Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

RRĖNJĖT TONA

Kulturė 7 - IMAGJINATA VS

Pėrparim HYSI / Xhevahir CIRONGU

 IMAGJINATA VS

 

 

Librin e autores Vlora Banushaj Krasniqi “Imagjinata VS” mund ta shkarkoni falas nė vegzėn e mėposhtme

 

Shkarko

 

ose nė sektorin

 

„Literaturė“

 

 

„GJEOGRAFIA LETRARE“ E VLORA BANUSHAJ KRASNIQI REFLEKSION

 

 

Sapo mbarova sė lexuari librin „Imagjinatė VS“ tė VLORA BANUSHAJ-KRASNIQI dhe, i impresionuar nga temat qė lėvron nė kėtė libėr, po jap pėrshtypjet e mia.

Titulli qė ėshtė fare simbolik dhe unik, tė grishė tė futesh nė „hartėn gjeografike“ tė „vizatimeve letrare“ tė autores. Imagjinata, si proces psikik, e ndihmon njeriun qė tė pasurojė bagazhin e dijeve dhe, nė njė farė mėnyre, ėshtė njė lloj gjimnastike e mendjes. Njė psikiatėr si FRITZ PEARLS e pėrkufizon imagjinatėn si „njė aktivitet mendor qė mė kursen kohė“. Sipas psikologėve tė tė gjitha disiplinave njerėzore, ėshtė arritur nė njė pėrfundim: imagjinata luan rol parėsor nė tė gjithė aktivitetin krijues tė njeriut. Nuk ėshtė se e teprojmė, po tė themi qė, mes tė tjerėve, DANTE i detyrohet madhėshtisė, pothuaj hyjnore, tė imagjinatės. Ose dhe ca mė tej: OSKAR WILDE thotė: „Imagjinata i ėshtė dhėnė njeriut pėr ta kompensuar pėr atė qė nuk ėshtė dhe, duke i dhėnė njė sens humori, si pėr ta ngushėlluar, pėr atė qė ėshtė“.

NAPOLEON HILL, duke folur pėr imagjinatėn, thotė se „ajo tė bėn mė syēelėt“. Mund tė vazhdoja edhe mė pėr imagjinatėn dhe, nė po e ndėrpres kėtu, dua si e si qė t’ia marrė disi „kalanė pėrbrenda“ autores, pėr kėtė titull kaq sinjifikativ qė tė futė nė hamendėsime racionale apo dhe iracionale, ndonjėherė, pėr kėtė lloj titulli pėr librin e saj.

Libri i VLORA BANUSHAJ-KRASNIQI „Imagjinata VS“ ėshtė gati-gati njė „libėrxhepi“, por qė ta „shqyen xhepin“. Unė, nė gjykimin tim relativ, i quaj „vizatime letrare“. I quaj kėshtu se janė impresione tė autores qė, ngaqė nuk i mban dot pėr vete, na i dhuron gratis dhe pa na kėrkuar „doganė“. Tė shkruarit, zakonisht, nis si njė ėndėrr, por kjo „ėndėrr“ prishet nėse nuk arrin atė qė ke pėr qėllim. Dhe pyetjes a ia ka arritur autorja qė „ėndrrėn” ta bėjė zhgjėndėrr apo tė vėrtetė, unė me plot gojėn shkruaj e them: - Po. Jo vetėm ia ka arritur, por me kumtet e bardhė qė pėrcjell, ėshtė unike dhe si njė pėrjashtim i bukur...

Pėrparim HYSI

Tiranė, 9 tetor 2019

 

 

 

Duke i hedhur njė vėshtrim tė pėrgjithshėm librit tė autores Vlora Banushaj Krasniqi me titullin aq domethėnės „Imagjinata VS”, ndjen njė krenari tė vetėdijshme kur i lexon tregimet tė formėzuara nė ese. Ato marrin me vete atė pjalm e polen gjallėrie pėrgjatė lexueshmėrisė sonė si lexues, saqė tė rrėmbejnė pas tyre pėr t’i lexuar gjer nė fund. Nė tregimet e shkruara prej autores Vlora Banushaj Krasniqi, do gjesh atė frymėzim qė na jep jetė e dashuri njerėzore nė pafundėsi. Nė stilin e saj tė shkruar, Vlora, dallohet pėr njė arritje cilėsore letrare me mėnyrėn e stilin kur ajo merr penėn pėr tė derdhur mendimet nė letėr. Kjo e bėn autoren qė t’u shkojė hap pas hapi rrugėtimit krijues, si njė gėrshet tė thurur me fjalėn magjike plot tharmė poetik, fjalėve tė shprehura nė formėn e prozės. Nė gjithė tregimet e paraqitura tek ky vėllim i dytė prej saj, na rrėfen atė dialog letrar me shumė fines e plot ngjyra letrare. Kur lexon kėtė vėllim, jo vetėm tė tregimeve, tė cilat i ngjajė pemės sė lulėzuar pranverore, tė ngrohin shpirtin njerėzor dhe tė fusin nė labirintet e kthjellta tė imagjinatės sė detit e tė oqeanit krijues. Si rrjedhojė e kėsaj imagjinate me plot iluzione shprehėse optimiste; na duket sikur fluturojmė drejt hapėsirės blu tė qielli qė nuk ndalet kurrė. Pikėrisht, kjo ka ndikuar qė edhe vetė titulli i librit tė marri trajta e forma interesante, i cili e mban tė mbėrthyer lexuesin tonė qė t’i shkojė deri nė fund lexueshmėrisė sė librit me titullin „Imagjinata VS”. Si njė fjongo gėrsheti tė njė vajze, pėrshkruhen edhe titujt e tjerė nga kėta autorė tek ky libėr. Nė themelin letrar artistik tė kėtij vėllimi, qėndron DASHURIA NJERĖZORE! Lajtmotivi i Imagjinatės shkon deri aty ku na thotė qartazi se: „Imagjinata tė ēon deri aty nė kufirin mė tė bukur qė ne e quajmė kopshtin e LUMTURISĖ!”. Dhe kjo ėshtė mėse e vėrtetė. Ajo mposht ēdo dhimbje, e si rrjedhojė tė lartėson drejt qiellit tė kaltėr pėr tė kapur yjet e dritėn e tyre, pra DRITĖN E JETĖS! Po tu hedhim njė vėshtrim tė pėrgjithshėm brumit letrar tek ky libėr, do gjejmė pa frik atė tharm letrar tė shkruar bukur artistikisht, si rrjedhojė do gjesh tharmin e jetės. Kėto i gjen me krenari qė shprehin mall e gėzime, dhimbje e optimizėm, dashuri njerėzore, ku loti bėhet si njė „meteor” i florinjtė e rrezaton si dielli duke shėruar plagdhimbjet njerėzore.

     Pra, shkrimtarja ėshtė vetvetja, prandaj ajo shkruan nė vetėn e parė, me njė imazh domethėnės: DASHURINĖ pėr JETĖN! Nė gjithė lėmin krijues tė paraqitur nė kėtė vėllim tė ri „Imagjinata VS”, duket si drita e diellit, si varka lundruese qė pėrshkon „detin e oqeanin” me lirikėn e stilin e tė shkruarit qė lexuesi do i gjejė pa vėshtirėsi nė kėtė libėr...

 

Xhevahir CIRONGU

Durrės, 22 tetor 2019