Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Ilir Paja

ILIR PAJA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

ILIR PAJA

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

            Ka lindur nė qytetin e Durrėsit mė 20.09.1971.

            Nė vitet 1991-1995 diplomohet pranė UT nė fakultetin filologjik dega gjuhė-letėrsi.

            Nė vitet 2009-2011 kryen studimet pėr MND po pranė UT (pėr studime letrare), ku diplomohet me tezėn: “Zef Zorba poeti mes errėsimeve hermetike dhe ndriēimit modern".

            Qė nga viti 1995 e nė vazhdim (pa ndėrprerje) ushtron profesionin e mėsuesit tė lėndės sė letėrsisė dhe gjuhės shqipe. Nga viti 2003 dhe deri mė tani punon mėsimdhėnės nė gjimnazin “Naim Frashėri” tė qytetit tė Durrėsit.

            Krijimtarinė letrare e nis nė vitet e arsimit si gjimnazist pėr ta vazhduar gjatė studimeve universitare si student (tė cilėn e vazhdon aktualisht), nė poezi, prozė, esse dhe shkrime shkencore.

            Krijimtarinė poetike e ka publikuar dhe nė vėllime poetike:

            -“Nuk hesht” - botuar nė vitin 1996,shb “Marin Barleti”.

            -“Afrohen gjethet” - botuar nė vitin 2006, shb “Ideart”.

            -“Pikojnė yje” - botuar nė vitin 2010. shb “Ideart”.

            Ndėrsa nė shtypin letrar, nga organe gazetarie, nė revista letrare dhe me pėrmbajte shkencore ka publikuar dy herė radhazi kapituj nga tema studimore e diplomimit pėr “Studime letrare MND” dhe periodikisht krijimtarinė e tij, si nė revista “Poeteka”, “Mehr Licht”, “Obelisk”, ”Vegime letrare”, nė “Zėri i Rinisė”, “Drita”, “Nacional”, “Muzgu”, “Milosao” etj.

            Shkrimet letrare studimore i ka botuar nė revista letrare si “Poeteka”, ku ka publikuar njė kapitull tė tezės nė mbrojtjen e diplomės pėr MND me temė “Poeti Zef Zorba mes errėsimeve hermetike dhe ndriēimit modern”, “Obelisk”, ku janė botuar dy prej tyre, njėra mbi prozėn e Heminguejit dhe tjetra mbi romanin e Kadaresė “Nėpunėsi i Pallatit tė Ėndrrave”. Kjo e fundit e vlerėsuar si eseja studimore mė e mirė e vitit. Aktivitet i zhvilluar nga Ministria e Kulturės. Ndėrsa nė “Nacional” ėshtė botuar njė shkrim studimor pėr prozėn e F. Kafkės, mbi romanin “Procesi” dhe sė fundi njė fragment nga mikroteza mbi poezinė e poetit Zef  Zorba.

            Ėshtė pjesėmarrės nė edicionet “Poeteka” mbajtur nė Durrės nė vitet 2005-2010 ku krijimtarinė poetike e ka publikuar dhe nė gjuhė tė huaj (anglisht) nė njė nga edicionet e festivalit ndėrkombėtar “Poeteka”. Nė dy numra tė saj, pra tė “Poetekės” janė publikuar dhe dy kapituj nga tema studimore mbi poezinė e Zef Zorbės.

            Nė vitin 2011 merr pjesė nė aktivitetin me temė: “Mesdhetar poetik” nė Palermo tė Italisė, ku eventi kishte si moto “Mediterraneo in luce” ku pėrfaqėson poezinė e vendit tonė nė praninė e shumė vendeve qė lagen nga deti Mesdhe. Nė vitin 2013, me piktorin shqiptar Alfred Miloti, merr sėrish pjesė nė Romė, ai me njė vepėr arti nė pikturė, ndėrsa Paja me poezinė e vet qė e shoqėroja veprėn e tij pėr nder tė 150 vjetorit tė artistit austriak Gystav Klimt.

            Aktualisht pranė gazetės “Shekulli”, lėvron tema tė problematikave tė ndryshme nga jeta shoqėrore shqiptare, rajoni dhe mė gjerė; arsimore dhe politike nė fushėn e “Opinionit”.

            Gjatė viteve 2014-2015, pranė qendrės “IRISOFT”, ėshtė trajnuar pėr statusin e drejtuesit tė shkollės sė mesme, ndėrsa nė vitin 2016, me nisjen e kurikulės nė arsimin parauniversitar, ėshtė pjesėmarrės pranė kėsaj qendre trajnimesh nė rang kombėtar, pra “Iri softit” si bashkautor teksti nė letėrsinė e klasės sė X.

            E-mail: ilirpaja@yahoo.com

 

 

 

TOKA ZHVISHET QĖ TĖ VESHĖ NJERIUN...

 ( nė kujtim tė etėrve... tim eti...)

 

 

Toka tani ėshtė mė e burrėruar.

Ka njė njeri mė shumė...

Qielli formė prej njeriu.

Por mė i rudhur se ballė resh.

Unė tani kam dy nėna mė shumė.

Vdekja i afron prush terri t’u ndezė

Cigaren si  i zoti shtėpisė...atij, tim eti qė ish...

Por s’mjafton as tavėll Hėne pėr tė gjithė atė hi.

Njerėz ulur kudo ku me filtrin e duhanit

qė shtypin mes mollėzave sikur provojnė forcėn

para vdekjes. Dhembja nuk mėrdhin.

Ndaj rishmi Hėna birėson tavėlla mbi tryeza

Si tė ishin pėllėmbėt e atyre qė munguan.

Qė diku tymosnin qiell dhe pse e dinin...

Kjo natė kishte vdekur...

Qė mbrėmjen e fundit tėnde qiellin shkundi tutje...

Darka, e ngrėna tė priti sėrish.

Por loti tani qiellėz  pėrtyp dhembje.

Dhe jo njė tule buke...qė dikur pėrshkonte

Njė natė para gjumit tė shijonte si profeci

Heshtjen pas njė mendimi...

Burrėria fliste.

Dhe ti s’mund t’i thoje tė gjithėve njėherėsh.

Nė morte pritjet e njerėzve janė ikje pėr tjetėr kund...

Toka u zhvesh tė vishej sėrish...

Dhčun nga nėn dhču e ndan njė ditė

Bėrė pis me natė...

Ėshtė pagjumėsia ime baba!

Tokėn marr me vete.Ajo ka peshė njeriu...

Ia mbath kėpucėt e mia.

Tė masė hapin e pėrjetėsisė tėnde...

Nė bar kafe porosis njė kafe.

Unė s’mund tė paguaj dhe pėr njė vdekje...

Dhe pse pranon nė trup t’i hedhė kupa kujtimesh.

Qė tė pushojė njė kollė, tėshtimė, hundė...

Dikur zhurmė e tillė shtynte ajrin tutje...

Tani ikja jote ka njė qiell nėn dhč...

Nė pranverė do mbijė fije bari...

 

 

PREHJE...

 

Frymė...

Dhe dita. Dhe nata.

Rudhur...

Hėna qepallė e fryrė.

Loti mbledhur aty.

Qielli djersin.

Unė yt bir.

 

 

NĖNOKE!

 

Balli zbret poshtė...

Dhe vetullat hi...

Shikimi ka hyrė  diku

Mė thellė...

Nė kėmbėt e mia.

Aty mbaron shtrati yt.

Agonia. Trembja nga vdekja.

Pafuqia.

Ikja.

Hija ime pas meje.

Unė e mbuloj me

 

 

THINJNJIMIN TĖND.

 

E bardhė hija ime ngrihet.

Tė kėrkojė jo shumė.

Loti qė tė rodhi fshehtas nga syri.

Unė dikur foshnje.

Unė tani burrė.

Unė dikur lot.

Ti vetėm qumėsht.

Unė sot dhembje.

Dikur ti jo mė shumė...

Frymė.

Dhe pak.

Kur shirit letre i bardhė

Eko kardiogrami

Fashoi jo plagė.

Por e mbėshtolli heshtjen.

Sa vetė hėna s’do mjaftonte

Nėse shiritin e bardhė tė saj.

Do ta vinim pranė zemrės...

Kjo baticė rrahjesh qė trupin

Ngre...

Tani zbaticė...qė dhembjen

Merr brenda vetes.

Tė tretur  nė hi trupin.

Tani...Dhču ėshtė mė i lehtė

Se vdekja.

Sepse dhembja mbetet gjallė.

Tani...Toka ėshtė frymė.

Sepse loti burrėrisė.

Kėrkon tė pijė foshnjėrisht

Vetėm nga ai sy...

Shpirti ngrihet me eshtrat e dhembjes.

Ndaj ringjallja mbetet e trembur.

Thinjat si vello rėnė derdhur nė trup.

Mbathin trupin tim.

Qė unė tė mbetem

Hėnė e ngritur.

Mbėshtetur mbi baticėn

E natės...

Unė lot i ditės.

Dhču djersin nga duart e mia...

Kur prekja tek ty.

Mbetet frymė...!

 

 

TRUNGU I QIELLIT.

 

Nė trungun e qiellit.

Degėt treten erė.

Rrėnjėt mbushin ajrin

Me aromė dhču...

Hėna, shpend i balsamosur.

Dielli, e vetmja kurorė e pafund

Nė rrėshirė...

Nata kacaviret.

Yjet e kapur puthjet e

Ėndrrave.

Nė qiell trungu, njė pemė.

Tė gjitha erėrat

Trajten lėvozhga.

Nė plasaritjen e tyre

Qielli ēel horizont.

Kur bie njė copė

Druri e hollė si si erė mbi erė.

Nata shfaqet me ditėn fole...

 

 

ERA MBARSET ME GJETHE...

 

Gjethnia prek trupin tim.

Malli trand trupin e vjeshtės.

Era, gjak qė ikanaket

Me shijen e drurėve.

Ditė e tillė ka pėrmasėn

E trupit tė fėmijės.

Nga hija njė peme

Bie era...puthja ime e parė.

Zėrat e gjetheve pėshpėritja

Fundit para dhčrimit.

Mbledh dorėn dhe gishtat

Mė luten tė migrojnė

Krahė nėpėr erė.

Ngrihem nga hije vjeshte qiell.

Askush s’mund tė shohė

Hėnėn qė pres tė shkapitet

Nga erėra resh...

Vjeshta ndalet.

Nė kėrkim tė pemės mė tė zhveshur.

Nė kėrkim tė rrėnjėve.

Janė kėmbėt e mia.

Janė supet.

Nė puthje mė mbetet njė gjethe.

Sepse unė s’mund t’ia prek buzėt

Mallit...

 

 

TEL I GJEMBTĖ QĖ NDEHTE LIRINĖ...

 

Ndryshku telit la njollė hekuri

Nė re.

Era ndjeu mbi krye

Njė qiell t’ēeliktė.

Qė ndiqte shiun

Si vrasja gjakun.

Nga trup njeriu mungojnė duart.

Njėri shtrėngon nė fyt kohėn.

Tjetri e lė krahun...

Pėllėmba e vetme shuplaket ngado.

Veē tė bėjė erėn urrejtje.

Sepse vetėm kėshtu

Vdekja do shohė nga shpirt i tillė.

Fluturime.

Qė nguten tė kapen deri nė krahė

Zogjsh.

 

 

QELESHE HĖNE.

 

Nata u godit nga pagjumėsia

Gjakmarrjes.

Jehona e njė tė shtėne.

Ngriti nga tmerri vetė guvat,

luginat,monopatet,

Kostandini shkruajti emrin

Mbi varr...

Qielli tani me hėnė rėnė pėrmbys

i pėrvidhet natės.

Shkreptiu dhembja.

Qeleshe e hėnės ra...

Reja aty pranė e vesh nė zi.

Nė male dėbora u terr.

Dhe ujqėrit harruan urinė.

Nė njė kullė hėna rėnė siē

Bie trupi kur e shtyn vdekja

Drejtė hijes sė vet.

Mori dhč sa pėr njė ditė...

Mėngjesi u ngrit

Krah fashuar.

Rruga ngrihej si gjaksi ende nėn

Nishan.

E shtėna e dytė ditėn

Kruspi hėnė.

Ndėrsa qielli lidhi nė brez

Natėn e dytė.

Tani pa hėnė njė grusht flokėsh

T’bardhė thinjėn trupin

E njė fėmije t’pafaj!

Nėse hėna do hiqej

Nga nata pas trokitjes

Pėr diku.

Mikpritja mbetet

Buzėqeshje.

Dhe dita e tretė hėnė e plotė.

Tani ra njė natė...

 

 

NĖ VIZATIMIN E ERĖS.

 

Hija ndjen vdekjen pranė.

Ringjallja mbėrrin zė.

Por e pangjyrė.

Nė vizatimin e erės

Nuk morėn pjesė ngjyrat.

Nė telajon e qiellit

Njė re po i kėrkonte

Shiut lėmoshė.

Ashtu si njeriu lypės

Qė zėrin e ka erė vdekur.

Era gėrvishti atė ditė gjithēka.

Madje iu kanos dhe pemėve t’i

Jepnin rrėshirėn pėr ngjyrė tė parė.

Dhe njeriun e trembi me verbim.

Sytė tanė t’i dhuronin qiellin.

Por atė ēast...

Njeriu lėmoshės

Pėrtypi tė gjithė erėn.

Pėr tė mos vjellur gjakun

E urisė.

Nė vizatimin e erės

Nė dy anėt e njė hijeje

Rrinin nė duel pėr jetė a vdekje

Ngjyrat bardh e zi...

Nė dy anėt a ngjyrave

Era u vra hije ngjyrash.

 

 

NĖ NGREHINĖ.

 

Njė kėpucė e vjetėr s’ka numėr.

As dhe njė xhakete s’mund t’i vijė

Asnjė vjeshtė.

Njė gjethe e rėnė...sup i tretur dhč.

N’ngrehinė terri grabit veten.

Ndėrsa dita fshin nė diell

Lot tė jetimtė.

Era shtyn trupin e tokės tutje.

Dhe s’kupton vjetėrsinė mbi veten.

Nga formė kodre, nė gishtėrinj dore.

Nga gjurmė kėmbe nė thonj kacavjerės.

Nga formė bastuni nė qiell gruaje

Plot qumėsht.

Njė kėmbė e zbathur ka numėr.

Sepse mbath ngrehinė.

Qė s’e pranon as toka nėn dhč...