Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Parapsikologji - Kur i vdekuri flet

Shkruan: Ahmet BOSNIQ

 KUR I VDEKURI FLET

(nga libri "JASHTĖ TRUPIT")

 

 

Autorizimin ekskluziv pėr editimin e kėtij libri nė internet, e kane vetėm kėto faqe shqiptare:

 

www.syri3.com

www.sa-kra.ch

 

Libri "JASHTĖ TRUPIT", i autorit Ahmet Bosniq, u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin "Literaturė".

 

       

 

Vetėm netėt nė shkretėtirėn e pafund prej rėre mund tė jenė aq tė ftohta. Dhe aq tė pamėshirshme. Veēse nė atė moment kur topi i zjarrtė kolosal shuhet nė perėndim dhe hėna e zbehtė rrėshqet nėpėr dunat e shumta, rėra vrullshėm fillon tė ftohet. Dhe ftohet, ftohet... Pėlcasin shkėmbinjtė nė vargkodrinat e djegura qė shtrihen nė largėsitė e zbardhėllyara tė hapėsirave tė Lindjes.

Dhe po qe se nga koha nė kohė qetėsinė e paprekshme nuk do ta thenin zhurmat misterioze qė vinin nga nata, do tė mund tė mendoje se ishte kjo mbretėria e shkretėtisė dhe vdekjes.

Gjithė ditėn Yan Enderson bredhėrin kėsaj hapėsire tė pamėshirshme kolosale. Dymbėdhjetė orė dielli e ka pjekur dhe munduar njeriun i cili tashi ėshtė duke u dridhur nga ftohtėsia tė cilėn e ka sjellė nata e shkretėtirės. Veēse ėshtė bėrė i palėvizshėm. Lėvizjet e tij janė tė plogėshta e tė pasigurta. Kėmbėt i ngreh zhagas. Buzėt i ka tė thara e tė pėlcitura. Shikimin tė turbullt. Ėshtė i panikosur.

Kur nė mėngjes u nis nga llogori-bazė bėri mend se disa mile deri tek punėtoria do t’i kalonte pėr mė pak se njė orė tė plotė. Ėshtė nisur shtegut tė njohur dhe kurrsesi nuk e kishte tė qartė se ku e kishte bėrė gabimin, kur e kishte humbur drejtimin dhe ishte gjendur nė regjionin e vrazhdė e tė panjohur, nė tė cilin, ja, ende po bredh tėrė ditėn. Megjithatė, njė e kishte tė qartė – e dinte se kishte humbur nė pafundėsinė e shkretėtirės dhe se kishte gjithnjė e mė pak shpresa qė tė nxirrej nga labirinthi shkretinor i vdekjes.

Rreth mesnatės plotėsisht ėshtė bėrė i palėvizshėm. Etja ishte e tmerrshme dhe i ndrydhte tė gjitha ndjenjat. Mė nuk e ndiente as lodhjen, as dhembjen. Endersoni i katandisur mė nuk kishte forcė as tė shkonte rrėshqanas. Thėrrmia tė imėta rėre i pėrvidheshin nė sy, ia mbushnin gavrat e hundės si dhe e ngulfatnin nė mushkėri. E megjithatė, e tėrė kjo ishte mahi e vėrtetė nė krahasim me etjen e padurueshme...

Filloi tė mendonte pėr Londrėn, qyteti ku kishte jetuar me bashkėshorten e vet Megi dhe me djalin shtatėvjeēar Christifor-in. E kishte tė qartė se ata nuk mund ta parandienin se nė ē’pozicion ndodhej ai momentalisht. Diku nė thellėsi tė zemrės si tehu i briskut rrymonte mendimi i tmerrshėm se kurrė mė nė jetė nuk kishte pėr t’i parė. E pastaj mendimet i humbėn tek Christifori shtatėvjeēar...!

I kujtonte momentet e lumtura tė kaluara para disa muajsh nė lojė me tė. Valėviteshin mbi tepihun e gjelbėr tė barit duke luajtur me topin prej gome, e pastaj ishin drejtuar nė ėmbėltore, ku ishin kėnaqur me akulloren prej ēokollate e me sallatė pemėsh. Pastaj ngadalė duke shėtitur ishin kthyer nė shtėpi...

Koka i ėshtė bėrė gjithnjė e mė e rėndė dhe memzi e ka mbajtur mbi zallin e butė tė shkretėtirės. Yan Enderson-it i ėshtė dukur se e ka humbur tėrė fuqinė dhe se mė nuk mund tė lėvizė... Ujė. Oh, njė gėllėnkė ujė... Koka ngadalė i ėshtė pėrkulur mbi rėrėn e cila ėshtė bėrė gjithnjė e mė e ftohtė. Ai kėtė, dorėn nė zemėr, nuk e ka ndier. Mė, nė tė vėrtetė, Yan Enderson nuk ka ndier kurrgjė. As ftohtėsinė, as mundimin, as dhembjen, as etjen... Asgjė.

A ka qenė, vallė, ky fundi i Yan Endersonit tė mjerė?!

Me mija mila larg hapėsirave famėkėqija shkretinore veriafrikane, nė Londėr, nė njė shtėpi tullash, ēfarė nė kėtė kuart janė me dhjetėra, jetonte familja Enderson. Ishte kjo familje krejt e zakonshme treanėtarėshe angleze, njerėz nga klasa e mesme, tė rinj dhe ambiciozė, tė gatshėm pėr sakrifica dhe shėrbime pėr realizimin e njė jete mė tė mirė. Shtylla e familjes, Yan-i, veē disa muaj ndodhej nė Afrikė, nė skuadrėn e ekspertve ndėrtimorė tė cilėt kishin detyrė tė rėndė tė pėrcaktonin shenjimin e drejtimit rrugor pėr rregullim nga oaza e largėt El Mesihi kah autostrada e gjatė e cila gjarpėronte luginės sė Nilit.

Duke ndejur atė natė para ekraneve televizive Megi pikėrisht mendonte pėr Yanin. Me ditė tė tėra ndiente njėfarė zbrazėtie dhe e kishte tė qartė se ai po i mungonte. O Zot, ēfarė bėn tash ai?! Mendimi i mbėshtillej pėr koke dhe e bėnte tė shqetėsuar e tė brengosur. Ēfarė bėn tashi Yani im?!...

- Nėnė, shkova pėr tė fjetur!

Ishte ky Christifori. Pikėrisht sa e piu qumėshtin, i lau dhėmbėt dhe iu ofrua kanapesė sė mamasė pėr ta puthur para se tė shkonte nė dhomen e tij.

Megi e shikoi me dashuri tė pafshehur. Megjithatė, nė sytė e saj kishte diēka qė fėmijės i dhanė shkas pėr ta pyetur:

- Nėnė, pse je e pikėlluar?!

Megi provoi tė qeshte.

- Jo, nuk jam e pikėlluar, shpirt... Vetėm isha e menduar. Diēka rreth punės... E tash eja tė tė puth.

I ėshtė afruar pothuajse teatralisht dhe ajo butėsisht ia ka ledhatuar flokėt, duke e puthur nė majė tė hundės.

- E di, prapė po mendon pėr babin!... Mos u brengos, nėnė, unė i ndihmoj...

Nuk e ka pėrfunduar mendimin, pasi qė Megi ka qeshur me zė.

- Ti pėrsėri po i lexon mendimet e mia!... E tashi, natėn e mirė!

Christifori ka nxituar nė dhomėn e tij, ėshtė shtrirė nė shtrat dhe me kujdes ėshtė mbuluar me mbulojsė. E gjersa ėshtė zhytur nė ėndėrr, nė pėrfytyrimin e tij ėshtė krijuar njė pamje e jashtėzakonshme...

 

 ~   o   ~

 

Yan Enderson e ngriti kokėn e lodhur. Mos, vallė, dėgjoi ndonjė pėshpėrimė?!... Mos, vallė, dikush e ftoi?!...

- Baba!

Nėpėr vetėdijen e Yanit rrymoi pėrsėri diēka ngjashėm me pėshpėrimėn.

Christifor!

Ky ėshtė zėri i Christiforit!

O Zot, mos po marrosem?!

Mendimi plot dėshprim futi nė trupin e Yanit forcė tė re. U kthye mbrapa. As njė metėr prej tij, nėn hėnėzėn e paqartė, tė mjegulluar, qėndronte djaloshi. Dukej disi joreal, i tejdukshėm, si ndonjė shpirt.

- Baba!

Pėrsėri e ka dėgjuar atė zė tė qetė, pėshpėritės tė Christiforit.

- Merre, baba!

Hija e tejdukshme ėshtė pėrkulur. Yani i ka ofruar duart e dridhura. Pėrnjėherėsh ka ndier qelqin e ftohtė. Poēe (krikėll)?! Po, ishte ajo poēe! Ua ofroi buzėve. Nė fyt ndjeu lėngun e rrjedhshėm i cili rrėshqiti teposhtė, duke freskuar ēdo pore tė qenies sė tij tė palėvizshme. Me ujin iu kthye edhe fuqia...

- Baba! – pėrsėri e dėgjoi zėrin e qetė, pėshpėritės. E tashi nisu sipas hėnės!

Yani ishte plotėsisht zgjuar. I vetėdijshėm pėr pozitėn e tij. E ka dėgjuar freskinė nė trup dhe forcėn e pazakonshme. Asnjė gjurmė nga molisja dhe etja skėterrore. Shikoi rreth vetes. Askund fantazma e pazakontė e tejdukshme. Por, nė veshėt e tij ende tingėllonte ajo pėshpėrimė: “E tashi nisu sipas hėnės!” E ka ngritur kokėn. Hėna ka qenė krejtėsisht nė jug. Rreth i madh i artė.

Po, duhet tė nisem, mendoi. Ėshtė ngritur dhe ėshtė nisur kah topi i madh i hėnės. Shkonte nė jug.

Nė mėngjes, mė 18 janar tė vitit 1987, Yan Enderson doli nė shtegun i cili e dėrgoi nė llogorin-bazė. U kthye nga skėterra...

Tė njėjtin mėngjes, siē tani mund tė supozojmė, nė Londėr Christifor i ka rrėfyer  sė ėmės ėndrrėn e pazakonshme:

- ...Babai qėndronte shtrirė nė shkretėtirė. I molisur dhe i etur. E kam marrė poēen me ujė dhe ia kam dhėnė ta pijė. Pastaj ia kam treguar rrugėn kah llogori, tė cilėn nuk mund ta gjente.

Megi ka shpėrthyer nė tė qeshura dhe butėsisht e ka pyetur:

- Si vėrtet po ia del tė trillosh kėso tregimesh?!... Kur tė rritesh , domosdo ke pėr t’u bėrė gazetar!...

 

Fragment nga libri “Jashtė trupit”