.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Tema tė tjera - Jerusalemi

Shkruan: Hasan HAMĖZBALA

JERUSALMEI

QYTETI I SHENJTĖ I TRI RELIGJIONEVE

 

JERUSALMEI... edhe pse aq shpeshherė nga adhuruesit e tij tė verbėr u quajt “perėndim i paqes”, kurrnjėherė ky qytet i mundimeve tė Krishtit, i kryqėzimit dhe i vdekjes sė tij, pėr 2000 vjet me radhė, nuk qe i lidhur me kuptimin e paqes. Nė asnjė vend tė shenjtė mbi rruzullin e tokės nuk kanė rrjedhur aq lumenj gjaku, sa nė kėtė qytet tė vogėl mbi kodrinėzat e madhėrishme tė Judesė. Tri religjionet e mėdha tė botės, ajo hebreje, e krishterė dhe islame e zgjodhėn pėr qytet tė adhuruar. Askund nuk u bėnė aq shumė lutje sa nė kėtė qytet.

 

            JERUSALMEI... edhe pse aq shpeshherė nga adhuruesit e tij tė verbėr u quajt “perėndim i paqes”, kurrnjėherė ky qytet i mundimeve tė Krishtit, i kryqėzimit dhe i vdekjes sė tij, pėr 2000 vjet me radhė, nuk qe i lidhur me kuptimin e paqes. Nė asnjė vend tė shenjtė mbi rruzullin e tokės nuk kanė rrjedhur aq lumenj gjaku, sa nė kėtė qytet tė vogėl mbi kodrinėzat e madhėrishme tė Judesė. Tri religjionet e mėdha tė botės, ajo hebreje, e krishterė dhe islame e zgjodhėn pėr qytet tė adhuruar. Askund nuk u bėnė aq shumė lutje sa nė kėtė qytet.

            Nga fillimi i erės sė re, qyteti plot 11 herė u pushtua, 5 herė duke u rrėnuar plotėsisht deri nė dhe, por tė mbeturat e tij akoma ruajnė kujtimet nga e kaluara (edhe pse arkeologėt thonė se Jerusalemi biblik prehet 20 m. nėn shtresėn e trash tė dheut).

            Nga fillimi i epokės sonė, Jerusalemi u bė lodėr e historisė. Sė pari legjionet romake e bėnė shkrumb e hi, duke djegur ēdo gjė tė kulturės hebraike. Nė vitin 614 e rrėnuan persianėt. Mė 637 e pushtoi kalifi Omer (Ymeri). Mė 1072 vėrshuan selxhukėt: kurse mė 1099 kryqtarėt. Sulltan Seladini e rrėmbeu mė 1187 nga kthetrat e kryqtarėve; kurse mė 1617 muret e tij i sulmuan turqit osmanė. Mė 1917 hynė trupat angleze nė tė. Sakaq, mė 1948 jordanezėt dhe izraelitėt kacafyteshin marramendshėm pėr qytetin e shenjtė. Nėn trysninė e madhe tė Kombeve te Bashkuara u arrit pajtimi dhe secili kundėrshtar mbajti pjesėn, tė cilėn veē e kishte pushtuar. Kėshtu, u krijua njė kufi i rastėsishėm dhe absurd, i cili ndau atė qė mijėra vite ishte njė tėrėsi.

            Muri i Vajit ėshtė mbeturina ndoshta mė karakteristike e kohės sė lashtė. Kjo ėshtė mbeturina e fundit nga tempujt hebraik, tė cilėt i asgjėsuan romakėt. Ai pėrbėhet nga katrorėt gjigantesk prej guri, 1.80 m. Ėshtė i lartė 18 metra  dhe i gjatė 48 metra. 11 shtresa gurėsh janė mbuluar pothuaj plotėsisht me dhe, kurse 14 rende gurėsh ende mund tė shihen. Por tragjedia shekullore e qytetit tė shenjtė nuk goditi vetėm simbolet e kulturės hebreje.

            Vendet e shenjta tė krishtere pėrjetuan tė njėjtin fat, si ato hebreje.

            Kalvari dhe Varri i Shenjtė, pėr tė krishterėt, janė vende, rreth tė cilave, si rreth ndonjė qendre, sillet ēdo gjė nė Jerusalem. Kalohet nėpėr labirintin e rrugicave dhe, befas, njeriu gjendet para fasadės romake tė Varrit tė Shenjtė. Do mbresa tė mugėta janė gjėja e parė qė tė imponohen nė kėtė vend. Nė mes tė pallatit gjigant, prehet nė njė rreth kapela qė lidhet me ngjarjen e shenjtė, kishėza me varr.

 

           

          Njėra nga kapelat qėndron mbi murin e Golgotės. Nėn kapelėn kishtare ndodhet kapela e vogėl prej mermeri, me parakopsht, e ashtuquajtura “Kapela engjėllore”, prapa sė cilės ruhet varri i Krishtit, njė vend i vogėl nė tė cilin mė sė tepėrmi mund tė qėndrojnė katėr vetė. Aroma e temjanit mbushė ajrin. 43 shandan tė shtrenjtė, pa nda ndriēojnė hapėsirėn. Para varrit gjunjėzohen me respekt pelegrinė, tė kredhur nė lutje. Ky, pra, ėshtė guri, mbi tė cilin, sipas Biblės, nė varr qėndronte trupi i Shpėtimtarit.

            Pesė fe tė ndryshme: greko-ortodokse, romako-katolike, siriane, kopte e jakobine, si dhe njė bashkėsi e vogėl kishtare siriane, e kanė ndarė tė drejtėn mbi kishėn e Varrit tė Shenjtė.

            Ata xhelozisht vigjilojnė mbi kapelat, me llamba e kontribute vullnetare. Nė vetė varrin pėrfaqėsuesit e kėtyre religjioneve ndėrrohen me plan, rreptėsishtė duke pasur kujdes qė kontributet as rastėsisht tė mos hedhen nė pjatėn e adhuruesve tė religjionit tjetėr.

            Por, qė nė Jerusalem, aq herė tė djegur e tė demoluar, tė pėrcaktohen saktė vendet e shenjta ėshtė tejet vėshtirė dhe do tė duhej punė identifikuese shkencore. P.sh.  vetėm Rruga e vajit, nėpėr tė cilėn, sipas rrėfimeve biblike, Krishti bartte kryqin e tij, dhjetėra herė gjatė shekujve ka ndėrruar vendin. Kurse tabelat tregojnė 14 vende tė mundshme.

            Vetėm nė kopshtin Getemon, rrėzė kodrės sė ullinjve, akoma ėshtė qetėsi, si para 2000 vjetėsh, prej nga shihet horizonti i largėt mbi qytetin me shumė murana tė lakuara.

            Nėpėr portin e artė tė murit kryesor, thuhet, hynte Krishti me gomarin e tij nė Jerusalem; prandaj, gjithnjė deri nė shek. VIII, patriku grek i Jerusalemit, ēdo vit, nė vigjilje tė Kėrshėndellave, hynte nė qytet nė tė njėjtėn mėnyrė. Pastaj, arabėt e murosėn derėn, meqė u frikėsoheshin parashikimeve tė lashta, sipas tė cilave njė pushtues krishterė, nėpėr atė portė, njė ditė, do tė hynte nė Jerusalem.

            Por, Jerusalemi nuk ėshtė vetėm pėr hebrenjtė dhe tė krishterėt qytet i shenjtė. Edhe myslimanėt e kanė ndėr tri vendet e shenjta, pas Mekės dhe Medinės, meqė, sipas legjendave islame, mu nga Jerusalemi, mbi kalin me krahė, Burakun, Muhamedi fluturoi nė parajsė. Kjo ka ndodhur nė njė vend tė shenjtė, tė cilin e nderuan edhe hebrenjtė, nė Haram-ash-Sharif. Mbreti Davit nė atė vend tė egėr ngriti altarin e flijimit, kurse Solomoni, 960 vjet p.e.r. ngriti tempullin e parė hebrej. Dhe mu nė atė vend arabėt, nėn protestėn e fuqishme tė hebrenjve, ndėrtuan pėrmendoren e madhe tė fluturimit tė Muhamedit nė qiell - kjo ėshtė Xhamia prej Guri, kuriozitet i qytetit tė Jerusalemit.

            Ajo kurrė nuk shėrbe si xhami, edhe pse shpesh pėr tė u pėrdor emri xhamia e Omerit. Me kupolėn e saj tė punuar nė ar, ndėrtesa paramendohej si kurorė e shkrepit tė shenjtė, kurse falje aty nuk pati asnjėherė. Pėr atė qėllim, nė kėndin juglindor tė qytetit u ndėrtua xhamia magjepse, Al -Aksa.

            Tetė palė shkallė ēojnė nga tė gjitha anėt kah kjo ndėrtesė. Nė ditėn e gjykimit, thotė njė legjendė myslimane, do tė jetė nga kėtu e deri nė Kodrinėn e Ullinjve e ngrehur njė qime kali. Tė gjithė besimtarėt e mirėfilltė do tė kalojnė tė ekuilibruar nėpėr tė, kurse mėkatarėt do tė hedhen nė mallkimin e pėrhershėm.