaktor i kulturės nė po kėtė gazetė. Ndėrkaq nga viti 1999  detyrėn e redaktorit tė kulturės dhe tė fejtonistikės e vazhdoi te e pėrditshmja “Zėri”.

            Gjatė periudhės pesėdhjetėvjeēare nė gazetari, Ibrahim Kadriu ka shkruar recensione pėr film, vėshtrime, humoreska , reportazhe e shėnime udhėtimesh nga vise tė ndryshme tė botės. Ka shkruar skenarė, radiodrama, romane, vėllime poezie. Gjatė viteve tė tetėdhjeta ishte kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės, ndėrkaq sot ėshtė anėtar i PEN-it tė shkrimtarėve. Sipas romanit tė tij  “Pas kthimit”  qe realizuar seria televizive “Fidani”, kurse sipas tė njėjtit roman Radio Tirana (viteve tė tetėdhjeta) ka realizuar dhe emetuar radiodramėn nė vazhdime.

            Me krijimtari letrare merret qė nga ditėt e hershme tė shkollimit fillor, duke vazhduar edhe sot nė kėtė kohė tė pensionimit.                                   

            Libra nga ky autor janė pėrkthyer e botuar edhe nė gjuhėn serbokroate ,  vėllimi poetik “Koprena vremena” – (Veli i kohės), romani “Lekovit izvor” – (Kroi i ilaēit), pastaj vėllimi poetik rumanisht “N-a rămas timp pentru sărbători” – (S’mbet kohė pėr kremte), vėllimi poetik nė gjuhėn malazeze “Narod je kriv” –(Populli ėshtė fajtor), romani nė turqisht “Gloria ortada”(Gloria nė mes), vėllimi poetik nė italisht “ Tempo incenerito nelle pupille” (Kohė e djegur nė bebza) dhe novela nė norvegjisht  “Dreni og Drenusha” – (Dreni dhe Drenusha). Pjesė nga veprimtaria e Ibrahim Kadriut (poezi e fragmente prozash) janė botuar edhe nė frėngjisht, gjermanisht, arabisht, rumanisht, turqisht, italisht e anglisht.

            Deri tash ka botuar mbi gjashtėdhjetė vepra, poezi dhe prozė, romane... pėr tė cilat ėshtė nderuar, pos tjerash, edhe me ēmimet “Shtjefen Gjeēovi”, “Agim Ramadani”, “Beqir Musliu”, me atė tė Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės, me ēmimin “Azem Shkreli”. Mė 2012 iu nda Ēmimi “Romancier shqiptar i vitit” nga Qendra PEN e Shqipėrisė, e tj.

            Ėshtė i pranishėm nė mbi njėzet antologji nė gjuhė tė ndryshme.

 

 

 

 

 

BABAI IM

 

Babai im ka qenė mjeshtėr

Arkitekt e skulptor nė familje,

Akademinė e kishte kryer nė male drurėt duke i zgjedhur

Dhe gurėt pėr dėshmim tė talentit.

Nuk ka humbur kohė pėr ekspozita

As pėr katalogė nuk e ka lodhur kokėn,

As ka kėrkuar mbėshtetje nė donatorė,

Drurit ia ka dhėnė formėn sipas pėrjetimit e ndjesisė

Sipas dimensioneve tė formuara nė kokė,

Netėve tė gjata me shikim nė dritare

T’i gėzohej dritės sė nesėrme tė zbritur nga kodra.

 

Babai im Ferat Kadriu ishte krijues,

Lapsi e pena s’i kanė bėrė punė kurrė;

Kishte ēekanėt e daltat pėr gurė e dru,

Si  Mikelangjello ėndėrronte,

Para lisit e gurit ofronte vullnetin krijues,

Duke e rrėzuar lisin si matadori demin nė arenė,

T’ia falte formėn trerėve tė mbanin ēatinė,

Pas themeleve gurėsh tė kalitur  pėr jetė

 

Babai im ka qenė shumė origjinal,

Vetėm ideve tė veta u ka besuar dhe u ėshtė shtruar.

Kurrė s’ka qenė nė Prado e Luvėr,

As ka ekspozuar  as ka pasur mendim pėr mendje  akademikėsh,

As ėshtė fotografuar ta ruante mjekrėn e parruar;

Vetveten e ka latuar bashkė me gurin dhe drurin,

Babai im arkitekti dhe skulptori

Veprat e ka lėnė qė i qėndruan kohės;

Shiut, breshrit, tėrmeteve dhe djegieve tė zjarreve serbe,

Oxhaqet e mbetura drejt qiellit iu pėrshtaten legjendės

Nė tė tilla shtėpi  oxhaqet do tė nxjerrin pėrherė tym,

Oxhaqet e shtėpive qė i ngriti babai im arkitekti e skulptori.

 

 

FUSHATA

 

Nė kėtė kohė

Ngatėrruar rrugėsh

Unė kam parė

ti ke parė e dėgjuar

ai ka parė  dėgjuar e festuar

me brohoritje falė premtimeve

te kutia votės

 

ne kemi besuar

ju keni besuar  dhe fjetur rehat

ata ose ato e kanė quajtur kremte

ditėn e obligimit qytetar

pėr t’u pajtuar

me portretet e mėdha reklamė

brenda natės duke arrirė famė

tė dorėzuar para kamerave

me duar tė ngritur

pėr ta kapur edhe Zotin

 

unė jam mashtruar

ti je mashtruar dhe ke qarė

ai ka sharė dhe ka kėrkuar rrugė refugjati

me fėmijėn nė krah  tė shpėrthej dika

pėr ta gjetur Moisiun pėr rrugėn e shpėtimit

dhe lek pėr ilaēe kundėr dėshpėrimit

 

Ne jemi mashtruar

Ju jeni mashtruar dhe humbur besimin

Ata ose ato  bėjnė gjumė

Ėndrrave  u gėzohen i ngritin nė ide

Mandatin urojnė tė ketė jetė tė gjatė

Nė pritje

Pėr zgjedhje tė reja  kur do tė vazhdojė fushata

Me premtime tė gjata tė gjata tė gjata.

 

 

KOMUNISTI

 

Programi i shkruar i erdhi prej vendit tė ftohtė...

Nė tė nuk kishte asfare ngrohtėsi shpirtėrore,

Kishte ikur nga vetja  e drejt e n’internacionale

Komunisti luftėtar i mbetur e edukuar nė male.

 

Dashuritė pėr nėnė, baba, pėr vėlla e motėr

Ia fali partisė me grushtin lart revolucionar,

Duke lėnė pas shpine krejt ēka ishte nė votėr,

Me shkelje mbi gjurmėt e traditės kombėtare.

 

Nė ndėrkohė ndodhi ajo qė tė ndodhte duhej

S’ishte mė nė atė krah, as bėhej iluzionist;

Ende librezė fshehtas mbante, sepse druhej

T’iu bashkohej dasmorėve me flamur nacionalist.

 

Mandej mbet pa gojė i vetmuar larg ēdo partie,

I thanė tė aderojė nė parti tjetėr, e ai u zbraz:

Partia nė tė cilėn dikur isha – mė doli rrospie...

Tash do rri kėshtu – larg partive se i kam maraz.

 

 

DUKE PRITUR GODONĖ

 

Nė teatrin Kosovė

Beketi do ta humbte torruon

Nė pritje tė pakufishme do tė kėrkonte pushim

Nė klinikėn neurologjike tė shtrihej pėr shėrim

Derisa tė mėsohej si tretje kohe pa kufij;

Do ta ndėrronte Godonė me fytyra tjera

Pale me ēfarė vlerash do takohej kush e di se kur.

 

Nė teatrin Kosovė

Krejt janė tė menēur, heronj, sundimtarė

Regjisorė tė shkėlqyeshėm e aktorė

Me shpinė tė kthyer njėri-tjetri t, krejt pushtetarė

Tė pėrulur mandatesh rrenave u bėjnė temena

Natė e ditė njėsoj qeshin

Nė skenėn e hapur tek luhen rolet

Nė dramėn qė zgjatė e s’dihet kur bie perdja.

 

Nė teatrin Kosovė

Maskat kanė kuptimin qėndrojnė pranė pasqyrave

Aty ku ndėrrohen petkat e grimi gjithsesi

Aty menjėherė pranė vetės sė harruar

Para duartrokitjeve

Beketi  do ta varte veten

Se s’mund t’ia gjejė fundin shfaqjes

Pėr t’i vėnė pikė injorancės

Dhe nuk do tė dinte kurrė

Momentin e duhur pėr ta pėrfunduar dramėn

Para se personazhet tė ndėrronin gardėrobėn

E dizajnuar nga firma tė njohura nė botė.

 

Nė teatrin Kosovė

Perdja vazhdon tė jetė e ngritur  pa u ditė kohėzgjatja

Repertori  nuk ndryshon mbetur vetėm nė njė rrėfim

Pėr tė gjitha vitet dhe stinėt

Alegorisė i gjendet strehė

Mė mirė se nė ēdo kohė

Teksti i dramės nuk ndryshon anon kah tragjedia

Ijago do ngreh padi pėr vjedhje tė identitetit

Tė pandryshuar me shekuj dhe ja tash

Nė skenė i sheh kodoshėt ia marrin petkat

Druan se nuk do t’ia kthejnė kurrė

Ijago do ngreh padi pėr ta kthyer identitetin e vjedhur

Vėshtir se do t’ia arrijė

Njėsoj si personazhe tė tjerė

Qė nga antika tė ruajtur  deri mė sot

E tė shpėrngulur

Nė teatrin Kosovė.

Do ngreh padi nė sistemin e drejtėsisė

Nėse arrin tė mos hetohet nga elita

Nė teatrin Kosovė

 

Nė teatrin Kosovė

Askujt s’i bėhet vonė tė bėhet aktor i devotshėm

Gjithė bota  e provoi skenėn me talente tė zgjedhur

Tė ngritur akademive prestigjioze

Pėr eksperimente aktrimi  me lojėn qė vazhdon ,vazhdon...

 

 

AI RRUGĖTIM I GJATĖ

(Pėr Mjedėn)

 

Mė gjete gatitu pranė kohės sate;

Ma zgjate dorėn tė mė merrje pas,

Tė arrija ku forcėn e mendjes pate,

Me gjuhėn tėnde - vetvetes t’i flas...

 

Tė gjeta mes faqeve librash n’vitrinė,

Ishe i tėri, siē dėshirove t’ecje n’ jetė;

Me gjurmė ofshamash nė ēdo stinė –

Derisa i shtroje rrugėt – duke u tretė.

 

Provova tė arrija gjithandej kah ishe.

Largėsitė t’i mora tė tėra si udhėkryqe,

Me gjithė erupsionin qė n’ vete kishe

Pėr t’i dhėnė kuptim asaj kohe qyqe...

 

Shėtita nė shumė vende andej-kėndej

Kah frymoje menēur me shkronja e punė,

Rrugėt qė i kishe ndry - thashė t’i rrėfej-

Duke hyrė e mbetur nėn tėnden gunė...

 

Ai rrugėtim i gjatė qė tė mbajti gjallė,

Nė  mbėltim tė jetės me vargje e durim,

Duke arritur largėsitė qė i kishe mall...

I dėshiroje kombit mirėqenie dhe shpėtim.