.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime - Jetojmė nė shoqėrinė paradoksale (pjesa e dytė)

Shkruan:  Hydajet BYTYĒI

 JETOJMĖ NĖ SHOQĖRINĖ PARADOKSALE 

(pjesa e dytė)

 

        Nėse e sodisim perėndimin e diellit, atė pamje tė mrekullueshme do ta pėrshkruanim mė tepėr si fund tė ditės, sesa si fillim tė natės. Ēdo gjė negative qė shoqėria na e imponon, bėhet pjesė e jona. Nė vete bartim vizionet e negativitetit. Prandaj, nė njė proces tė kėtillė, ndėrpritet zhvillimi i brendshėm, hovet shpirtėrore stagnojnė, dhe aftėsitė tona pėr zhvillim tė suksesshėm shpirtėror natyrisht se zvogėlohen. Ky proces e ngulfat mirėsinė, dashurinė dhe vullnetin pėr tė bėrė ngritje shpirtėrore.

  

            Diēka kemi humbur nė vete

 

            Pra bėjmė komunikim interplanetar telefonik satelitor, komunikim interplanetar me internet. Nė distanca mijėrakilometėrshe komunikojmė me njėri-tjetrin nė tė njėjtin ēast, duke e parė shoqi-shoqin, sikurse tė ishim nė tė njėjtėn dhomė. Madje, ky lloj komunikimi ėshtė bėrė pronė e secilit dhe e tė gjithėve. Edhe fėmijėt e kanė nė dispozicion.

            Dhe, vėrtet, kjo ėshtė diēka tepėr e pėrsosur, por shtrohet pyetja se ēfarė duhet tė kemi humbur nė vetvete, kur aq pak dashuri na ka mbetur nė shpirt; kur aq pak kohė pėr njėri-tjetrin kemi; kur aq pak mirėsi pėr njėri tjetrin na ka mbetur ta ndajmė; kur aq pak qetėsi shpirtėrore na ka mbetur dhe ēdo fjalė na vjen e rėnd, ēdo situatė na sjell mundime dhe na shkakton stres; kur aq pak mirėkuptim mund tė gjejmė pėr njėri-tjetrin, aq pak tolerancė, aq pakė kėnaqėsi?

 

            Jetojmė nė shoqėrinė paradoksale

 

            Domethėnė, kreativiteti i njeriut dhe aftėsitė e tij krijuese janė tepėr tė larta, kurse diēka e brendshme, tejet e rėndėsishme po na rrėnohet nga dita nė ditė. Njė ēakordim ėshtė duke ndodhur gjithsesi, njė diskrapancė e njė mosharmoni. Sot njeriu, pėrpos se mund tė shkoj nė cilėndo pikė tė rruzullit me lehtėsi tė madhe, mund tė shkoj kur tė dojė nė Hėnė, madje edhe si vizitor i thjeshtė po deshi (kjo ndodhi kohėve tė fundit mė se njė herė), por, ēuditėrisht, njeriu edhe sot e kėsaj dite  ka akoma njė pasiguri e frikė tė intensitetit tė lartė nė vetvete, njė pasiguri e frikė tė madhe nė vetvete - nga vetvetja!

 

            Mos, vallė, aq sa jemi zhvilluar pėrjashta, aq jemi stėrkequr pėrbrenda?

 

            Duket sikur njeriu pėr aq sa ėshtė i suksesshėm nė arritjet tekniko-teknologjike, pėr aq e ka rrudhur, zvogėluar  e stėrkequr zhvillimin e vet. Nė kėtė aspekt, ndoshta Ivan Kos (autor i librit “Mė lehtė ėshtė tė kesh sukses sesa tė dėshtosh”) ka tė drejtė, kur konstaton se “shoqėria jonė ėshtė negative”... Pėr tė vazhduar se “njeriu bashkėkohorė frymon dhe ushqehet negativisht, ndjen negativisht, flet dhe kundėrmon negativisht”.

            Vėrtet jemi pėrplot kufizime, ndalime, pengime. Nė tė gjitha nivelet ne nė njėri-tjetrin mbjellim frikė; thjesht, ne pengojmė njėri-tjetrin qė tė bėhemi qenie tė vetvetes. Kemi qenė tė bombarduar me “mos”, “duhet”, “s’duhet”, “jo ashtu”, “bėjė kėshtu”, “ki kujdes”, etj., prandaj, sot, ne bombardojmė me gjithė kėtė arsenal rekomandimesh, referimesh, urdhrash.

            Thjesht, jetojmė nė njė shoqėri paradoksale, ku njėkohėsisht nxitesh dhe frenohesh, sipas shenjės sė tė tjerėve: “hajde, bėje”, por fillon pastaj “mos, mos e bėj”! Ta zėmė, nė shkollė: “Mos pyet tepėr”; pak mė tej: “mėso, por hesht, mos fol shumė”... Shih, se ē’disonancė: pranojmė dy rekomandime njėkohėsisht tejet kontradiktore!

            Kjo shoqėri ėshtė shoqėri e pjesshme, bashkėsia e gėnjeshtrave tė organizuara, ku mediume tė fuqishme informative nė vėrshojnė me informacione shqetėsuese e morbide pėr krimin, fatkeqėsitė, tensionet politike. Ky prezantim i rregullt negativ i realitetit e zmadhon kėshtu ndjenjėn tonė tė pasigurisė, tė frikės konstante, ambivalencės. Botėn rreth vetės fillojmė ta shohim si tė rrezikshme dhe tė paparashikueshme.

 

            Televizioni ndotėsi mė i madh i vetėdijes sonė

 

            Televizioni e shtrembėron tmerrėsisht realitetit e pėrditshėm. Nėse do tė kėrkohej seriozisht  shkaktari i parė mė i fuqishėm i kėtij negativiteti, ndoshta televizioni do ta zinte vendin e parė. Heronjtė televiziv janė modelet kryesore pėr identifikim tek fėmijėt dhe tė rinjtė e kohės sonė. Kėrkimet tregojnė se pėrqindjen mė tė madhe tė kohės, ndoshta njė tė tretėn e kohės sė vet, fėmijėt bashkėkohorė (dhe jo vetėm ata) e kalojnė paranė aparateve televizive; domethėnė nė komunikim me aparatin televiziv; ndėrkaq, nė njė tė tretėn e kohės sa mbetet, bėjnė pjesė komunikimet e tjera e, nė kėtė kuadėr, edhe komunikimi me prindėr. Pra, televizioni i bėhet dadoja e dytė fėmijės bashkėkohor dhe e mėson krejt ēfarė dėshiron. E tė gjithė jemi dėshmitarė tė asaj se ēfarė sjellin kėto mendime masive nė ekranet tona pėr ēdo ditė e natė: Negativitete maksimale! T’i vėrejmė vetėm filmat e ndryshėm tė ashtuquajtur “filma-aksion” se sa tė stėrmbushur janė me pėrmbajtje tė rrezikshme: Rrahje, therje, vrasje, gjakderdhje, dhunė, tmerr, lemeri, kriminalitet i nivelit tė lartė.

 

 

 

            Jetojmė tė rrethuar nga njerėzit me disponim negativ

 

            Prandaj, kėsisoj tė rrethuar me njerėzit e disponimit negativ, edhe ne, cilido qoftė prej nesh, madje edhe fėmija i pastėr sapo tė vetėdijesohet, do tė shkrihemi nė negativitetin total. Kjo ndikon nė veprimin, sjelljen dhe mendimin tonė. Bėhemi negativ edhe ne. Dhe me kohė bindjet tona fillojnė tė na frenojnė. Marrėdhėniet tona me njerėz bėhen tė vrazhda dhe tė padashura. Nuk mėrzitemi pėr nevojat dhe kėrkesat e tė tjerėve. Idhnakė dhe agresiv, fillojmė tė marrim qėndrim mbrojtės. Humbim vetveten. Humbim hapjen tonė ndaj njerėzve, humbim hapjen tonė ndaj ideve tė reja. Ēdo detyrė mė parė e marrim si problem sesa si zgjidhje.

            Nėse e sodisim perėndimin e diellit, atė pamje tė mrekullueshme do ta pėrshkruanim mė tepėr si fund tė ditės, sesa si fillim tė natės. Ēdo gjė negative qė shoqėria na e imponon, bėhet pjesė e jona. Nė vete bartim vizionet e negativitetit. Prandaj, nė njė proces tė kėtillė, ndėrpritet zhvillimi i brendshėm, hovet shpirtėrore stagnojnė, dhe aftėsitė tona pėr zhvillim tė suksesshėm shpirtėror natyrisht se zvogėlohen. Ky proces e ngulfat mirėsinė, dashurinė dhe vullnetin pėr tė bėrė ngritje shpirtėrore.

            Bėjmė mė tepėr atė qė tė tjerėt bėjnė sesa atė qė vetė dėshirojmė. Nuk i pasojmė vendimet tona, ato qė pėr ne kanė mė sė tepėrmi kuptim. Nuk e dėgjojmė zėrin tonė tė brendshėm, zėrin e Intuitės sonė, pėrcjellėsit tonė tė pėrjetshėm qė na ruan e na mbron pėrjetėsisht, por tė cilin ne mėsohemi spontanisht, duke bėrė si tė tjerėt, qė tė mos e dėgjojmė, tė mos e pėrfillim, qė ta injorojmė... Ashtu qė, duke i besuar pak Intuicionit, rrallėherė edhe bėjmė atė qė do tė ishte mė e mirė pėr ne.

 

            Jetojmė nė gėzhojat e bindjeve tona

 

            Sakaq, mendimet negative janė prodhues tė frikės. Jetojmė tė gėzhojuar nė gėzhojat e bindjeve tona tė vjetra. Sepse, siē dimė nga parapsikologjia, jemi mishėrim i mendimeve tona mė tė shpeshta dhe mė kėmbėngulėse. Ato qė mė sė tepėrmi na preokupojnė, bėhen. Nėse na pėrmbush ndjenja e kėndshme se jemi tė suksesshėm, vėrtet edhe jemi tė suksesshėm; nėse na pushtojnė bindjet negative tė disfatės, bėhemi negativė dhe disfatistė.

            Gėzhojat na ndihmojnė qė nga tė tjerėt tė fshehim qenien tonė tė frikėsuar. Mbrohemi me tė gjitha teknikat e mundshme tė mashtrimit, njėherėsh duke jetuar nė frikė, drojė, stres. Edhe ata persona qė pak a shumė duken stabilė, po morėm mashėn e hulumtimit dhe i gėrvishtėm vetėm pak, do tė shohim se jetojnė nė njė pseudostabilitet dhe se emocionalisht e shpirtėrisht pėrbrenda janė plotėsisht tė rrėnuar e tė ērregulluar.

 

            Jemi pėrplot dyshime

 

            Jemi bėrė njerėz jashtė mase tė lėndueshėm, kaotik, tė pasigurt. I frikohemi ndryshimit dhe intimitetit. Duam ndryshim, por i frikohemi ndryshimit. Duam intimitet, por i frikohemi intimitetit. Gjegjėsisht, dėshirojmė intimitet, por pa u vetėdorėzuar. Domethėnė, frikohemi prej tė tjerėve t’ua shpalosim unin tonė tė vėrtet. Frikohemi se tė tjerėve ai s’do t’iu pėlqejė, se tė tjerėt do ta hedhin. Prandaj, u ikim tė tjerėve. Jemi pėrplot dyshime. Mendimet tona tė kėqija na mbajnė nė gjendje tė drojės sė pėrhershme.

            Pėrbrenda vetes kemi doza tė mėdha tė ndjenjave tė fajėsisė, tė turpit e tė frikės. Sė jashtmi, ndaj kolegėve e rrethit, mbase mund tė dukemi edhe tejet efikas, tė pakompromis, tė rreptė, por pėrbrenda jemi tė frikshėm, tė pasigurt dhe pandalim me dyshime pėr veprimet tona.

           

            Jetėn e bėjmė duke kritikuar tė tjerėt

 

            Kurse jetėn e bėjmė duke kritikuar tė tjerėt dhe duke iu gjetur tė mata tė tjerėve. Andaj, duke jetuar nė rrethanat negative, ku mė e rėndėsishmja ėshtė qė tė kritikosh dhe t’u gjesh tė meta tė tjerėve, ne e kemi tė vėshtirė tė jemi tė afėrt nė mes veti. Prandaj, mbi bazėn e kėtij lloj gjykimi, mėnyra kryesore e komunikimit me tė tjerėt mbetet gėzhojimi, respektivisht vetėmbrojtja dhe vetėsiguria.

 

            Bindjet tona negative - burim i fatkeqėsisė sė pėrgjithshme

 

            E pėr t’i ekuilibruar konfliktet tona tė brendshme me sjelljet tona tė jashtme, rėndom bėhemi diskret, ndonjėherė edhe misteriozė. Frikohemi, siē thamė, qė me tė tjerėt t’i ndajmė pėrjetimet tona; kemi frikė tė jemi tė hapur dhe tė drejtpėrdrejtė. E tėrė kjo ne na shkakton stres tė madh dhe anksiozitet.

            Bindjet tona negative lindin gjendjen e fatkeqėsisė sė pėrgjithshme. Sakaq, bindjet negative dhe pasojat e tyre negative ndikojnė pandėrprerė nė mendimet dhe sjelljet tona tė mėtutjeshme. Dhe kėshtu ēdo gjė ėshtė e kushtėzuar nė pandalim. Ne jetojmė nė ciklin e negativitetit total, nga i cili s’i gjejmė dot vetės qetėsi; por tė dalim s’arrijmė dot. Thjesht, jetojmė njė jetė iluzionesh dhe mashtrimesh. Jetojmė pėr tė kaluarėn, ose pėr tė ardhmen, por kurrė jo tash dhe kėtu.

            Prandaj, nė kėtė plan, shtrohet pyetja: Si tė dilet nga kjo? Ē’duhet tė bėjmė?

           

 

            Nga libri “Libėr mbi shpirtin dhe mendjen - ēelėsi i pėrndritjes”