Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 2 - Isuf Luzaj

ISUF LUZAJ

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

ISUF LUZAJ

 

 

 

 

         

 

             Hyrje

  

           Isuf Luzaj lindi nė Kaninė mė 21 shkurt 1913 nė njė familje fetare. Isuf Luzaj shkollėn fillore e kreu nė Vlorė me 1926. Gjimnazin e vijoi nė Shkodėr, ku e kreu mė 1933. Nė vitin e dytė fitoi bursė nga gjimnazi pėr tė studiuar jashtė vendit, aplikoi pėr bursė por iu refuzua nga qeveria. Pėr tė shkuar me studime u detyrua ta shesė pjesėn e vet tė tokės me ullinj.

            Me 1933 vajti nė Paris. Pasi ishte regjistruar dhe kreu liceun u regjistrua pranė Universitetit tė Sorbonės. Nga pamundėsia ekonomike u detyrua tė tėrhiqej nga studimet nė Francė. Mė vonė u doktorua nė letėrsi dhe filozofi nė Sorbonė.

 

            Veprat:

            Nė vitin 1938 ai botoi librin “Rrėfimet”. Nė kėtė periudhe libri me vargjet lirike konfiskohet dhe ai dėnohet me 94 ditė burgim. Bashkėpunon me revistėn "Pėrpjekja shqiptare". Nė vitin 1946 pėrfundon librin “Ideoligjia Falimentuese si interpretim materialist i historisė”, botuar nga Universiteti Gregorian nė Romė.

            Ka qenė bashkėpunėtor i revistave “Mbrojtja Kombėtarė” dhe “Besa”, tė cilat botoheshin nė Kosovė.

            Nė vitin 1954 boton novelėn politike - shoqėrore filozofike kundra komunizmit “Lumejt derdhen tė kuq” nė spanjisht (titulli origjinal Los Rios Bajan Rojos), shtėpia botuese Ultramar.   Nė vitin 1965 boton “Metodologjinė pėr studimet e filozofisė” qė ėshtė pėrdorur pėr shkollat e mesme.

            Ndėr vitet 1963 -'90 boton artikuj pothuajse nė tė gjitha gazetat e Amerikės mbi filozofinė e Historisė sė Markzizmit nė teori dhe praktikė.

            Ka lėnė 132 vėllime shqip nė dorėshkrim. Nga kėto janė botuar: "Gloria e ēmendje", Tiranė 1995, “Egzistenca dhe Boshėsia” Tiranė 1996, “Sėmundjet e Shekullit Tonė” (esse filozofike), Tiranė 1999, “Pėrtej sė Mirės e sė Ligės” (poezi, esse, mendime filozofike), Tiranė 2003, “Topografi Labēe” (poemė), Tiranė 2004, "Lamtumira e Yjeve", (poemė), Tiranė 2004, “Rindėrtimi i Fuqive Shpirtėrore: (refleksione filozofike), Tiranė 2005, “Filozofia e Bukurisė” (pjesė ditaresh, esse, rrėfime), Tiranė 2009, “Festimi I Yjeve: (poezi), Tiranė 2013 dhe “Princesha Rugina” (tragjedi) 2015.

 

 

 

 

PENGU
(fragment)

 

Do doja, do doja, do doja, do doja
Po ėshtė shumė vonė, shumė vonė, shumė vonė,
Njė mijė himne dėshmorėve t’u kėndoja
Po kjo kohė, nuk ėshtė koha jonė.

Ndaj kėtė peng qė lindi nė vijė tė zjarrit
Ia lė ēdo biri e bije shqiptari,
Jehonė legjende: Ēamit, Kosovarit.
Kėtė peng tė egėr, do ia shpie varrit.

Ta kėndojė rinia, sado tė jetė vonė
Shekulli – shekujve, t’ua gjėmojė jehonė.
Historia e Kombit ėshtė Historia jonė,
Historia jonė: Historia e Shqiptarit.

 

 

FUQI KOZMIKE
(fragment)

 

Ndaj adhuroj tė shkuarėn time tė djegur
Sepse justifikon qėllimin, pėrfundimi Tragjik,
Siē e pata paraparė modestisht
Qė pa filluar dasma; pa ardhur asnjė Mik.
Deshėt therorė s’i ishin pėrgatitur
Pėr krushqit e huaj, qė erdhėn pa thirrur
Dhe u unjėn nė bisht
Spektatorė tė ftohtė tė dramit tragjik,
Qė po lozej mbi kurriz tė njė populli fisnik…”

 

 

LUTJA

 

Dėshpėrohem, sa mė duket e ėmbėl

Vdekja e vetmja shpėtimtare besnike

Dorėzohem mendoj pėrjetėsinė

Fluturon ndėrgjegjja si shpend nėpėr ėndėrr

Ngjitet nė sfera ku takon poezinė

Atje ia gjej ēelėsin pentagramit

Ēil derė e dritare pėr tė prurė harmoninė

I shqitur nga balta: pak m' afėr tė Madhit.

 

Lutem misterit tė mė japė dashurinė

Pėr t'i caktuar udhėtimin mendimit

Ia gjej gjurmėt nė njeriun pa frikė

Hėm duk’ e zgjatur, hėm duke e soditė

Zhvilloj problemin nė qėllim t' udhėtarit

Duke e vėshtruar shokun nė sy

I varfėri njeri, i padituri njeri

Ai nė mua; unė dhe ai nė ty

Bashkė tė tre n' udhėn e sė nesėrmes

Pa ia njohur pikė - pjekjen e vdekjes

Nė sytė e zemrės, kur dinė marrėn dritė

Ia kėrkoj enigmės qėllimin e dytė

T' i zbuloj kohės ēfarė s' mė shohin sytė

Me ndihmėn e dritės q' ėshtė drita e besės.

 

Nga imagjinata qė me krahė skifteri

I nxjerr xhevahiret nga gjiri i misterit

Pikturon idealet me ngjyra ylberi

T'i ndajmė ėndėrrimet nga mirazhet e diellit

Pėrtej tė mirės, pėrtej tė ligės

Pėrtej urės gjejmė asnjanėsinė.

Shprehur udhėtimit nė ballkon tė dritares

E gjej harmoninė nė fazat e ndėrmarrjes

I varrosa tė gjitha xhelozitė e shpėrndarjes

I sundova tė gjitha mėritė e hakmarrjes

I shuaj tė gjitha pasionet e zjarrit 

Pėr tė ndėrtuar njė shoqėri mė tė mirė

Tė mėsojmė tė gjithė tė jetojmė tė lirė

Si natėn e parė qė i vemi varrit

 

Tė jemi tė gjithė njė gjak, njė fėmijė

Kokė pėr kokė tė ndėrtojmė shtėpinė

T’i strehosim miqtė e vjetėr qė do vijnė

Besėn, Burrėrinė, Nderin, Drejtėsinė

T' ulemi kėmbė kryq ndanė zjarrit pa hi

Tė s 'vėrtetės sė madhe qė mbėshehėm nė gji.

NJĖ OBSESION ILIRO – TRAK

 

 

TE DY UDHĖT
(fragment)

 

Bekuar qoftė besa dhe Ideali
Me ata zbulohen kufijt e Universit
Me ata udhėtohen fundet e detit
Me ata shuhet zjarri i vullkanit
Me ata zotėrohet fuqi e tėrmetit
Me ata zbėrthehen skutat e dheut
Me ata rrėzohen tiranėt dhe kralėt
Me ata mendja ēdo mister e zbėrthen
Me ata lundrohen qiejt mbi qiejė
Me ata u sundua zjarr e dritė rrufeje
Ata ndezėn furrė pėrbrėnda ēdo balli
Bekuar qoftė besa dhe ideali.

 

 

DHEUT TĖ TRIMAVE

 

Sa larg duhet tė iki tė mė pushojė loti,
Deri kur duhet te marr frymė tė mė pushojė zemra,
Pėr ty, dheu i trimave tė Kastriotit,
Si askund, askurrė nė popuj tė tjerė,
Si duhet tė tė lutem, nė ē’fe, tė kujt Zoti
Qė tė mbash nė mend njė grusht tė baltės tėnde,
Qė ti e linde, ti e rrite, ti e prishe nga mend.

Dhemb shpirti kur ti i harron djemtė e tu
Pėrkujdes i errėt, i thellė, i papandehur.
Oh, tokė e pakuptueshme, e ashpėr, cinike
Aq mė e egėr sa mė e bukur, aq mė e dashur – 
Sa mosmirėnjohėse.
Ankimi yt na mblodhi nė ēeta,
Tė nxuarrėm tė lirė nga kthetrat armike,
Shqipėria vdes nė kėmbė, nuk rron kurrė nė gju.
Pse na linde trima pėr ditė tė zeza,
Kur ti nuk na jep as lėndinė pėr varreza?
Rinia jonė qe njė kėngė me ethe,
Malesh, fushash, nė brigje dy detesh.
Djalėria jonė u dogj nė kryengritje,
Ti na vėshtrove me sytė e njė njerke.
Burrėria jonė nė vijė tė parė tė zjarrit.
U dogjėm pėr ty nga legjendat e mallit.

Eja, moj nėnė, nė lėndinė hije pishe,
Ti, nėna jonė, ne djemtė e tu.
Besėn mistike ē’pate qė e prishe?
Fati yt qe njė yll ku na ra falli,
Gurėt e yēit tė jetės, a tė vdekjes,
Ti vet i loze sa na dogji malli.
U vėrvitėm me valle nė zjarr tė pėrpjekjes.
Kujtesa jote e qartė si kristali,
Nė epopenė tėnde me shkronja prej zjarri.
Ti vet e shkruajte emrin e ēdo djali,
Qė pa pritur urdhrin, u vėrvit dhe u dogj.
Nė Histori tė botės Ti s’ke shoqe, as shokė.
Pse na mohove gropėn e varrit?
Do dėshironim tė trokisnim tek dera,
Tė tė thajmė lotėt kur tė mund dėshpėrimi.
Mos u trondit, do vijnė kohė tė tjera,
Ti do tė lindėsh trima se je tokė trimi.
Nė gjirin tėnd arbri gjerbi vlera.
Do vijė prapė Osua, do vijė prapė Qazimi.
Rriti si Leka, Pirron, Skėnderin,
Pagėzoi me dritat qė tė lyp ylberi
Po mos harro, tė shkosh nė lėndinė,
Tė presin djemtė, kumbisur nė brinjė.
Pa ē’ka se s’gdhende statuja mermeri.