Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Isa Baftiaj

ISA BAFTIAJ

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

ISA BAFTIAJ

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

         Isa Baftiaj u lind nė lagjen Toskaj tė fshatit Komogllavė. Mėsimet e para i kreu nė vendlindje dhe nė Ferizaj. Nė Ferizaj kreu edhe normalen, ndėrsa studimet e larta pėr Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe i mbaroi nė Universitetin e Shkupit, si dhe ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės.

            Ka punuar mėsues i gjuhės shqipe nė Muhalan tė Suharekės, nė Shkollėn Fillore “Vėllazėrimi” nė Obiliq, nė disa fshatra tė Kaēanikut, nė Shkollėn Fillore “Emin Duraku” nė Kaēanik, nė Shkollėn Fillore “Naim Frashėri” nė Zaskok tė Ferizaj, ku edhe ėshtė pensionuar.

            Veprimtaria letrare e Isa Baftiajt daton nga vitit 1966 kur nė revistėn letrare “Jeta e re” botoi poezinė e parė. Prej asaj kohe ka botuar nėpėr tė gjitha gazetat dhe revistat qė janė botuar nė Kosovė, po edhe jashtė saj- nė trojet shqiptare.

            Isa Baftiaj kryesisht shkruan dhe boton poezi pėr fėmijė e tė rritur e ndonjėherė edhe prozė.  Duhet theksuar se njė numėr i madh i poezive tė tij janė transmetuar edhe pėrmes valėve tė Radio-Ferizajt, sidomos nė emisionet pėr fėmijė. Disa nga poezitė e tij janė bėrė edhe tekste tė kėngėve pėr fėmijė. Poashtu ka shkruar edhe tekste pėr kėngė pėr tė rritur.

            Isa Baftiaj jeton nė rrugėn “Agim Prodani” nr. 39 nė  Ferizaj.

 

            Veprat e botuara:

            - “Goca e Kaēanikut” (panoramė poetike, bashkautor), Kaēanik, 1980

            - “Dritaret e diellit”, SHB “Zef Serembe”, (poezi pėr fėmijė), Prishtinė, 2000

            - “Buzėqeshje”, (poezi pėr fėmijė), Iliriku, Prishtinė, 2002

            - “Brezi i tretė i normales “Zenel Hajdini” (1867-1968) monografi,  Ferizaj, 2007

            - “Kryefjalė e dritės”, SHB “Zef Serembe”, (poezi pėr tė rritur), Prishtinė, 2008

            - “Nė gjiun e kėsaj toke”, SHB “Zef Serembe”, Prishtinė, 2015

            - Leksikoni “Autorė nga rajoni i Ferizaj (1893-2016), Ferizaj, 2017

 

 

 

 

 

MBRĖMĖ

 

mbrėmė

tėrė natėn e lume

rigoi

shi shi shi

 

e ti

 

ti

u sose

nė etjen e etjes

(....)

sė pashuar

 

...

pshshsht!

 

tani-pėr ty

do tė dehem

... nė kėngėtim

o Flamuri im

 

 

MALLKIM

 

i pėshtyrė

nė udhėkryqet

e rrugės qofsh!

 

Fytyrė nxirė

jetėn nė zi e nė mjerim

e kalofsh!

 

nė shpirt

prore qofsh...

i dėrrmuar

 

armik

-ik...

 

ndėr ne

n’tonin atdhe

s’ke pėr tė jetuar

 

 

AH BABA

 

 Baba

ah baba

sikur tė jetoje

edhe pak

nėn hijen e Mollės sė Kuqe

aty

ku ėshtė ėndrra jonė memece

ka ethe

 

baba

njė ditė

NJĖ

do tė jemi mbarė

dhe

s’do tė bėhemi pikturė e pikėllimit

 

baba

ne tė gjithė

tė gjithė jemi shqiptarė.

 

 

DIALOG

 

mė thuaj-

pse dje u bėre heshtje

dhe heshte

aq sa nuk ka ku shkon mė

...

pse u ngrite

u ngrite

pa nxjerrė zė

 

thėnė tė drejtėn

tha Mala

nganjėherė

mė shumė flet heshtja

se sa fjala

 

e

ai qė nuk di tė heshtė

nuk di as tė kėndojė

prandaj heshta

dhe nuk desha tė protestoj

 

 

DIKUSH

 

Dikush...

ushqehet me njė rreze dielli

e pėr dikė

edhe n’motin e kthjellėt

-errėsohet qielli!

 

dikush...

mbi kalin e azdisur

nget e nget

e dikė

edhe kur ka diell

-mjegulla e zezė e vret

 

po

pėr tė gjithė ne mbarė

lypset punė, o vėllezėr

- punė pėr tė dalė ngadhėnjimtar

 

 

HAJT LIRIKA IME

 

syri

feston

e

ėndrrat

i lag vjeshta

 

dikush

loton

nė qytetin tim

 

vjeshta

shkruan epitafin e vet

e shirat

nėnshkruajnė pikėllimin

 

e

unė

           

unė thėrras diellin

e Lirikės nė zemėr

  

- hajt

oj Lirika ime

hajt

... nė mė tė bukurin emėr

 

 

EDHE NATA SI NATĖ

 

Edhe nata

si natė kėtu

bėn dritė

e drita shndėrrohet nė ditė

qė nė kėto troje tona

tė ketė

rritė rritė rritė

 

po rrita

 

rrita

tė jetė rritė

e rritės nė bashkim

tė tonave troje

dhe

mė kurrė

mos tė na sundojnė

ato bisha

tė malkarpateve soje

 

e pastaj

 

pastaj

barbarėt me barbare

tė mos kenė vend

nė trojet tona dardane

sepse

nė kėto toka

fjal’t e para

ishin ILIRISHT

ēka

e di tėrė bota

kėtu

flitet SHQIP

e jo barbarisht

 

ndaj

ata fytyrė nxirė

le tė ikin

nėpėr errėsirė

le tė ikin kudo qoftė

diku

dhe me gjuhėn e tyre

le tė kukasin si qyqet

kukuku