Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - JETA E KĖPUTUR NĖ MES

Shkruan: Brahim AVDYLI

JETA E KĖPUTUR NĖ MES

 

 

     Yvoni e mori pjatėn me gas qė ia dha nėna e saj. Erdhi nė kat. Trokiti tri herė lehtas nė derėn time. “Jam motra e vogėl, Yvoni”- mė tha mua, pasi pyeta te di kush ishte, dhe kur e dėgjova zėrin e ėmbėl tė saj, befas u ngrita dhe ia hapa derėn. E shikova gjatė, sepse tabakun e mbante lart, drejtė mjekrės sime.

 

 

            Kur ulem qė tė pushoj, i lėshoj zogjtė e kujtimeve tė mia nėpėr viset e maleve dhe papritmas vjen hija e buzėqeshur nėpėr hapėsirė e Yvonit, si fėmijė, e mė hedh krahun e saj, ndėrsa stepem nga kujtimi e dhembja pėr te. Ajo mė pyet ėmbėl dhe lozonjare:

            “Hėė!... A qenke lodhur!?... A dėshiron diēka qė tė pishė? Tė tė sjell pak qumėsht tė lopėve, sepse tė liron nga thartėsira, qė tė ėshtė mbledhur si njė grusht nė lukth!... Natyra ėshtė e mirė dhe qumshti tė liron prej kėsaj dhembje...”. Mua, mė mbetėn sytė tė ngrirė nė portretin e saj ajror.

            E kujtoj gjithmonė vajzėn e vogėl tė Familjes Pifferinni, nga Gerra-Piano, te Ristorante Del Ponte, ku punova tėrė kohėn e sezonės sė vitit 1980, sepse e kisha bėrė atė vit garacionin e parė, pasi kisha zbritur kėmbė nga Valle Verzasca, malet qė lidhin alpet zviceriane prej Interlaken, sepse unė mendoja se do tė dilja nė Zvicrėn gjermane, por arrita qė tė dal nė Gerra Piane, Ticino.

            Pėr kėtė do tė flas mė vonė, sepse tani nuk mė lė kujtimi. Kujtimi ėshtė njė erė e lehtė qė tė bart aty ku do ai dhe ka raste kur ngėrthehesh me ankthe e pengje, pse nuk ke patur kohė deri mė tani t`i sellėsh me shkrim. Shkrimi tė gojon nėpėr malet e dendura tė shkrimeve nė njė dhomė pa ajr, e ti do tė dalėsh vetė nė natyre, qė tė vėshtrosh e pushosh i qetė...

            Ndėr tė parėt, mė mori nė punė Pifferinni Augusto, nė restorantin e tij breg rrugės, nė Via Catonale, si “ragazzo dela cucina et del buffe”, nė bazė tė frengjishtes, tė cilėn e flitja, por vetėm pėr tre muaj e pėrdora italishten, sepse askush nuk fliste ndryshe me mua. Miku im, Giorgo Masabņ, qė banonte me mua, bėhej pilot privat prej pilotit ushtarak, nė aeroportin privat nė rrethinėn e Teneros, dhe kur ia lexova padashas njė artikull nė “Corierre dela Sera” pothuaj se pa gabime, tha se e dija mirė italishten, por nuk dėshiroja vetė qė t`a flisja...

            Kėshtu, mbeta mik i shtėpisė, pėrveē atij, dhe e ruaja shtėpinė bashkė me qenin e Pifferinnit. Doris, Danny, por edhe Magma, e martuar, qė vinte shpeshherė me fėmije, sepse mė donin si vėllain, e ndonjėherė mė nxirrin telashe me tekat e tyre, i kujtoj pėrherė, duke mbjellur pemė nė shtėpinė tyre si nė shtėpinė time, sepse Augusto e priti frytin e parė qė t`a provoja unė, por nuk kishte telefon tė mė thirrė, e as nuk e dinte se ku ndodhem. Papritur shkova me kohė, sikur mė dėrgoi njė forcė magjike, dhe e gjeta atė mollė, nė sirtar. E kėrkova mollėn e parė, pėr t`a provuar...

 

 

Duke luajtur me Yvonnne-vajzėn e vogėl tė Pifferinit, motrėn time tė vogėl, tė vdekur papritazi nė njė fatkeqėsi, nė Gerra-Piano

 

            Ky ishte gėzim pėr tė gjithė familjen e tij. Por, dua vetėm dy fjalė me lot pėr motrėn time, e cila shkoi nė jetėn e pėrjetshme, sepse nuk i gėlltiti dhembjet qė na i shkaktoi deri atėherė babai i saj, padashas, mua, Yvonit e tė tjerėve. Ai ishte zhdukur pėr 3 muaj nga shtėpia e tyre pėr tė humbur gjurmė, tė cilin ne e kėrkuam edhe nė Ameriken Latine. Ditėn qė i vdiē vajza, mė e vogla, siē tha vetė se do tė vdes, 12 vjeēarja mė e dashura e tė gjithėve, dhe mė e shtrenjta ime motėr, sepse fliste si burrė e vetėm fjalė tė zgjedhura, ai befas ishte lajmėruar. Po binte shi i rrebtė. Pesė veta ishin nė veturėn e vogėl: bonjakja, tė cilės, tani, nuk ia di emrin dhe e ėma, nė tė dy vendet pėrpara; ndėrsa pas tyre ishin Dany e Doris, e nė mes tyre ishte Yvoni, e cila ishte grindur pak me to, me pak fjalė, vetėm sa pėr t`ua dėshmuar se ajo do tė kalonte pėr nė jetėn e pėrjetshme, kur papritmas qėllon ndeshja. Vetura ishte qarė mė dysh, ndėrsa vetėm ajo kishte vdekur, qė ishte nė mes! Ishte tragjedi, nė mes tė njė kohe tepėr tė trishtė. Qanin tė gjithė; qaja edhe unė! I qanim edhe mbi kufomė; deri te varri nė kishė qanim. Mijėra vetė ishin tronditur. Askush nuk e dinte sa vdekje madhore, sa vdekje mbi vdekje, sa vdekje e hijshme, pa asnjė goditje nė kafkė... Qėndronte, ashtu e qetė, dhe njė tis buzėqeshje tė hidhur e mbante, sikur bota pėr rreth saj nuk ishte zgjedhur mirė, e mashtruar tepėr pas luksit, duke e harruar kohėn e lashtė. Mua, mė dukej se e kisha marrė me vete, prej Morinės, kur kam qenė fėmijė, si orėn e dalur prej bunarėve tė kullės sė stėrgjyshit...

            Ai nuk kishte tjetėr djalė, pėrpos meje. Sillej si polic, mė tepėr se sa si kuzhinier. Rastėsisht e pa shtyllėn time me poezi nė gazetėn e atėhershme “Bota e Re”, qė erdhi me postė nė restorant dhe i shfletoi pak nga pak. Nuk e dija pėrse ishte i tufllanosur nė mua; si do tė punoja nė njė restorant e nė tė njėjten kohė isha “poet i madh”, sipas tij. Pėr ate, nuk barazoheshin kėto. A do tė doja tė punoj nė njė restorant apo do tė shkruaja poezi.

            Poezitė e mbanin poshtė tyre “Ticino, Gera Piano 1980”; titullin “Fletė tė shkėputura”; fotografia ime ishte nė ballė; por nuk e kuptoja se pėrse ishin “tė pamundshme” ato. Ai ishte njė kuzhinier i mirė, por kishte qenė polic i rrebtė dhe para se tė ishte bėrė polic kishte qenė ushtarė italian. Gjatė kėsaj kohe, kishte qenė, sipas tij, nė Gjakovė e Morinė. Mi tregoi dy emra tė njohur prej Ponoshecit, ku i kisha dajėt. I ngjante babait tim, por ishte mė i gjatė.

            Erdhi puna qė njė ditė mė pėzuri nga puna. Tė gjithė ishim nė stres, pėr drekė. Nuk mė dha leje as pėr tė ngrėnė. Kur u krye dreka, Yvoni shkoj e kėrkoj pjatėn e vėllait tė saj, sepse ishte mbyllur nė dhomė pa ngrėnė. I tha qetas e me dorė tė zgjatur, ku ishin dy prindėrt e saj, babai dhe nėna, duke e mbajtur doren e duke lėvizur me njė kėmbe. Ndoshta nga nervoza, qė e pėrpinte mbrenda vetes, ku ta di, por ēuditėrisht buzėqeshte pa fjalė. Augusto e vėshtroi rrebtė e drejtė e nė sy. Ajo ia kėrkoi pjatėn, pėr mua dhe i tha se ajo nuk do tė hante asgjė, pėrderisa vėllau ishte mbyllur nė dhomė, pa asgjė. Augusto ia lidhi njė shuplakė tė fortė sa nuk e rrėzoi dhe po e shikonte mėtutje, i rrebtė, duke fshirė djersėt. Yvoni, vetėm u buzėqesh e i tha me tė njėtin ton: “Ti e di Gusto se nuk do tė ha as edhe njė grimcė, pėrdesisa vėllai i im rri nė dhomė pa asgjė e pa fjalė, e unė tėrė kohėn e lirė e kaloi me te, duke lozur e duke folur... Kėshtu... Ma jep pjatėn, ti vetė, sepse nuk shkoi pa kėtė pjatė!... Brahim, ėshtė sikur djali i juaj... Ai, nuk ka faj”. Dhe, dorėn e mbante tė shtrirė. Nėna e shikonte, pa fjalė e pa lėvizje. Dikur shtoi: “Hė, pra, e kuptove Gusto! Jepja pjatėn e Brahimit, sepse vazja e jonė ka tė drejtė! Ai nuk ka asnjė faj, pėr besė asnjė faj!”...

            Augusto pėrplasi gjėrat e tengjeret, e zhveshi kacelen e kuharit dhe plasi nė lot, se edhe ai do tė humbi pa gjurmė dhe doli jashtė restorantit. Derisa nėna e mbaroi pjatėn pėr mua dhe e merrte me tė mirė vajzėn e tij tė vogėl, derisa e kundėrshtoj vajzėn e madhe, Danyn, e cila pyeste se ē`u bė ashtu me Guston e ku shkoi ai, duke i thėnė qė tė mos merzitet pėr kėte, sepse Gusto kishte njė nervozė tė tmerrshme, por do t`i kaloj e askujt tė mos i thotė asgjė nga kjo punė. Ėshtė njė punė qė zgjidhet midis nesh.

            Yvoni e mori pjatėn me gas qė ia dha nėna e saj. Erdhi nė kat. Trokiti tri herė lehtas nė derėn time. “Jam motra e vogėl, Yvoni”- mė tha mua, pasi pyeta te di kush ishte, dhe kur e dėgjova zėrin e ėmbėl tė saj, befas u ngrita dhe ia hapa derėn. E shikova gjatė, sepse tabakun e mbante lart, drejtė mjekrės sime. “Pėr mua ėshtė kjo?! A e ke tė lejuar? Pyete shefin, tė lutem! Ai mė tha se sot nuk do tė ha, ose nuk ma jep rrogėn?!” Ajo u afrua me tabakun si pėr njė musafir tė zgjedhur deri te sirtarja anash krevatit, me dorė i mori poezitė e mia nė fletore dhe gazetėn ngadalė, e la tabakun aty dhe u ul nė krevatin tim, duke mė thėnė: “Mama tė bėn tė fala! Dreka u krye mirė! Derisa t`a marrėsh kafshoren e fundit, unė e kam pėr detyrė tė ri kėtu, ku ke fjetur ti”. Faqen e kishte tė skuqur. Kafshorja mė mbeti nė dorė. U mbylla nė fytyrė. Ajo e kuptoi, por ma priti pėrpara se t`a pyesja vetė. “Dany ishte nervoz nga shėrbimi. E nguca pa dashje dhe desh i theu pjatat. Ma flakarisi njė shublakė, sa tė quditesh!... Hė, e!... E bėra njė pėrvojė tė hidhur... Ha, ti, ha... Unė po tė pres”. Dhe, prap buzėqeshi. Atėherė, pas pak ēastesh, ia fillova drekės. Sa herė futem i vetėm nė njė dhomė, kur ėshtė vend i zgjedhur apo i mirė, mė duket se prap e shoh, po me atė buzėqeshje, vetėm pėrpak ēaste, sepse pastaj zhduket...

            Qindra net i kam bėrė me lot e kujtime, madje edhe pėr Yvonin. Kėtė fotografi e kam vėnė nė krye tė fotogafive tė mia, nė faqen time provizore. Askush nuk mė ka pyetur, kush ėshtė kjo vajzė. Ajo ishte njėra nga “Tri Moirat” (Tri motrat, Tri orėt) qė mė kanė pėrkundur si fėmijė, nė holė, tė vjerur nė tra. Askush nuk e di kėtė punė dhe askujt nuk i nevojitej. As tė mė pyesnin, nuk kishin kohė, as pse nėna nuk kishte kohė tė mė pėrkundė...

            Vdekja e saj erdhi papritur, edhe pse vetė, nė njėfarė forme, na kishte njoftuar. Pėr varrojsen e saj ishte edhe babai i saj. Qė tė dy e kryem pamjen e saj, pėr kryeshėndosh, me lot nė faqe. E varrosėm nė varret pranė kishės, duke e dėrguar prej shtėpisė sė tij, nė Via Cortasce... Me lotė ishim edhe te varri i saj. Prej atij viti nuk kam bėrė asnjė garacion te Ristorante Del Ponte. Edhe Donatella, qė e quanim shkurtimisht Dany, si duket iku nė Francė. Dhe as tė varri i saj nuk kam bėrė ballė qė tė shkoj...

            Ja pėrse njė fėmijė me flatra tė engjujve dhe prej njė familje tjetėr, prej njė populli tjetėr, ishte motra ime e veēantė!...

            Nuk po flas gjatė. Jeta ėshtė kėputur mė dysh. Njėra pamje ėshtė nga jeta e pėrkohshme, me tė hidhurėn e saj. Tjetra ėshtė nė jetėn e pėrjetshme, tė cilėn askush nuk e sheh. Fotografitė e rralla tė kėsaj jete i lėmė pėrtej kujtesės sonė. Nuk e dimė se jeta ėshtė kryqėzim i energjive...

 

            JETĖ I THĖNĒIN!...

 

            P.S.:

 

            Njė kopjim i kėsaj pėrmbajtje, i thėnieve tė mia, i konstukteve dhe i metaforave, do tė paraqitet te gjykatat pėrkatėse, pėr plagiat...