.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Tema tė tjera - Mendimi pozitiv ėshtė ardhmėria e njerėzimit (pjesa e parė)

Intervistoi: Sabir KRASNIQI

Dimensionet konkrete tė Mendimit pozitiv

 

MENDIMI POZITIV ĖSHTĖ ARDHMĖRIA E NJERĖZIMIT

(pjesa e parė)

 

- Ekskluzivisht pėr www.sa-kra.ch - bisedė me Daut Demakun -

 

                          

            Kush ėshtė Daut Demaku?

 

            Daut Demaku ėshtė njeriu qė  solli njė frymė tė re nė shoqėrinė shqiptare: frymėn e mendim tė ri botėror, frymėn e mendimit pozitiv, frymėn e NGRITJES SHPIRTĖRORE.  Ky njeri, me mendjen e njė urtaku dhe me njė shpirt energjik, arriti pėr njė kohė shumė tė shkurtėr tė bėjė revolucion nė tė menduarit kosovarė duke i thyer mendėsitė arkaike dhe zėvendėsuar ato me sintezėn mė tė bukur, mė domethėnės dhe mė tė dobishme qė ka mundur ta kultivoj ndonjėherė mendja e njeriut, me dhuratėn mė madhore, mė kulminante, e siē e quan me shume krenari edhe ai vet, me ēelėsin e lumturisė njerėzore. Dhe me plot tė drejtė, pa kurrfarė droje nė  subjektivizėm tė tepruar, ky mendimtar, ky ideator e afirmator i kėsaj fryme tė re nė tė menduarit tonė, e meriton epitetin: OSHO - shqiptar. 

            Daut Demaku u lind mė 13 tetor 1944 nė Abri (Drenicė), ku edhe kreu shkollėn fillore, ndėrsa arsimin e mesėm dhe tė lartė i kreu nė  Prishtinė. Qysh si student ishte vite me radhė kryeredaktor i gazetės sė studentėve tė Kosovės “Bota e re”, njėkohėsish edhe kryetar i Lidhjes sė Studentėve tė Kosovės. Mė vonė punoi si gazetar dhe redaktor i Redaksisė sė Revistave Kulturore tė “Rilindjes”, pėr tė kaluar pastaj si redaktor pėrgjegjės i Kooperativės Botuese tė Librit Bujqėsor nė Prishtinė. Dhe, sė fundi, ishte drejtor i Edicionit tė Botimeve tė “Rilindjes” deri nė vitin 2003.

            Pėrveē artikujve tė shumėt, tė botuar nė sa e sa gazeta e revista shqiptare e tė huaja, Daut Demaku deri mė tani ka botuar edhe mbi 20 libra nė fushat e ndryshme tė letėrsisė dhe tė literaturės inspirative, duke filluar nga vepra e parė “Brigjet e thata”, kur ishte student i vitit tė parė, tė botuar nga “Jeta e re” mė 1967  e deri te libri (qė sapo doli nga shtypi) “Tregime shqiptare dhe mendimi pozitiv - 1”.

           

           Prej kur e njohim ne Daut Demakun?

 

           E njohim gjatė golgotės kosovare tė vitit 1999, ku u dėbuan dhunshėm mbi njė milion shqiptarė, Daut Demaku, nė bashkėpunim me Shoqatėn alternativo-shkencore “UNIVERSI” me qendėr nė Zvicėr, pėrgatiti projekpropozimin pėr hapjen urgjente tė Qendrės psikoterapeutike tė pėrkohshme nė Tiranė, pėr trajtimin e tė traumatizuarve nga lufta.

            Menjėherė pas luftės filloi me botimin e literaturės inspirative dhe nė prill tė vitit 2000, themelon dhe udhėheq OJQ-nė “Qendra e Mendimit Pozitiv” nė Prishtinė. Arrin tė moderoj njė emision (mujor) televiziv nė RTK me titull “Mendimi pozitiv”, i cili mė vonė bartet nė Radio-Kosovė (me tė njėjtin emėrtim) por tash si emision i pėrjavshėm e qė ndiqej nga dhjetėra-mijėra dėgjues  nė mbarė rruzullin tokėsor (emetohej edhe pėrmes internetit). Vazhdon me ligjėrata e tubime tė panumėrta qė mbaheshin ēdo javė nė Prishtinė, por edhe nėpėr qendra tė ndryshme tė Kosovės, ku ėshtė aktiv edhe sot e kėsaj dite, e qė pandėrprerė mban kurse tė ndryshme pėr ngritjen shpirtėrore dhe ėshtė drejtues i “Qendrės sė Mendimit Pozitiv” nė Prishtinė

 

            Pėr web faqen www.sa-kra.ch i morėm kėtė intervistė:

 

 

 

            Cilat ishin fillet e kėsaj mėnyre tė re tė tė menduarit?

 

            www.sa-kra.ch: Cila ishte shkėndija e parė qė aktivizoj energjinė tuaj pėr t’ju pėrkushtuar me kaq devotshmėri kėsaj fryme tė mendimit tė ri botėror, frymės sė mendimit pozitiv?

 

            Daut Demaku: Ndalė njėherė tė marrė frymė, sepse kur e lexova biografinė time – gati sa nisi tė mė rritet mendja, por ju e dini qė unė mendjamdhėsinė e kam armik, qė dua ta luftojė me tė gjitha mjetet – prandaj po marrė frymė thellė, po e uli kokėn dhe po pėrgjigjem nė pyetjen tuaj.

            Nė fillim ju kėrkoj falje, si thonė tė menēurit e botės se: nuk kam kohė t’iu pėrgjigjem SHKURT. Por, ju lus e  sidomos lexuesit e kėsaj faqeje, ato konstatime qė ju duken pa vlerė -  e keni lejen time t’i hapni dritaret dhe t’i hidhni nė kontenier tė mbeturinave pa asnjė hezitim. Unė them se: ai qė i banė konak tė keqes – nesėr, e keqja do t’i bėhet pjesė e jetės.

            Nė “Kurset pėr freskimin e dijes” pėr tė cilat kam shkruar detajisht nė romanin “Magjia e urtisė” – njėrin prej kushteve pėr pranim e kemi pas dhėnien e BETIMIT  - se kurrė nuk do ta themi emrin, adresėn e atij institucioni. Kėrkesa e Mėsuesit tonė pėr kėtė BETIM ishte shumė e arsyeshme dhe bazohej nė kėtė thėnie: dituria ėshtė pasuria e parė nė jetėn njerėzore, e ne, ne qė askush asgjė nuk na ka dhuruar falas – askėnd tė huajnė (ASKĖND) NUK E PRANOJMĖ  nė kėto kurse – nė qoftė se nuk ėshtė i gjuhės dhe gjakut tonė. Kjo ėshtė arsyeja pse nuk e them xixėn e vėrtetė, por mbi tė gjitha ishte edhe gjakimi im jetėsor, dėshira ime kulminante nė kėtė jetė, qė tė jem sa mė afėr njerėzve qė pėr KARTĖ IDENTITETI  e kanė menēurinė dhe vetėm menēurinė. E ju e dini – hebreitet i kanė dhanė njerėzimit shumė vlera tė shkencės, kulturės dhe ekonomisė. Mė kėtė rast po i pėrmendi vetėm novelistėt. Prej 100 fituesve tė shpėrblimit mė tė lartė nė botė – NOBELIT - 50% janė me prejardhje hebreite (e ndoshta edhe mė shumė) e ata, si komb, nuk janė, nė tėrė botėn, mė shumė se dhjetė (10) milionė banorė, kurse 50 % tjetėr vie nga gjashtė (6) miliardshi i banorėve tė tjerė qė i mban kjo planetė. Pėr arritjet e tyre ekonomike – mos tė flasim fare: sot e komandojnė kapitalin amerikan dhe botėror – qė ėshtė njė dėshmi, njė diplomė se nuk janė budallenj. Urdhėroni e analizoni dhe, pasi t’i keni analizuar mė pyesni lirshėm: a i dua si komb, si histori, si besim fetar, apo i dua pėr MENĒURINĖ  e tyre?

            Rrugėn pėr hyrjen time nė kėto kurse e ka hapur zemėrgjerėsia shqiptare, kur asnjė hebreit nuk ka pėsuar nga thika shqiptare, siē kanė vepruar tė tjerėt, sidomos fqiu i ynė verior. Prandaj, duke e njohur mirė kombin tim, duke ia njohur vuajtjen e sakrificėn, tėrė historinė dhe dhimbjet nė tė gjitha periudhat – unė, Daut Demaku, ose mė saktė: thėrmia mė e vogėl e kėtij kombi zemėrmadh – pėrulem deri nė tokė para ēdo qenie tė gjuhės e gjakut shqiptar. Dhe, sa tė jem gjallė, do t’i shėrbejė me devotshmėri, duke bėrė pėrpjekje qė ta them tė vėrtetėn dhe vetėm tė vėrtetėn, sidomos pėr ato qė quhen DHIMBJE  dhe  VUAJTJE  tė kombit. Ky ėshtė qėllim i lartė pėr mua, pėr kėtė qėllim edhe jetoj… Mos ma merrni ketė deklaratė si patetikė folklorike, ashtu, nė stilin tonė, qysh jemi mėsuar t’i pėrbaltim edhe gjėrat e shenjta. Nuk dua t’iu bindi ju, Zotin e kam dėshmitar se e them tė vėrtetėn.

            E tash, edhe njėherė:  kah u ndez ajo shkėndijė?

            Pėr herė tė parė po e them publikisht se kjo shkėndijė u ndez nė mua – tė jem krejtėsisht i sinqertė: - nė ditėt e dėshpėrimit mė tė thellė qė mund tė pėrjetojė njė shpirt i njeriut. Nuk po e them vuajtjen time, sepse krahasuar me vuajtjet e pėsimeve e tė tjerėve – vuajtja ime do tė duket qesharake dhe e pa pikė vlere, por po them njė diēka tjetėr: aty dhe vetėm aty e kam kuptuar thelbin e njėrės nga tė vėrtetat e amshueshme se: shkolla e VUAJTJES ėshtė shkolla mė e mirė nė jetėn njerėzore. Duke lexuar e studiuar mė vonė, i kam parė sikur nė film familjet e tejpasura evropiane, qė nuk i kanė lejuar fėmijėt t’i prekė vuajtje, nuk kanė lejuar as tė vishen as tė hanė vetė, sepse i kanė pas shėrbėtorėt e sigurt – tė gjitha kėto familje kanė prodhuar debila, njerėz tė paaftė pėr jetė. Merrni me mend njė fėmijė tė kėtillė qė kurrė nuk i ka veshė vetė rrobat e veta, qė kurrė s’i ka mbathė kėpucėt, madje as qė ka ditė qysh lidhen lidhėset e tyre – e tash ky fėmijė tė shkojė nė komunė pėr njė dokument, d.m.th. pėr njė veprim fare tė thjeshtė, a mund ta bėjė? Nė pėrballjen e parė me realitetin tjetėr - ai bie pėrtokė, sepse duke e ruajtur nga vuajtja e kanė ruajtur edhe nga jeta dhe ai ka jetuar nė iluzione. E realiteti i vėrtetė nuk ėshtė pėrrallė, por gjendje reale qė ta thyen kurrizin.

            Prodhues i kėsaj xixe, i kėsaj shkėndije tek unė ka qenė vuajtja. Kjo ėshtė pėrgjigje e saktė. Karburant i kėtij zjarri ishte libri “Sistemi i suksesit” i autorit, poashtu me prejardhje hebreite, Oskar Shelbah, pastaj mė ndihmuan shumė letrat e lexuesve shqiptarė qė kėnaqeshin me kėtė libėr tė dorės sė parė tė mendimit njerėzor dhe, mė vonė, MREKULLIA e fjalės sė gjallė tė Mėsuesve nė Kurse dhe, sidomos, ushtrimet praktike, qė nuk kanė zgjatė pak, por gati shtatė vjet. Merrni me mend kėtė tė dhėnė: mėsimit me DETYRIM i duhen dhjetė (10) vjet pėr tė arritur rezultatet e mėsimit ME DASHURI qė realizohen brenda njė viti. Pra, raporti ėshtė njė me dhjetė. Kur mė pyesin sa vjet i ke shkollė, unė them: shtatėdhjetė. Njerėzit e dinė qė unė s’e kam atė moshė e lere mė t’i kem 70 vjet shkollė, i hapin sytė e qeshin, e dinė se unė humorin e kam vokacion, kurse unė – unė, qebesa e di saktėsisht ēka po them. Por, tė mos lavdėrohem, se vetėlavdėrimi e mjeron (e zhvlerėson) burrin. E unė kam pretendime…(opa: gati ja nisa prapė.)

 

 

 Tė gjitha nė jetėn e njeriut varen nga mėnyra e tė menduarit

 

            www.sa.kra.ch: Ju jeni ndėr tė intelektualėt e parė dhe tė pakėt, qė patėt kurajėn tė inicionit dhe tė afirmonit kėtė frymė tė re, ose thėnė ndryshe, kėtė mėnyrė tė re nė tė menduarit shqiptar. Ku e keni gjetur mbėshtetjen pėr kėtė veprim mjaft tė guximshėm, qė duke pasur parasysh mentalitetin tonė, nė njė farė mėnyre, do tė mund ta komprometonit edhe personalitetin tuaj, pra titullin dhe famėn?

 

 

            Daut Demaku: Po filloj nga pjesa e fundit, fama. Fama ėshtė mashtrimi mė i madh i njeriut tė gjorė. Fama e njeriut zgjat aq sa zgjat flaka e njė fije kashte. Pėr famėn nuk lodhem fare.

            Nė jetėn time, ēkado qė kam marrė pėrdore tė punojė, pėrpara e kam pas njė pyetje tė rėndė: a ėshtė vlerė pėr tė mirėn kombėtare? Shikuar nga ky kėnd, kur i analizova mirė e mirė tė gjitha kėshillat qė dalin nga literature amerikane, ktheva shikimin edhe nė rrafshin e mendimit shqiptar. Pėr habinė time, kėto dy gjėra, takoheshin nė njė maje tė pėrbashkėt dhe formėsonin njė tėrėsi unike pėr tė cilėn jo qė ia vlente tė punosh, por pėr tė ia vlente edhe tė jetosh.

            Po ta merrni, pėr shembull, librin tim qė sapo doli nga shtypi “Tregimet shqiptare dhe mendimi pozitiv- 1” do ta vėreni vėrtet njė mrekulli: sa bukur korrespondon mendimi i traditės shqiptare me majat e dijes botėrore. Kjo ėshtė mahnitėse. Do tė gjeni tregime shqiptare, qė janė majat e dijes njerėzore qė populli ynė i ka bartur nėpėr gjenerata me gojėdhėna dhe, kur tė lexohet me vėmendje edhe komentimi qė i shoqėron dhe i krahason me dijen kulminante botėrore, sidomos tė literaturės amerikane – do tė shihni se shqiptarėt e kanė SHPIRTIN  e pastėr si bora nė majat e larta, por edhe mendjen e kthjelltė, si ujė i  lumit malor. Kjo bindje mė dha fuqi dhe siguri dhe unė kėtė punė nuk e kam shndėrruar nė profesion, por nė mision. Mua mė ra hise ta nisi kėtė punė (gjithmonė dikush duhet tė jetė i pari) dhe jam falėnderues qė ndodhi kėshtu… Tash kemi botuar aq shumė tituj tė literaturės sė mendimit pozitiv, sa thjesht – nesėr mund ta shkel Dautin autobusi – por kjo mėnyrė e tė menduarit nuk do tė zhduket KURRĖ mė nga trojet tona.

            Natyrisht asnjė punė nė jetė nuk ėshtė pa rrezik. Sa mė i madh tė jetė rreziku – aq mė i lartė do tė jetė suksesi. Synimi ynė ka qenė qė vetėm 2% e popullatės shqiptare ta pranojė kėtė mėnyrė tė tė menduarit (kjo ėshtė pika e masės kritike) dhe kjo ėshtė arritur pėr dy-tri vjet. Nė fillim, nė ligjėratat e mia fillonim me  mė tė thjeshtėn: mė mirė ėshtė tė mendosh mirė se tė mendosh keq. Mė vonė kemi filluar me Ligjet kryesore qė e ndėrtojnė jetėn njerėzore, si, p.sh. tė gjitha ligjet e jetės janė pėr tė mirėn e njeriut. Tė kesh shėndet tė pėrkryer, tė kesh sukses, tė kesh begati sa tė duash, tė kesh lumturi tė plotė – kėto janė tė drejtat themelore tė njeriut, sepse: secili njeri, me lindjen e tij e fiton tė drejtėn qė tė jetojė nė mėnyrėn qė e kėnaqė. Pra kėto janė gjendjet normale tė jetės, kurse gjendjet abnoramle janė: joshėndeti, varfėria, dėshtimet, fatkeqėsia dhe mjerimi. Dhe merreni me mend: TĖ GJITHA KĖTO GJENDJE VAREN NGA MĖNYRA E TĖ MENDUARIT.

            Nuk po vazhdojė mė gjatė me konstatimet e mrekullueshme qė ia sjellin lumturinė njeriut, por po i pėrmbahem pyetjes suaj.

            Kjo mėnyrė e tė menduarit e ndihmon jetėn e njeriut pėr SOT, pėr KĖTU e pėr TASH. Studentėt dhe mėrgimtarėt tonė – ishin tė parėt qė na dhanė mbėshtetje dhe falė tyre – ne mbijetuam deri mė sot – pa ASNJĖ DONACION as nga tė huajt e as nga vendorėt.

            Mė pyeti njėherė njė mik: si po tė shkojnė punėt? I thashė: shumė mė mirė se qė e meritojmė. Tė nesėrmen ma kishte dėrguar njė letėr ku shkruante: Nė kėtė libėr tė shenjtė, faqe kaq, thuhet: “Zoti ua shumėzon sukseset atyre qė bėjnė pėrpjekje pėr tė bėrė punė tė mira, atyre qė bėjnė punė tė kėqija as nuk ua zvogėlon as nuk ua shumėzon, por i dėnon pikėrisht pėr aq sa mėkatojnė, prandaj ju i keni punėt mė mirė se qė e meritoni.” Ishte letėr-mrekulli.

            Pėr tri vjet rresht sa e kam ligjėruar nė fakultet lėndėn: “Arti i mendimit pozitiv”, studentėt mė binin nė qafė: pse kaq shumė e thekson kombėtaren, kur kjo literaturė e ka pėr bazė individin, madje secilin individ nė planetin tokė? Asokohe pat filluar tė pėrhapet bindja se ėshtė (edhe) turp ta theksosh kombėtaren. Kėtu do tė ndalem pak mė shumė…

            Nė qoftė se do tė jesh dikushi nė jetėn lineare, pra nė jetėn horizontale apo tokėsore, atėherė, PATJETĖR duhet tė mbėshtetesh nė vlerėn e parė tė gjinisė njerėzore qė quhet: komb, atdhe…

            E kam pėrsėritur shpesh tregimin e mjekut me famė botėrore, Hipokratit tė pavdekshėm. Nė kohėn kur Hipokrati e shpalli BETIMIN e famshėm ku thuhej se mjeku duhet ta ndihmojė pacientin qė ka dhembje – qoftė tė jetė mik apo armik… Pikėrisht nė kėtė kohė Persia hyri nė luftė me Greqinė. Mbreti i Persisė, kur e lexon Betimin e Hipokratit – ia shkruan njė letėr dhe i thotė: “Zotėri Hipokrat, ti ke thėnė se mjeku duhet ta ndihmojė pacientin, qė ka dhimbje, pa marrė parasysh a ėshtė mik apo armik… Ushtarėt e mi tė plagosur kanė dhimbje… Eja…” Hipokrati pėrgjigjet: “Po lartmadhėri, unė kam thėnė atė qė e thoni ju, por keni harruar diēka: unė para se tė jem mjek – njėherė jam GREK.”

            Nuk e di qė mund tė kėtė gėzim, lumturi apo jetė njerėzore me vlerė – nė qoftė se brenda asaj jete nuk gjendet zemra dhe shpirti i kombit. Prandaj mua mė dha fuqi pėrcaktimi im: njėherė kombi, pastaj tė tjerat. Sepse kombi ynė e ka kryer shkollėn e dhimbshme tė vuajtjes. Unė ia di historinė, ia di dhimbjen, ia di e ia njoh fuqinė. Nė tė gjitha anėt kufizohemi me urrejtje tė fqinjėve, sepse ata e dinė dhe e njohin fuqinė tonė, por (O, Zot!...) na  vetė nuk i besojmė fuqisė tonė shpirtėrore. E tash unė e kam njė pyetje pėr ju: a ju ka ndodhė ndonjėherė ta urreni apo ta xhelozoni – QYQANIN? Kurrė. Ndaj mjerakut njerėzit ndjejnė dhembje e mėshirė, kurse ai qė ėshtė mė i menēur, mė i zoti, mė i fuqishėm se ti – eh, ndaj tij krijohet urrejtja e xhelozia deri nė fobinė pėr ta zhdukur nga faqja e dheut – sepse ĖSHTĖ MĖ I MIRĖ SE TI.

            Pra, edhe kjo ishte njė ndihmesė e madhe, sepse njerėzit mė tė mirė qė i ka Kosova e qė vinin me shumė dashuri nė Qendėr, mė nė fund e kuptuan se nė rrafshim kombėtar po ndodhė diēka e bukur…U binden se mileniumi i tretė ėshtė i shqiptarėve, se tė gjithė do tė kthehen nė vendet e tyre, madje edhe ata qė u dynden nga Karpatet – nė njė tė afėrme do tė nisen rrugės sė kthimit, pėr atje ku e kanė tokėn e tyre.

           

Daut Demaku gjatė ligjėrimit nė "Qendrėn e Mendimit Pozitiv" nė Prishtinė

 

Ndihmesat e pengesat

 

            www.sa.kra.ch: Ėshtė pėr keqardhje, se institucionalisht (as nga “Qeveria e Shqipėrisė” e as nga “Qeveria” jonė nė ekzil), nuk jeni pėrkrahur nė kohėn e luftės, kur dolėt me projektpropozimin pėr hapjen e njė Qendre psikoterapeutike nė Tiranė, por as pas saj (luftės), kur vėrtet masa e traumatizuar nga pasojat e dhunės kishte nevojė pėr njė trajtim tė tillė. Ishte kjo injorancė, naivitet, diletantizėm etj. apo  thjeshtė mungesė e dėshirės sė pushtetarėve, kur dihet se ēfarė  pasojash tė rrezikshme mund tė sjell sindromi posttraumatik?

 

            Daut Demaku: Tė gjitha qė thoni ju – ishin tė pranishme. Nuk gjetėm pėrkrahje dhe si zogj me krahė tė thyer – ulem kokėn. Shkrimtarėt e vėrtetė janė si nėnat. Ku tė ndien dhimbje fėmija – ndien dhimbje edhe nėna. E dhimbja kombėtare ishte tepėr e acartė. Ju kujtohet mirė kur e bisedonim sindromin e luftės nė Vietnam. Njė Amerikė qė i ka tė gjitha themelatat dhe kushtet pėr rehabilitim, edhe sot, pas sa vjetėsh – po i ndien pasojat postraumatike tė asaj lufte.

            Shihni sot pasojat postraumatike tė luftės sė fundit. Nė doktoraturėn e njė mikut tim, qė ka pas pėr temė VETĖVRASJET, kur e kam lexuar atėherė thuhej: shqiptarėt zėnė vendin e fundit me pėrqindje tė vetėvrasjeve. Ēka ndodhi pas luftės? Nė Kosovė kanė ndodhur aq shumė vetėvrasje sa tash, sigurisht radhitemi nė krye tė tabelės klasifikuese. Duhet ta dimė tė gjithė se kur NJĖ pjesėtar i kombit tonė vetėvritet – me vdekjen e tij – vdes edhe nga diēka e jona, e tė gjithė ne tė tjerėve.

            Pushtetarėve as atėherė, as sot, kjo gjendje nuk ua prishė gjumin. Pse? Sepse tė qenit nė politikė i ka katėr dimensione:

            E para: dėshira pėr pushtet;

            E dyta: dėshira pėr t’u dukur;

            E treta: dėshira pėr mirėqenie personale, dhe;

            E katėrta: ēėshtja kombėtare.

            Kjo e fundit ėshtė gjithmonė farsė, sa pėr t’i fituar votat. Pushtetari qė ndėrton karrierė mbi kėto katėr dimensione, ai nuk ndėrton karrierė politike, por ndėrton SHĖMTINĖ. Kur kėto dimensione rrotullohen dhe e fundit del e para e tė tjerat radhiten pas saj, atėherė pushtetari nė politikė ndėrton  SHĖNJTĖRINĖ. Nga historia e njerėzimit e dimė se pushtetarėt qė kanė vepruar sipas kėsaj tė dytės – populli i ka shpallė tė shenjtė e disa prej tyre janė ngritur nė rrafshin e profetit. Ndiej dhimbje pėr pushtetarėt qė pėrpiqen tė hanė ēka hahet e ēka nuk hahet e nuk e kthejnė polin tjetėr qė thotė: do tė jetojmė mirė pėr veten tonė vetėm nė qoftė se jetojmė me gjithė zemėr – pėr tė tjerėt. Po tė ndodhė kjo ndonjėherė, jam thellėsisht i bindur se shqiptarėt brenda njė kohe tė shkurtė do tė bėhen POPULL ME PRESTIGJ dhe i respektuar nė botėn demokratike. Nuk e di kur do tė ndodhė kjo, por e di se kėtė ua kemi borxh fėmijėve tonė dhe fėmijėve tė fėmijėve tonė.

            Vazhdon...

 

            Nė vazhdimin tjetėr (pjesa e dytė) do tė lexoni:

 

            -kur tė do Zoti - tė do edhe populli;

            -pėr dyshimet fillestari nėn sloganin ”ĖSHTĖ TEPĖR E BUKUR PĖR TĖ QENĖ E VĖRTETĖ”;

            -rreth pėrpjekjeve pėr  ngritjes shpirtėrore e edukim kombėtar;

            -pėr amanetin e tė madhit Anton Ēetta, qė e bėnė publikė pėr herė tė parė;

            -pėr Mendimin pozitiv si ardhmėria e njerėzimit etj.

 

 

            P. S.

            Daut Demaku – “Qendra e Mendimit Pozitiv”

            Perball hotelit Grand – Prishtinė,

            rruga Nena Terezė nr. 41/25

            dautdemaku@yahoo.com

            mendimipozitiv@yahoo.com

            www.mendimipozitiv.org

            tel:  038 225 800

                   044 679 009

                   049 438 544