Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 3 - Idriz Berisha

IDRIZ BERISHA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

IDRIZ BERISHA

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

            U lind nė Doberdol tė Klinės me 1953. Shkollėn e mesme tė artit e kreu nė Pejė (1972), ndėrsa Akademinė e Arteve nė Prishtinė 1982.

            Nga vitet e 80-ta pėrfshihet nė rrjedhat e artit figurativ tė Kosovės si anėtar i SHAFAK, ku rregullisht merr pjesė nė tė gjitha ekspozitat qė organizon ky asociacion brenda dhe jashtė vendi. Rreth 30 vjet ka punuar prof. i artit nė disa shkolla tė Malishevės  si dhe nė shkolla tė Klinės.

            Nė vitet 1997-1998 punoj nė Kėshillin Komunal tė Arsimit ndėrsa gjatė luftės ishte i angazhuar nė UĒK me punė profesionale. Nga qershori 1999 punon nė Drejtorinė e kulturės nė Klinė. Gjatė karrierės u angazhua me mjaft sukses ne rrjedhat e kulturės nė Klinė, nė hapėsirat shqiptare dhe nė shumė qytete te Evropės pėrmes ekspozitave dhe Manifestimeve tjera letrare.

            Pos pikturės, merret edhe me poezi. Ka tė botuar disa pėrmbledhje poetike: "Bindi i dheut" 2012, "Udhėtim mes dy drinash", "Vorea Ujko", botoi KSH Klinė  dhe "Nė ē’kohė tė gjeta" 2015, botoi  SHB "ROZAFA" - Prishtinė. Ka bėrė edhe shumė  ilustrime librash dhe me dhjetėra skenografi dramash, festivalesh e koncertesh...

 

 

 

 

 

(HOMAZH PĖR SHKRIMTARIN MEHMET KAJTAZI-METI)

 

Kalova buzė lumit me kthjelltėsi deti

Si ti atė ditė qė kalėroje qiejve,

U ktheve para portės sė dijes

Para portės sė mbyllur pėrvėluese

Ku vargu yt rrinte ngujuar

Meti ME NJĖ DIELL TJETĖR

Qė ndez tokė e qiell,

Ngjyros botėn me dorė piktori

Paletė me emrin Guri-si kullė Dukagjini

Motėr pat kambanat e tė dielave

E skelet tė fortė ilir pat

Mehmet Drenica a diell Fomalho

Si nė Gjenevė a Kllodernicė

Ishte zjarr e qelės i mirėsisė.

 

E zuri kohėn nė pakohė

Solli NJĖ DIELL TJETĖR si art

Dhe njerėz nė piktura deshi

E jo tė zbrazni qiellin,  pa zogj

E udhėkryqe t’trazuara kot

Meti mė thoshte;

Njerėzit me piktura tė djegura

Ikin nga varret pa u tretė

Dhe i ngjajnė vetvetes e Hyjtė

Tė pata shok e mik;

Mehmet Kajtazi-Fomalho!

 

 

DUAR TĖ ZGJATURA KAH QIELLI

 

Kėshtu duart e zgjatura kah qielli

Presin njė lot a njė pikė shi

Njomėsinė tėnde si freski.

Shami vashe tė bėjė flokun

Kujtimet e djeshme t’i shkruaj

Si diell a si hėnė nė kuti.

 

Dielli yt,  s’tė djeg as pėrvėlon

Ai mua e ylberin,

Zogun e drerin

Dashurinė e vrerin,

Kėngėn e harruar,

Bukėn e gatuar,

Djepin e qėndisur

Plakun e molisur,

Na do e na ndriēon.

 

Kėshtu zgjat duart kah ngrohtėsitė tua

Tė shoh e s’tė prek dot,

Tė qaj s’kam as lot,

 ti m’i ngjet diellit tim

Tė njoha e tė pashė nė perėndim

Je diell

Je zjarr

Je kėngė

Je mall nė tjetėr vend!

 

 

DASHURI E HUMBUR

 

Shoh hijen tėnde mbi valė-lumė

E marr nė dorė si flluskė tė bardhė.

 

Engjėlli krahėlehtė m’ledhaton

 

Tej oqeanesh m’fluturon

Si pulėbardhė pranverave t’hershme.

 

Numėron shtegtarėt e porsalindur

Dhe dashuritė e humbura

 

Kalėroj mbi heshtjet dhe

 fatet e pagjetura,

Nė stinėt e vonuara

Pėr foshnjat e pagėzuara.

 

Numėroj me gishta;

athua sa fėmije do kisha

Nga lindja e diellit deri sot?

 

Shpesh nisem drejt teje –harresė

Me gjethe vjeshte nėn sqetull,

Pak thinja e pak pyje me lisa

E pak koka me plisa

Kanė ngelė nė kėtė vend.

Kjo pamje ka etje nė sfond 

 

 

GURI I NUSES

 

Nė vigun e zisė u takuan diku

Dy nuse e shumė dasmorė

Tė zi korb si ferri kobzi

Ēudi, kėtė rrugė kur e mėsuan?,

Kjo as rrugė s’ishte

Gur s’kishte,

Vdekje ishte.

 

Shpatat kur vringėlluan

Rrugėn sė lėshuan e gėzimet perėnduan

Kėshtu vdekjet na ndoqėn si n’legjenda.

 

Athua kėto ornamente, ojme a lara

Thuren lavditė e mbollėn fara

Ato fara mortesh e motesh

T’pėshtjellura shtat fish kujtimesh.

 

Sot apo dje,  s’ka shume rėndėsi

 dashuritė e humbura nder mote

Shtigjeve pa shenjė e pa doke

Kthehen t’gjakosura si luftėtar betejash.

 

 

VARGJE ME GJETHE

 

Kėto lule s’kanė kėmbė as krih

Shiu e era i hedh kah do

Ato mezi kthehen pranverave

Tė dashurojnė duar bardhat.

 

Ato flasin ēdo gjuhė

Me fjalė qė shterojnė lumin

E netėve u sjellin ėndrra

Me kurorė dafine,

Si fustan nusėrie

Aromė lulenjome

 

Vargje sapo t’shkruara me vesė

T’bashkuara mbi valėt e lumėbardhit

Bashkė me petalet qe hedhin vashat

Diku bashkojnė dashuritė e tokave

Dhe ikjet e hershme nė perėndim

Rrugėtojnė me ėndrrat vjeshtake

 

Dhe shkruajnė poezi me gjethe

Nė qetėsinė e stinėve t’blatuara.