Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 2 - Jeton Kelmendi

JETON KELMENDI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

JETON KELMENDI

 

 

 

 

 

 

         

             Hyrje

  

            Jeton Kelmendi, poet, dramaturg dhe publicist, lindi mė 1978 nė Pejė.

            Shkollėn fillore dhe tė mesmen i kreu nė vendlindje, studimet pėr Komunikim Masiv nė Prishtinė, ndėrsa studimet post-diplomike nė ULB- Universitetin e Brukselit (Politikat ndėrkombėtare dhe ēėshtjet e sigurisė).

            Vite me radhė shkroi dhe botoi poezi, prozė, ese dhe tregime. Ėshtė bashkėpunėtor i shumė mediave, shqiptare e tė huaja, ku trajton ēėshtjet tė ndryshme kulturore dhe politike, sidomos qė kanė tė bėjnė me raportet ndėrkombėtare. Si emėr Jeton Kelmendi u bė i njohur pėr lexuesin nė Kosovė me pėrmbledhjen e parė me poezi “Shekulli i premtimeve”, tė botuar mė 1999. Nė vijim botoi edhe njė serė librash tė tjera. Poezitė e tij u pėrkthyen nė mė shumė se 22 gjuhė tė huaja, u botuan nė disa antologji ndėrkombėtare. Ėshtė njėri nder poetet mė tė pėrkthyer shqiptar. Ai ėshtė pėrfaqėsues i denjė i poezisė moderne shqiptare ėshtė thėnė nga kritika letrare.

            Kelmendi ėshtė anėtar i disa klubeve ndėrkombėtare tė poetėve dhe bashkėpunon me disa revista letrare e kulturore, sidomos nė gjuhėt angleze, franceze dhe rumune. Qenėsia e punės sė tij nė fushėn e artit letrar ėshtė kujdesi qė i kushton tė shprehurit poetik, shtjellimit modern tė tekstit dhe thellėsisė sė mesazhit.

            Nė krijimtarinė e tij veēohet sidomos lirika e dashurisė dhe vargu eliptik i ndėrthurur me metafora dhe simbole artistike. Ėshtė veteran i luftės qė bėri UĒK-ja mė 1998 -1999. Ka marrė shumė mirėnjohje dhe ēmime ndėrkombėtare dhe kombėtare.  Aktualisht punon dhe jeton nė Bruksel.


            Tituj tė veprave:

 

            Shekulli i Premtimeve, 1999, poezi

            Pėrtej Heshtjes, 2002, poezi

            Nė qoftė mesditė, 2004, poezi

            Mė fal pak Atdhe, 2005, poezi

            Ku shkojnė ardhjet, 2007, poezi

            Zonja Fjalė, 2007, dramė

            Erdhe pėr gjurmė tė erės,2008, poezi

            Koha kur tė ketė kohė,2009, poezi

            Rrugėtimi i mendimeve,2010, poezi

            EU mission in Kosova after its Independence, 2010, SHBA

            Misionet NATO-s dhe BE-sė, kooperuese apo konkurruese 2012 politikė SHBA

            Kohė e keqe pėr dijen 2012, publicistikė

 

 

 

 

 

 

PĖRTEJ VETVETES JETONTE

 

Tani ka ardhur tek vetvetja dhe jeton me engjėjt
(Nėnės Terezė)

Sa vjet kaluan
Nga njė shkuarje e madhe
Pėrtej vetes jetonte njė mrekulli Albanika
Me dy shpirtra
Njėrin pėr zotin tjetrin pėr njerėzimin

Ishte pak Gonxhe, pak Kalkutė
Mė shumė Albanika e mė shumė dritė
Njerėzimit
Lutej dhe bėhej vetė
Lutja

Ilirika
Nėna jonė Terezė
Me 1978 paqja tė ra nė emėr
At vjet nėno
Unė erdha nė ketė botė
Tash
Kur mė duhet krenaria
Shkoj nė Krujė te Kastriotėt
E i thėrras Gjergjit
Kur mė duhet njė yll
Universi
Dal nė Kodėr tė Diellit
I bėj zė Rugovės
Nėna jonė Terezė
Me lutjen tėnde kam rėnė e jam
Zgjuar
Dardan
Engjėjt qė jetojnė nė qiell
Buzėqeshėn dhe pritėn
Shkuarjen tėnde
Tė madhe
Sa vjet u bėnė
Dhe atdheu po bėhet gati
Pėr njė ditė tjetėr
Albanika
Vazhdo lutu pėr njerėzimin
Jetimėt tu
Pėr tokėn e shtrenjtė
Qė i thonė
ILIRI

Kaluan sa mote
Qė shkove
Kėndej po vijnė do tjerė
Gonxhe
“E di njė fjalė prej guri”
E mėsova n’Shkrel
Edhe njė pallat ėndrrash e kam diku
Tha Kadare
E tash
Bekoj edhe gjurmėt e Prekazit
E tė Gllogjanit
Ato zhgjėndrra i pamė me sy
Ati ynė nė qiell
Na shikon me simpati

Thuaje edhe njė fjalė
Shqip
Zoti e bekoftė Arbėrinė
Ndize njė kandil
Ndriēoje atdheun
Ilirikase
Kjo ėshtė e para
Ēdokush e din
Nėnė ti je vetė drita

Shkuarja nuk ėshtė e lakmueshme
Pėr kurrkėnd
Veē kur shkohet si ti nėnė
Ėshtė shkuarje e mrekullueshme

Edhe Jezusi dinte pėr albanėt
Po moti i keq na pat marrė
E ēka t’i bėsh fatit t’zi
Fqinjėt na qėlluan tė tillė

Pėrtej vetes ke jetuar
Dhe tani ke ardhur po jeton nė vetveten
Pėrjetėsi
Bashkė me engjėjt

Tė ardhmen tonė tė nesėrme
Sillna sot

Lutu bre Nėnė edhe njė herė
Se dhjetori m’ka frikėsuar
E nuk di ēka po mė shohin sytė

Mė bėhet se tė ftohtit tė Dardanisė
Po i vonohet pranvera
Dardanika
Mos harro edhe katėr pjesė
T’ndara
Nėnė, ti je emri ynė qė shndrit nė qiell
E tokė

 

 

PASION

 

Ėshtė e ēuditshme se si

Gjithmonė

Shkuarjet e kanė njė tė veten tjetėr

Pastaj

E ne s’dimė ku shkojnė

Ato

Mėllenjat e gjakut ndezin

Ēka thonė

Kur drita i pėrzien

Kufijtė

As fjalė s’bėhet pėr ritet

As skenar pėr lojė

Tek ti banon njė mendim imi

Si era malin

Dėgjoj hapat e tu

Si vjen si mė i madhi qejf

Hej

Kur e ke at mbėrritje

At stacionin e zbritjes

Ku me tė pritė njė minutė imi

E koha fillon tė ecėn

Ndryshe

Atėherė nis jeta

 

 

PSE MA MBAN MINUTĖN TIM

 

Tani

Ėshtė diēka e imja e jotja

E sotit

E kush e di kah e ka rrugėn

Kah e frynė fryma

 

Ėshtė shfaqur diku si pikė ēuditėse

Herėve tjera

I kishte dalė vetes dore dhe i binte rrotull

Ardhjes e shkuarjes

 

Tani

Ėshtė diku tek unė diku

Tek ti

Po ku ta takojmė ndėrmjet dy mureve

Tė katėr syve

 

Ka nis me marrė frymė

Zemėrimi

Ardhjet po janė tė vona

 

Pse ma mbanė minutėn time

 

Tani

Po tė pres ty edhe veten

Ku ta di unė

Kur i vinė shkuarjet minutės sime

 

 

DASHURI MĖSOMĖ SI ME DASHTĖ

 

Kam vrapuar

Ditė e natė nėpėr vite e dekada

Jetės sime

Dhe luajtur kam bukur shumė me tė

E shpesh hile m’ka bėrė

Krejt vonė diku

E kam marr vesh po nejse ma

 

Henes

Tash mė ka ra ndėrmend diēka

E unė po matem me veten

Kam veē njė gjė me t’u drejtua

Dashuri

Mėsomė si me dashtė

Se mendja ma merr nuk a vonė

Vonė s’ėshtė kurrė

Thonė

Po unė nuk i besoj ma kėsaj

Tė besoj ty si fėmija pėrrallės

 

Mėsomė

Ama

Si me dashtė

Jo m’u dashurua

 

Edhe nėna

Mė pat mėsuar si me ec

Po krejt jeta m’shkoi vrap

Vrap

Njėherė dej u rrita

Vrap

Me u kthye prej maleve

Aiii

Sa rruga deri te ti sonte

Mėsomė

Tash pa hile dashuri

Sa me dashtė

 

Nė modė ėshtė

Me marrė njėfarė tisi tė hollė

Tė mendimi

E sytė me i sjell rrotull

Diku pak

E diku mė shumė

Me u marrė erė luleve tė njerėzimit

Femėr

Krejtėsisht pa kurrfarė orarit

Dashuri

Mėsomė kur me dashtė

 

Tanė janė ēuar nė kėmbė

Secili

Sipas kutit tė vet matė

Rėndėsinė e kohės sė rrugėshkurtės

Derisa disa nuk flasin tė tjerė thonė

Ē’ėshtė njė e zezė

Duan veē ata qė janė primitivė e koha

I ka shkel

Me dashtė a si m’u deh me raki

E ēka tjetėr s’thonė

Dashuri

Mėsomė pse me dashtė

 

 

NĖ VEND TĖ PĖRGJIGJES

 

Ishte rrugėtim i zekthėt

Gjithēka merrte me vete

Shkuarjet ardhjet pritjet mos pritjet

E ti

Ėndėrroje mė shumė lirikė

Pėr dashurinė

 

Ndodhi

Qė tė gjitha drejtimet kishin njė rrugė

Tė pėrbashkėt

E ti prapė i pe e s’ja prishe

Qejfin ėndrrės

 

Ē’kėrkon tani nga zhgjėndrra

 

Pastaj

E djeshmja bėhet e pardjeshme

E nesėrmja sot

Ti je e djeshme pasdite

Ketė besoj e di ti

 

Kujtoje

Ishte rrugėtim i zekthėt

Tė shkuarat tė ardhurat tė priturat

Tė djeshmet

Tė sotshmet

Tė gjitha tė miat i mori me vete

Dhe i deponoi larg meje

Larg teje

Njė asgjė qė gjithnjė ia kam pasur

Frikėn

 

E sot

Sot ėshtė tepėr vonė