Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

RRĖNJĖT TONA

Psikologji 3 - I BUZĖQESHIM (VETĖM) CELULARIT

Shkruan: Masimo AMANITI

www.bota.al

 

I BUZĖQESHIM (VETĖM) CELULARIT

 

Ne vazhdimisht jetojmė nė njė regjim tė dyfishtė: flasim, pėrqafohemi, puthemi me njė person tjetėr, por truri ynė ėshtė sintonizuar diku tjetėr, me zilen e telefonit kur vjen njė mesazh. Ndėrsa e dimė se sa kjo pengon jetėn tonė mendore, por vazhdojmė ta bėjmė sepse ndiejmė njė vetėkėnaqėsi tė caktuar...

 

  

 

Jetojmė nė njė regjim tė dyfishtė: flasim, pėrqafohemi, puthemi me njė person tjetėr, por truri ynė ėshtė sintonizuar diku tjetėr, me zilen e telefonit kur vjen njė mesazh

Kur nė tė kaluarėn hipnim nė autobus ose nė metro, ishte e zakonshme tė shihnim pasagjerė tė zhytur nė leximin e njė gazete, pa i kushtuar aspak vėmendje kujt po udhėtonte krah tyre. Ishte megjithatė njė imazh sigurues, pasi tė krijonte pėrshtypjen e shkėputjes nga tė gjithė, por nė tė njėjtėn kohė interesimi i tyre pėr faktet e ditės i afronte me ty. Ishin pjesė e botės sonė, nga e cila nuk donin tė hiqnin dorė nė asnjė mėnyrė. Ata sinjalizonin praninė e tyre, ndonėse pa komentuar ose pa u pėrpjekur tė nisnin njė bisedė me personin nė sediljen ngjitur.

Po sot? Peizazhi ėshtė i ndryshėm, ndėrsa je ulur nė autobus, apo i mbėshtetur pas njė parmaku, ti je vazhdimisht duke “luftuar” me celularin, duke kėrkuar kuturu, dėrguar dhe lexuar mesazhe qė vijnė papushim. E gjithė kjo ndodh ndėrsa autobusi frenon, rrit shpejtėsinė ose futet nė njė kthesė, duke vėnė kėshtu nė provė tė fortė ekuilibrin e atyre qė merren me celularin. Imazhi i njė djali qė sfidon vazhdimisht ekuilibrin e vet, nė mėnyrė qė tė komunikojė me vajzėn ose miqtė do ta kishte bėrė tė lumtur sociologun kanadez Marshall McLuhan, teoricienin e fshatit global, nė tė cilin tė gjithė janė zhytur nė njė rrjet komunikimi, njė rrjetė e pėrsosur merimange, qė na mbėshtjell tė tėrėve.

Dhe vajza ose djali, tė zhytur plotėsisht nė celularin e tyre, injorojnė atė qė po ndodh pėrreth, mezi ngrejnė kokėn pėr tė parė stacionet e autobusėve, pikėrisht sepse ata jetojnė nė njė botė tjetėr, e cila madje sfidon ligjet e gravitetit qė do t’i rikthenin nė tokė. Duke parė fytyrat e tyre, kupton se janė shumė tė kėnaqur, ata buzėqeshin me mesazhet, apo edhe qeshin zhurmshėm, duke mos e vrarė mendjen pėr praninė e pasagjerėve tė tjerė. Ėshtė e vėrtetė qė jetojmė nė shoqėrinė e emocioneve, emocionet ua komunikojmė tė tjerėve, para se t’ua kuptojmė edhe personalisht domethėnien.

Duke ndenjur afėr njė vajze qė buzėqesh nė autobus, apo njė djali qė qesh nė pėrgjigje tė njė mesazhi, pėrjetojmė ndjenja tė pėrziera, ndjehemi si udhėtarė tė detyruar tė dėshmojmė shkėmbime intime, kuptimin e tė cilave nuk e rrokim, por nė tė njėjtėn kohė pyesim veten se ēfarė i bėn ata tė buzėqeshin dhe kush ėshtė nė anėn tjetėr.

 

 

Ndonjėherė, njė pyetje absurde na lind: mbase nuk ka njeri me tė cilin po komunikojnė, a mos ėshtė thjesht njė trillim pėr tė mos u ndjerė vetėm? Ndoshta pėr kėtė jemi tė ndikuar nga filmi amerikan “Ajo”, i disa viteve mė parė, fitues i ēmimit Oscar me regjisor Spike Jonze, nė tė cilin njė shkrues letrash dashurie, Theodore, njeri i ndjeshėm dhe i vetmuar, vendos tė ketė njė marrėdhėnie romantike me Samantėn, sistemin operativ tė kompjuterit tė tij, qė i pėrgjigjet me njė zė femre, tejet magjepsės.

Pėr fat tė mirė, zilja e celularit na bėn tė kuptojmė se ekziston njė bashkėbiseduese reale nė anėn tjetėr, djali nuk jeton nė njė botė qė reflektohet vetėm nė veten e tij. Por edhe pse nuk jeton nė njė botė tė tillė, ekziston rreziku i shmangies sė shkėmbimeve me tė tjerėt, sepse kėto shkėmbime tė vendosin nė situata tė papritura, ndonjėherė tė vėshtira dhe konfliktuale qė mund tė krijojnė ankth dhe tė vėnė nė provė identitetin personal dhe sigurinė. Pėrballė kėtyre rreziqeve, smartphone bėhet njė mik mė i sigurt, pothuajse njė zgjatim i vetvetes, vazhdimisht i pranishėm, gjė qė na bėn tė kapėrcejmė kufijtė e hapėsirės dhe kohės. Edhe nė momentet e zbrazėtisė ose mėrzitjes ai mbush jetėn tonė, pėrmes ekranit tė tij lidhemi me tė tjerėt, futemi nė faqet pas tė cilave jemi shumė tė apasionuar, luajmė.

Nė kėtė mėnyrė ndėrtohet njė univers narcisist, i shkėputur nga ligjet e shkėmbimeve me tė tjerėt nė tė cilin njeriu mund tė jetojė kollaj pa bėrė sakrifica, pa patur nevojė tė presė pėr kohėn e pėrditshmėrisė. Tė mos harrojmė se ndėrsa biseda ka kohėrat dhe rregullat e saj, si dhe vėshtirėsitė pėr tė kuptuar dhe pėr t’u kuptuar, kėtu gjithēka ėshtė nėn flamurin e menjėhershmėrisė dhe shpejtėsisė, nė tė cilėn mesazhet thjeshtėsohen nė mėnyrė tė pashmangshme. Dhe konteksti i shkėmbimeve zvogėlohet pasi mesazhet qė nuk pėrfshijnė pauza dhe reflektime shumohen, gjithēka reduktohet nė njė gjuhė qė ėshtė e gjymtuar dhe e deformuar. Kjo ėshtė arsyeja pse 35% e tė rinjve qė janė pėrballur me pjekurinė, nuk janė nė gjendje tė kuptojnė njė tekst me kompleksitet mesatar.

Psikologia amerikane Sherry Turkle e cila jep mėsim nė MIT tė Bostonit, ėshtė pėrpjekur vitet e fundit tė studiojė evolucionin e strategjive mendore. Nė librin e sa “Sė bashku, por vetėm” tregon se si jetohet nė botėn e sotme teknologjike, kur jemi nė shtėpi vazhdojmė tė dėrgojmė mesazhe dhe e-maile, edhe kur jemi ulur nė tryezė me familjen, por ndodh edhe gjatė takimeve tė punės dhe nė klasė. Ne futemi nė Facebook ose blejmė produktin mė tė fundit nė internet. Siē shkruan Sherry Turkle, ne vazhdimisht jetojmė nė njė regjim tė dyfishtė: flasim, pėrqafohemi, puthemi me njė person tjetėr, por truri ynė ėshtė sintonizuar diku tjetėr, me zilen e telefonit kur vjen njė mesazh. Ndėrsa e dimė se sa kjo pengon jetėn tonė mendore, por vazhdojmė ta bėjmė sepse ndiejmė njė vetėkėnaqėsi tė caktuar, e cila madje fillon qė nė muajt e parė tė jetės. Nė fakt, nėse i tregoni njė fėmije 10 muajsh njė lodėr apo njė ekran smartphone, ai preferon kėtė tė fundit!

 

Autori ėshtė psikanalist dhe profesor nė Universitetin “La Sapienza”

“Sette”