.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

Antologji e poezisė moderne shqipe - Ibrahim Skenderi

IBRAHIM SKENDERI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

IBRAHIM SKENDERI

 

 

 

 

 

          

            Hyrje

  

          Ibrahim Skenderi u lind mė 1 dhjetor 1948 nė fshatin Brrut tė Opojės sė Sharrit. Pas kryerjes sė Normales nė Prizren studion Artin Figurativ nė Prishtinė.

            Plot 44 vjet e 20 ditė punoi nė arsim.

            Si qytetar brrutas ndjehet krenar dhe falėnderon Zotin qė i fali aftėsi krijuese pėr art e letėrsi.

            Botoi 17 vepra autoriale, prej tė cilave 12 pėr fėmijė, ndėr tė cilat:

            -4 vėllime me poezi pėr fėmijė;

            -3 vėllime me poezi pėr tė rritur;

            -3 drama-pjesė teatrale pėr fėmijė;

            -3 vėllime-poema pėr fėmijė;

            -1 vėllim me tregime pėr fėmijė dhe

            -3 Monografi, dy nga tė cilat i kushtohen historikut tė shkollės shqipe nė Opojė  dhe njė historikut tė fshatit ku ka lindur, jeton dhe (sikur thotė vetė) do tė jetojė pėrjetėsisht.

            Si anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės dhe  anėtar i Karvanit tė Shkrimtarėve pėr Fėmijė tė Kosovės, sot nė moshėn 65 vjeēare ruan ritmin e punės dhe krijimtarisė nė art e letėrsi.

 

 

 

 

KUJDES, UNĖ PO RRITEM!

 

Se Bota rrotullohet

Nė shkollė na mėsuan,

Po Botėn e fėmijėve

A ka kush e luan?

 

Nė atė Botė tė lumtur

Isha edhe vetė,

Ajo ėshtė e rėndė

S'rrotullohet lehtė.

 

Bėja dhe shaka

S'di sa mė kuptonin,

Herė mė duartrokitnin,

Herė mė qortonin.

 

Tani qė u binda

Se Bota e fėmijėve sillet,

"Mė falni" - do t'u thoja

- Kujdes, unė po rritem!

 

 

NESI BĖHET MJEKE

 

I vė dėgjueset nė veshė

dhe syzet e diellit,

kėmishėn e bardhė tė babit

nė vend tė mantelit.

 

Mė pas e lut xhaxhain:

- Ma vizato reklamėn,

kėtu te dhoma ime

ta bėj ordinancėn!

 

- Dua tė bėhem mjeke,

do ta fitoj namin,

pleqve edhe plakave

t'ua mat' tensionin!

 

- Fėmijėve nė vizitė

u shkruaj nė recetė:

4 X 10 lugė pėrshesh

dy orė nė drekė me fjet!

 

 

NESI LUAN ME KUKULLA

 

Kukullat i bėn rresht,

u thotė: "Hyni nė klasė,

unė do bėhem mėsuese,

ju mė ndiqni pas!"

 

- Kush mungon, ju lutem?

munguaka kukulla kuq e zi,

tė tjerat, bėhuni gati

ta mėsojmė njė poezi!

 

"Na ishte njė vogėlushe

e thėrrisnin Besi,

flokėt bjonde mbante

tė lidhura si Nesi."

 

"E urtė dhe skofiare,

prindėrit shumė e donin,

edhe shoqet e saja

me shpirt e adhuronin."