Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė - ILAĒET E LASHTA (3)

Bartur nga: Lidhja pellasge 

http://antonisraftis.wordpress.com

ILAĒET E LASHTA (3)

      Burimet e lashta dhe tė reja, librat e mjekėsisė dhe botanikės pėrmendin erėzat si ilaēe tė rėndėsishme pėr trajtimin e njė sėrė sėmundjesh. Pėrdoren pėr tė prodhuar vajra, ilaēe,afrodisiak, por gjithashtu edhe nė ritualet e ndryshme tė tė gjithė popujve. Romakėt e lashtė vlerėsuan si vetitė e tyre shėruese, ashtu dhe shijet e tyre tė shkėlqyera.

 

 

 

            Arrėmyshku

 

            Arrėmyshku duket si njė shegė e vogėl dhe thelbi ka erė tė mirė si muscari commutatum.

            Pėrmban vajra esenciale me veti terapeutike. Ai pėrdoret pėr dhimbjet reumatike dhe lehtėsimin e dhimbjeve nga gurėt e tėmthit dhe tė veshkave. Mund tė pėrdoret si trajtim urgjent pėr tė zbutur dhimbjen e dhėmbit.

            Ai vepron si njė antiseptik nė zorrė dhe stimulon trurin e qarkullimin e gjakut, kundėrindikohet nė pėrgjithėsi pėrdorimi i tij nga gratė shtatzėna. Ky ėshtė ilaē i sistemit tretės , pėr tė vjellat, pėr nauzėn, pėr diarren sidomos kur shkaku i helmimit vjen nga ushqimi. Studimet klinike kanė treguar rezultate pozitive tė tij nė trajtimin e sėmundjes sė Crohn.

            Pėrdoret kryesisht nė gastronomi pėr vetitė tretėse tė tij, veēanėrisht pėr yndyrnat dhe ushqimet me amilazė.

            Arrėmyshku ėshtė toksik nė doza tė mėdha,meqenėse ka veti narkotike. Thithja e njė arre tė tėrė mund tė shkaktojė dehje, delir dhe konvulsione.

            Romakėt e pėrdorėn atė si temjan.Kinezėt e marrin pėr tė ngrohur stomakun dhe pėr tė rregulluar rrjedhjen e energjisė. Nė Francė e japin me pika nė mjaltė pėr crregullimet e tretjes sė ushqimit dhe pėr keqerėmbajtjen e gojės.

 

 

 

 

 

 

            Qimnon

 

            Nė mesjetė ishte njė nga erėzat qė qarkullonte vetėm nė kuzhinat aristokrate. Ai kishte reputacionin e njė tretėsi tė shkėlqyer, por e pėrdornin dhe si kompresė pėr lehtėsim tė orchitis dhe pėr ngrirjet (chilblains). Farat e tij janė gjetur nė mumjet faraone. Lėngu i farave tė barishtes ėshtė pėrdorur nė larjet pėr problemet e nėndėgjimit.

            Qimnon ėshtė konsideruar si njė pije qė stimulon zemrėn dhe ndihmon pėr tė reduktuar mbirrahjet,ndėrkohė vepron si tkurrjeclirues nė dhimbjet e barkut. Rekomandohet pėr trajtimin e anoreksisė, keqtretjes, dhimbjeve tė periudhės dhe therrjet nė stomak. Ai ėshtė meze e shijshme qė rrit sekretimin e qumėshtit gjatė mėkimit, vepron si njė zorrėpastrues,urinėnxitės, mujortrajtues, zemėrtonues dhe antifėrshėllyes i zemrės.

            Rregullon funksionin e zorrėve dhe ėshtė i mirė pėr gastritin, inflamacionin e zorrėve tė holla, fryrjet, kapsllėkun. Ai vepron si njė mjet pozitiv nė sėmundjet biliare dhe tė pankreasit.
            Vaji esencial pėrdoret si aromatizues pėr pije, akullore, ėmbėlsira dhe ēamēakėz. Hollandezėt e vėnė atė nė djathin gouda dhe gjermanėt nė sallam. Vaj esencial lehtėson nga gazrat e stomakut.

 

 

 

 

 

            Hudhra

 

            Babilonasit e pėrdornin 3000 par.K. si njė antiseptik, diuretik dhe lehtėsues i tretjes. Dioskuridis rekomandonte hudhrėn si zgjidhje e tė gjitha ērregullimeve tė mushkėrive dhe tė zorrėve. Galeni e pėrdorte atė si njė antidot pėr helmet. Nė kulturat e lashta hudhra pėrdorej si njė trajtim pėr infeksionet, lėndimet, plagėt, tumoret, madje edhe kundėr lodhjes. Nė mesjetė sė bashku me mjaltin ėshtė pėrdorur pėr azmėn, turbekulozin, edemėn pulmonare dhe bronkitin.
            Hudhra pėrmban alisinė, njė agjent tė fuqishėm antimikrobial, e cila nė kombinim me vitaminėn C qė gjendet nė hudhėr, rrit aktivitetin antibakterial. Pėrmban gjithashtu proteina dhe minerale tė kaliumit, fosforit dhe kalciumit.

            Forcon sistemin imunitar, ndihmon kundėr ftohjeve, disa baktereve tė stomakut dhe parazitėve tė zorrėve. Ajo mund tė zvogėlojė rrezikun e sulmeve ndaj zemrės, uljen e kolesterolit tė keq (LDL), triglycerideve dhe presionin e gjakut. Disa studime tregojnė se ngrėnia e hudhrės zvogėlon rrezikun e paraqitjes sė disa llojeve kanceresh, por dhe rritjen e mėtejshme tė tumoreve.

            Si meze, ndihmon nė tretje dhe kapsllėk. Nė pėrdorim tė jashtėm, lehtėson inflamacionin e kyceve dhe reumatizmėn. Sipas studimeve hudhra lufton dhe Helikobakterin pylori, i cili ėshtė pėrgjegjės pėr ulcerėn e stomakut.

 

 

 

 

            Trumza

 

            Legjendat e vjetra thotė se trumza jep kurajo dhe optimizėm,largon trishtimin dhe frikėn. Luftėtarėt, nė ritualet e lashta,bėnin banjė tė zhytur nė trumzė para betejės, pėr tė fituar fuqi dhe guxim. Nė kohėt mesjetare zonjat qėndisnin njė bletė nė njė degėz trumze nė shamit e tyre, si njė dhuratė ndaj fisnikėve.

            Nė mjekimin tradicional tė vjetėrit e pėrdornin pėr kollėn, bronkitin, dhimbjet e dhėmbit, dhe si deodorant, plagmbyllės, stimulues, tonik, pėrforcues. Hulumtimet bashkėkohore vėrtetojnė se substancat aktive kanė njė veprimtari tė fortė antiseptike, antipiretike dhe tretėse. Ajo ėshtė gjithashtu gjallėruese e gingivave. Njė traditė thotė se njė degėz trumze nėn jastėk eliminon pagjumėsinė dhe siguron gjumė tė qetė.

            Rekomandohet pėr problemet e stomakut dhe zorrėve, lehtėsimin nga kollitjet, nga ftohjet me sekrecione, problemet e frymėmarrjes dhe gripit, pėr tė stimuluar sistemin nervor dhe si njė qetėsues. Gjithashtu,nė rastet e depresionit dhe ankthit , jep qartėsi mendore dhe pėrforcon nervat.

            Disa pika vaj ulliri me trumėz ndihmon nė pickimin e insekteve, ndėrsa nė njė vaj bazė ėshtė e mirė pėr plagėt sipėrfaqėsore, dhimbje koke, reumatizmėn etj.

            Trumza ėshtė veēanėrisht e dashur pėr bletėt dhe mjalti ėshtė i cilėsisė sė shkėlqyer.

 

 

 

 

 

            Dafina

                       

            Nė kohėt e lashta ishte e njohur pėr vetitė terapeutike. Bizantinėt i dhanė veti shėruese dhe magjike. Ata besonin se largonte demonėt dhe parandalonte sėmundjet, ndėrsa djegia e saj lehtėsonte profecitė e orakullit.

            Mė parė pėrdornin vajdafine mbi lėkurėn e kafshėve pėr tė luftuar morrat dhe parazitėt e tjerė. Mjekėt e shekullit 19 e pėrdorėn atė nė formėn e kompresave nė faringjit e sinusit, dhe deri mė sot, e zierė pėrdoret pėr gargarė dhe shpėlarje goje nė infeksionet e gojės dhe fytit.

            Edhe sot bėjnė kompresa tė ngrohta me dafinė tė zier pėr absceset apo nevralgjit. Kontributi ėshtė shumė i rėndėsishėm nė luftėn kundėr gastritit dhe ērregullimet e tjera tė stomakut. Nuk ėshtė e habitshme qė shtohet si aromatike nė thjerrėza apo fasulet. Gjethet pėrdoren si ruajtės nė fruta tė thata tė paketuara si fiq dhe rrush tė thatė.
Ndjell oreksin dhe nxit stomakėt ‘‘dembel’’. Antiseptike, ėshtė e vlefshme pėr ftohjet dhe bronkitin. Vajdafina ėshtė i pėrshtatshėm pėr reumatizmat dhe artritin.

            Lėngu i shtypur nga kokrrat e dafinės i hedhur brenda veshit shėron “gumėzhitjen”, ndėrsa ēaji i gjetheve ėshtė pėr ērregullimet e zorrėve.

            Zierja e dafinės pėrdoret pėr tė luftuar pagjumėsin dhe tension. Gjethet e dafinės besohet tė kenė veti regjėse, antidiarreike dhe diuretike. Pėr dhimbjet e fytit dhe infeksionet e gojės mund tė bėjmė gargarė me ēaj, ndėrsa kompresat me gjethe tė ziera zbutin absceset.

            Gjethet e dafinės janė kaq aromatike,saqė beduinėt e pėrdorin ende nė kafe, ndėrkohė qė zakonisht pėrdoret nė paketim tė frutave tė thata si fiq dhe rrush tė thatė.

            Ekstrakti dhe vaji esencial japin shije nė vermut, akullore, pasta, karamele, ēamēakėz, produkte buke dhe makarona.

            Pluhuri nga gjethet e thata ndalon gjakhundrrjedhjet. Larja me ujin ku janė zier gjethet dhe frutat e dafinės forcon, errėson dhe shkėlqen flokėt.

 

 

 

 

            Ginger ose Xhenxhefil

 

            Me origjinė nga Lindja “emigron” nė Amerikė me spanjollet dhe qė atėhere rritet nė kontinentin Amerikan dhe Ishujt Karaibe. I njohur pėr vetitė e tij afrodisiake tė pėrdorura qė nga Antikiteti, nuk mungon nga kuzhina japoneze dhe kineze. Ende pėrdoret nė Kinė pėr tė reduktuar toksicitetin e disa bimėve.

            Nė shekullin e 18 e shtonin nė ilace pėr tė ndryshuar veprimet e tyre e pėr tė zvogėluar efektet irrituese nė stomak dhe pėr funksionimin mė tė mirė tė sistemit tretės. Erėzė, e cila ėshtė e njohur si Zintemel, si Xhinxhibira, Xhixherk ose ndryshe dhe xhenxhefil. Nuk prodhon fryte dhe shumėzohet nėpėrmjet rrėnjėve.

            I famshėm pėr antioksidantėt e tij, antikanceroz dhe imunorregullator, ul kolesterolin, rregullon sheqerin nė gjak dhe ka veprim shėrues. Ai ndihmon nė tretjen e mirė,i kundėrvihet vjelljes, stimulon trupin, zbut shenjat e rrufės, dhimbjes sė stomakut dhe dhimbjes sė kokės.

            Ai ka veprim antipiretik dhe antibakterial. Shumė shkencėtarė besojnė se xhenxhefili ndihmon nė zvogėlimin e shqetėsimeve tė kyceve.

            Ai stimulon qarkullimin, relakson enėt periferike tė gjakut dhe pengon paraqitjen e celulitit, ėshtė ilaē djersitės, gėlbazėnxjerrės, parandalon tė vjellat dhe ėshtė i panatyrshėm. Kompresat lokale rrisin rrjedhjen e gjakut nė njė zonė, zbutin inflamacionin nė sipėrfaqen e lėkurės.
            Rrėnja e thatė ėshtė pėrdorur nė Kinė pėr tė ngrohur e stimuluar stomakun dhe mushkėritė, dhe ėshtė efektive nė rivendosjen e Yang-ut.

            Nė Turqi pėrdoret pėr aromė nė salep,ndėrkohė njihej nga Madame du Barry, e cila pėrdorte njė pėrzierje tė verdhės sė vezės dhe xhenxhefilit, pėr tė shkaktuar tek tė dashurit e saj dhe tek Louis XV pasione tė pakontrollueshme.

            Vaji i xhenxhefilit pėrdoret nė Lindje dhe Perėndim pėr gati 400 vjet. Heq dhimbjen e muskujve dhe ėnjtjet, qetėson sistemin nervor. Nė Francė ofrohet nė pika mbi kubat e sheqerit pėr fryrjet e barkut, ethet dhe pėr tė hapur oreksin.

 

 

 

 

 

            Vanilja

 

            U zbulua nga spanjollėt nė Meksikė dhe ėshtė njė fruterėzė me shije tė pasur. Bima ka lule delikate dhe pllenimi bėhet nga njė bletė e vogėl qė jeton vetėm nė Meksikė. Aroma karakteristike ėshtė pėr shkak tė vanilinės dhe qė rezulton nga aktiviteti enzimatik gjatė pėrpunimit. Ajo ėshtė aroma e kujtimeve tona tė fėmijėrisė qė pėrfshijnė akulloret, kremet dhe sapunėt.
            Ajo ndihmon nė tretje, por nė sasi tė mėdha mund tė shkaktojė inflamacion. Kjo stimulon sistemin nervor. Konsiderohet tradicionalisht si tonik i muskujve dhe i mendjes,afrodisiak dhe ndihmon tretjen e ushqimit. Hulumtimi konfirmon disa prej vetive tė saj. Burimet e kaluara mjekėsore i referohen asaj si njė nxitės dhe njė antidot pėr ethet. Kjo ėshtė tonike, antiseptike, expectorant nė kollė,i bronkitit kronik dhe kollės nga cigaria.

            Nė eksperimentet e Saint George Hospital nė Londėr pėr humbjen e peshės,u vėrtetua se, ata qė kishin vėnė njė bandazh vaniljeje humbėn tri herė nė peshė krahasuar me ata qė kishin vėnė aromė limoni ose asnjė lloj arome. Vanilja rrit sekretimin e serotoninės, duke reduktuar oreksin pėr tė ngrėnė ėmbėlsira.

            Gjithashtu, aroma e vaniljes ka efekt qetėsues, i cili u gjet dhe u pėrdor nė pacientėt qė bėnin rezonancė manjetike nė qendrėn antikanceroze tė Nju Jorkut. Nė shekullin e 19 u pėrdor si aromaterapi pėr trishtimin tek vajzat.

 

 

 

 

            Fund

 

 (1)    (2)