.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

GLOBI-SHQIP

Shkencė - ILAĒET E LASHTA (1)

Bartur nga: Lidhja pellasge 

 http://antonisraftis.wordpress.com

ILAĒET E LASHTA (1)

 

      Burimet e lashta dhe tė reja, librat e mjekėsisė dhe botanikės pėrmendin erėzat si ilaēe tė rėndėsishme pėr trajtimin e njė sėrė sėmundjesh. Pėrdoren pėr tė prodhuar vajra, ilaēe,afrodisiak, por gjithashtu edhe nė ritualet e ndryshme tė tė gjithė popujve. Romakėt e lashtė vlerėsuan si vetitė e tyre shėruese, ashtu dhe shijet e tyre tė shkėlqyera.

 

 

 

            Burimet e lashta dhe tė reja, librat e mjekėsisė dhe botanikės pėrmendin erėzat si ilaēe tė rėndėsishme pėr trajtimin e njė sėrė sėmundjesh. Pėrdoren pėr tė prodhuar vajra, ilaēe,afrodisiak, por gjithashtu edhe nė ritualet e ndryshme tė tė gjithė popujve. Romakėt e lashtė vlerėsuan si vetitė e tyre shėruese, ashtu dhe shijet e tyre tė shkėlqyera.

            Gjatė mesjetės, ashtu si dhe nė Greqinė e lashtė, mirėqenia trupore dhe tė ushqyerit e rregullt ishin tė lidhura pazgjidhshmėrisht. Erėzat atėherė “konsideroheshin sa joshėse, aq dhe tė shėndetshme.” Dallimi nė mes njė tregtari erėzash dhe njė farmacisti ishte nga i paqartė deri nė mos ekzistues.

            Nė shekujt 16 dhe 17 shembull tipik ishte besimi i mjekėve britanikė mbi vetitė e mrekullueshme tė arrėmyshkut, tė cilėt besonin se ishte njė lloj bari ēudibėrės nė gjendje pėr tė kuruar edhe murtajėn e tmerrshme. Kjo ėshtė parė si zgjidhja e pothuajse ēdo sėmundjeje, por edhe si njė nxitės i fuqishėm seksual.

            Pothuajse tė gjitha erėzat janė burime tė mėdha tė antioksidantėve, qė na mbrojnė nga plakja, por edhe nga sėmundje tė ndryshme si diabeti dhe pėr tė forcuar sistemin tonė imunitar kombinuar me njė ushqim tė ekuilibruar. Shumė prej tyre kanė veprim antiinflamator dhe qetėsues. Disa tė lehtėsojnė tretjen, ndėrsa tė tjera janė konsideruar si afrodisiak. Janė antimikrobikė tė shkėlqyer dhe shfarosin mikroorganizmat patogjenė.

            Ēdo erėzė pėrmban njė pasuri vitaminash, mineralesh,mikroelementėsh e tė tjera tė dobishme pėr trupin tonė dhe janė tė “ngarkuara” me njė shumėllojshmėri vetish, nganjėherė tė provuara e nganjėherė tė pakonfirmuara shkencėrisht, por dhe pa kalori. Megjithatė duhet tė kemi kujdes me sasinė e pėrdorur tė erėzave. Sasia e vogėl ėshtė e mjaftueshme.

            Duhet tė theksohet se mjekėsia tradicionale e popujve, tė tilla si Ayurveda dhe mjekėsia kineze, shėnojnė numėr tė mahnitshėm vetish terapeutike pėr njė shumėllojshmėri erėzash dhe barnash.

            Megjithėse, jemi pėrpjekur pėr tė identifikuar cilat bimė i pėrkasin erėzave, ėshtė vėshtirė pėr tė caktuar pikėrisht pikėn qė ndan erėzat nga bimėt dhe barėrat, meqė pėrdorimi i tė gjitha kėtyre kalon pėrtej kufijve tė shijenjohjes dhe prek terapinė e vėrtetė pėrmes traditės sė vet natyrės qė na jep bujarisht. Megjithatė ne do tė pėrpiqemi, qė tė pėrmendim disa prej tyre dhe disa prej vetive mė tė rėndėsishme, tė dobishme, tė njohura deri tani nga ne.

 

 

            Piperi

           

            Ai konsiderohet “mbreti” i erėzave. Tekstet indiane i referohen 3000 vjet mė parė, ndėrsa Egjiptasit e pėrdornin atė nė pėrzierjet e erėzave pėr balsamim.

            Tė pasura me antioksidantė, nė sajė tė substancės “djegėse” kapsaikinė, lehtėson dhimbjet muskulore dhe dhimbjet paskirurgjikale, pasi bllokon lidhjet kimike qė bartin mesazhin e dhimbjes nė tru. Ka veprim antibakterial, ndihmon nė kollė, tė dridhurat, bronkitin, alergjitė dhe lufton viruset e dimrit. Pėrmirėson qarkullimin e gjakut dhe largon depresionin. Hulumtimi i botuar nė «American Journal of Clinical Nutrition», thotė se piperi ndihmon nė humbjen e peshės.

            Piperi ose peperi ka komponentin piperinė, i cili sipas hulumtimit nga ana e Universitetit tė Miēiganit, ka efekt parandalues pėr kancerin e gjirit. Karakteristika kryesore e piperit tė zi ėshtė aftėsia pėr tė irrituar disa sythe shijeje, qė urdhėrojnė stomakun tė clirojė acid klorhidrik, duke pėrgatitur fillimin e procesit tė tretjes. Si rezultat i kėsaj, ushqimi ndahet mė shpejt pa lėnė hapėsirė pėr zhvillimin e mikroorganizmave, qė ēojnė nė fryrje tė rėnda, kapsllėk madje edhe diarre.

 

 

 

            Speci i kuq

 

            Ai vjen nga varietet e specave djegės dhe shija pikante i kushtohet lėndės kapsaikinė. Piperi i kuq ėshtė njė burim i shkėlqyer i beta-karotenės, qė ėshtė njė formė e vitaminės A, e cila i jep veti antioksiduese, gjithashtu dhe vitaminės C, e cila ėshtė e pėrshtatėshme pėr trajtimin e ftohjeve, keqtretjes, etheve dhe gripit. Marrja e mjaftueshme e tij ėshtė e lidhur me reduktimin e rrezikut tė sėmundjeve kardiovaskulare, ndėrkohė ka veprim antinflamator dhe vitamina, tė cilat mbrojnė qelizat kundėr veprimit shkatėrrues tė rrėnjėve tė lira. Mekanizmi mbrojtės pėrfshin zvogėlimin e oksidimit tė kolesterolit, duke zvogėluar kėshtu efektet e dėmshme tek enėt e gjakut. Speci i kuq si dhe specat e tjerė djegės kanė efekte antithrombotike, nxitėse, tretėse, tonike dhe veti dezinfektuese, ndėrsa njėkohėsisht veprojnė si qetėsues natyrorė dhe kontrollues tė nivelit tė sheqerit nė gjak.

            Meksikanėt pėrherė kanė zakonė tė pijnė tė nxehta me spec tė kuq pėr ftohjet, ethet dhe keqtretjet.

            Gabimisht speci i kuq ka famėn e rritjes sė rrezikut tė ulēerės peptike. Pėrkundrazi, pakėson duke neutralizuar bakteret pėrgjegjėse pėr shkaktimin e ulcerave peptike. Ai gjithashtu stimulon mukozėn e stomakut tė ēlirojė lėngjet mbrojtėse, qė pengojnė krijimin e ulēerės. Megjithatė, nė rastet e individėve me historik tė ulēerės peptike, konsumi i tij duhet tė bėhet me kujdes. Njė studim mjaft interesant ka treguar se konsumimi i specit djegės mund tė reduktojė rrezikun e kancerit tė prostatės nėpėrmjet njė serie tė efekteve mbrojtėse nė kėto qeliza.

 

 

 

            Rigoni ose origani

 

            Vendoset nė krye tė “gatimit mesdhetar”, ėshtė barishte aromatike qė mund tė pėrdoret e freskėt apo e thatė. Konsiderohet si njė barishte prehistorike e zbuluar nė monumentet paleolontike nė Greqinė e lashtė, ku adhurohej si njė simbol i gėzimit dhe i lumturisė, meqėnėse zbukuronte edhe kurorat nė ceremonitė martesore. Por edhe helenėt e lashtė e pinin ēajin e rigonit pėr tė kuruar spazmat e barkut dhe pėr diarret.

            E gjejmė nė zonat kodrinore dhe malore tė vendit dhe pothuajse nė ēdo sallatė. Rigoni ka njė veprim antioksidant shumė tė veēantė e tė fuqishėm dhe ėshtė njė prej bimėve mė tė freskėta. Falė thimolės dhe karvakolės pėrbėrėse, vepron si njė “mburojė” kundėr viruseve dhe bakterieve, duke parandaluar veprimin e mikroorganizmave nė ruajtjen tonė nga sėmundjet e ndryshme. Aktiviteti i njohur antioksidant ėshtė mė i fortė se antioksidantėt artificial BHA dhe BHT,qė pėrdoren nga industria pėr mishin e paketuar.

            Rigoni ėshtė njė ilaē i mirė pėr infeksionet e lėkurės, pėr papėrkulshmėrinė e muskujve dhe kyceve, por edhe pėr ata me sistemin e dobėt tė frymėmarrjes. Rigoni ėshtė i njohur pėr burimin e beta-karotenės dhe hekurit.

            Kjo lehtėson tretjen dhe lufton kapsllėkun. Tonik dhe mik i mirė pėr mushkėritė, ndihmon nė bronkitin kronik. Ajo ka veti stimuluese dhe ndihmon njerėzit, qė vuajnė nga lodhja.

            Vaji esencial ėshtė tonik, ngėrēlargues, stomakshėrues, kollėheqės, gėlbazėndalues dhe pėrdoret nė fėrkimin e lėkurės dhe banjot qetėsuese e tonike.

            Sė fundi, ndoshta pėrbėn shoqėruesin ideal pėr mishin e pjekur nė skarė, meqėnėse fibrat bimore tė tij ulin kolesterolin dhe trigliceridet nė gjak e nė kėtė mėnyrė balancojnė dėmet e mundėshme nga ngrėnia e mishit. Pak veta dinė pėr aktivitetin antikanceroz tė rigonit. Mishi nga natyra pėrmban nitrate, qė nė kombinim me aminat e stomakut krijojnė nitrosaminat, lėndė kancerogjene. Rigoni nė mish, pėrveē shijes qė jep, ndihmon pėr tė parandaluar zhvillimin e nitrosaminave.

 

 

 

            Bahari (allspice, pepe garofanato,piment)

 

            Bahari vjen i dyti pas karafilit pėr nga pėrmbajtja e antioksidantėve nė bazė tė njė vlerėsimi tė Universitetit tė Oslos. Gjithashtu i ėshtė dhėnė aftėsia e uljes sė tensionit, por pa pasur prova hulumtuese tė mjaftueshme pėr kėtė veprim.

            Pėr shkak tė vetisė anestezike pėrdoret nė prodhimin e shumė kremrave qė mund tė lehtėsojnė dhimbjen. Vajrat e tij pėrdoren nė ilaēe vepruese pėr tė lehtėsuar patretshmėrinė dhe dhimbjet nė stomak, ndėrsa ndihmon nė tretjen e yndyrnave. Pėrballon dhimbjen e kokės dhe tė dhėmbit.

            Vajrat esenciale janė pėrdorur nė Aromatherapy pėr tė trajtuar probleme tė tilla si: artriti, kolla, dhimbja barkut, depresioni, lodhja, stresi. Kompresat e mbarsura me bahari lehtėsojnė dhimbjet reumatike dhe nevralgjitė.

            Kombinimet me piper, kanellė, karafil dhe arrėmyshk pėrdoren nė industrinė e mishit, ushqimore dhe tė pijeve.

 

 

 

 

            Mustarda

 

            Vlera ushqyese e mustardės i kushtohet farės sė sinapit, qė ka pėrqindje tė larta proteinash, mikroelementesh dhe minerale si: kalcium, magnez, kalium dhe niacin. Mustarda ka kalori tė pakta dhe yndyrė tė ulėt me mungesė tipike tė kolesterolit.

            Shumė studiues kanė raportuar mbrojtjen e ofruar nga vaji i mustardės kundėr mikroorganizmave tė tilla si: E.Coli, Listeria e Staphylococcus aureus. Nė tė gjitha farat e mustardės ka pėrbėrėsa isotheiakyanike, qė lėshohen kur aktivizohet njė enzimė, e cila ndodhet gjithashtu tek farat dhe quhet myrosinasa. Pėr mė tepėr, shumė studime i kanė lidhur kėto bashkime isotheiakyanike me mbrojtjen kundėr kancerit. Eksperimentet laboratorike kanė treguar se ngrėnia e farės zvogėlon rrezikun e shfaqjes tė disa formave tė caktuara tė kancerit, veēanėrisht zorrės sė trashė dhe stomakut.

            Kompresat me sinap dhe kremrat mund tė jetė ndėr trajtimet mė tė efektshme pėr infeksionet e kafazit tė kraharorit. Vaji i sinapit ėshtė i dobishėm pėr lehtėsimin e dhimbjes nė kyce, duke shkaktuar hyperaemia ndihmon nė dhimbjet muskulore dhe skeletore dhe mund tė ndihmojė nė trajtimin e acarimeve tė lėkurės. Fara e bluar pėrdoret pėr terapinė reumatizmale dhe si njė mjet pėr uljen e mbingarkesės nė organe. Sinapi i aplikuar jashtė redukton trysninė e organeve tė brendshme duke tėrhequr gjakun nė sipėrfaqe dhe ėshtė i dobishėm nė dhimbjet e kokės, nevralgji dhe ngėrcet (tkurrjet). Ndihmon nė trajtimin e infeksioneve respiratore, ngrirjet (chilblains) dhe plasaritjet e lėkurės. Vaji i sinapit rekomandohet pėr forcimin e flokėve dhe pluhuri pėr antiseptik.

            Mustarda e zezė dhe e bardhė pėrforcojnė sistemin qarkullues dhe tretės. Mustarda e bardhė ėshtė diuretik dhe antibiotik,heq dhimbjen, njihet prej shekujsh veprimi shpėrndarės dhe clirues i simptomave tė sinuzitit. Ndihmon pėr tė djegur kaloritė e tepėrta. Sinapi i bardhė vepron si njė kundramyk, oreksant, i jonatyrshėm, pastrues, djersitės, tretės, diuretik, vjellėnxitės, expectorant (gėlbazėnxjerrės), alergjik, stimulues, tonik dhe irritues. Nė Kinė pėrdoret pėr tė trajtuar kollėn me shumė gėlbazė, tuberkulozin dhe pleuritin.

            Pėrmendet qė zierja e farave pėrdoret pėr tė trajtuar ashpėrsimin e mėlēisė dhe tė shpretkės dhe trajtimin e kancerit nė tumore dhe absceseve tė qafės.

 

 

 

 

            Kanella

 

            Kanella pėrbėhet nga tre vajra thelbėsore qė kanė aktivitet tė fortė antimikrobial. Eshtė vėrtetuar se disa pika vaji tė kanellės janė tė mjaftueshme pėr tė bllokuar veprimin e mikroorganizmave Bacilus dhe Candida. Gjithashtu, vaji cinnamaldehyde ndihmon nė ruajtjen e trupit nga sėmundjet kardiovaskulare duke parandaluar grumbullimin e trombociteve dhe reduktimin e nivelit tė kolesterolit nė gjak.

            Kanella ėshtė njė burim i shkėlqyer i manganit dhe hekurit. Kur kombinohet me mollė dhe portokall pėrmbajtja e vitaminės C tek frutat shėrben pėr shtimin e thithjes sė hekurit nga trupi.Hulumtimet kanė treguar se ajo ndihmon kolesterolin e keq, ka veti nxehėse, antiqelbėzuese, antirrudhėse, antiseptike dhe lufton spazmat. Falė aldehidave kinnamike kanella “ul” presionin e lartė tė gjakut, ethet dhe ka aktivitet analgjezik. Njė tjetėr cilėsi shumė e rėndėsishme e saj ėshtė lidhja me diabetin e tipit 2. Ndihmon nė rastet e keqtretjes dhe fryrjeve, ndėrkohė ėshtė njė burim i pasur i magnezit, pėrbėrėsit thelbėsor tė densitetit kockor.

            Ndihmon nė pėrballimin e crregullimeve tė stomakut, stimulon qarkullimin, heq dhimbjet menstruale, ka cilėsi afrodiziake dhe ndihmon nė ngopje.

            Nė Egjiptin faraonik pėrdorej nė magji dhe nė procesin e balsamimit tė mumieve.Me kanellė aromėzonin carcafėt e tyre tė dashuruarit dhe gratė rrobat e tyre. Aroma e saj e bėnte dhuratė tė denjė pėr mbretėrit dhe pėr flijimet ndaj perėndive.

 

 

 

 

            Kaperi

 

            Nė kohėt e lashta besonin se bima ka veti shėruese dhe magjike. Mjeku i lashtė Dhioskuridhi rekomandonte gjethet dhe rrėnjėt e bimės pėr zhdukjen e ėnjtjeve. Era tipike e kaperit ėshtė pėr shkak tė acidit kaprik. Bima prodhon vaj esencial me pėrmbajtje kapparinė njė substancė thelbėsore qė stimulon stomakun.

            Nė farmaceutik pėrdoret nė rastet e dobėsisė si njė nxitės i qarkullimit dhe i funksioneve frymėshkėmbyese, poashtu nė rastet e pamjaftueshmėrisė, dhimbjeve dhe menstrualet. Jepet grave shtatzėna para lindjes qė tė shkaktojė kontraktimet nė mitėr. Ndalon diarren e spazmat nė stomak dhe zorrė, pėrdoret kundėr paaftėsisė, pickimit tė grenzės dhe kafshimit tė gjarprit.

            Ai shėron shpretkėn, krimbat e zorrėve dhe hemorroidet. Ngjall oreksin dhe stimulon lėngjet e stomakut.Mbulesa e rrėnjės pėrdoret pėr tė trajtuar sėmundje tė tilla si: artritin, reumatizmėn dhe dhimbjet e dhėmbit.

 

 

 

 

 

            Vazhdon...

 

(2)     (3)