Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - JETA DHE VEPRA E AT SHTJEFĖN GJEĒOVIT (1874-1929)

Shkruan: Dr. Tomor OSMANI

http://www.radiokosovaelire.com

 

JETA DHE VEPRA E AT SHTJEFĖN GJEĒOVIT (1874-1929)

      Mėsuesi i Popullit, Shtjefėn Gjeēovi, lindi nė Janevė, njė fshat i varfėr i Kosovės, mė 12 korrik 1874 dhe u vra nė Zym tė Kosovės, mė 14 tetor 1929 nga shovinistėt serbomėdhenj. Pasi ndoqi pėr do kohė kolegjin franēeskan tė Troshanit, njė fshat i bukur i Zadrimės, nė vitin 1888 vazhdoi studimet, nė Bosnje dhe nė Kroaci.

 

 

            Janė disa dijetarė, veprimtarė dhe klerikė, qė krahas detyrave tė tjera pėr tė cilat janė shkolluar, njė pjesė tė jetės ia kanė kushtuar edhe zhvillimit tė kulturės shqiptare, duke punuar nė cepat mė tė skajshėm tė atdheut tonė, nė ato zona ku edhe dielli i zėnė nga malet ndriēon disa orė. Njė nga ata qe edhe atė Shtjefėn Gjeēovi. Kėtė vėshtirėsi tė punės sė tij e ka pėrshkruar me realizėm eruditi dhe poligloti Faik Konica, i cili mė 1930 botoi nė gazetėn “Dielli” tė Bostonit “Kujtime pėr Sh. Gjeēovin”, shkrim qė u pėrfshi edhe nė botimin e veprės “Kanuni i Lekė Dukagjinit”. Nė mes tė tjerash, autori shkruante: “Mė 1913 shkova nė Shkodrė… (Ishte njė propozim i atė Gj. Fishtės pėr t’i bėrė njė vizitė Gjeēovit, shėn. ynė). Mendimi i njė vizite tek atė Sh. Gjeēovi nė Gomsiqe mė pėlqeu pa masė. Ashtu, pa humbur kohė, u nismė. Njė gjė pėr tė vėnė re dhe qė mė mbushi me habi dhe trishtim ėshtė se nga Shkodra gjer nė Gomsiqe, njė udhėtim shtatė a tetė orėsh me kalė, nuk gjetmė as katunt as shtėpi, veē njė hani tė varfėr, ku qendruam pėr tė pirė njė kafe, s’pamė gjėkundi ndonjė shenjė gjallėsie; njė vėnt i zbrazur dhe i shkretė, si i harruar nga perėndia e nga njerėzit. Po mėrzia e udhėtimit na u shpėrblye pėrtej shpresės posa arrijtim nė Gomsiqe…Famullia njė binį prej guri e ndritur dhe e pastėr, gjysmė e zbrazur nga plaēkat, po e mbushur dhe e zbukuruar nga zemėra e madhe dhe nga buzėqeshja e tė zotit tė shtėpisė, qėndronte mikėpritėse dhe e qetė anės sė njė lumi. Kėtu rronte at Shtjefėn Gjeēovi. Kėtu e ēonte jetėn mes lutjes e mėsimeve, njė nga njerėzit mė tė lartė qė ka pasur Shqipėria”.

            Mėsuesi i Popullit, Shtjefėn Gjeēovi, lindi nė Janevė, njė fshat i varfėr i Kosovės, mė 12 korrik 1874 dhe u vra nė Zym tė Kosovės, mė 14 tetor 1929 nga shovinistėt serbomėdhenj. Pasi ndoqi pėr do kohė kolegjin franēeskan tė Troshanit, njė fshat i bukur i Zadrimės, nė vitin 1888 vazhdoi studimet, nė Bosnje dhe nė Kroaci. Kur kthehet nė Shqipėri, kėmba e tij do tė shkelė nė dhjetėra fshatra, duke shėrbyer si famullitar nė Laē tė Kurbinit, Troshan, Gomsiqe e Gojan, Theth, Shalė e Shosh, por edhe nė Pejė, Gjakovė e Prizren, si dhe nė Shkodėr, Vlorė, Durrės dhe Zarė. Mori pjesė nė organizimin e kryengritjeve antiosmane nė vitet e para tė shek. XX dhe qe njė ndėr ata patriotė, qė dėnoi me forcė politikėn shkombėtarizuese tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi, si dhe pushtimin austriak tė vendit tonė.

            Ai ishte jo vetėm shkrimtar, por edhe arkeolog dhe etnolog. Qe njė mbledhės i shquar i krijimeve popullore, fjalorit tė rrallė, dokeve, zakoneve, riteve etj. Njėkohėsisht qe edhe pėrkthyes. Shumė nga krijimet e tij mbetėn nė dorėshkrime, ku njė pjesė ruhet nė Arkivin e Shtetit nė Tiranė, nė Muzeun Historik tė Shkodrės dhe nė bibliotekėn “Marin Barleti” tė kėtij qyteti.

 

            Gjeēovi ka qenė edhe anėtar korrespondent i Komisisė Letrare Shqipe tė Shkodrės (1916-1918).

 

            Fillimisht Gjeēovi pėrdori pseudonimin “Lkźni i Hasit” nė poezitė qė botoi nė revistėn “Albania”, kėtė kryevepėr tė publicistikės shqiptare tė fundit tė shekullit XIX dhe fillimit tė shekullit XX, drejtuar Faik Konica.

            Mė pas, u botua vepra “Agimi i Gjytetniis”. Sigurisht qė vepra mė madhore e Sh. Gjeēovit ėshtė “Kanuni i Lekė Dukagjinit”, botuar nė Shkodėr, pas vdekjes, mė 1933. Kėtij botimi i paraprin njė biografi e shkurtėr, shkruar nga A. Pashk Bardhi dhe vazhdon me njė parathėnie tė gjatė nga Gj. Fishta, tė cilėn e mbyll me kėto fjalė: “Kaq shkrova jo aq pėr me shtrī nji parathane kesajė vepre, sa per me diftue mallin e pakufījshėm qi kam per tė paharrueshmin auktorin e saj”.

 

            Vepra “Agimi i Gjytetniis” (1910)

 

            Kjo vepėr, e botuar njė shekull mė parė, mė 1910 nė Shkodėr, ka 144 faqe. I paraprin njė thėnie nė latinisht marrė nga humanisti Marin Barleti. Autori, mė pas ka njė pėrkushtim pėr Gj. Fishtėn, ku ka shkruar: “A. Gjergj Fishtės, O.F.M. auktorit t’”Lahutės s’ Malciis e saa shkrimeve tjera n’pźng t’ndisiis komjare kto fletė atdhedashtnijet ja truėn (=kushton) me mallė – shkruesi”.

            Gjeēovi nė vazhdim ka njė thirrje qė u drejtohet shqiptarėve qė e titullon “Shqyptaar t’dashtun!”. E nis me njė citat marrė nga vepra e P. Bogdanit “Ēeta e profetėve” dhe vazhdon me njė pohim tė tij: “Due me thanė se gjaa prejė vedit nuk qita n’ kto pak rreshta, por veē shka mora uhaa prejė tjerėsh.

            Sido kjoftė kėtė libėr pėlqeje, o vllaa atdhetaar, e maje si nji dhuntii qi būnnoj (=buron) prejė loēkes s’ zemrės t’atii qi t’ ngiatėjeton e t’falet Shqyptarēe!”, Gomsiqe-Gojan i poshter-n’Mirėditė, me 14 t’kallnnorit 1910.

            Libri ka katėr pjesė + njė shtim. Pjesa e parė titullohet “Shoqnija” (f. 2-30); e dyta “Besimi dhe atėdheu” (f.31-60), pjesa III: “Atdhedashtnija” (f. 61-99), pjesa IV: “Giuha” (f.100-124) dhe nė fund Shtim ku merret kryesisht me problemet e fjalorit tė gjuhės shqipe (f. 125-137).

            Pjesa IV e titulluar “Giuha” e konsideruar nji himn i vėrtetė pėr gjuhėn shqipe, ėshtė patjetėr njė nga pjesėt mė interesante dhe mė me vlerė e veprės “Agimi i Gjytetnis”, pasi u shkrua dy vjet para shpalljes sė pavarėsisė kombėtare, kur ēėshtja e gjuhės shqipe, e ruajtjes, zhvillimit, pasurimit dhe e pėrhapjes sė saj dilte nė plan tė parė nė rrafshin kulturor, arsimor dhe patriotik. Kjo i shėrbente ndėrgjegjėsimit tė popullit tonė nė luftėn pėr ēlirim kombėtar; ishte nė frymėn e ideologjisė dhe pikėpamjeve iluministe tė rilindėsve tanė.

            Kėtė pjesė autori e ka titulluar “Shtylla e msojtoreve t’Shqypniis t’jetė giuha shqype” dhe e ka ndarė nė 10 ēėshtje.

            Nė kėtė pjesė tė veprės “Agimi i Gjytetniis” autori ia ka kushtuar vlerave dhe rėndėsisė sė gjuhės, si elementi kryesor qė e dallon identitetin e njė kombi nga njė komb tjetėr, gjė pėr tė cilėn paraardhėsit e tij, Veqilharxhi e Kristoforidhi, Naimi e Samiu, Ēajupi, Fishta apo Mjeda, nė krijimet e tyre e kanė vlerėsuar gjuhėn shqipe, e kanė himnizuar dhe i kanė kėnduar asaj, qė patjetėr kanė ndikuar edhe tek autori i veprės. Kėtė ia diktonin edhe vetė rrethanat e kohės, kur trysnia e gjuhės sė pushtuesit, por edhe e fqinjėve ishte tejet e madhe. Prandaj shqiptarėt duhej tė ndėrgjegjėsoheshin. Duke qenė iluministė, rilindėsit fillimisht i jepnin pėrparėsi faktorit kulturor, prandaj duhej tė evidentoheshin vlerat e gjuhės amtare, por njėkohėsisht edhe domosdoshmėria e ruajtjes, pasurimit dhe pėrdorimit tė saj. Autori me njė stil mjaft lakonik, nė pak rreshta ka sintetizuar, gjithēka qė i duhet njeriut tė dijė dhe nė rastin konkret shqiptarit, pasi gjuha, siē shkruan shkrimtari “… āsht nji gjāa sźnd qi nuk mūnd t’blehet, nuk shitet e nuk ndrrohet; nji sźnd āsht, qi do t’ruhet si nji gur i ēmue, do t’ruhet si nji dhāntii e posaēme e Perendīis e si nji trashigim i t’parvet’one…do tė ruhet si drita e synit… Kjo dhāntii āsht giuha shqype”. E mbyll paragrafin, duke vendosur nė fund kėtė aforizėm:

 

            “Sa mmūnd t’mźndohet dielli pa dritė, aq mund t’mźndohet komi pa giuhė”. 11

 

 

 

            Tė gjithė ata paragrafė tė kėsaj pjese, qė janė ēėshtje tė veēanta, janė tė lidhur nė mes tyre me temėn bosht. Gjeēovi kėrkonte, qė rėndėsi tė veēantė nė kushtet e pushtimit tė merrte lėvrimi i gjuhės shqipe tė folur dhe kėtė e ilustronte me shembuj nga jeta nė familje.

            Nė njė paragraf tjetėr ngrinte njė pyetje retorike se ē’āsht gjuha? Autori i jepte vetė pėrgjigjet.

            Nė vazhdim Gjeēovi shėnonte tė mirat dhe nderet qė sillte gjuha. Ai e konsideronte atė, siē e theksuam mė sipėr, tiparin kryesor, qė e dallonte kombin, e cila e “man komin n’jetė, tuj kźnė kjo shźji i paar e i vetmi, me tė cillin dahen komi me komė”.

            Nė situatėn e krijuar vihej re njė dukuri negative qė shumė shqiptarė po merreshin mė shumė me gjuhėt e huaja se sa me shqipen, dukuri qė ėshtė trajtuar edhe nga rilindės tė tjerė, bashkėkohės tė Gjeēovit dhe mė vonė. Njė veprim i tillė nuk i shėrbente momentit politik dhe ideologjisė sė kohės, kur ishim nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė. Kjo dėmtonte imazhin e luftės qė po bėhej pėr arritjen e qėllimit final, e zhvlerėsonte gjuhėn amtare, dėmtonte atdheun dhe kombin. Nė kėtė paragraf, ndikuar edhe nga botėkuptimi i rilindėsve, jepte pėrsėri njė aforizėm tjetėr, me vlerė monumentale, qė e ka edhe Naim Frashėri:

 

            “Giuha e nji komit s’kaa t’ndalun, as nuk mūnd t’ndālet kurr.”

 

            Pėr autorin, detyrė parėsore nė ato momente ishte qė tė mėsohej gjuha shqipe, tė flitej pa gabime dhe tė pastrohej nga fjalėt e huaja, gjė e cila do ta lulėzonte dhe zbukuronte gjuhėn. Gjeēovi ishte plotėsisht nėn ndikimin e botėkuptimit tė rilindėsve dhe kishte parasysh porositė e Naimit te “Iliadhė e Homerit”, qė shkruante: “Gjuha jonė duhetė shkruarė fjeshtė shqip, se fjalėt’ e huaja e shėmtojnė shumė. Ėsht’ e gjerė gjuha jonė dh’e bukurė shumė, ka fjalė fort tė mira pėr tė vėnė nė vent tė fjalėvet tė huaja”. Ai kėrkonte qė ta mėsonim gjuhėn shqipe dhe pėr kėtė sillte disa vargje qė, siē e quan autori, nga dorėpraruemi i Frashėrit:

 

            Gjuhėn e mėmėdheut mėso; /Ajo mund tė tė ndritonjė, / Edhe tė tjera ti kėndo/ Po atė ta kesh pėr zonjė”.

 

            E gjithnjė Gjeēovi do ta prekte shqiptarin pėr tė mėsuar gjuhėn shqipe e tė mos pėrqendroheshin te gjuhėt e huaja. Kritikonte ata shqiptarė, tė cilėt, duke vlerėsuar e mėsuar gjuhėt e huaja, pėrēmonin gjuhėn amtare. Autori pėrdorte gjithė arsenalin e aftėsive tė tij pėr t’ia neveritur njė hobi tė tillė e pėr ta drejtuar nga gjuha shqipe. Ai nuk pajtohej assesķ me njė dukuri tė tillė, duke theksuar se kėta njerėz populli i vė nė bisht tė lahutės e u thotė: “O saa hieshėm folka, si me kźnė zogu i lėtinit. E at giuhė, qi Zoti natyra e nāna e jonė na msoj, dona e māa tepėr rrekena me e shlye prejė zźmret”. Gjeēovi, i mbushur me mllef kundrejt njė veprimi tė tillė, vinte nė dukje edhe njė dukuri tė tillė qė ndodhte nė ato vite, kur nė shkollat shqipe gjuhėt e huaja, siē thotė autori, zinin kryet e vendit, ndėrsa gjuha shqipe kishte mbetur “e shamun, e pėrbuzun”. Gjuhėn shqipe, qė e kishim trashėgim prej tė parėve “jena tuj e pėrbuzė e jena tuj e lānė si nji qyqe tė pafatė n’degė t’thatė; e zemra s’na theket n’dhimė pėr tź!”16 Pse tė bėhemi gazi i botės, ngrinte zėrin autori, kur jemi nė vendin tonė, e kemi gjuhėn tonė.

            Gjuha shqipe kishte nevojė qė tė kujdesej pėr tė. E kėtė do ta bėnin atdhetarėt shqiptarė, pasi Shqipėria ishte e pushtuar dhe bashkė me tė edhe gjuha shqipe. Por Gjeēovi ishte optimist. Pėr tė “paa dalė faret kombi i jonė, s’ka si del faret giuha”. Qė ta duash gjuhėn, duhet tė kujdesemi. Nuk kishte nevojė pėr pushkė, “pėr me rrokė shpatėn”, sot duhej punė dhe hollim i mendjes, thekson Gjeēovi. Pėr Gjeēovin ishte e pafalshme qė tė huajt tė interesoheshin pėr gjuhėn shqipe, ndėrsa shqiptarėt tė qėndronin tė ftohtė e tė huaj ndaj kėsaj gjuhe qė e kishim dhuratė prej Perėndisė. Nuk ishte e mjaftueshme vetėm tė pohosh se e dua gjuhėn, por duhet tė thellohesh, ta njohėsh dhe tė zbulosh bukuritė e saj.

 

* * *

 

            Njė ēėshtje tjetėr qė ėshtė prekur edhe nga rilindėsit tanė, qe ai i gjuhės sė pėrbashkėt. Ndonėse Shqipėria nuk e kishte fituar pavarėsinė, patriotėt shqiptarė, krahas ruajtjes dhe pėrhapjes sė gjuhės shqipe nė kushtet e pushtimit, filluan t’i jepnin pėrparėsi edhe njėsimit tė gjuhės shqipe. Edhe shtypi i kohės nuk qėndroi indiferent. Po i referohemi vetėm njė organi qė qarkulloi nė ato vite. “Diturija” e Lumo Skėndos e vitit 1909, nė njė shkrim me titull “A do tė kemi njė tė vetėm gjuhė literare shqipe?”. Autori i tij jo vetėm paraqiste opinionin e tij pėr kėtė problem, por jepte edhe rrugėt se si mund tė zgjidhej ēėshtja e gjuhės letrare shqipe, duke i mėshuar idesė qė nė bazė tė saj tė ishte njė dialekt, ndonėse realiteti i kohės nuk e favorizonte njė ide tė tillė. Nė kėto rrethana pėr autorin ishte mė mirė tė pėrdoreshin tė dy dialektet e shqipes. Megjithatė kėrkohej tė kishim njė gjuhė tė pėrbashkėt shqipe, siē e kishin gjuhėt e kombeve tė qytetėruara, njė alfabet, njė drejtshkrim, njė terminologji, se ndryshe do t’na gllabėronin kombet qė i kishim pranė.

            Studiuesi R. Mata vėren se Gjeēovi shtronte detyrėn e krijimit tė njė gjuhe tė pėrbashkėt shqipe, duke kapėrcyer ndarjet dialektore tė njė gjuhe qė tė pėrmbajė tė gjithė pasurinė e madhe qė kishte krijuar populli. Ai nuk pajtohej me gjendjen e asaj kohe qė secili tė tėrhiqej mbas sė folmes dialektore, ndonėse ai vetė shkruante gegėrisht, pasi do tė lindnin ngatėrresa pėr t’u marrė vesh gegėt dhe toskėt. Pėr kėtė autori kėshillonte qė tė pėrdoret “giuha e dliir, giuha e msojtores”, pse “Paa giuhė t’msojtores kurrnji t’thānme, e kurrnji mźndim s’mūnd do t’na e shqyptoje goja. Fjala e jonė e folun me gabime, nuk kaa me mujtė me pasė fuqii, pėr me ja mushė mźnden shoqit pėr ket o at pūnė”. Gjeēovi e ēon mė tej idenė e tij, duke ecur plotėsisht nė gjurmėt e rilindėsve tanė. Ai bėnte thirrje pėr bashkim nė mes gegėve dhe toskėve, njė ide jopėrēarėse, po shumė e rėndėsishme dhe mobilizuese nė ato momente nė prag tė pavarėsisė kombėtare. “Gegė e toskė vllazen! t’jetė nder nee njinija (njini=njėsi, bashkim, T.O.) n’t’folun e njinija n’shkrim; njinija na man n’bashkim, na shton fuqien”. Pavarėsisht se autori ishte nga Veriu, ndjenjat patriotike edhe nė fushėn e gjuhės u reflektuan nė pikėpamjet e tij, gjė e cila ia rrisnin vlerėn Gjeēovit edhe nė kėtė rrafsh. Megjithatė ai si njė patriot i vėrtetė kėrkonte me insistim nė ato kushte, kur vendi ishte i pushtuar qė ta ruanim e ta mėsonim gjuhėn shqipe, tė trashėguar nga tė parėt tanė, duke e pėrdorur nė ēdo zyrė apo nė ēdo anė, pasi, sipas Gjeēovit “Atdheu e giuha, mźndimi e fjala, fjala e jeta, jānė trii sźnde qi i lidhė nji varg e njāna paa tjetren s’mundet me pasė t’gjallėt”.

 

* * *

 

            Gjeēovi, njė vėmendje i ka kushtuar rėndėsisė qė ka fjalori pėr mėsimin e gjuhės e nė radhė tė parė tė gjuhės shqipe, tė cilėn e trajtonte nė pjesėn e fundit qė e titullon Shtim. Fillimisht shėnonte pesė fjalorė tė shqipes: tė Bardhit (1635), tė Rossit (1886), tė Junkut (1895), tė Kristoforidhit (1904) tė L.Gurakuqit (1906) dhe tė shoqnisė “Bashkimi” (1908). Pėr autorin rėndėsi nuk kishte grumbullimi i librave, por leximi i tyre dhe kėshtu shqiptari do ta mėsonte gjuhėn, pasi “Giuha njerzt e nji komit i bashkon”. Gjeēovi ngrihej kundėr padijes dhe injorancės sė atyre shqiptarėve qė thonin se ”Mue m’kaa msue nāna shqyp e nuk m’duhet māa tepėr se e dii!”. Kėtu autori ndėrhynte duke dalluar, siē shkruante ai, “giūhė shpijare” dhe “giūhė gjytetnore”. E para i pėrkiste ligjėrimit shtėpiak, njė gjuhė jo e zgjedhur e papėrpunuar, ndėrsa ajo gjytetnore, ėshtė e pėrpunuar, me njė fjalor tė pasur, ėshtė e pėrzgjedhur. E kjo gjendej te gurra e popullit, te fjalori, i cili “āsht nji deet, qi s’bān t’marue!..ai. āsht visari i giuhės, i dijes, i t’ndollunave, i vargėnimit e i vjerrshėnimit”. Zotėrimi i fjalorit sillte qė “giuha na hijeshohet si tuj ligjerue, si tuj e shkrue”. Gjeēovi ishte edhe kundėr fjalėve tė huaja, qė nė atė kohė, kur nuk kishte shtet shqiptar, edhe vėrshimi i tyre nuk ishte i vogėl. Nė kėto rrethana duhej vlerėsuar dhe pėrdorur fjalori i K. Kristoforidhit, pasi ai sipas Gjeēovit, i ka veēuar nė fjalor fjalėt e huaja. Ai i referohet edhe historianit hungarez Ludovik Taloēi (Ludwig Thalloczy, 1854-1916) qė kishte thėnė se shqipja nuk ka lidhje me gjuhėt e tjera dhe ėshtė njė nga gjuhėt mė tė vjetra nė Europė.

            Gjeēovi e mbyll veprėn me porosinė pėr ta mėsuar fjalorin e gjuhės shqipe, pasi ai ėshtė “libri i komit t’onė e thesari i atdheut t’onė”.

            Vepra e Gjeēovit nga bashkėkohėsit ėshtė vlerėsuar pėr gjuhėn e saj, larg ndikimeve tė gjuhėve tė huaja, e pasur pėr sa i pėrket fjalorit dhe frazeologjisė qė rrallė mund t’i gjesh ndėr shkrimtarė tė tjerė qė shkruajnė shqip.

            Shkrimtari, etnografi, arkeologu, pėrkthyesi, patrioti, kleriku, Mėsuesi i Popullit, Shtjefėn Gjeēovi mbetet njė figurė e rėndėsishme e Rilindjes sonė, qė iu kushtua me vetėmohim ēėshtjes sonė kombėtare e nė mėnyrė tė veēantė ruajtjes e pėrhapjes sė gjuhės shqipe dhe tė arsimit tonė kombėtar, duke qenė nismėtar i hapjes sė mjaft shkollave nė gjuhėn amtare, njėkohėsisht si krijues dhe pėrgjithėsisht si mbledhės dhe sistemues i kulturės materiale dhe shpirtėrore tė popullit dhe kombit tonė.