.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Shkencė - Identiteti fetar i shqiptarėve

Shkruan: Qemajl MORINA

        

            IDENTITETI FETAR I SHQIPTARĖVE

           

              Librin: “Shtresimet e identitetit kulturor shqiptar”, nga Grup autorėsh, mund ta shkarkoni falas nė sektorin “Literaturė”

 

 

         “Askush s’mund ta kuptojė njerėzimin pa kuptuar sė pari fenė e tij, sepse feja pėrfshin jetėn e njeriut prej kohės mė tė lashtė”.

(Ninuan Suart)

 

            Feja ka qenė dhe mbetet njė temė madhore pėr mendimin njerėzor. Ndjenja fetare ėshtė instinkt i natyrshėm i njeriut dhe ai u shfaq qė nga kohėt mė tė lashta. Ernest Renana nė librin e tij “Histo­r­ia e feve”, thotė: “Mund tė ndodhė tė pakėsohet ēdo gjė qė ne dėshirojmė, tė dobėsohet mendja, tė sta­gnojė shkenca dhe tė menduarit, tė zvogėlohet entu­ziazmi i njeriut pėr pėrdorimin e lirive tė nje­ri­ut. Mirėpo ėshtė e pamundur tė pėrfytyrojmė mėnjanimin e fesė nė shoqėri apo pezullimin e dukurisė sė bindjes fetare. Kėtė mė sė miri e vėrtetoi dėshtimi i materializmit qė nuk pati sukses tė bindė shoqė­rinė me teoritė dhe konceptet e tij, sepse njeriu me instinktin e tij tė natyrshėm orvatet tė ngrihet mbi botėn e materies, tė plotėsojė ne­vo­jat e tij shpirtėrore dhe intuitive. Besimi i sjell njeriut qetėsinė, i zvo­gė­lon streset, tenton ta pajtojė me realitetin, sado i hidhur qoftė ai, i ushqen shpresėn pėr diēka mė tė mirė, e largon nga hakmarrja, i for­con mbi tė gjitha ndjenjėn e drejtėsisė, duke goditur egoizmin, buri­min e tė gjitha tė kėqijave sociale”.

            Hulumtimet dhe studimet e fesė tek ne janė ende nė shkallėn fille­s­ta­re. Aty-kėtu kemi ndonjė vlerėsim mė tepėr nė nivel intuitiv, sipas njohurive tė pakta dhe sipėrfaqėsore, shpeshherė edhe tė ngar­kuara me pėrcaktime e vlerėsime ideologjike, politike e fetare, pa ndonjė shqyrtim ndėrdisiplinor dhe shkencor.[1] Kjo edhe sot e vėshtirėson vlerėsimin fetar tė popullit shqiptar, nė kėtė gjendje tė ndėrlikuar politike, ekonomike, sociale, kulturore e fetare. Vlen tė theksohet se ndėr shqiptarėt deri mė tash bartėset e vetme tė jetės fetare janė bash­kė­sitė fetare, qofshin ato islame apo tė krishtera. Institucionet e tjera kombėtare deri tani nuk kanė treguar ndonjė interesim tė veēantė ndaj fesė dhe avancimit tė saj. Pėr kėtė arsye, vetiu shtrohet pyetja: Ēfarė roli a rėndėsie ka pasur dhe duhet tė ketė feja te populli shqi­p­tar? Kjo do shikuar nga shumė kėndvėshtrime, nė radhė tė parė nga ai historik, sociologjik, psikologjik, kulturor dhe moral. “Askush s’mund ta kuptojė njerėzimin pa kuptuar sė pari fenė e tij…, sepse feja pėrfshin jetėn e njeriut prej kohės mė tė lashtė”.[2]

 

            Roli i fesė ndėr shqiptarėt

 

            Nėse i hedhim njė vėshtrim rolit tė fesė ndėr shqiptarėt, do tė shohim se feja ka luajtur rol pozitiv gjatė historisė. Pėr kėtė, meritė tė veēantė kanė prijėsit e fesė, tė cilėt ishin nė nivel tė misionit tė tyre dhe nuk lejuan keqinterpretimin e parimeve fetare. Bashkekzistenca par exe­lle­nce trikonfesionale ndėr shqiptarėt, e verifikuar ndėr shekuj, me njė ekumenizėm dhe dialog shembullor, ėshtė shtyllė e qytetėrimit shqi­p­tar. Multikonfesionaliteti ėshtė njė proces i pėrfunduar historik, prandaj shqiptarėt evropianė nuk kanė drojė se mund tė balla­fa­qo­hen me “thyerje” tė reja dhe “konvertime” fetare. Fun­dja, pėr shqip­tarėt trikonfesionaliteti paraqet njė begati tė trashė­gimisė shpirtėrore dhe mendore. Nuk mund tė mohohet roli i kulturės kristiane nė kri­jimin dhe ruajtjen e individualitetit shqiptar tė kul­turės dhe gjuhės, siē nuk mund tė mohohet roli i kulturės islame nė ruajtjen e qenies kolektive shqiptare.[3] Prandaj, pėrkatėsia fetare tradicionale ndėr shqiptarėt duhet konsideruar si vlerė qytetėruese, kulturore, por edhe kombėtare, e cila duhet kultivuar e avancuar nė tė gjitha sht­re­s­at e popullatės dhe pėr kėtė kontributin e tyre duhet ta japin tė gjitha institucionet tona kombėtare.

            Nuk ka dyshim se sundimi gjysmėshekullor komunist te shqiptarėt dėmtoi nė njė masė tė madhe ēėshtjen fetare, sidomos nė Shqipėri. Pėr kėtė shkak, me fillimin e procesit tė demokratizimit tė saj, aty nxituan misionarė nga tė gjitha anėt e botės, sepse mendonin se Shqi­p­ėria ishte terren i pėrshtatshėm pėr pėrhapjen e propagandės fetare, sepse aty shqiptarėt e nė mėnyrė tė veēantė rinia, kishin humbur ide­ntitetin fetar gjatė periudhės sė diktaturės sė regjimit komunist, i cili bėnte shpėlarjen e trurit nga besimet fetare, duke edukuar popullin nė frymėn ateiste.

            Feja ėshtė trajtuar si formė e vetėdijes konservatore e reaksionare, si “opium pėr popullin” dhe si e tillė, ėshtė luftuar nė mėnyra tė ndry­shme, duke varfėruar shpirtėsinė e njeriut. Pėr fat tė keq, kjo fry­mė ateizmi ishte pėrhapur edhe nė Kosovė, nė mėnyrė tė veē­antė, mes intelegjencės. Nė kėtė mėnyrė, ateizmi iu hakmor popullit shqiptar dhe po i hakmerret edhe sot e kėsaj dite. Ende janė tė freskėta pamjet e vėrshimit tė ambasadave tė huaja nė Tiranė, si dhe fluksi i madh i re­f­u­gjatėve shqiptarė, dėshira e vetme e tė cilėve ishte tė largoheshin nga Shqipėria dhe tė merrnin botėn nė sy.

 

 

            Cili ėshtė identiteti fetar i shqiptarėve?

 

            Shqiptarėt gjatė historisė sė tyre tė gjatė nuk kanė treguar ndonjė lloj fanatizmi tė tepruar pėr pėrkatėsitė e tyre fetare. Ata tradicionalisht ishin tolerantė nė aspektin fetar. Kėtė e kanė vėrtetuar edhe shumė autorė tė huaj, tė cilėt janė marrė me ēėshtjen shqiptare. Ky realitet vihet nė pah edhe nė kohėt e sotme. Nė njė raport tė Grupit Ndėr­kombėtar tė Krizės, me titull “Feja nė Kosovė”[4] tė 31 janarit 2001, rreth rolit tė fesė nė konfliktin nė Kosovė, pėrveē tė tjerash, thuhet: “Shqiptarėt e Kosovės nuk e identifikojnė identitetin e tyre fetar nėpėrmjet pėrkatėsisė fetare, por atė e bėjnė nėpėrmjet gjuhės dhe kanė njė qasje relativisht qetėsuese kundruall formave dhe vepri­me­ve tė fesė islame. As prijėsit e fesė islame dhe as feja islame nuk kanė luajtur ndonjė rol vendimtar gjatė tetė vjetėve tė fushatės sė rezi­ste­n­cės paqėsore, gjatė okupimit tė regjimit serb apo rezistencės sė armatosur tė viteve 1998-99. Islami politik apo fundamentalizmi soci­al, terma kėto qė pėrmenden me respekt nė Lindjen e Mesme, kanė njė ndikim shumė tė vogėl nė Kosovė”.

            Nė anėn tjetėr, imazhi i serbėve tė Kosovės paraqitet nėpėrmjet pano­r­a­mave tė manastireve dhe kishave ortodokse serbe.

            Njė pjesė e intelegjencės shqiptare, duke u mbėshtetur nė paragj­yki­m­et qė Perėndimi kishte nė tė kaluarėn ndaj Islamit, disi hezitojnė tė shprehin identitetin e tyre fetar islam. Sa pėr ilustrim, presidenti i Ko­s­o­vės, dr. Ibrahim Rugova, i cili pėrfaqėson unitetin e njė populli me mbi 95% muslimanė, deklaron se ai simbolikisht ėshtė musliman dhe sillet vazhdimisht brenda njė “universi simbolik” kristian. Nė kėtė aspekt, duhet kuptuar edhe formimi i Partisė Demokristiane, tė vetmes parti me konotacion fetar, edhe pse shumica e anėtarėsisė sė saj janė tė besimit islam. Nė kėtė vazhdė, duhen kuptuar edhe paraqitjet e liderėve partiakė, si dhe tė disa intelektualėve nė faqet e shtypit tonė me deklarime, si: “Do t’i jap Tiranės shkėlqim perė­ndim­or”, (Besnik Mustafaj, me rastin e zgjedhjeve lokale nė Shqipėri, “Bota sot”, 28/8/2000); Sami Repishti: “Krish­tėrimi, pararojė e hyrjes sė shqiptarėve nė Evropė”. (Drita, nr. 2-3, 149-150, viti XXIII); “Me PSHD-nė nė Evropė”, me rastin e zgjedhjeve lokale tė PSHD-sė nė Kosovė; “Vetėm Perėndimi mund t’i nxjerrė nė dritė vlerat tona ko­m­b­ėtare”, dr. Engjėll Sedaj, (“Opinioni i tretė”, nr. 4, 29/9/2000); “Se­lia e Shenjtė shqiptarėt i konsideron perėndimorė” (Opinioni i tretė, nr. 3, 22/9/2000); “Nga tė gjitha gjėrat qė ka krijuar Zoti, mė e madhja ishte Nėnė Tereza”, (Bota sot, 27/8/2000); “Krishtėrimi, identitet shqiptar”, (Rilindja, 4 janar 2001); “Nė Prishtinė tė ngrihet katedralja e identitetit tonė”, (Rilindja, 24 mars 2001); “Ku ėshtė kisha jonė?”, (Ali Podrimja, “Gazeta e Re”, 28 janar 2001); “Shq­ip­ta­r­ėt janė popull perėndimor”, (Qerim Ujkani – “Interesi nacional”, nr. 8, 12 nėntor 2001), etj.

            Nė anėn tjetėr, kur nė shtypin tonė shkruhet pėr Islamin, fesė sė cilės i pėrkasin shumica dėrrmuese e shqiptarėve, ku nuk vėrehen kurr­fa­rė shenjash tė ndonjė ekstremizmi, hasim nė titujt si vijon: “Islami kulturė a rrezik?” (Java, nr. 36, 13 fruer 2003); “Tradhtitė ndaj shtetit shqiptar”, (dr. Kajmak H. Deda, “Opinioni i tretė”, nr. 16, 3 tetor 2001), “Rreziku i afėrm i shqiptarėve muhamedanė”, (“Fjala e lirė”, janar 1996); “Fundamentalizmi islamik nė Ballkan”, (Stefan Shfarc, “Kombi”, 20 tetor 2000); “Kėrcėnimi islam pėr Shqipėrinė”; “Bijtė e rinj tė Allahut”; “Bij tė ndarė tė Allahut”, (Revista “Klan”, Tiranė); “Konaqet e Bin Ladenit” (“Bota sot”) etj.

            Nga kėta pak shembuj qė pėrmenda, mund tė sjellim pėrfundimin se nė momentin aktual, fetė tona nuk kanė njė trajtim tė barabartė, si rezultat i faktorėve tė jashtėm. Jemi dėshmitarė se shprehja publike e identitetit fetar tė njerėzve publikė, qoftė nė Kosovė, Shqipėri, Maqe­doni, Mal tė Zi apo nė diasporė, vlen vetėm pėr ata tė pėr­katėsisė sė krishterė e jo edhe pėr ata tė pėrkatėsisė islame. Sa pėr ilustrim mu­nd tė marrim kryeministrin e Shqipėrisė, Fatos Nano. Atė asgjė nuk e pengon qė ta bėjė martesėn nė kishė para kryepeshkopit tė Kishės Or­t­odokse, Janullatos. Ndėrsa deri mė sot nuk dimė se ndonjė nga figurat publike me pėrkatėsi islame tė ketė ma­rrė pjesė sė paku nė njė ceremoni fetare islame. Nė Kosovė disa nga figurat publike pra­k­t­i­kojnė pjesėmarrjen nė mesha me rastin e festave tė Kishės katolike, por jo edhe nė xhami me rastin e faljes sė namazit tė Bajramit.

            Nė anėn tjetėr, nėse dikush nga intelektualėt tanė merr pjesė nė ndonjė ceremoni fetare islame, gjė qė ėshtė e drejtė e ēdonjėrit, pėr fat tė keq, ai bėhet objekt talljeje nga ana e shtypit tonė. Ky akt tregon nivelin e ulėt tė kulturės sė njė pjese tė inteligjencies sonė. Sa pėr ilustrim, po pėrmend vetėm dy shkrime: “Lulet e verdha tė Xhen­etit”, (Bujku, tetor 1995), ku kritikohen disa poetė pėr pjesė­ma­rr­je nė njė iftar, si dhe shkrimi i Mehmet Krajės “Miqtė e mi pele­grinė”, (“Koha ditore”, 23 shkurt 2002).

            Kėtu vlen tė pėrmendim se Kėshilli Kombėtar Shqiptaro-Amerikan i kishte bėrė vėrejtje senatores sė Nju Jorkut, Hillay Klinton, lidhur me komentet e saj ku kishte pėrmendur mbrojtjen amerikane tė “musli­m­anėve tė Kosovės”, si fakt se SHBA nuk ėshtė nė luftė me Botėn Islame. Kėshilli Kombėtar Shqiptaro-Amerikan zonjės Klinton i ki­sh­te shkruar: “Nė Kosovė dhe mė gjerė ka shqiptarė qė janė katolikė, ort­odoksė, hebrej dhe muslimanė. Prandaj, shqiptarėt nuk e iden­ti­fi­ko­jnė veten nga ndonjė religjion, por sipas etnitetit tė tyre”.

 

            Nė vend tė pėrmbylljes

 

            Nga e gjithė kjo qė u tha mund tė nxjerr kėto konkluzione:

E para: Inferioriteti i tė qenit musliman ėshtė njė psikozė me synime tė dėmshme, si nė aspektin fetar, ashtu edhe nė atė kombėtar. Pran­d­aj ėshtė koha e fundit qė inteligjenca jonė tė lirohet nga ky kompleks qė i ėshtė imponuar pėr shkak tė mosnjohjes sė mjaftueshme me vle­rat e larta qė predikon Islami.

            E dyta: Tek shumica e intelektualėve tanė, Islamizmi identifikohet si fe e Lindjes. Ata harrojnė se edhe Krishtėrimi e ka burimin nė Lindje. Tė dyja fetė, nė mėnyrėn e tyre, shprehin tė njėjtėn gjė: tė mos i gjunjėzohemi askujt pėrveēse Zotit; njeriu tė dojė njeriun, tė ndry­sho­jė egoizmin vetjak, tė mos cenojė lumturinė e tė tjerėve dhe t’i japė paqe e begati njerėzimit.

            E treta: Ne muslimanėt shqiptarė duhet tė jemi krenarė pėr pėrka­tė­sinė tonė fetare. Nga radhėt e hoxhallarėve tanė kanė dalė jo pak patriotė pėr fatet e kombit, midis tė cilėve mjafton tė pėrmendim muderriz Ymer efendi Prizrenin, kryetar i Lidhjes sė Prizrenit dhe Haxhi Vehbi Dibrėn, i cili mė 1912 u zgjodh kryetar i Pleqėrisė, organ konsultativ nė ndihmė tė Qeverisė sė Vlorės, me tė drejtė tė zėvendė­sonte kryeministrin Ismail Qemali kur mungonte.

            E katėrta: Ne shqiptarėt duhet tė kuptojmė se ushtrojmė besimin is­lam nė Evropė, tė rrethuar nga shtete kristiane, gjė qė na detyron tė jemi pėrfaqėsues tė denjė tė besimit islam.

E pesta: Publiku evropian dhe ai perėndimor e kupton sot fenė nė mėnyrė demokratike, prandaj, nėse edhe ne e kuptojmė fenė dhe rol­in e saj nė shoqėri nė mėnyrė tė qytetėruar, nuk duhet tė krijojmė inferioritet ndaj Evropės pėr cilėndo fe tonėn.

            Nga gjithė sa u tha, besoj se intelektualėt tanė, nė tė ardhmen, ēėsh­tjes sė identitetit fetar dhe atij islam nė veēanti, do t’i qasen me njė maturi dhe nė mėnyrė mė shkencore.

 

1 Don Lush Gjergji, Drita, nr. 6/91, f. 8.

2 Ninuan Suart, Religije svijeta, enciklopedijski prirucnik, f. 15.

3 Shih: Zėri (revistė javore), nr. 1564, 9 dhjetor 1995, f. 4, Prishtinė.

4 Religion in Kosova, International Crisis Group, 31 January 2001.

 

 

 

Pjesė nga libri : “Shtresimet e identitetit kulturor shqiptar”