Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 2 - Libri qė nuk pranon parathėnie

Shkruan: Daut DEMAKU

 

Ekskluzivisht pėr www.sa-kra.ch dhe www.syri3.com

 

 

 

Librin e autores Vlora BANUSHAJ,  “IMAGJINATA V”, mund ta shkarkoni falas nė sektorin:

 „Literaturė“ 

 

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autoren)

 

 

Fjala e redaktorit

 

LIBRI QĖ NUK PRANON PARATHĖNIE

 

 

            Libri i parė i autores Vlora Banushaj “IMAGJINATI V” na vjen si fresk pranveror dhe pėrjashton shumėēka duke mos pranuar disa klishe tradicionale qė pėrcjellin njė libėr, sidomos librin e parė. Por, ėshtė njė veēanti e ēuditshme qė meriton tė theksohet qė nė fillim: ky libėr lexohet me lehtėsi dhe, edhe mė me lehtėsi mund tė shkruhet pėr tė, qoftė madje edhe parathėnien qė nuk e pranon.

            Ēka pėrjashton dhe pse nuk pranon parathėnie ky libėr?

            Zakonisht jemi mėsuar tė themi se ky ėshtė libri i parė, se janė hapat e parė nė shkrime dhe, prandaj, edhe mungesat eventuale duhet t’i konsiderojmė si diēka normale dhe tė natyrshme, sepse ėshtė libri i parė. Sikur harrojmė se njė numėr shumė i madh i shkrimtarėve, pikėrisht me librin e parė, qė shumėkush i thotė edhe sprovė krijuese, kanė shkaktuar dridhje tė bukura artistike dhe kanė arritur majat e rrezikshme tė suksesit nė art.

            “Imagjinata V” ėshtė njė ditar, si thotė autorja, “njė faqe e shkėputur nga ditari im gjatė luftės 1999”, por njė faqe artistike qė me lehtėsi flet pėr dhembjen; pa klithma, pa sharje, pa ofshamė e mallkim. Dhe, pikėrisht pse flet qartė, kthjelltė dhe shumė lehtė, ky libėr NUK PRANON PARATHĖNIE.

            E si tė jetė ndryshe, kur, duke “rrėshqitur” rreshtave tė ditarit, filloj me “Ecim hap pas hapi” dhe “…e drejtova shikimin lart drejt qiellit! M’u duk se edhe qielli derdhte lot pėr fatin tonė…”

            Dhe: “Ėndrrat po mė mbushin mall”, ku dėgjohet fjala e shpirtit tė vrarė tė nėnės qė, aq natyrshėm, thjesht e saktė, thotė: “…fytyra e tim biri, tė vetmin qė pata, ajo fytyrė e njomė mė ndjek kudo dhe nė ēdo kohė…”

            Apo: “Jetoj nė dy kohė” dhe eci nėpėr nėnvizimin tim, njė nėnvizim spontan, sikur ta ketė bėrė vetė maja e lapsit: “Ajo qė mė kėnaq mua ėshtė hėna, ajo disi mė dhuron kėnaqėsi sa herė e shikoj duke lėshuar rreze mbi kėto net. Mė duket sikur do t’i ndihmoj qiriut ta ndriēojė edhe pjesėn e errėt tė dhomės…”

            Pastaj: “Sa e gjatė njė ditė”. Njėmend ėshtė e gjatė njė ditė. Pafundėsisht e gjatė. Sidomos atėherė kur dėgjohet krisma e njė pyetjeje, tė thuash, tė rebeluar: “E kujt t’ia hedh fajin pėr kėto shpresa tė vjedhura, kujt?”

            Ndėrkaq, nė “Imagjinatėn V”, mes tė tjerash, do tė rrjedhė edhe njė dėshirė, nė shikim tė parė patetike dhe moralizuese, por nė kontest tė shkrimit, tėrėsisht e natyrshme: “Sikur tė ekzistonte ky mirėkuptim nė tė gjitha marrėdhėniet ndėrmjet njerėzve, sa mirė do tė ishte...sa ndjesi tė mira qė do tė merrnim dhe tė jepnim...” pėr tė dalė pastaj nė rrėfenjėn “Duke shėtitur nga njė skaj nė tjetrin”, ku siē duket “gjithēka ėshtė e ngrirė...”, apo nė “Tri rrugėt e mia”, nė “Udhėtoj” diku kah “Pranvera nė shpirt” deri tek “Letėr nga Durrėsi mikut tim S.” Ku shėtitja buzė detit e sjellin deri te Ligji i Hermesit...

            Prandaj, them edhe njė herė, kjo nuk ėshtė parathėnie, por ėshtė thjesht njė rrėshqitje e lehtė nėpėr kėto tekste tė shkruara me lehtėsi qė, edhe lexohen me lehtėsi... Lexohen me lehtėsi, sepse: DHIMBJET E MĖDHA HESHTIN. Dhe: dhimbjet e mėdha nuk pranojnė parathėnie e komentim.

            Poezitė, qė pasojnė pas ditarit, eh, mė falni, por kėtu u gjenda nė siklet. Nuk janė poezi tė mjegulluara nga metaforat e “rėnda”, qė shumė shpesh janė mbulesė e zbrazėtisė kuptimore, por janė poezi tė thėna drejtpėrdrejt, me shkas e porosi, me pėrmbajtje tė saktė dhe pikėn e vėrtetė mbi “i”. Tė duket sikur ėshtė njė dialog i brendshėm, qė tėrė kohėn i flet vetes, pėr t’u thėnė, pėr t’u folur - tė gjithė tė tjerėve!

            Nė vend tė pėrfundimit dua tė nėnvizoj edhe kėtė: ky libėr i shkruar lehtė, qė lehtėsinė e ngre nė lartėsi, ėshtė njė tėrėsi intime - qė e thotė tė vėrtetėn e tė gjithėve.

            Uroj tė mos mbetet deri kėtu.