.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Kulturė - Poezi nga Mehmet Bislimi

Poezi nga Mehmet BISLIMI

IRONI E VERDHĖ

 

 

Emblemė

(Adem Jashari)

 

Toka tė nxori nga gjiri

Trung i lashtė Ilirie

Nga gjiri tė nxori

Nė gji tė mori

Legjendė e gjallė

Emblemė pėrjetėsie

 


Ishull

 

Rrethuar me ujėra tė turbullta

Burrėri e lagur

Ndėr vite Kosovė

Pėrgjakur

 

Ishull i robėrisė

Lagėshti qe s’tė kalbi

S’tė ndryshku

 

Lumenj gjaku Kosova ka

Ujė

S’ka


 

Tradhtinė vari

( Hamėz Jashari)

 

Te lisat e Prekazit

Tradhtinė vari

 

Albulenė

Myku eshtrat t’i ka ngrėnė

Tradhtinė myku

Nuk e zuri

Me litar nė fyt

Gjashtėqind vjet erė myk

He na plaēin

Sytė

 


 

Nė ballė tė oxhakut

(Shaban Jashari)

 

Nė galerinė e njė portreti

Pushka

Qelibari

Kuti e duhanit

Si dikur

 

Nė ballė tė oxhakut

Kushtrimi

 

“Toka nuk na pranon tė robėruar!”...


 

Flakėt

 

Sonte

Flakėt e lirisė nė Prekaz

Komandantin kujtojnė

 

Pėr ty atdhe

Flakėt

Qė tė mos shuhen kurrė

Po i mbajmė nė gji

Flakėt e lirisė

Nė tė gjatėn udhė

Komandant

 


 

Dilemė

 

Punoi pėr tė tjerėt

Veten shau

Punoi pėr vete

Tė tjerėt e shanė

 

Kur vdiq

E shanė dhe e qanė

Sharje dhe qarje aksidentale

Si nuk u ringjall Isai - Jezu

Shfryrjet e pelegrinėve

Mbi pavdekėsinė

T‘i ndiejė


 

Kryqėzim

 

Si rezultat i kryqėzimit

Erdhi nė jetė

Stili i rrėfimit

Pėr mėkatet e pabėra

 

Tė pafajshmit nė kryq i gozhduan

As sot

Nuk u penduan

 

Kryqėzatat pollėn

Imagjinatėn e udhėkryqeve

Qėllimi dhe mjetet s’u kursyen

Nė emėr tė Perėndisė

Botėn e futėn nė paudhėsi

 

Egėrsi e kryqėzimit tė lashtė

Pikturėn e gjakut

Para botės

E solli nė ekspozitė

Me peshėn e saj

Nga lashtėsitė

 


 

Shkėlqimi qė vret

 

Tė vetmin qė do ta vriste shkėlqimi

I hėnės gėnjeshtare

Ishte ai

 

E kisha vėnė re

Ka herė

Yshtur pas hėnės sė kuqe

Qė iku nė tė parin agim

Shpresoj mos tė tė vras

Ndjenja e trishtimit

Nė kuqėsinė tėnde


 

Rimat

 

Nė vargje

Nė rrugė

Nė jetė

Rimat tė pėrcollėn

 

Korbat vallėzojnė

Emil Zola

Po tallen me ty sot

Mbrojte rimat nga turpi i kohės

Turpi djersinė

 

Nga tmerri

Rimat ēakorduar

Qė nga Drajfusi e kėtej

Simbol i sublimimit

 


Nihilisti

 

Pėr nder tė atyre qė ranė

Mos pėshtyni nė rrugė

 

Pėshtyjeni nihilistin nė surrat

Po e takuat diku

Nė rrugėn e Dėshmorėve

Nė rrugėn

E larė me gjak


 

Plaku

( Xh. Gashit – Plakut)

 

E pėrbuzi tė djeshmen

Me vdekjen u tall

Nė pėrqafim tė sė nesėrmes

Amshim

S’ishte futur rastėsisht

Nė shėrbim tė atdheut

Prandaj rrugėtoi

Qetė e vertikalisht

Plaku


 

A do karrocė zotėri

 

Hipotekė e mjerimit

Shtrirė nė shekuj

Bijtė e shekullit tė ri

Nė tregun e blertė tė Prishtinės

Strukur nėn lotin e shiut

 

Shpresa tė mekura nė zėrin e njė fėmije

Qė thėrret nė refren

I ndjenė

 

A do karrocė zotėri

 

Te tregu i blertė i Prishtinės

Jo larg spitalit tė veremit

U dogj nė mjerim poema

Dhe mushkėri e Migjenit

 

A do karrocė zotėri

 


 

Katarsis

 

E pabesueshme

Kaq shumė pastrim u dashka

Nė kėtė krizė

Me reduktime uji e rryme

Vėshtirė se

Pastrohet ndėrgjegjja

 

A ka lumė qė na lanė

 

Se dy sharje ka

E ty tė laftė gjaku 

As lumi mos tė laftė


 

Vrasje e trishtimit

 

Ritual i pėrditshmėrisė

Venitur deri nė banalitet

 

Rrugė tjetėr nuk kishte mbetur

Mes dhimbjes dhe

Vullnetit pėr rimėkėmbje

Gdhiu pushka e lirisė ndėr male

Rrugė e kahmotpritur

Qė vrau ndjenjėn e trishtimit

Me pushkėn

E Altinit


 

Burrėri

 

Burra

Ka

Ka pasur

Do tė ketė

 

Kryefjala dhe kallėzuesi

 

Burri

Nuk liget dhe

Nė pusinė e ligėsisė

Nuk bie


 

Puthe...

 

Puthe kryqin i pa udhė

Nė gjunjė pėrkulu

Lėrė porosinė

Poezinė ke bėrė katrahurė

Mėkatar

 

Po uratė

Amanet

Merri tė lintat e mia

Si flamur paqe

Ngritur lart nė shtizė

Vegjėlia tė marshojė nė shpėrthim

 

Tregoju Uratė se

Ato ishin tė lintat e mia

Tė ndyra nga kohė e tranzicionit

Nuk ishin flamujt e revolucionit

Lėnė anash kaherė

 

Mėkati

Lė tė bjerė mbi mua

Uratė

 

Ndaj hilet

Para Perėndisė

Nga tė lintat tona zhele

Me ato tė diplomacisė

Para BE-sė

Varur nė shtizė tė flamurit

T’i gjendet zgjidhje e shpejtė

Nyjės sė ushkurit

 

Ndryshe

Shpatė e Demokleut

Do godas

Ngarkesėn e plancit tė demokracisė

Nė shpėrthim

Diplomacia pastaj

Flakė edhe tym

Prishet paqja dhe standardi i parė

Mbetet zhele e tė lintave

Para unmikut

Prapė e pa larė

 

O tmerr i ditės sė daljes

Para perėndisė

Uratė

Pranoje rrėfimin

Pėr mėkatet e mia

Mbase

Na merr parasysh

Diplomacia

Amen


 

Parandjenjė

 

Armiqtė nuk po na shajnė sa duhet

Miqtė po na lavdėrojnė

Mė shumė se ē’duhet

 

Si me tė pabesė

Mė gėrryen njė ndjenjė

Ogurzezė


 

Peshė e dyshimit

 

Nė mėdyshje grinden

Ėndrrat e natės tani

Nė klithje pambarim

Peshė e trillimit tė sajuar

Kėnaqėsinė ėndrrės

Do t’ia vret

 

Peshė e dyshimit

Mos tė bjerė kurrė

Mbi shpirtin tėnd as

Mbi shpirtin tim

O miku im

 


 

Lisi

 

Tė vetmin lis e prenė

Fshehurazi

Nė zhgėrryerje tė paparė

Si mbi mitet e vjetra

Pėrcjellur tinėzisht

Mbi lisin kishte goditur

Dorė e vrasjes sė dyfishtė

 

I lashtė ishte lisi

Mė i lashtė se fisi

Lashtėsitė po vriten

Nė Kosovė

Lista

Prapė

Po rriten


 

Ironi e verdhė

 

Vargu im

Eja tė ikim larg

 

Zilia mes vargjeve

Ka rėnė

Vargjet pezėm kanė zėnė

Smirėzia nė garė

Ikim

Se u bėmė pėrrallė

 

Mes njerėzve urrejtja

Futur kaq thellė

Ironi e verdhė

Ikim


 

Nėnės

 

Nė kujtim tė pritjeve tė saja tė gjata

Kur kthehesha

Nga rruga

Nga shkolla

Nga burgu

Nga mėrgimi

 

Tani kush do tė mė pres

Nėna nuk ėshtė mė

Vetėm kujtimet

 

Atė

Dhe tokėn shqiptare

Nėnė

Thėrras


 

Ata qė gurė nė jetė vunė

 

Mos vė gurė nė jetė

Se tė vrasin ata

Me tė pabesė

Sa personazhe tė vdekura

Kanė lozur

Jetėn nė sprovė duke vėnė

Nė thellėsitė e shpirtit

Kandili i shpresės

U shua

Do vdesin me pahir

Ata qė gurė nė jetė vunė


 

Portret

 

Nga dorė e piktorėve modern

Tė kohės antike

Portretizuar fytyrė e pa skuqur

E sakrificės nė kėmbėngulje

Tė hije zisė a bukurisė mitike

 

Monalizė moj mike

Gėnjeshtėr apo

Realitet

Buzėqeshja jote

Nė portret

 

Ndryrė

Brenda kornizės nė shekuj

Histori e pazbėrthyer e artit

Mbi mjeshtrin e penės sė vjetėr

Varur nė maje tė gozhdės

Si testamenti

Nė letėr


 

Dashurisė

 

Ndėr shekuj i kėnduan

Faraonė

Perandorė

Mbretėr e Presidentė

Pėr ty ngritėn tempuj

E nuk tė pėrjetėsuan dot

 

Prapė do t’i kėndojnė dashurisė

Si dje

Sot e mot

Zanoret e dashurisė

Rimėn kanė nė gji


 

Ndarje

 

E dhimbshme

Por

Paqėsisht dua tė ndahemi

Pa lot

Nga kjo botė

 

Kujtimet e mikut mbani

Besnikėrisht

Mos e shani gabimisht

Po sinqerisht

 

Ai iku


 

Kosova

 

Po tė ishte vetėm imja

Do ta mbaja nėn xhaketė

Mos ta kapėn alergjia

Nga poleni i pavarėsisė

Tė paktėn edhe kėtė vit

 

Gogoli ynė

Po frikėson sorrat

Nė stinėt pranverore

Me koqet e dashit

Varur nė degėn e qershisė

Pėr t’i vėnė mė vonė

Nė shenjė flijimi

Nė themelet e pavarėsisė

Kosovė

Me fat