Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe - Ilire Zajmi

ILIRE ZAJMI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

ILIRE ZAJMI

 

 

 

 

 

          

             Hyrje

  

           Ilire Zajmi  ka lindur mė 1971 nė Prizren. Me profesion ėshtė juriste e diplomuar nė Fakultetin Juridik tė Universitetit tė Prishtinės. Ka specializuar diplomacinė pranė Akademisė Diplomatike Shqiptare, Qendra Rajonale pėr Studime Politike e Diplomatike. Aktualisht ėshtė duke vijuar studimet pėr magjistraturė nė degėn e Gazetarisė dhe Komunikimeve Masive.

            Ka tė botuar katėr libra: Pėrmbledhjen me poezi “Kėmbanat e mėngjesit”, Prishtinė (1991), romanin “Fashitja e ėndrrave rrebele” Prishtinė (1996), libri publicistik “Un treno per Blace” botuar nė Itali (Molfetta – Bari 1999), pėrmbledhjen me poezi “Baladė e bardhė” Prishtinė 2000.

            Ėshtė bashkėautore nė tre antologji: “Take tė larta” botuar nė Prishtinė nė vitin 2002, nė antologjinė “Gjuha e dashurisė poetike” botuar nė Tiranė mė 2006, dhe bashkėautore nė antologjinė “Nėnės” botuar nė Tiranė 2007.

            Shkruan poezi, prozė si dhe merret me pėrkthime letrare nga gjuha angleze dhe italiane.    Ėshtė anėtare e Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės dhe e PEN qendrės. Njė kohė tė gjatė ka punuar si gazetare e redaktore e lajmeve nė mediat e shkruara dhe nė ato elektronike nė Kosovė. Aktualisht punon nė Radio Televizionin e Kosovės.

 

 

 



VALSI I MESNATES

Sonte aq mė bėn pėr Botėn
dritat e fikura soliterve
pėr lavdinė kuartin e lavireve.

Kėsaj nate aq mė bėn pėr Artin
Boemėt artistėt darkerėt
qė pėrjetojnė traumė artistike
nė katin e pestė tė ēmendisė.

Sonte dua tė dridhem
si gjethet nė pemė
tė rrėshqas njalė duarve tė tua
tė mė duash ēmendurisht
tė mė marrėsh nė shtrat
Adonis i sirtarit tim magjik

Kėsaj nate dua tė digjem e gjallė
para pasqyrės lakuriq tė  vallėzoj
sonte aq mė bėn pėr tė tjerėt
Dua tė hedh valsin e pafund tė lumturisė.


7 DITĖ

Mė njohu mė mirė se ēdo burrė tjetėr
trupin tim e shijonte kur i donte qejfi
Duart i mia i pėlqente t’ia hidhja rreth qafės 
Tė mi shihte sytė  vezullues nė terrin e natės    

Mė donte edhe tė shtunėn e tė dielėn
7 ditė tė javės

Ai nuk bezdisej pėr klithjet e mia
heshtjen e ithėt lotėt e munguar
Fėshfėrimėn e ftohtėsinė e trupit
zhuritjen e zemrės errėsirėn e shpirtit  

Shtatė ditė tė javės numra nė kalendar 
Njė portė e  lėnė hapur nga ėndrra harruar.


ENDERR E HUAJ

Je ėndėrr e huaj qė mė prish gjumin tim
Yll i zhuritur nė qiellin e vetmisė
Mollė e kafshuar nga njė Evė e pėrdalė
Don Zhuan egoist trafikant zemrash 
Karrem djalli qė mė josh nė prapėsi
Mė mbanė larg e mė do afėr
Mė afron buzėt e nuk mė puth
Mė shkruan mesazhe dashurie pa adresė
fshihesh pas emrave tė ēuditshėm mbret, princ, iluzionist, poet
e mė thua tė kam helm e nektar, ikonė e kurtizanė.

A tė dua se di, herė tė dua e herė s’tė dua
Nuk je ėndrra ime TI.  


GJERAT

Gjėrat qė i urrej mė sė shumti i dua
Punėn qė e pėlqej
Nuk e bėj kurrė
Miqtė qė i dua  gjithnjė i kritikoj
Tė tjerėve iu jap komplimente pa hesap

Poezia qė mė sė shumti  e adhuroj
Ėshtė ajo qė se kam  shkruar kurrė
Pijet  qė i urrej i pij mė sė shpeshti
Revistat qė tė  gjithė i shajnė unė i blej  me ėndje
Njerėzit e ēuditshėm
Mė sė shumti i respektoj

Vrapoj pas atyre qė mė bojkotojnė
Ik nga ata qė duan tė rrinė me mua
Iu buzėqesh atyre qė nuk qeshen kurrė
Qaj pėr ata qė nuk e dinė ēka ėshtė gėzimi
E mėshiroj ata qė  nuk e dinė ēka bėjnė

Rutinėn e urrej
Kreativitetin e sfidoj
Dhe prapė  aq shumė  gjėra mė mundojnė.


KĖSHILLA VETES

Mos prit tė gjithė burrat tė bien nė dashuri me ty 
tė tė quajnė kurtizanė kur epshi ua terron sytė 
Mos i beso askujt pėr ndjenjat e tua
Ti e di mė mirė se kushdo ēka ndien lėkura jote
Mos u shtir se i di tė gjitha  mėso ēdo ditė diēka tė vlefshme pėr veten
Festo pėr  gjėrat e vockla  mos lejo tė bezdisesh nga punėt e mėrzitshme
Kurrė mos dil  nė rrugė pa vėthė nė vesh buzėkuq e parfum qershie
Fal shumė  e marrė  mos u bėj falja vetes tė gjitha ēmenduritė 
Pranoja vetes tė gjitha turpet mos fshih asgjė nga pasqyra
Bėhu e njerėzishme me njerėzit qė tė duan, qitja gjuhėn snobėve e hipokritėve
Mos e puth dikė qė rri me ty pėr njė orė nuk ia vlen barra qiranė
 
Secili ka nevojė pėr njė skutė tė veten
Mos u pendo kurrė mos kėrko falje pėr gabimet e tua
Fajet e tė tjerėve mos i merr mbi vete 
Mundėsisht mos fle pa bėrė dashuri ndjehu mbretėreshė e fronit tėnd
Lexo ēka tė pėlqen mos i beso shijes sė tė tjerėve
Kujdesu fort fort pėr unin tėnd e lufto deri nė fund pėr gjėrat qė i do.


ĖSHTĖ HERĖT PĖR TĖ VDEKUR

Mė mbaj fort pėr dore kur kėmbėt s’ mė mbajnė
Mė fal njė buzėqeshje fėmije kur tė shfaqen rrudhat nė ballin tim

Mė jep njė tė puthur tė zjarrtė kur buzėt tė mė jenė mavijosur
mė mbėshtill me ngrohtėsinė e trupit tėnd
kur tė ftohtit tė mė shndėrrojė nė kallkan
mė streho nė ėmbėlsinė e zemrės kur tė kem humbur besimin nė dashuri

Mė mbajė tė gjallė nė cepat mė tė skajshėm tė kujtesės
kur nga skleroza do kem harruar emrin tim
mė jep frymė mė ringjallė ti Odiseu im  
atėherė kur vdekja tė mė pėrqafojė si nėna fėmijėn

Ti
mos me lėr tė vdes kaq herėt
S ‘dua tė mbetem vetėm hije e kujtimit
Penelopė nė ishullin nga bota harruar. 

                                      

Huazuar nga “ORA SHQIPTARE”