Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 3 - Iliriana Koleka

ILIRIANA KOLEKA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

ILIRIANA KOLEKA

 

 

 

 

 

              Hyrje

  

            U lind nė Tiranė nė 29 korrik 1959. Ėshtė me origjinė nga Vunoi, fshat i Himarės, Vlorė. Shkollimin fillor dhe tė mesėm e kryen nė Tiranė si nxėnėse e arritjeve tė larta dhe mė pas vazhdon nė Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės, dega Fizikė (1977-1979).  Nė 1979 qeveria shqiptare bėri hapjen e parė drejt perėndimit, duke dėrguar njė grup studentėsh tė shkėlqyer nė universitet e Austrisė, Italisė e Francės. Iliriana bėnte pjesė nė nėngrupin e Francės. Atje studion gjuhėn frėnge pėr njė vit nė fakultetin e letėrsisė Bordeaux III (1979-1980), pastaj tre vjet fizikė nė Bordeaux dhe Pau. Kthehet nė Shqipėri nė vitin 1984 dhe diplomohet nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės, nė degėn Fizikė e Specialitetit nė 1985.

       Punon si fizikante pranė Institutit tė kėrkimeve Gjeologjike (1985-1992). Nė vitin 1987 boton librin “Energjia e tė nesėrmes” Nė 1993 mėrgon nė Itali me fėmijėt, ku gjendet dhe sot. Nė 2001 bėhet doktore nė Fizikė pranė Universitetit tė Camerinos (MC) dhe nė, mbas fitimit tė konkursit dhe mbarimit me sukses tė shkollės sė mėsimdhėnies SSIS (2003-2005) merr titullin e Profesoreshė e matematikės pėr shkollat e mesme klasa A047. Iliriana nis tė ushtrojė profesionin e mėsueses sė Matematikė – Fizikės nė arsimin e mesėm nga shtatori 2005 dhe nė vazhdim, duke ndjekur kėshtu gjurmėt e nėnės sė saj Lica Kolekės, mėsueses dhe edukatores sė shkėlqyer tė shumė breza nxėnėsish. Interesi i saj pėr poezinė ėshtė i hershėm. Nė familje, tė dy prindėrit i recitojnė pjesė si nga Naimi, Noli e Agolli, ashtu dhe nga Dante, Burns e Majakovski.

       Tradita familjare e ndihmon dhe nė tė mėsuarit tė ndėrtimit tė poezive me rimė ose bejteve, sipas traditės vlonjate e bregase nė pėrgjithėsi. Nė familjen e saj gjenden dy bejtexhi tė sprovuar babai tė saj, Spiro Koleka dhe vėllai, Sokol Koleka, qė nė ditė tė shėnuara thurin bejte dhe i recitojnė para familjes. Dhe Iliriana i shtohet nė mėnyrė natyrale “skuadrės sė bejtexhinjve” e fillon qė 5 vjeē tė recitojė nė familje bejtet e saj, fillimisht tradicionale e duke nisur nga 1974 (Iliriana ishte 15 vjeē) me varg e lirė e strukturė ndėrtimi tė kohės.

       Ilirianės i pėlqen vizatimi dhe i bie pianos, siē i ka rėnė babai, e motra e tė vėllezėrit instrumenteve tė ndryshme si violinė, piano, fizarmonikė e kitarė. Gjatė gjimnazit e deri nė 1990, ndjek tė gjitha koncertet me muzikė klasike qė zhvillohen nė Teatrin Operės e Baletit dhe Institutin e Lartė tė Arteve sė bashku me mėsuesen e saj tė pianos, Elsa Veizin. Veprimtaria e saj letrare e artistike ndėrpritet pėr shumė vjet nga kurbeti dhe rifillon po ne mėrgim me 2001 me pikturėn. Bėn njė ekspozitė personale tė pikturės nė Ascoli Piceno (Itali) nė 2004. Iliriana thur poezi e tregime tė shkurta nė italisht, por i mungon tė shprehurit nė gjuhėn amtare e mundon malli pėr vendlindjen. Libri i saj i parė letrar nė gjuhėn shqipe quhet “Qiell i prenotuar” botim i shtepisė botuese “Albtipografia”, 2014. Iliriana jeton e lumtur me fėmijėt e saj Erdet-i, Kreshnik-u dhe Ana nė Milano tė Italisė

       Ja si shprehet nder te tjera poeti dhe redaktori i Liberit “Qielli i Prenotuar”

       Qiell i prenotuar Tė shkruash nuk ėshtė aq e thjeshtė sa mendohet. Aq e thjeshtė sa mendojnė sot, kur faqet e botės elektronike janė mbushur me poetė dhe shkrimtarė, tėcilėt nė mė tė shumtėn e rasteve, nuk kanė as arsim dhe as kulturė. Kjo ėshtė njė modė e keqe e tė kopjuarit, asgjė mė shumė. Tė jesh POET ėshtė nder, ėshtė njė “titull” elitė, qė fitohet me punė, me shumė punė dhe djersė. Djersitje mendjeje qė kthehet nė vargje.

       Tė shkruash poezi do njė kulturė shumė dimensionale qė jo tė gjithė e kanė. Iliriana ėshtė njė grua me shumė kulturė, kjo dhe trashėgimia e pasur familjare e origjinės e ka ndihmuar tė jetė qė nė librin e saj tė parė, njė poete e re. “Ajo,-nėse do tė mbėshtetesha tek Nietzsche,-ėshtė nė rrugėtim drejt reve, aty ku jetojnė poetėt, mes qiellit dhe tokės.”

 

Ardi Omeri

 

 

 


FLAMUJT LĖSHOJNĖ FILIZA
(kushtuar dėshmorit, prof. Xhemajli Berishės)

Nė tetėdhjetė e njėshin, kur flamurin ngula nė shtizė
S’besonte kush nė Kosovė, qė ai nxirrte filiz 
Njė beze kuq e zi dhe njė dru i tharė si shkop 
Ē’mund te bėnin kėta tė dy, veē tė griseshin copė copė

Po ja qė u gabuan, flamuri u pėrtėri
Lėshoi kudo filiza, cuca e djem tė rinj
Studentėt e mi tė dashur, kėta atdhetarė fatlum 
Shkaut i ranė pa frikė, me bomba e me plumb

Unė jetėn nė burg e dhashė dhe Kosova u ēlirua 
Flamuri nxjerr prapė filiza, se lufta s’ka mbaruar.

 


PISHTARĖ TĖ TJERĖ DO BĖJNĖ DRITĖ
(Pėr dėshmorin e kombit, yllin e pashuar, prof. XHEMAJLI BERISHĖN, 1958-1989, me rastin e 26 vjetorit tė rrėnjės pėr liri)

I lidhur nga terri me zinxhir pushtimi
I robėruar tradhtisht nė palėvizshmėri
Me korba shkau rreth vetes time
Cigare, qė shuhen nė trupin tim

Ata u tallėn me shqipen e flamurit
Pėshtynė mbi yllin, qė tė prisnin shpresėn
Britėn tė ējerrė, nė pėrplasje muri
“Trego shokėt, shqiptar, moho besėn!” 

Me gjilpėra tė holla shpuan trupin tim
Korrent tė lartė, qė tė mė fusin tmerrin
Mė shanė racėn, kriminelėt ustabashė 
Mercenarė tė Hitlerit, Milloshit dhe ferrit

Me patriotizmin tim, do ju vė flakėn 
Ju xhelatė tė pafytyrė, tė padronėve tė rinj
Pėr mua do thurin kėngė e do i kėndojnė festave
Pėr ju mbetet urrejtja dhe i pėrjetshmi pėrēmim

Kur flaka do ju pėrpijė, do ju shitojnė zanat
Kreshnikėt, zjarrin do ta pėrhapin mė keq
Pishtarė tė tjerė do mė ndjekin mbrapa
Kosova republikė do tė shpallet shumė shpejt.

 


MENDIME NĖ RRETHIM
(Kushtuar dėshmorit hero ADEM JASHARI)

S’dimė sa ēaste tė tjera do i shkulim fatit
E sa do tė na marrė armiku i pabesė
Luftojmė, qė nesėr shqip tė flasim
Qė liri e mėvetėsi shqiptari tė ketė

Familjen do ma qėllojnė, pesėdhjetedy vetė
Por jehona e shqipes do tė na shoqėrojė
Me tė, do fluturojmė tė gjithė krahėlehtė 
Tė sigurt, sypetrita tė tjerė do pasojnė

Mbase forcat do na lėnė, sepse do na vrasin 
Municioni nė rrethim, ėshtė duke mbaruar
Sytė do zvenitet, se shėnjestėr s’do marrin
Po rrugėn do gjejmė, si bletėt nė zgjua

Zgjoi ynė ėshtė Drenica nė Kosovėn e lirė
Nė Shqipėrinė Etnike, njė komb i bashkuar
Mėmėdheu i dashur ėshtė diell e shkėlqim
Pavdekėsi, pėr ne, qė pėr tė, kemi luftuar.

 


LE TĖ BIEN DAULLET !
(kushtuar dėshmorit SEJDI KRELANI)

Nė Bar tė madh po i lutem fushės e malit, t'mė dėgjojnė
T’i ndalojnė snajperėt serb, tė na vrasin Krelanėt 
Se boll gjak shqiptari ėshtė derdhur pėr kėtė tokė
Gjak i bekuar patriotėsh, bij tė dhembshur tė nėnės

Le tė bien daullet nė Dobroshec, mos ndalen kurrė
Qė t’kumbojė Guri i Plakės e tė tėrbohet murrlani
Sot nė qiell doli Sejda i veshur me flamur 
Simbol fitoresh e gjaku falur bujarisht vatanit

Sejda me gjashtė plagė serbit i ka ra 
Me guxim prej heroi, me pushkė e luftoi
Sejdės pėr hakmarrje i’a vranė dhe vėllain
Dy vėllezėrit flamur populli peshė i ēoi

Le tė bien daullet dhe lodrat e fitimtarėve
Kjo ėshtė liria, qė populli e kėrkoi dhe e gjet
Falė Sejdės me shokė e ushtrisė ēlirimtare
Shqipėria Natyrale, siē e ka bė zoti, do t’jetė!

 

 

HERONJTĖ E MI

(kushtuar dėshmorėve shqiptarė ANTIGONA FAZLIU dhe ILAZ KODRA)

Heronjtė mbi legjendė Antigona e Ilaz
Tokat e Drenicės me ortiqe gjaku i keni la
E nė gjak mbollėt lirinė pėr atdheun e lashtė
Qė shqiponjat e Kosovės tė kenė sot krahė

Krahė pėr tė jetuar nė paqe e begati
Krahė pėr tė hyrė nė kėngė trimėrie 
Krahė pėr tė ēelur njė gjėmim tė ri
Krahė qė japin veē trimat me gjakun e tyre

Rrėnjėt mbirė nė Prekaz, anė e mbanė morėn hov
Rrahėn flatrat e shqipes nė atdheun kuq e zi
Bėnė zė bregoret, zė qė mal mė mal jehon
Nė gjuhėn e nėnės "Kosova ėshtė Shqipėri"!

 


RRUFE NGA KRUSHA

Ti mjegull gishtarrjedhėse, e paprekshme
Ti tym i bardhė, qė kazani i lumenjve tė polli
Fshihi gjėmat e burrave, tė rinjve e pleqve 
Qė Krusha e Kosovės si nėnė nė zėmėr mbolli

Mos i lė tė duken lotėt e nėnėzezave
motrave e bijave, qė s’deshėn mė jetė pa ta
Se qielli u ra mbi kokė, se yjet u plagosėn
Gjethet u bėnė pluhur, lisave rrufe u ra

Shkau i mallkuar me zjarr i’au treti kockat 
Burrave nga dymbėdhjetė nė shtatėdhjetė e ca vjeē 
Rrufetė e qėlluan pėr urrejtjen qė solli 
Dhe pėrrenjtė s’ia lanė gjakun dot ndonjė herė

Kjo natė e varrosjes pas tėrė kėtyre vjetėve 
Tė arkivoleve kuq e zi, nė Krushėn e skuqur flakė
Na bėn t’i kujtojmė nė lėndina me diell
Kur ata ishin tė lumtur mes dheut mėmė e atė

Kur topat do tė gjėmojnė nė shenjė pikėllimi
Vetėtimat do tė shkėlqejnė pėr burrat qė ranė
Kujtimet do zbėrthehen si qėndisma nusesh
Nė gjakun e lirisė, qė i sollėn Atdheut nė pajė.