Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 2 - Islam Balaj

ISLAM BALAJ

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

ISLAM BALAJ

 

 

 

 

         

 

 

 

              Hyrje

  

             Islam Balaj u lind mė 1950 nė Dobėrdelan tė Suharekės. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, Normalen nė Prizren, ndėrsa studimet e larta pėr Filozofi, i mbaroi nė Universitetin e Shkupit dhe nė atė tė Beogradit. Nga viti 1976 punoi si profesor i filozofisė nė Gjimnazin “Gjon Buzuku” nė Prizren. Mė 1982, pak kohė, punoi si Redaktor nė TVP.

            Me krijimtari letrare, Islam Balaj, merret qė nga bankat e shkollės sė mesme. Shkruan kryesisht poezi dhe prozė pėr fėmijė e tė rinj. Herė pas here, merret edhe me publicistikė dhe me shkrime nga fusha e filozofisė. Shumė poezi tė tij janė bėrė tekste pėr kėngė nė Festivalet e Kėngės pėr Fėmijė, si dhe janė recituar nė Garat e Recitatorėve tė rinj, duke u shpėrblyer disa herė dhe me vendet e para.

            Islam Balaj jeton dhe vepron nė Prishtinė.

            Nė vitin 2012 nga Karvani i Shkrimtarėve pėr Fėmijė “Agim Deva”, nderohet me ēmimin: “ Ymer Elshani”., ndėrsa nė viti n 2014, nė Panairin e 16 tė Librit nė Prishtinė, merr ēmimin kryesor tė Letėsisė pėr Fėmijė, nga Shoqata e Botuesve tė Kosovės, pėr librin me poezi “Ngjyrat e shiut”.

            Islam Balaj ėshtė autor i shumė veprave letrare pėr fėmijė dhe tė rinj si: “ Dimri nė pranverė” (poezi), “Shkaba nė flamur” (poezi), “Zemra ėshtė zemėr” (poezi), “Kėmisha e ylberit” (poezi), “Ėndrra e Andit” (poemė), “Hėnėn s’e zė gjumi” (poezi), “Andi shkon nė gjithėsi” (poemė), “Porta e zogjve” (poezi), “Andi zhytės i thellėsive” (prozė nė vargje), “Fustani i mjellmės” (poezi), “Lulet bėjnė gjmnastikė” (poezi),  “Aventurat e Andit nėn ujė” ( roman), “Zemėr nė dritare”  (poezi),  “Vajza dhe Ylli” (roman),  “Ngjyrat e shiut” (poezi) etj.

 

 

 

 

 

URA E IBRIT

 

Ē’ka qė URA rri e heshtur,

Rri e shtangur

E bėrė vrerė?

- Ah, ka vite, kėmbė fėmije

Mbi kurriz ajo s’ka ndier.

Urė i thėnēin,

Po urė s’ėshtė

Tė lidh’ krahėt e njė lumi.

Njėri krah i ngeli jashtė

E tjetrit dhembjet s’ia mbytė gjumi.

Asaj korbat roje i bėjnė

Sikur t’ndjellin fatzi, kob…

T’bashkojė krahėt nuk e lėnė.

Me njė krah si t’rrojė, o Zot?!!!

E IBRI ecėn,

Turbullt ecėn

Dhe ofshamėn e mbyt n’veti.

Kėrkon nėna fėmijėn e vdekur

Qė n’gji lumi sa s’ia treti.

 

 

ZOGJTĖ QESHIN ME KRAHĖ

 

Nga pika tė vogla, tė vogla shiu

Bėhet lumi

E me hapa tė lehtė zogjsh

Behari vje’.

 

Nga sy yjesh tė dremitur

Mė vjen gjumi.

E nė zemėr tė ēdo fėmije

Pėrralla fle.

 

Nė supe pemėsh hėnė e lodhur

Pushon krahėt

Ndėrsa era me harpė gjethesh

Kėngėt derdh.

 

Nėn shi rrezesh si ujėvare

Njė yll lahet

Ėndrra vjen mė merr pėr dore

N’shėtitje m’nxjerr.

 

E zogjtė qiellit kėmishėkaltėr

Me krahė qeshin

Dhe tek krahė i bėhen ėndrrės

Veten mburrin.

 

F’mijėt ėmbėl n’gjumė buzėqeshin,

Veē buzėqeshin

Dhe buzėqeshjet i bėjnė rreze

YLBERĖ THURIN!

YLBERĖ THURIN!

 

 

AGU ME GISHTA FLORIRI

 

E hap agu dritaren

Me gishta

floriri

Nė gjethet e syrit

Beharin

na zgjon.

 

Nga shtrati i zemrės

Ngrihet

bilbili

Dhe nė degė tė rrezeve

E thur

folenė.

 

Fustanet me ngjyra

Shpejt

i veshin lulet

Vjen dielli si princ

Dhe nė gjunjė

u pėrkulet.

 

E hėna si nuse

E heshtur

pret lart

Pret mbrėmjen

t’i kthehet

ME PRINCIN E ARTĖ.

 

 

DY ZAMBAKĖ NĖ HESHTJE PUTHEN

 

Xhepat me ar i mbushi dielli

Edhe iku

Pas kodrės si hajn ai u fsheh.

 

E nata si njė dhelpėr

Lėpihet pas njė shtegu

Hėnėn do ta hajė mbi re.

 

Yjet veshur me rroba qielli

Qė nga lart

Ar na derdhin me buzėqeshje.

 

E nė kopsht tė ėndrrave

Nėpėr natė

Dy zambakė

Po sa ėmbėl puthen n’heshtje!

 

 

KU I MERR NGJYRAT SYRI

 

Brenda dy qepallash

Tėrė njė univers

Njė botė pėrplot ėndrra

Njė fushė

Njė mal

Njė det

E njė lumė i gjatė malli

Si njė udhė qė s’ka mbarim

Dhe njė tufė zogjsh prej ajri

Qė fole kanė syrin tim

Tė gjitha…

Tė gjitha i ruaj aty;

I kam dritė nė sy

Janė pikturė

E janė ylber

Aty ngjyrat syri i merr.