Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Nxėnėsja dhe femra e parė shqiptare... (pjesa e dytė)

Intervistoi: Sabir KRASNIQI

E Premte, 13 gusht 2010

Ekskluzivisht pėr www.sa-kra.ch - bisedė me Qefsere Sokolin – Mėsuese e diplomuar e Mendimit Pozitiv.

 

NXĖNĖSJA DHE FEMRA E PARĖ SHQIPTARE,  DHE E VETMJA, MBI DIPLOMĖN E SĖ CILĖS NĖNSHKRUAN BABAI I MENDIMIT POZITIV DAUT DEMAKU

(pjesa e dytė)      

 

 

 

            Bazuar nė ligjet e dialektikės, thuhet se: "Dija kur shpėrndahet ose shkėmbehet, ajo rritet, shumėzohet..." Ėshtė edhe kjo pjesė e kėsaj  fryme tė re tė mendimit  pozitiv?

 

            Q. Sokoli: Gjithsesi se po! Nėse unė kam njė ēokollatė dhe po e ndaj me ju, natyrisht se zvogėlohet, mė mbetet vetėm gjysma, sepse ėshtė materiale, ndėrsa tek rritja shpirtėrore funksionon ligj tjetėr, nė qoftė se unė ju dhashė njė buzėqeshje edhe ju buzėqeshėt, mė bėtė mua qė tė ribuzėqeshem, pastaj unė riktheva buzėqeshjen dhe kėshtu vazhdon rritje pa numėrim. Pra, tek shpirtėrorja nuk vlen  matematika qė gjithmonė dy dhe dy bėjnė katėr.

 

            Nė literaturėn inspirative thuhet se mendimi pozitiv, ėshtė "Ēelės i artė, qė hap portat e lumturisė..." Njė thėnie e urtė thotė: "Nuk ka vlerė krevati, qoftė ai edhe prej diamanti, nėse nė tė nuk tė merr gjumi!!!" Dihet se pėr tė qenė njeriu i lumtur, duhen t'i gėzoj, pothuajse, tė gjitha tė mirat: edhe pasurinė shpirtėrore edhe pasurinė materiale. Ėshtė e vėrtet se pėrmes kėtij "ēelėsi tė artė", njeriu e pėrqafon lumturinė?

 

            Q. Sokoli: Gjithmonė duhet ta kemi parasysh baraspeshėn: edhe horizontalen edhe vertikalen, edhe shpirtėroren edhe materialen. Nėse shtrati ėshtė nga diamanti, por nuk tė zė gjumi ėshtė njėanėsore, por nėse ke shumė gjumė dhe nuk e ke shtratin, prapė ėshtė njėanėsore, dualitete kėto qė nė njė kombinim tė vetėdijshėm do tė sillnin frymė tokėsore dhe hyjnore. Pra, nėse rri larg zjarrit ngrihesh – nėse  rri afėr tij digjesh! Prandaj "Mendimi Pozitiv ėshtė "Ēelės  i artė" qė tė hap derėn e dritės  dhe tė vetėdijeson qė gjumin e qetė ta bėsh nė shtratin e diamantit"      

 

            Pėrveē  si Asistente dhe Mėsuese e Mendimit Pozitiv nė Qendėr, ka gati njė vit qė  punoni edhe pėr Administratėn e "American School of Kosova", aty, ku siē kemi informatė, ju quajnė me njė titull mjaft tė bukur - "Miss Pozitiv"! Dihet se aty ėshtė njė numėr i madh i nxėnėsve dhe stafit - si janė raportet me nxėnėsit dhe personelin e shkollės dhe a shpėrndani edhe kėtu energji pozitive?

 

            Q. Sokoli: Mendimin Pozitiv e shfrytėzoj qė ta derdhi nė "American School...", ku mė pastaj, kjo shpėrndarje e energjisė, mė kthehet e shumėfishuar. Unė, pėr ēdo ditė gjatė orarit tė punės, jap dhe marrė shumė pozitivitet, jap dhe marrė shumė buzėqeshje, jap dhe marrė shumė pėrqafime. Tanimė, qindra nxėnėsit qė i takoj gjatė ditės, nuk kam tjetėr pėrshėndetje me ta pėrveē pėrqafimit. Shumica nga ta, pothuajse i kanė reduktuar, qė siē i quaj unė, "tri puthjet nė ajėr" gjatė pėrshėndetjes, ata tani hapin duart dhe dhurojnė dhe marrin vetėm pėrqafime, tė pėrcjella me fjalėt: "Pėrshėndetje  Pozitive".  Prandaj personeli dhe nxėnėsit e shkollės mė quajnė  "Miss Pozitiv".

            Dua ta them kėtė: njėri nga mjekėt ne Klinikėn UCLA dr. Bresler, nuk jep mė receta tė zakonshme barnash, por shkruan receta qė thonė, "Katėr pėrqafime nė ditė"!  Njerėzit thonė se ėshtė i ēmendur! "Oh, jo" - pėrgjigjet ai. "Njė pėrqafim nė mėngjes, njė nė drekė, njė nė mbrėmje dhe njė para se tė shkoni tė flini dhe do tė shėroheni. Ndėrsa psikiatri Harold Falk ka thėnė: "Njė pėrqafim mund tė largoj depresionin, mund tė ndikoj qė mbrojtja imunitare e organizmit tė pėrmirėsohet". Pėrqafimet u transmetojnė njė jetė tė re trupave tė lodhur, ju bėjnė qė tė ndiheni mė tė rinj dhe mė reagues, mund tė forcojnė lidhjet dhe tė zvogėlojnė nė mėnyrė tė dukshme tensionet dhe, nėse doni tė jeni tė shėndetshėm, duhet tė ju pėrqafoj dikush qė e doni. Prandaj unė jam e lidhur  shpirtėrisht  me nxėnėsit, ata, tani mė, tejkalojnė shumė sfida jetėsore dhe adoleshente pėrmes Mendimit Pozitiv, dhe unė gjithmonė jam e gatshme dhe e hapur nė ndihmė ndaj tyre. Ata mund ta vizitojnė edhe "Qendrėn e Mendimit Pozitiv" zyrat e sė cilės ndodhen po nė kėtė shkollė.

 

 

            Pėrkrah punės qė po bėni, ju jeni edhe autore e njė emisioni, "Mendo Pozitivisht", qė transmetohet ēdo tė diel nė "Relax", nė TV21. Sa ėshtė interesimi i shikuesve pėr ta pėrqafuar kėtė frymė tė "Mendimit tė Ri Botėror"?

 

            Q. Sokoli: Gjatė viteve qė jam nė Qendėr, shumė nga njerėzit qė na bėnin vizitė, pa ndėrprerė kėrkonin qė diku, tė ishim nė ndonjė emision televiziv. Ishin tė etur qė ne tė ishim prezent diku. Kishim shumė kėrkesa... Kėshtu qė unė diplomova dhe u mbusha me energji pozitive, dhe kėtė energji dėshiroja ta ndaja me tė gjithė fansat e Mendimit Pozitiv. Pėrgatita njė rubrikė javore tė quajtur:  "Mendo Pozitivisht", pas tė cilės fshihet zėri im dhe autorėsia ime, por jo pamja ime, e cila rubrikė ka karakter argėtues - relaksues dhe edukues.

            Pse nė kėtė mėnyrė? Pėr arsye se unė dėshiroja qė shikuesit tė fokusoheshin nė atė se ēfarė po them unė, e jo si po dukem. Kėshtu qė vendosėm qė kjo  rubrikė t’i ketė katėr komponentė: zėri im me afirmime pozitive, i shoqėruar me fotografi tė pėrshtatura afirmimeve, titrat afirmativ dhe tė gjitha kėto tė pėrcjella me muzikė relaksuese. Pra, "Mendo Pozitivisht" emetohet ēdo tė diel nė emisionin "Relax", nė TV21 nė 16:30, pas mysafirit tė parė, duke filluar nga 13 qershori i kėtij viti, i cili po pritet shumė mirė. E dija qė emisioni ėshtė i shikuar nga shumė e-mail-a dhe telefonata  qė merrnim ēdo ditė dhe pritej shumė mirė, mirėpo kėtė e kuptova edhe mė shumė kur njė ditė pėr shkaqe teknike rubrika nuk u transmetua atė tė diele, dhe neve na vėrshuan aq shumė e-mail-a, sms dhe telefonata me pyetjen: "Pėrse emisionin e kishim ndėrprerė"?!  Kėshtu qė jam shumė e kėnaqur qė kėtė tė mirė po e ndaj me shikuesit, pastaj ajo po bėhet shumėfish mė e mirė.

 

            Desha tua bėjė edhe njė pyetje rreth njė fenomeni interesant  me tė cilin ju jeni e lidhur shumė fuqishėm - pikėrisht me numrin 13! Pothuajse gjithkund ky numėr, veēanėrisht kjo datė, kur bie tė premten, konsiderohet si ditė tejet fatkeqe, dhe sjelljet e njerėzve janė shumė tė kujdesshme por edhe tė kufizuara... ndėrsa tek ju ėshtė e kundėrta - ju keni arritur qė kėtė ditė (tė konsideruar fatkeqe) ta transformoni, me forcėn e mendimit pozitiv, nė njė ditė fatlume, qė u sjell vetėm suksese dhe gėzime. Pikėrisht edhe kjo intervistė po realizohet sot, m'u tė premten e 13 gushtit 2010! Ėshtė kjo rastėsi, pjesė e shkruar e rrugėtimit tonė jetėsor apo fuqi e mendimit pozitiv qė arrin  tė transformoj edhe natyrėn e energjisė?

 

            Q. Sokoli: Asgjė nė botė nuk ndodh rastėsisht, madje as 13-shi im me siguri? Kishte vite qė  kisha lexuar pėr kėtė datė tė ashtuquajtur fatkeqe, derisa njė ditė e pashė se ngjarjet e mia koincidonin dhe kishin marrė kahjen shumė pozitive dhe shumė negative po nė kėtė datė. Dikur fillova tė prisja qė mė 13 do tė mė ndodhi diēka shumė e mirė, apo diēka shumė e keqe. 13-shi nuk mė lente nė gjysmė tė rrugės, shumė pozitiv apo shumė negativ, kėshtu qė 13-shat gjithmonė mė ndiqnin nga pas dhe shumė nga ngjarjet e mia interesante ndodhnin nė datė 13 -  si shumė tė mira, ashtu edhe shumė tė kėqija - derisa mėsova qė nga pas t’i ndjek unė. Me kalimin e viteve kur dhe hyra nė oqeanin e pa fund tė ngritjes shpirtėrore dhe kur kuptova qė energjia as nuk ėshtė negative as nuk ėshtė pozitive, por njė energji e vetme si e tillė, mirėpo varet nga ne se si e pėrdorim - nė polin pozitiv apo negativ tė saj (pavarėsisht qė ne pėr t’u kuptuar e quajmė energji pozitive apo energji negative).

            Kėshtu qė, pėrveē kėsaj, kuptova edhe ligjin e tėrheqjes, pėrmes sė cilit ne tėrheqim kėtė energji dhe e vėmė nė funksion mendimin tonė  dhe pastaj jeta e secilit prej nesh bėhet e tillė ēfarė e kemi mendimin pėr tė. Fillova ta krijoj filmin tim mental qė nėpėr 13-sha po mė ndodhin vetėm ngjarje tė mira dhe pozitive. Mendimi Pozitiv funksionoj dhe nuk mund tė mos e pėrmendi, ku pėr herė tė parė Mėsuesin tim e dėgjova me datė 13 nė emision! Po ashtu, me 13 rifilluam punėn e "Qendrės sė Mendimit Pozitiv", 13-shi na solli shumė herė befasi tė mira nė Qendėr.

            Madje, provėn e parė qė e filluam pėr pėrgatitjen e kurseve nė Qendėr, pa planifikuar orėn mė parė, ora veē sa na kishte marrė nė 13:13 - shin e saj! ! Kur fansat e Mėsuesit tim kishin arritur numrin 11.913, nė faqen e tij, kjo ndodhi me datė 13, edhe 13 minuta para se te ikte ora 13!!!

            Kėshtu qė unė fillova ta krijoj filmin tim mental, qė me njė datė 13 do tė nisi me  emisionin tim, dhe kudo ku shkoja e imagjinoja qė emisioni po ndodh nė datė 13. Meqenėse kisha dėshirė qė emisioni im tė ishte pjesė e "Relax"-it, gjatė tėrė 52 tė dielave sa kishte nė kėtė vit, vetėm njėherė, nė njė datė 13, i binte e diel. E krijova filmin tim mental qė emisioni veēse  po ndodh nė kėtė datė tė 13 qershorit, ku unė kam tė veshur diēka tė bardhė... e kur unė akoma aq qė kisha biseduar me televizionin. Dhe nė fundvitin qė shkoj, isha pėr pushime ne Zvicėr dhe kėrkoja bluzėn e bardhė tė filmit tim mental nėpėr dyqanet e Fribourgut. Motra ime i merrte pėr gjepura fjalėt e mia, por lutja ime shkoi nė vend dhe gjeta bluzėn e bardhė tė cilėn e ėndėrrova, edhe pse ishte stina e dimrit ku janė tė reduktuara veshjet e verės. I thash motrės qė kėtė bluze do ta kem tė veshur nė emision kur do tė filloj me 13 qershor. Mė ktheu "peshku nė det tigani mbi zjarr".  Por ndėrdija nuk u ndal, ajo punoj, dhe ndodhi siē ndodhi, u bė siē u bė, dhe emisioni im filloj me 13 qershor, ku pata tė veshur pikėrisht bluzėn time tė bardhė! Me kėtė dua tė them se asgjė nė botė nuk ėshtė vetėm e mirė ose vetėm e keqe, varet nga ne se si e kemi perceptimin pėr tė.  Pra, gjithēka ėshtė edhe e mirė edhe e keqe. Kėshtu qė 13-shi im u shndėrrua nė atė qė unė kisha dashur tė mė ndodhte. Dhe ne po bashkėbisedojmė prapė nė njė 13-sh shumė special qė vetėm kėtė tė premte, gjatė kėtij viti, i bie data 13. Pra, tė mos fokusohemi kurrė nė gjėrat qė nuk kishim dashur tė na ndodhin, por nė atė qė kishim dashur tė na ndodhte. Atėherė ndryshoni kahjen dhe vini tek e mira.

 

 

Gjatė ligjėrimit tė mėsuesit Daut Demaku nė "Qendrėn e Mendimit Pozitiv" nė Prishtinė

 

 

            Pas kėsaj historie shumė interesante por dhe shumė tė veēantė, a mund tė na thuash, me ēka bėhet Qefserja e lumtur?

  

            Q. Sokoli: Me gjėra tė thjeshta pėr t’u bėrė - tė ēmuara pėr t’u marrė. Mė lumturon njė pėrshėndetje e thėnė me dashuri, njė shikim pozitiv, njė shtrėngim dore, njė telefonatė, njė letėr klasike, njė pėrqafim i dashurisė pa kusht.

 

            Cilat janė planet e Qendrės dhe Qefserės pėr tė ardhmen, apo janė tė pėrbashkėta?

 

            Q. Sokoli: Qendra, Mendimi Pozitiv dhe Qefserja si duket janė njė treshe me koalicion tė fort qė vėshtirė ndahen. Pėrveē emisionit, seancave  dhe ligjėratave nga kjo sferė, kemi edhe njė sėrė plan-projekte pėr tė cilat do tė flasim nė momentin qė do tė ndodhin. Ndėrsa mund tė zbuloj se tė gjithė fansat e Mendimit Pozitiv (nga tė cilėt kemi pasur shumė kėrkesa) sė shpejti, nė kėtė vjeshtė, do tė kenė tė shpallur ofertėn pėr  kurset e Mendimit Pozitiv (ku mund tė na bashkėngjiten) e qė do tė mbahen ne "American School of  Kosova", ku edhe do tė certifikohen.

 

            Ku mė saktėsisht mund tė ju gjejnė tė interesuarit dhe ēka ofron "Qendra e Mendimit Pozitiv"?

 

            Q. Sokoli: Qendra e Mendimit Pozitiv ndodhet ne "American School of Kosova", tek "Pallati i Rinisė nė Prishtinė" e qė ofron: kurse, ligjėrata, seanca, literature tė Mendimit Pozitiv (nga autorė tė huaj dhe tė Mėsuesit tim po ashtu), pastaj CD, DVD, kaseta dhe CD-speciale ne Beta-Valė, ēdo ditė pune, ndėrsa bashkatdhetarėve dhe atyre qė janė larg Kosovės, ua dėrgojmė pėrmes postės klasike.  

 

            Disa herė gjate intervistės e pėrmendėt Mėsuesin tuaj Daut Demakun, si do ta pėrshkruanit  me njė fjali?

 

            Q. Sokoli: Me njė fjali! Vėshtirė por do tė pėrpiqem. Do tė them diēka nga letra e parė qė i kam shkruar Mėsuesit tim: Njė Baba, njė Babagjysh dhe njė Stėrgjysh i Mendimit Pozitiv nė Universin shqiptar. Njė Mėsues ideal i cili mė mėsoj tė shkoj drejt rrugės sė njohjes, mė dha dorėn t’i kaloj kėto ura pėrtej dhe pastaj, kur e pa se i kisha kaluar, u tėrhoq ngadalė i kėnaqur duke mė nxitur njėkohėsisht qė edhe unė tė ndėrtoj ura tjera tė reja, pėr ata dhe ato qė do vijnė mė pas, sikur qė kisha ardhur edhe unė.

 

            Ēka do tė na thoni pėr fund tė kėsaj interviste tė mrekullueshme, ēfarė mund t'u preferoni lexuesve tejet tė nderuar tė kėsaj web faqeje?

 

            Q. Sokoli: Mos u frikėsoni nga dėshirat!  Kėrkoni, Besoni dhe patjetėr do ta Merrni?      Pafund pėrqafime, siē themi zakonisht ne nė Qendėr - me shpejtėsinė e dritės!

 

            Faleminderit qė ishit pjesė e dritartės sonė!

 

            Q. Sokoli: Faleminderit qė ekzistoni! Pėrqafime Pozitive!

 

 

 

            Qefsere Sokoli

            Qendra e Mendimit Pozitiv

            American School of Kosova – Prishtinė

            mendopozitivisht@gmail.com

            044 679 009

 

 (lexo pjesėn e parė)