.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Tema tė tjera - Intervist me Hydajet Bytyqin

Intervistė me Hidajet Bytyqin, magjistar dhe parapsikolog

PARAJA ĖSHTĖ DUKE SUNDUAR BOTĖN

(pasurimi pėrmes magjisė)

       Hidajet Bytyqi ėshtė i lindur me 04.05.1944 nė fshatin Brestovc, rrethi i Rahovecit. Me profesion ėshtė Elektroteknik (ka tė kryer shkollėn e lartė elektroteknike), ndėrsa nė kohėn e lirė merret me shėrime alternative dhe me demonstrime tė trukave magjik, pra, ėshtė edhe magjistar. Gjatė kohės sė qėndrimit me punė tė pėrkohshme nė Zvicėr (mbi 20 vite) ka kryer shumė kurse si: kursin pėr radiestezi, hipnozė (tri shkallėt e hipnozės), magji, terapia me ngjyra, terapia me dritė, aurė, magnetoterapi, reiki (gradėn e parė dhe tė dytė), akupunkturė, telepati etj., si dhe kurse pėr magjistar. Pas luftės  Hidajeti kthehet nė Kosovė dhe hapė Qendrėn Parapsikologjike nė Prizren.

           

            A ka ekzistuar edhe nė lashtėsi mėnyra e pasurimit pėrmes magjisė?

 

            H. Bytyqi:  Magjia e pasurimit ka ekzistuar gjithmonė, qysh prej kohėrave mė tė lashta. Disa njerėz shkonin nėpėr tempuj tė ndryshėm duke bėrė lutje me qėllim pasurimi, tė tjerėt ngjiteshin nė njė maje tė lartė bjeshke, duke konsideruar se janė mė afėr Zotit; disa tė tjerė shkonin tek mėsues tė ndryshėm fetar, pėr t'ju shkruar ata lutje pėr pasurim, tė cilat i bartnin me vete (hajmali, amulete etj.). Janė bėrė edhe studime nė lidhje me magjinė e pasurimit; janė shkruar edhe disa libra nė lidhje me kėtė etj., por mėnyra mė e pėrsosur ėshtė kjo tė cilėn do ta cekė mė poshtė. Por edhe ju duhet tė veproni, nėse dėshironi fitim parash, pra edhe ju duhet tė bėni diē pėr ta "magnetizuar paranė".

 

            Shumė njerėz pyesin: "A do tė bėhem unė ndonjėherė i pasur". Ēfarė pėrgjigje keni ju nė lidhje me kėtė?

 

            H. Bytyqi: Nėse e ndjeni vetėn tė dobėt, tė pavlerė, atėherė paraja nuk do tė vijė deri tek ju. Vetėm atėherė kur ta ēmoni vetėn dhe autoritetin tuaj dhe tė jeni tė bindur ne sukseset tuaja, do t'ia hapni vetės rrugėn drejt parasė, pra pasurisė. Po ua tregoj njė proverb nga thesari popullor: "Njė fetarė vendosi qė t'i lutet Zotit qė Ai t'i ndihmoj tė fitoj nė lotari. Por, gjithashtu vendosi qė mos tė dalė nga tempulli deri sa t'i pranohet lutja. Dhe, duke vazhduar me lutje, i erdhi zėri i tė madhėrishmit (Zotit) dhe i tha se lutja tė ėshtė pranuar qė moti, por t'i asnjėherė se ke plotėsuar fletushkėn e lotarisė". Pra, faktori kryesor ėshtė vetė njeriu dhe aktiviteti i tij.

 

            Pėrse tek disa njerėz rrjedhin: parat, pasuria, shėndeti dhe harmonia, ndėrsa tek disa tė tjerė: varfėria, sėmundjet, dėshtimet etj?

 

            H. Bytyqi: Edhe pėr kėtė problem janė bėrė studime tė ndryshme. Ekspertė botėrorė kanė konstatuar se problemi qėndron nė shpirtin e njeriut. Mė parė shpirti duhet tė jetė i pasuar, i shėndosh dhe me mendime pozitive. E kur shpirti i plotėson kėto kushte, atėherė, ai edhe rrezaton energji pozitive shpirtėrore, pra rrjedhė pasuria intensive nė botėn materiale.

 

            A ekziston recetė se si mund tė bėhemi tė pasur?

 

            H. Bytyqi: Ju them sinqerisht se PO!

            Hapi i parė qė duhet bėrė ėshtė mendimi i vetėdijshėm dhe pozitiv pėr paranė. Pra, duhet t'i largojmė mendimet e ndryshme negative  siē ėshtė ky: "paratė nuk tė bėjė tė lumtur", dhe vendin e tyre ta zėvendėsojmė me ato pozitive.

            Hapi i dytė qė duhet bėrė ėshtė respekti ndaj parasė. Duhet ta respektojmė vlerėn e saj, tė bėjmė investime nė tė sigurt duke i larguar mendimet negative se pas investime do tė dėshtoj etj. Pra, duhet tė jemi gjithnjė optimist, duke e marrė ēdo pėrgjegjėsi mbi vete, por pa frikėn e dėshtim.

 

            Pra, Ju mendoni se nė kėtė rrugė duhet bartur edhe pėrgjegjėsia?!

 

            H. Bytyqi: Pėrgjegjėsia ėshtė hapi i parė drejtė pasurimit. Pasuria dhe pėrgjegjėsia rrugėtojnė paralelisht. Kėtė mendim e shpreh edhe trajneri me famė botėrore Bodo Schöfer, nė librin e tij "Rruga e lirė financiare". Qė tė arrihen qėllimet financiare, mendon Schöfer, na duhen kėto tri besime tė qėndrueshme:

  1. duhet tė ndryshohem;

  2. unė dua tė ndryshohem;

  3. unė mundėm tė ndryshohem.

 

A mund tė na thoni diē mė konkret nė lidhje me kėtė, ose a mund tė na tregoni recetėn e pasurimit?

 

H. Bytyqi: Po! Po ua sqarojė recetėn meditative pėr pasurim: Uluni nė njė vend, lirohuni plotėsisht (relaksohuni), mbyllni sytė dhe vizuelizoni (parafytyroni) njė dritė tė shndritshme nė qiell. Lutuni me zė tė ulėt asaj drite tė shndritshme: mua mė duhen para qė tė jetojė...  Kur ta thoni kėtė me besim tė plotė, me gjithė zemėr si dhe me koncentrim tė thellė, pas njė kohė do tė vėreni se kjo do tė funksionoj. Gjithashtu, gjatė kėtij procesi, ėshtė mirė qė nė kuletėn tuaj ta bartni edhe njė gurė qė quhet "Jade" i cili sjell fat. Kėto fjalė duhet t'i pėrsėrisni kudo qė gjendeni. Kjo nuk do tė thotė se do t'ju rrjedhin para nga qielli, por pasuroni shpirtin tuaj, e shpirti i pasur (truri si organi mė i pėrsosur dhe mė enigmatik pėr njeriun) gjen rrugėn edhe pėr pasurim material.

Kjo filozofi bazohet nė atė, se njerėzimi jeton nė universin spiritual dhe ēdo gjė qė e dėshirojmė (pasi nė universin spiritual mundėsit janė tė pakufizuara) mundemi edhe ta realizojmė.

 

Pse sot shumė njerėz kanė probleme financiare?

 

H. Bytyqi: Pra, siē e cekėm disa herė, problemet financiare janė si burim i mendimeve negative, pasigurisė, mosbesimit etj. Ėshtė e vėrtet se gjithmonė, kur nuk kemi sukses, themi se nuk fat! Po tė kisha fat nuk do tė isha ku jam sot. Nė tė kundėrtėn, ne tė gjithė kemi fat dhe pasuria na takon tė gjithėve, por mendimet tona na largojnė nga fati e pasuria.

 

A luan rol edhe religjioni kėtu, pasi kemi tė bėjmė, siē e ceket, me lutje?

 

H. Bytyqi: Jo, kėtu kemi tė bėjmė me Zotin. Edhe nė librat e shenjtė shkruan se Zoti thotė: "Ju kėrkoni unė ua jap, ju lutuni unė ua pranoj, ju ndihmoni unė ju ndihmojė etj."

 

Pse unė p.sh. nuk jam fatlum?

 

H. Bytyqi: Ka shumė faktorė qė na largojnė nga fatlumėsia, e cila na takon qė nga lindja. Por, faktor kryesor janė mendimet negative. Kėto mendime janė pengesat kryesore pse nuk jemi fatlum dhe nuk kemi para! Mendimet se: s'ja vlen tė jetosh, s'ja vlen tė dashurosh, fat tė vėrtet nuk ka, jeta s'ka kuptim etj. pengojnė pasurimin si shpirtėror ashtu edhe atė material. Njeriu posedon potencial madhėshtor, prandaj edhe mund tė arrij fenomene tė mėdha si dhe t'ia ndryshoj kahjen rrugės sė jetės, duke e drejtuar kah prosperitetet e jashtėzakonshme tė cilat i kreron vetė. Fjala popullore thotė: "Ju mundeni tė keni pasuri, shtėpi tė bukur etj., por ēfarė ju nevojitet pa atdhe;  mjekėsia ėshtė e mirė kur se ke shėndetin; libėr i mirė, por pa poezi; shtrati i bukur, por nuk tė zė gjumi; grua po, por dashuri jo... dhe ēdo luks tė jetės, por fatlumėsi JO".

 

Si tė arrihet fatlimėsia, praja, pra pasuria?

 

H. Bytyqi: Kur njeriu s'ka para, ai mendon gjithnjė nė ato, kur njeriu ka para ai mendon vetėm pėr ato. Ja njė shembull imi personal: Kur unė humb diē, nuk jam nė harmoni, pasi ndjej mungesėn e humbjes. Harmonia ėshtė paraja, paraja ėshtė energji. Por, kur e humbi paranė, e ruaj energjinė dhe them: "Paraja s'ma humb energjinė, se unė jam mė i vlefshėm se paraja dhe me energjinė time prapė vije deri tek paraja".

 

Sot shumė njerėz luajnė nė lotari duke shpresuar se aty do ta gjejnė pasurinė! A mund t'ju ndihmoni  Ju atyre qė ta realizojnė ėndrrėn e tyre?

 

H. Bytyqi: Gjithsesi! Para se t'i plotėsoni numrat e lotarisė, shėnoni nė njė fletė shumėn tė cilėn dėshironi ta fitoni (por mos e teproni!) dhe mėnyrėn e shpenzimit tė tyre. Shėnoni sa para ju nevojiten; ku do t'i shpenzoni. P.sh. Unė do t'i fitoj 1.000.000 Fr.  200.000 do t'i investoj pėr ndėrtimin e shtėpisė, 100.000 pėr mjete luksi (automjete etj.), 100.000 pėr pushime nėpėr botė, 200.000 ndihma njerėzve tė varfėr, 100.000 investim pėr ndėrtimin e njė kulti shkencorė, 100.000 rezervė etj. Por tė gjitha premtimeve duhet t'iu pėrmbaheni, pasi ajo pasuri mund t'ju humb shumė shpejtė.

letrėn e shkruar ruajeni nė ndonjė vend tė sigurt.

 

Dhe sė fundi zoti Bytyqi, cili ėshtė mesazhi i juaj pėr lexuesin ?

 

H. Bytyqi: Ai lexues qė dėshiron tė jetė "magnet" pėr para duhet t'i respektoj kėto pika:

1.      tė lirohet nga mendimet se vetėm me punė fizike arrihet deri tek paraja;

2.      dėshirėn e pasurisė ta ketė thellė nė zemėr dhe shpirt kudo qė tė jetė;

3.      tė besoj nė magjinė e pasurisė;

4.      nė lokalet ku banon ose vepron tė vendos fotografi ku shihen paratė, ari etj.;

5.      ta pėrjetoni shpirtėrisht pasurinė;

6.      parat ose arin disa herė nė ditė ta prekni  (mundėsisht sa mė shpesh);

7.      tė keni durim;

8.      nė ėndėrr tė shihni pasuri etj.

Tė dashur lexues, ju dėshiroj plotėsimin e dėshirave.

 

 

Intervistoi: Sabir Krasniqi