.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime - Jeta ėshtė pėlhurė e pastėr

Bhagwan Rajneesh - OSHO

 Pėrktheu: Hasan HAMĖZBALA

     

 

       JETA ĖSHTĖ PĖLHURĖ E PASTĖR

 

   Ti mund t’i lejosh vetes tė bėhesh njė lulėzim i mrekullueshėm i vetėdijes, por mund tė bėhesh edhe robot. Por, mbaje nė mend, ti e mban pėrgjegjėsinė - vetėm ti, dhe askush tjetėr.

     Optimist ėshtė njeriu qė nė agim i qaset dritares dhe thotė: “Mirėmėngjesi, Zot!”

     Pesimist ėshtė njeriu qė i qaset dritares me fjalė: “O Zot, mėngjes ėshtė?”

     Krejt varet nga ti. Ai ėshtė njė, i njėjti mėngjes, ndoshta edhe e njėjta pamje, ndoshta edhe qė tė dy kėta persona banojnė nė tė njėjtėn dhomė - ēdo gjė varet nga ata. Dhe cili ėshtė dallimi kur thua: “Mirėmėngjesi Zot” dhe “O Zot, mėngjes ėshtė?”

           

            - A ėshtė vallė jeta, megjithatė, e mjerė?

 

            Kjo krejt varet prej teje. Jeta vetvetiu ėshtė pėlhurė e pastėr: ajo bėhet ajo qė ti pikturon nė tė. Ti mund tė pikturosh mjerimin, por mund tė pikturosh edhe lumturinė.

            Kjo liri ėshtė fama jote.

            Ti mund ta pėrdorėsh kėtė liri nė mėnyrėn qė jetės tėnde t’ia sjell ferrin, e po ashtu edhe nė mėnyrėn qė mund t’ia sjellė bukurinė: mirėqenien, fatbardhėsinė dhe diē parajsore. Krejt kjo varet nga ti. Njeriu e posedon tėrė lirinė. Pėr kėtė ka shumė agoni, se njerėzit janė marroqė dhe nuk dinė se ēka duhet pikturuar nė pėlhurė.

            Ēdo gjė ėshtė nė ty: kjo ėshtė fama  e njeriut. Kjo ėshtė njėherit edhe dhurata mė e madhe qė Zoti mund  tė na ofrojė. Asnjė shtaze nuk i ėshtė dhėnė tė jetė e lirė, asaj veē qė mė parė i ėshtė dhėnė programi i gjallimit. Tė gjitha shtazėt janė tė programuara, pos njeriut. Qenit i ėshtė dhėnė qė tė jetė qen, dhe pėrgjithmonė qen, asgjė tjetėr s’ėshtė e mundshme - aty nuk ka liri. Ai ėshtė i programuar, krejt ėshtė e ndėrtuar. Skica detaje ėshtė aty, ai vetėm e pėrcjell atė skicė: ai ėshtė vetėm qen. S’ka kurrfarė zgjidhje, kurrfarė alternative pėr tė. Ai ėshtė vetėm njė esencė absolute e fiksuar.

            Pėrpos njeriut ēdo gjė ėshtė e programuar. Trėndafili duhet tė jetė trėndafil, lotosi duhet tė jetė lotos, zogu do tė ketė krahė, shtaza do tė ec katėrkėmbshazi.

            Njeriu ėshtė skajshmėrish i lirė. Nė kėtė ėshtė bukuria e njeriut, fama e tij. Liria ėshtė dhuratė e pamatshme e Zotit. Ti ke mbetur i paprogramuar, ti se posedon skicėn detaje. Ti duhet ta ndėrtosh veten, duhet tė jesh vet kreator i vetvetes. Prandaj, ēdo gjė varet nga nga ti: mund tė bėhesh Budė, Bahaudin, por mund tė bėhesh edhe Adolf Hitler, Benito Musolin. Ti mund tė bėhesh vrasės apo meditant.

            Ti mund t’i lejosh vetes tė bėhesh njė lulėzim i mrekullueshėm i vetėdijes, por mund tė bėhesh edhe robot. Por, mbaje nė mend, ti e mban pėrgjegjėsinė - vetėm ti, dhe askush tjetėr.

            Optimist ėshtė njeriu qė nė agim i qaset dritares dhe thotė: “Mirėmėngjesi, Zot!”

            Pesimist ėshtė njeriu qė i qaset dritares me fjalė: “O Zot, mėngjes ėshtė?”

            Krejt varet nga ti. Ai ėshtė njė, i njėjti mėngjes, ndoshta edhe e njėjta pamje, ndoshta edhe qė tė dy kėta persona banojnė nė tė njėjtėn dhomė - ēdo gjė varet nga ata. Dhe cili ėshtė dallimi kur thua: “Mirėmėngjesi Zot” dhe “O Zot, mėngjes ėshtė?”

            E kam dėgjuar njė rrėfim tė vjetėr sufist:

            Dy nxėnės tė njė mjeshtri tė madh shėtitnin nėpėr kopsht rreth shtėpisė sė mjeshtrit tė tyre. Ata e kishin tė lejuar qė andej tė shėtitnin ēdo ditė, nė mėngjes dhe nė mbrėmje. Shėtitja ishte lloj meditime, meditim nė lėvizje - diē e ngjashme me meditimin zen. Ti nuk mund tė rrish njėzet e katėr orė - kėmbėve u duhet lėvizje, qarkullim i gjakut - prandaj, edhe nė zen edhe nė sufizėm meditohet disa orė ulur, e pastaj fillon tė meditosh duke ecur. Porse, meditimi vazhdon, duke ecur apo ulur. Rrymimi i brendshėm mbetet i njėjtė.

            Qė tė dy ishin duhanxhinj dhe dėshironin ta pyetnin mjeshtrin pėr leje, ndaj edhe vendosėn: “Sigurisht do tė refuzojė, por ne megjithatė do ta pyesim. Kjo nuk duket si sakrilegj nėse e ndezim nė kopsht, ne nuk po e ndezim nė shtėpinė e tij”.

            Ditėn tjetėr pėrsėri u takuan nė kopsht. Njėri prej tyre ishte shumė i hidhėruar, meqė ai tjetri e kishte ndezur dhe ky i tha: “Ē’ka ndodhur? Unė po ashtu e kam pyetur, por ai shkurt refuzoi dhe tha jo. Kurse ti e ke ndezur. Kėshtu vallė qenka i paqėndrueshėm nė urdhrin e tij?”

            Tjetri ia ktheu: “Por ai mua mė ka thėnė “po”!

            Kjo ėshtė padrejtėsi dhe i pari tha: “Unė tash po shkoj menjėherė ta shoh se pėrse mua mė ka thėnė - jo, kurse ty - po.”

            I dyti tha: “Prit  njė moment. Thuamė se ēka e ke pyetur?”

            Ai tha: “Ēka tjetėr kam pasur ta pyes? E kam pyetur thjesht: “A mund tė pi duhan gjersa meditoj?” Ai mė tha: “Jo.” Dhe dukej shumė i hidhėruar.”

            Ai i dyti filloi tė qesh, duke thėnė: “Tani e di ku ėshtė problemi. Unė e kam pyetur: “A mund tė meditoj gjersa pi duhan?” Ai mė tha: “Po”.

            Vetėm njė dallim i vogėl dhe jeta ėshtė diēka krejt tjetėr. Por jo, tash kjo ėshtė njė dallim shumė i madh. Tė pyesėsh: “A mund tė pi duhan gjatė meditimit?” ėshtė krejtėsisht e shėmtuar. Por, tė pyesėsh: “A mund tė meditoj gjersa pi duhan?” - kjo ėshtė plotėsisht nė vend. Mirė! Sė paku do tė meditosh.

            Jeta nuk ėshtė mjerim as lumturi. Jeta ėshtė pėlhurė e pastėr dhe ti duhet tė jesh artistikisht i kthyer ndaj saj.

            Lypsaraku troket nė portėn e pijetores me emrin “Xhorxhi dhe kuēedra”.

            “A mund t’i jepni skamnorit pak ushqim?” e pyeti ai gruan qė hapte portėn.

            “Jo” - klithi ajo dhe e pėrplasi derėn.

            Disa minuta mė vonė lypsaraku prapė trokiti nė derė. E njėjta grua hapte portėn. “A mund tė mė jepni njė kafshatė bukė?” - tha lypsaraku.

            “Jashtė, skuriq!” - klithi gruaja. “Dhe mos eja mė”.

            Pas disa ēastesh lypsaraku pėrsėri troket nė derė. Gruaja u lajmėrua nė derė. “Pardon” - tha lypsarakau, “a mund kėsaj here t’i ndėrroj disa fjalė me Xhorxhin?”

            Jeta ėshtė pijetore me emrin “Xhorxhi e kuēedra”. Ti po ashtu mund tė kėrkosh tė ndėrrosh disa fjalė me Xhorxhin.

 

 

            Nuk ka Zot tjetėr, pėrpos jetės

 

            Porosia ime ėshtė tejet e thjesht: jetoje jetėn paparashikueshėm sa mė shumė qė tė mundesh. Jetoje jetėn plotėsisht, intensivisht, me pasion, se nuk ka Zot tjetėr, pėrpos jetės.

            Fridrih Niēe tha se Zoti ka vdekur. Kjo s’ėshtė e saktė, meqė Zoti as qė ka ekzistuar fare. E si mund tė vdes atėherė? Jeta ėshtė, ka qenė gjithmonė dhe gjithmonė do tė jetė. Lejoja vetės... dhe prapė po them: Lejoja vetes qė jeta tė tė merr me vete.

            Tė ashtuquajturat religjione deri tani tė kanė folur ndryshe. Ato kanė thėnė: hiqni dorė! Unė ju them: Jetoni! Ato e mohojnė jetėn, e unė e afirmoj atė. Ato flasin se jeta ėshtė diē e keqe, iluzion, dhe pėr kėtė e krijojnė idenė abstrakte tė Zotit qė s’ėshtė asgjė mė shumė se sa projeksion i mendjes sė tyre. Ata i falen projeksionit tė tillė. Kjo ėshtė aq jointeligjente, aq pafundėsisht marroqe, sa qė ėshtė ēudi e madhe si miliona njerėz mund tė besojnė nė pakuptimsi tė tilla. Ajo qė ekziston lidhet nė emėr tė disa projeksioneve tė mendjes sė tyre. Zoti ėshtė vetėm fjalė, por jo, ata thonė se Zoti ėshtė i vėrtet.

            Kurse jeta ėshtė realitet. Ti e ndjen atė nga tė rrahurit e zemrės sate, ajo pulson nė gjakun tėnd, ajo ėshtė gjithkund pėrreth - nė lulen, nė lumin, nė yjet. E ata thonė se e tėrė kjo ėshtė maja, iluzion. Pohojnė se e tėrė kjo ėshtė pėrbėrė nga ėndrrat. Atėherė e krijojnė Zotin - dhe natyrisht, secili pėr vete e krijon Zotin sipas konceptit tė vet. Prandaj kishte mijėra zota.

            Ajo ėshtė vetėm imagjinata jote. Ti mund tė krijosh zotin me katėr kokė, me njė mijė duar. Kjo varet nga ti, kjo ėshtė loja jote. Dhe njerėz tė tillė kanė folur... kanė helmuar kuptimin e tė tjerėve.

            Unė tė them - jeta ėshtė e vėrtetė e vetme qė ekziston. Nuk ekziston Zot tjetėr, pėrpos jetės. Prandaj, lejoja vetes qė tė tė marrė me vete jeta, nė tė gjitha trajtat e saj, ngjyrat, pėrmasat - i tėrė ylberi, tė gjitha notat e  muzikės. Nė qoftė se ti mund t’i lejosh vetes vetėm kėtė gjė tė rėndomtė...E rėndomtė ėshtė sepse kjo ėshtė vetėm ēėshtje e relaksimit. Mos e shtyj lumin, lejo qė lumi tė tė bartė gjer te oqeani. Kjo ėshtė rruga. Lirohu, mos ji i tendosur dhe mos u mundo tė jesh spiritual. Mos krijo ēfarėdo qoftė hendeku midis gjėrave dhe shpirtit. Ekzistenca ėshtė njė, materia dhe shpirti janė dy anėt e sė njėjtės medalje. Lirohu, pusho dhe rrjedh me lumin.

            Ji bixhozxhi, mos je biznesmen, dhe do tė dish mė shumė pėr Zotin, meqė bixhozxhiu rrezikon. Bixhozxhiu nuk kalkulon, ai i vė nė rrezik tė gjitha qė ka. Por shqetėsimi qė pėrshkon bixhozxhiun kur i vė nė rrezik tė gjitha dhe pret... ēka do tė ndodh? Nė atė ēast hapet dritarja. Momenti i tillė mund tė bėhet transformim i ngjarjes sė brendshme.

            Ji pijanec, i dehur me jetėn, me verėn e ekzistencės. Mos ji i ftohtė. Personi i ftohtė mbetet i vdekur. Pije verėn e jetės. Ajo ka plot poezi dhe plot dashuri dhe plot lėng. Ti mund ta ftosh pranverėn kudoqoftė. Vetėm ftoje pranverėn dhe lejo qė dielli, qė era, qė shiu tė hyjė nė ty.

            Pėr kėsofarė porosish tė mija spiritualistėt janė kundėr meje. Ata mendojnė se unė po e hedh Zotin. Unė nuk e hedh Zotin. Pėr tė parėn herė unė e sjell Zotin nė perspektivėn e vėrtetė, e bėjė tė gjallė, e sjell sa mė afėr teje, mė afėr se sa e ke nė zemėr - meqė ai nė tė vėrtet ėshtė qenia jote e vėrtet, asgjė e veēantė, asgjė larg, asgjė nuk ėshtė nė qiell, veēse vetėm “kėtu dhe tash”. Unė pėrpiqem ta asgjėsoj plotėsisht atė ide pėr “atėherė dhe atje”. I tėrė vizioni im ėshtė tash dhe kėtu, se edhe nuk ekziston hapėsirė tjetėr pos kėsaj, dhe s’ka kohė tjetėr pos - tash.