.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

GLOBI-SHQIP

Antologji e poezisė moderne shqipe - Isuf Grajēevci

ISUF GRAJĒEVCI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

ISUF GRAJĒEVCI

 

 

 

 

          

             Hyrje

 

            Isuf Grajēevci u lind mė 12 korrik tė vitit 1948 nė fshatin Hade, ku kreu shkollėn fillore. Shkollėn e mesme dhe shkollimin e mėtejmė e vazhdoi nė Prishtinė. Rrjedh nga njė familje patriotike. Me shkrime filloi te merret qysh si nxėnės i shkollės fillore, kurse punimet e tij herė pas here janė botuar nė shtypin e pėrditshėm dhe periodik. Nė ndėrkohė bėri ndėrprerje pėr shkaqe te ndryshme. Punoi si korrektor nė Gazetėn Zyrtare tė ish Jugosllavisė, nė Redaksinė e gjuhės shqipe dhe nė Enciklopedinė e ish Jugosllavisė - nė Redaksinė e gjuhės shqipe nė Prishtinė. Njė kohė punoi nė ish Bankėn e Lubjanės deri sa u largua me dhunė nga puna dhe,  u detyrua tė emigrojė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Atje punoi dhe kontribuoi pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare. Me fillimin e luftės nė Kosovė, ai me shumė bashkatdhetarė ndihmoi luftėn pėr ēlirimin e Kosovės. Njė kohė punoi pėrkthyes i gjuhės angleze nė UN. Nė vitin 1996 u bė anėtar i Akademisė Shqiptaro-Amerikane tė Shkencave nė New York. Ėshtė anėtar i Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė nė New York dhe ėshtė anėtar nderi i Shoqatės “Atlantiku”, po nė New York. Qė nga viti i kaluar ėshtė anėtar i Shoqatės sė Shkrimtarėve “Fahri Fazliu”, nė Kastriot.

Tani jeton e vepron nė Prishtinė dhe SHBA.

            Nė vitin 2008, botoi pėrmbledhjen e parė me poezi  “Hapat e tu nė mote’’ dhe “Gjurmė mergimtari” nė vitin 2010.

 

 

 

 

TEATRI I JETĖS

 

Nė teatrin e jetės

herė pikojnė riga loti

herė shi i lumturisė

nė pentagramin e saj

kumbojnė tinguj hareje

e tinguj plot dhimbje

diku nė atė anė Lumi

pret e heshtur dashuria ime

nga stinėt e shirave

fytyra i dridhet

e gishtėrinjtė pėrpiqen

tė krijojnė harmoni tingujsh

qė dashuria tė tingėllojė

simfoni e pėrkryer

                                              

 

 

DITA NĖ KALENDARIN TIM

                         

 (17 shkurt 2008)

                        

Vėshtroja horizontin

e nuk besoja

pėr atė qė po shihja

loti i dhembjes

puthte lotin e krenarisė

Flamurin mbaja nė duar

qė ende pikonte gjak lirie

gjak i marseve dhe i nėntorėve

tė pėrflakur tė lirisė

e putha 

kurrė s’kam  pas njė ndjenjė tė tillė

malli

dashurie

dhembje e krenarie

e mbėshtolla pėr trupi

dhe thashė:

Kėsaj radhe s’do tė ma gjakos njeri

nė kėtė karvan me plot dasmorė

dhe unė po e hedh vallen e pritjes

  dhe  pėr njė ēast

ju luta Zotit:

mė dhuro njė copė jetė

ta ndjej 

ta jetoj kėtė ditė

tė shėnuar nė kalendarin tim.

 

 

 

IMJA PERĖNDESHĖ

 

Dhe valė e oqeanit

pėrballet me shkėmbin

siē pėrballet dashuria ime

me stuhitė pėr ty

Ti

mė vret nė shpirt

e bukura e kėtij globi

historia jote

mė pėrplasi

nė kėtė Metropol

bonjak- pa nėnė

ku gjurmė vuajtjesh

mė janė harkuar nė fytyrė

e dhembje shpirti

kurrė nuk e thanė

lotin nė sy

dhe vargu im mori udhė

nė shkreptima rrufeshė

luftėtarė lirie

tė dėrgova pėr qėndresė

Ty, e Bukura e Globit

Imja Perėndeshė!

 

 

 

SHTEGTOVA

 

Edhe pse shtegtova

me pahir

ēdo pėllėmbė toke

e putha me lot

shtėpi tė djegura

e pėllumba tė vrarė

mė rėnduan

si gur sizifi nė shpirt

e  Kėngėn pėr Ty

s’e shova dot

jam larg

dhe s’kam fuqi

tė ta pėrkėdhelė ballin

as tė ta lidhė plagėn

Kosova ime

por

njė pushkė mė shumė

ta dhurova

tė ta mbrojė kufirin

dhe motrės lotin

t’ia fshij nga syri!

 

 

 

METROPOLEVE TUA

 

Mote e mote

mė rrahėn furtunė e stuhi

mė lagėn shira tė ashpėr

kur mė ndanė nga Ti

gjarpinjtė e shekujve tė zi

mbeta, vetė…

Ah

mėrgim i mallkuar

po pėrpėlitem

Metropoleve tua

me zemėr tė thyer

e shikim tė vrarė

Karvani ynė

pa fund…

 

 

 

MALL

 

Edhe pėrtej oqeanit

zemra flet pėr Ty

dashuria ime

kėtu

nuk ėshtė dallėndyshja

e mėngjesit pranveror

as mbrėmja

me aromėn e Manushaqes

diellit i mungon

Rrezja e parė

e qiellit

Ylli polar

Sa mall kam pėr Ty

pėr gurrat tua etje

hapi krahėt

dhe mė merr nė gji

imja dashuri…