Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 4 - izet abdyli

IZET ABDYLI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

IZET ABDYLI

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

           U lind me 26 shkurt 1961 nė Dobroshec (Dritan) tė Gllogocit (Drenasit). Shkollimin fillor e kreu nė vendlindje, Gjimnazin “Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu” nė Gllogoc, ndėrsa Fakultetin Juridik nė Prishtinė.

            Me shkrime filloi tė merret qė nga bankat e fillores. Ishte i pranishėm nė shtypin e kohės si “Bota e Re”, “Zėri  Rinisė”, “Rilindje”, “Kosovarja”, “Dielli” etj. Mori disa shpėrblime nė konkurse letrare.

            Ka botuar kėta libra:

            ,,Fjalė Zemre” poezi 1995,

            ,,Prelud Poetik” poezi, grup autoresh 1997,

            ,,Kur vjeshta shkund pikėllimin” poezi 2005,

            ,,Nė mes jetės dhe vdekjes” (ditar lufte) 2008,

            ,,Zogu i dritės” vjersha pėr fėmijė 2012.

            Ėshtė prezantuar edhe nė disa antologji tė shkrimtarėve shqiptarė si dhe ėshtė fitues i disa ēmimeve letrare.

 

 

 

ATDHEU

 

Kur thua atdhe

Pėrkulu gjer nė dhe,

Se nuk mjafton fjala

Po s’ tė pėrpiu vala,

As malit nuk mjafton t’i kapesh

Nėse nė maje nuk pėrflakėsh,

Nuk mjafton veē guximi, trimėria...

Kur nga larg bėn sehir urtia,

Jo, s’mjafton njė grusht dhe nė mėrgim

Kur gjuha, fjala merr trajtėn e pa kthim,

Mund tė vjetrohet ēdo gjė

E njeriu tė tretet nė dhe,

Veē ti kurrė nuk mplakesh

I shenjti, i shtrenjti ATDHE!

 

 

KRROKAMĖ NĖ MESNATĖ

 

Mjafton njė krrokamė korbi nė mesnatė

Tė hap dritaren me tersellimė

Tė shfryj

Tė pėshtyj

Jetėn mynxyrė

Tė pėshtyj

Tė shfryj

Kohėn e pėshtirė

 

Mjafton njė krrokamė korbi nė mesnatė

Tė shprushen kujtimet e fėmijėrisė

Tė parakalojnė arusha e gogolė

Ujqė qė ndėrrojnė gėzofin nė ēdo stinė

 

Mjafton njė krrokamė korbi nė mesnatė

Tė shfaqen krra-krra moderne

Me silueta (anti)njeriu

Veshur me t(m)errin e mesjetės

Nė mes (zezė) ditė

 

E prapė tė mos fiket shpresa

Pėr lindjen e re

 

 

ĒMIMI I LIRISĖ

 

Tė durosh katėr stinėt

T’i mbėrthesh nė njė stinė

Gur stralli tė bėhesh

Kur zemra ngrin nga pikėllimi

 

Bėn acar

fryn breshri plumbash qė ndalin blerimin

Petalet e luleve kuqėlojnė pikė-pikė

 

Mollėkuqet e ndaluara tė mbesin nė fyt

Gjethet e vjeshtės shkundin sėrish pikėllimin

 

Katėr stinėt sillen nė rrethin dantesk

Bie borė e kuqe zemra tė mos ngrijė

Mbin bar i kuq kuqėlon blerimi

Krejt ėshtė njėsoj

Kur krojet pastrojnė plagėt kuq tė trimit

E shiu pikon kuq mbi dhembjen njerėzore

Terrin e katėr stinėve ta durosh

Shpresa se do vijė agimi tė mos fiket

I sh(enjtė)trenjtė ėshtė Ēmimi i Lirisė

 

 

ATO ISHIN NJĖMIJĖ*

 

Ato ishin njė mijė lule

Njė mijė herė shijova nektarin e tyre

 

Ato ishin njė mijė kėngė

Njė mijė herė i kėndova me zjarrin e zemrės sime

 

Ato ishin njė mijė dritare

Qė shpiejnė nė njė mijė shtigje-rrugėtime

 

Ato ishin njė mijė rreze-drite

Qė shkėndijonin njė mijė ėndrra-shpresa-kujtime

 

Ato ishin njė mijė margaritarė

Qė reflektonin njė mijė ide-rrėfime

 

Ato ishin njė mijė puhiza

Qė freskonin shpirtin-mendimin

 

Ato ishin njė mijė libra

Qė njė ditė tė zymtė, pamėshirshėm nė hi

I shndėrroi armiku

 

 

LEGJENDA

 

Pėr t’i dhėnė kuptim madhėshtisė

I vura nė lėvizje tė gjitha tropet, figurat, metaforat

I bėra tė gjitha krahasimet

Qė nga mitet antike

Legjenda pėr trimin me nėntė plagė

Me emrin Gjergj Elez Ali

 

E krahasova me pėrmasėn fizike tė Mujit

Me pėrmasėn e urtisė sė plakut Xhemajl Abria

 

Ēuditėrisht asnjė pikėpjekje, asnjė dyzim

Ēdo figurė ēdo krahasim mė doli tek

 

E binda veten se heroi ishte legjendė nė vete

Me emrin ADEM

 

 

KULLAT TONA TĖ  GURTA

 

Kullat tona

Tė gurta,

Ku matej burrėria

Me fjalė

Tė serta,

Tė urta.

 

Kullat tona

Tė gurta,

Ku matej trimėria,

Pikėtakim

Pėr beteja

E luftėra.

 

Kullat tona

Tė gurta,

Ku flet lashtėsia,

Kuvende burrash

Ku nisi e mbaroi

Historia