Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 3 - Jahe Fida

JAHE FIDA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

JAHE FIDA

 

 

 

 

         

 

             Hyrje

  

             Jahe Fida, lindur me 20 shkurt 1955 nė fshatin Grevė -  (Peshkopi – Dibėr).

            Nė vitin 1974 pėrfundon Shkollėn e Mesme tė Pėrgjithshme nė Peshkopi. Mė pas largohet nga vendlindja pėr tė vazhduar studimet e larta nė Universitetin e Tiranės, nė Degėn e Ekonomisė Politike, tė cilat i mbaroi nė vitin 1978.

 

            Ka botuar njė sėri librash nė fusha tė ndryshme si:

            -Ekonomia e Tregut dhe Sindikatat;

            -Shteti- Punėdhėnėsi- Punėmarrėsi;

            -Njohuri mbi rregullatorin bazė tė punės- KONTRATA;

            -KSSH – Organizatė demokratike;

            -Politikat fiskale tė Shtetit Shqiptarė nė tranzicion (redaktim shkencor);

            -Njė ėndėrr e tjerr nė vite (poezi);

            -Vargjet pikojnė mall! (poezi);

            -Kumtesa dhe referime shkencore 4 (katėr);

            -Artikuj tė ndryshėm shkencorė dhe periodik mbi 40 (dyzetė);

            -ka botuar disa poezi dhe satira tė ndryshme nė organe tė ndryshme periodike.

           

            Ka marė pjesė nė Antologjinė kushtuar dėshmoreve Iljaz Kodra dhe Antigona Fazliu me 4 (katėr poezi; (autor- Ajet Shala).

            Ka marrė pjesė nė Antologjinė kushtuar dėshmorit Sejdi Krelani me 4 (katėr poezi) me autor Ajet Shala.

            Ka marė pjesė nė Antologjinė kushtuar dėshmorit Agim Bajrami me 2 (dy poezi) me autor Agim Desku.

            Ka marė pjesė nė Antologjitė letrare poetike nga nr.2 deri nė 7 tė botuara nga Shtėpia botuese Muzgu, (botues z. Mark Simoni).

            Ka botuar disa cikle poezish nė organe letrare si nė Gazetėn MUZGU, Nė faqen letrare Galaktika  Poetike ATUNIS!, Planet, Gazetėn Telegraf (faqja letrare Pena) etj.etj.

 

 

 

 

 

 

 

EDHE KĖNGĖT TĖ PĖRLOTIN!

 

Nisen vargjet te lexohen

Nisi kėnga tė kėndohej

por dhe lot nga sytė dolėn

nė faqet tona hulli behej!

 

I kėndohej Iljaz Kodrės

I kėndohej Antigonės

U kėndohej gjithė tė rėnėve

Pėr lirinė e Kosovės!

 

Kėngė e lot ishin bashke

Ishin lot dhimbje, betimi

Dhe tė tjerė ne u deshtė

Do flijohen siē bie trimi!

 

Ne bekuam antologjinė

Autorėt pėrgėzuam

Mbledhur tok nė Prishtinė

Dėshmorėt pėrkujtuam!

 

Derdhem lot, kėnduam kėngė

Tė gjithė nė kor kėnduam

Por si ndalem dot pikėllimin

Keqas ndjenjat na tradhtuan!

 

S’jemi tė ligj e frikacak

Jemi njerėz kemi gjak

Dhe na falet edhe loti

Trimat lotin, e kane hak!

 

 

KU LĖSHON DIELLI RREZE TĖ ARTA!

 

Ngrihen nė mėngjes me ty dashuri

Mbushur me aromėn tėnde parfumuar

Mirėmėngjes tė them dashuri

Sapo vjen agu, dita pa filluar

 

Tė rrok, tė marrė me vete

Nė ēdo vend ku ditėn kaloj

Fortė tė puth, tė ngroh nė gji

Tė mė ftohesh s’mund tė lejoj!

 

S’tė them dot natėn e mirė

Kėtė shans ne e kemi fshirė

Se natėn bashkė e kalojmė

Nga ndjenjat mė tė bukura pėrfshirė!

 

Mirėmėngjes e magjishmja dashuri !

 

 

O SHQIPJA JONĖ!

 

I lash pas tė gjashtėdhjetat

Mendova me ty u ngopa unė

Dhe nėse njė ditė do largohesha

Ndofta , s’do tė vuaja aq shumė…

 

Rėndė qenkam gabuar, ndjej  dhimbje

Tė lutem tė kėrkoj me mė fal

Se sot e kuptova dhe mė mirė

Se pėr ty paskam mė shumė mall…

 

Ika nga ti qindra kilometra

Pėr qejf dola, tė shėtis mendova :

nga bukurit do ndjehesha mirė

por mė keqas nė zemėr u lėndova---

 

Tė bukura gjėra vėrtet unė pash

Dhe me njerėz tė mirė isha rrethuar

Por ėmbėlsinė e vendit tim

Asnjėherė askurrkund se kam takuar…

 

O shqipja jonė, shqipe krenare

Je mė e shtrenjta, mė e ėmbla pėr mua

S’ndahem dot nga ty pa ty s’jetoj fare

Nė iksha nga dheu yt, qofsha mallkua

 

 

PO PRES TĖ TAKOJ FLUTURĖN

 

I ftohti ma mori fluturėn

E mbylli diku nuk e shoh

Tani erdh pranvera

Do dal nė shėtitje

Do dal dhe unė

 Fluturėn e bardhė ta takoj!

 

 

S’MĖ PYETI LOTI

 

Loti s’mė pyeti

I mbyti sytė e mi

Si mbanė as deti

Pėr ty dashuri!!

 

Nuk pyeti loti

Pėr zemrėn  nėnshtruar

Rrėke rrjedh si pėrroi

Hungėron i egėrsuar!

 

Eja dashuri

Ti je shpėtim

Ndali lotėt e hidhėrimit

Le tė pėrfundoj ky trishtim!

 

 

S’TĖ QAS…!

 

Kur s’tė kam dashur,

pra as kėrkuar;

Mė ke ardhur befas,

Pa pritur.,

Nuk tė kam hetuar.

 

As ty, dhimbje nuk te qas

dhe pse shpesh  vjen e paduruar,

pėrsėri  tė shfaqem buza-gaz:

ty, dhimbje

 kurrė

S’tė ka nėnshtruar!

 

S’tė qas ,

as ti sėmundje

as ti dhimbje s’tė qas!

Kot mos merrni rrugėn

 s’tė qas

 s’tė vij mbas

Jam shkėmb edhe unė

Duroj ēdo furtunė

 

 

TE PRITA GONXHE!

 

Lulet i kam pasion

Kujdesem dimėr e verė

Por ti moj gonxhe e bukur

Sa bukur tė kam ndjerė!

 

I doja lulet i ledhatoja

U merrja aromėn de freskinė

Por asnjėrėn se preferova

Pos teje qė rritesh nė lėndinė!

 

U bėre gonxhe moj nuse e rrallė

Shpėrtheve nė petale, me agun e ditės

Nė mėngjes me vesėn e parė

Si njė zog ylberi ma fale freskinė

 

Ti mbete e freskėt, si lulja e kujtimit,

Gonxhe e ēelur herėt nė pranverė,

Ishe pėr mua ishull, fole e gėzimit ,

Ti moj nusja ime si nusja pėrherė.