Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - NĖ VEND TĖ MONOGRAFISĖ PĖR IBRAHIM KODRĖN, NĖ 100-VJETORIN E TIJ

Shkruan: Ndriēim KULLA

www.gazetaexpress.com

NĖ VEND TĖ MONOGRAFISĖ PĖR IBRAHIM KODRĖN, NĖ 100-VJETORIN E TIJ

 

​            Trashėgimia artistike e njė piktori tė madh dhe punėshumė si Kodra, nuk mund tė mos jetė e shpėrndarė gjithandej. Ai ka lėnė 6000 vepra dhe vetėm mė pak se gjysma e tyre janė tė regjistruara

  

 

            Mė tėrheq shumė shkrimi i librave biografikė pėr personalitetet e shquar shqiptarė tė fushave tė ndryshme, dhe e kam provuar nė dy raste kėtė zhanėr. Por akoma jo me njė piktor. Nėse do ta kisha bėrė, ky do tė kishte qenė padyshim Ibrahim Kodra. Kjo pėr arsye se mė tėrheq shumė vepra e tij, por edhe jeta e tij. Kam parė aq shumė piktura tė tij sa kam mundur, qoftė origjinale qoftė fotografi tė tyre. Kam lexuar kujtimet e tij.

            Jeta e tij ėshtė si njė roman ku jeta e personazhit kryesor ecėn si nė njė pėrrallė tė bukur. Sa shanse mund tė kishte qė njė djalė shqiptar nga katundi Ishėm nė Shqipėrinė e Mesme dhe i ardhur nė kryeqytet si konviktor, tė mund tė shkonte nė Europė qė tė studionte pėr tė zhvilluar talentin e tij tė rrallė prej piktori? Asnjė! Pėrveēse nėse kishte njė rastėsi fatlume. Nė rastin e Ibrahim Kodrės rastėsia fatlume ishte ndėrhyrja e Mbretėreshės sė re tė Shqipėrisė. Geraldina erdhi dhe qėndroi nė Shqipėri mė pak se njė vit. Gjatė kėsaj kohe ajo i dha njė bursė njė djali 20-vjeēar tė quajtur Ibrahim Kodra, qė ky tė studionte nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Romė.

            Dhe rastėsia fatlume kėtu ishte qė mbretėresha, njė aristokrate europiane qė kishte shije pėr pikturėn, pa sprovat e piktorit tė ri dhe e kuptoi talentin e tij. Do tė mjaftonte ky gjest i mbretėreshės nė atė kohė tė shkurtėr qė qėndroi nė Shqipėri, qė ajo tė quhet se e ka kryer mė sė miri detyrėn e saj ndaj vendit dhe kombit me tė cilin u lidh me anė tė martesės. Sepse mbretėresha bėri tė mundur qė njė shqiptar tė hyjė nė elitėn e pikturės botėrore tė shekullit XX.

            Pak vjet mė vonė pas mbretėreshės, edhe Kodra nuk mund tė shkelte mė nė atdheun e tij nė Shqipėri. Nė rastin e Kodrės pėr arsye se stili i tij i pikturės konsiderohej dekadencė borgjeze nė Shqipėrinė komuniste. Kubizmi dhe postkubizmi, ato degė tė pikturės qė lėvronte kodra shaheshin rėndė nga kritika zyrtare e artit nė kohėn e komunizmit nė Shqipėri. Fakti qė Kodra ishte bėrė i famshėm nė Europė dhe nė botė, qė ishte miku i njerėzve tė shquar tė artit, nuk kishte rėndėsi fare pėr regjimin komunist. Pothuajse tė gjithė tė mėdhenjtė e artit qė e ēmonin Maestro Kodrėn ishin tė anatemuar nga regjimi komunist. Kodra ftohej tė hapte ekspozita nė Beograd, por nuk mund tė vinte nė Tiranė!

            E megjithatė Mjeshtri nuk u ftoh kurrė me atdheun e tij! Ai e mbajti flamurin shqiptar mbi kokėn e krevatit nė dhomėn e gjumit. Vepra e tij “Shqipėria fantastike” tregon se sa e gjallė ishte Shqipėria tek ai, se sa fort e pėrjetonte ai Shqipėrinė, si njė realitet shumėngjyrėsh, tė tillė qė nuk e pėrjetonin me siguri as ata qė jetonin atje.

 

 

            Miqtė e tij do ta ēmonin kryeveprėn e Ibrahim Kodrės dhe kritika do tė qėndronte sidomos nė vijat e fshehta, nė atė qė nuk dukej dhe do tė kumtonin vijat e epshit dhe tė talljes sė lehtė. Do ta shikonin nė kėnde tė fshehtė dhe nė dritė jo tė bollshme pėr tė mos u reflektuar asgjė, do ta mbanin nėpėr duar dhe do t’ia numėronin nė tė gjitha anėt. Jo, nuk qe e turpshme as dhe poshtėruese ta shikoje atdheun tėnd kaq lakuriq. Nuk do t’i shqitej nga kujtesa dhe gjithkujt kėshtu do t’i rrėnjosej. Aty, kushdo, sado pak i vėmendshėm do tė gjente sy shumė tė mėdhenj, dallgė deti nė njė rrėmujė tė bukur qė jetonin fare pa kujdes qė i mbanin tė fshehura pjesėt e kurmit tė kolmė, duke shprehur vetėm aromė gruaje, qė jepet, diēka ndezulluese ngopur me dritė hėne, njė gjė veēanėrisht trullosėse, qė herė shihej duke vdekur dhe pastaj ngjallej edhe mė e fortė, njė vend qė nuk kish qenė kurrė e lehtė tė humbiste.

            Shumė njerėz tė mėdhenj tė kohės sė tij gjetėn bashkėbiseduesin e kėndshėm te djali nga Ishmi i formuar nė akademitė dhe sallonet europiane. Ai vetė thotė pa u mburrur me miqėsitė qė kishte bėrė: «Kam kėmbyer opinione dhe humor me Alberto Moravian, Lorenc Olivierin, Franko Xefirelin, Euxhenio Montalen, Dino Buxatin dhe Xhuzepe Ungaretin».

            Ėshtė e thjeshtė ta kategorizosh atė si lėvrues tė abstraksionizmit, kubizmit e rrymave tė ngjashme, por tė gjitha kėto kategorizime qė kanė lidhje me gjeometrinė e sjellė nė art, nė fund tė fundit, nuk na thonė ndonjė gjė pėr tė veēantėn e tij si piktor, nėse nuk depėrtohet te gjeometria e shpirtit tė tij. Kėtė e ka bėrė kritiku italian Francesco Carbone nė «Kodra – ditė pas dite», ku shkruan:

            “Lirizmi i vendosur dhe magjia e ngjeshur, por edhe vėrtetėsia e njė drame antike dhe, nė mėnyrė moderne e konfliktuale njėkohėsisht: Kodra ‘ikonathyes’ nė fillim, dhe “ikoadhurues” mė pas, pra rindėrtues pamjesh tė besuara pėrmes lojės sė hollė tė njė gjeometrie ironike dhe lirike nė tė njėjtėn kohė”.

            Nė veprėn e madhe e tė ndritshme tė Kodrės ka shumė dritė, ka njė gjė krejt tė veēantė, ka patjetėr diēka sensuale, qė shfaqet papritur, qė lė shenjė dhe po befas zhduket, ose tė paktėn syri i zakonshėm nuk e gjen dot. Ē’tė jetė vallė ky ngacmim? Dhe vizitori para veprės sė tij rri e vėshtron dhe e ka tė vėshtirė tė komentojė, ėshtė si tė thuash duarbosh para saj. Ibrahim Kodrės thoshte vetė piktori i madh dukej se i mbushej studioja kurdoherė me flutura. Madje me flutura tė mėdha, qė shkundnin prush. A do tė ishte e mundur? Por nė penelin e tij gjithēka ishte e mundur. Dy tė kundėrta mė tė fuqishme, zbrazur te ngjyrat dhe totemi i tij i pavdekshėm: mėmėdheu! Me tė dhe vendlindjen ishte bėrė njė pakt i heshtur. Sikur tė ishim marrė vesh prej kohėsh… Ai konsiderohet njė nga pėrfaqėsuesit mė tė mėdhenj tė brezit tė ri tė piktorėve italianė. Paul Eluard dhe Marcel Marceau kanė shkruar pėr tė dhe veprat e tij. Nė pikturat e kėtij piktori ka njė takim lirik tė gjeometrisė dhe lirizmit. Mbizotėron ngjyra e kaltėr qė luan nė tė gjitha nuancat dhe qė pėrbėn pjesė themelore tė rezultatit shprehės.

 

 

            “Humorizmi i lehtė ėshtė njė lloj mėnyre naive me tė cilėn ai trajton subjektet e tij qė tė bėjnė tė kujtosh Kleenė…” shkruan Hans Kinkel, kritik gjerman.

            Trashėgimia artistike e njė piktori tė madh dhe punėshumė si Kodra, nuk mund tė mos jetė e shpėrndarė gjithandej. Ai ka lėnė 6000 vepra dhe vetėm mė pak se gjysma e tyre janė tė regjistruara. Njė pjesė e veprės sė tij zotėrohet nga koleksionistė shqiptarė nė botė dhe nė Shqipėri. Ing. Kozma Dashi nė Fier dhe Jashar Arrėza nė Durrės janė koleksionistėt mė tė mėdhenj nė Shqipėri me veprat e Ibrahim Kodrės, me shpirtin e tij lėnė trashėgim vendit tė tij. Nuk kam asnjė peng tjetėr pėrveē Shqipėrisė, thoshte ai, edhe diku nė njė nga librat e parė, prej dorės sė z. Abdulla Tafa, poeti qė arriti tė bėjė intervistėn-libėr me Maestro Kodrėn, ose me lėndėn e grumbulluar nga poetit milanez Sebastiano Graso. Ndėrkaq shfletoj Albumin e Madh qė po pėrgatit Xhevair Lleshi dhe Fatos Faslliu, Jashar Arrėza dhe ing. Kozma Dashi e qė do tė jetė njė vepėr padyshim e bukur. Dhe kėtu gjej rastin tė pėrshėndes Institutin e Edukimit e tė Trashėgimisė qė drejton z. Xhevair Lleshi, i lidhur aq ngushtė nė kėtė 100-vjetor me kremtimet e 100-vjetorit tė lindjes sė piktorit tė madh. Viti 2018 ēelet me njė kalendar tė veprės sė tij.

            Kodra nuk u kthye dot nė Shqipėri kur iu bė e mundur tė udhėtonte nė atdhe. Ndoshta pėr shkak tė ndjeshmėrisė sė tij tė madhe si artist trembej se mos takimi me atdheun pas kaq kohėsh do tė ishte diēka e papėrballueshme nė moshėn qė kishte ai aq mė tepėr duke pasur parasysh ato qė kishte dėgjuar pėr tė. Ai kishte ruajtur nė mendje njė imazh tė idealizuar tė atdheut tė tij. Ja, lexoni kėtė pasazh: «Nė kohėn e ekspozitave nė Kosovė, njė miku im, kritik arti mė tha: «Mjeshtėr, ē’ėshtė kjo e kuqe kėshtu? As e Ticianit, as e El Grekos, as akordi ulėritės i sė kuqes foviste tė Matisit». Iu pėrgjigja se e kisha marrė nga flakėrimi i lulėkuqeve tė fėmijėrisė. Ecja pėrmes grunjėrash me lulėkuqe tė purpurta nė Ishmin e dashur tė fėmijėrisė sime dhe kisha pėrshtypjen se fluturoja nėpėr galaksi. I shtrydhja fletėzat dhe nė pėllėmbė mbaja vetė diellin e kuqėluar. Mbaja mbrėmjen e purpuruar tė Ishmit brenda sė cilės tė dukej se ishe brenda njė kaleidoskopi».

            Ja, ky ėshtė Kodra, postkubisti i fundit, ai qė edhe firmėn e kishte vepėr arti, sipas Pikasos.