Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 2 - Jetoni "nė kėste njėditore"

Pėrgatiti: Hasan HAMĖZBALA

       JETONI "NĖ KĖSTE NJĖDITORE"

 Njė nga vetitė mė tragjike tė natyrės sė njeriut ėshtė prirja jonė qė realizimin e shpresave tona ta lėmė pėr tė ardhmen. Ne tė gjithė ėndėrrojmė pėr ndonjė kopsht magjik pėrplot me trėndafila, por qė ndodhet diku pas horizontit, nė vend se tė kėnaqemi me ata trėndafila qė sot rriten nėn dritaret tona.

 

 

            Nė pranverėn e viti 1871, njė djalosh e mori njė libėr dhe aty lexoi 17 fjalė, tė cilat ia ndryshuan tėrėsisht ardhmėrinė e tij. Nė kohėn kur ai ishte student i mjekėsisė dhe e ushtronte praktikėn nė Spitalin e Pėrgjithshėm tė Montrealit, atė e shqetėsonin kėto probleme: si t'i jepte provimet e fundit, ku tė gjente punė tė punonte dhe si tė fitonte pėr tė jetuar.

            17 fjalėt qė ky student i mjekėsisė i pati lexuar mė 1871, i ndihmuan qė tė bėhej internisti mė njohur i kohės sė tij. Nė universitetin e Xhons Hopkins-it ai hapi shkollėn mjekėsisė, tė njohur nė mbarė botėn. Mori titullin mė tė lartė - profesor mbretėror i mjekėsisė nė Oksford, qė ishte titulli mė i lartė qė mund t'i jepej ndonjė shkencėtari tė medicinės nė Perandorinė Angleze. Nga mbreti i Anglisė fitoi edhe titullin e Kalorėsit. E pati edhe plot suksese tjera nė jetė.

            Atė e quanin z. Uiliam Osler. Mė poshtė jepen 17 fjalėt qė i ka shkruar Tomas Karejl, e tė cilat i kanė ndihmuar qė t'ia lirojnė jetėn nga brengat: "Detyra jonė kryesore ėshtė qė tė mos shikojmė nė largėsinė e mjegullt tė sė ardhmes, por tė veprojmė tash nė drejtimin qė shohim".

            Pas dyzet e dy vjetėsh, njė mbrėmje tė qetė pranverore, kur nė parkun e universitetit kishin ēelur tulipanėt, zotėri Uiliam Osler iu drejtua studentėve tė vet tė Universitetit tė Jelės...

            E disa muaj para paraqitjes sė tij nė Universitetin e Jelės, zotėri Uiliam Osler, me anijen e madhe tejoqeanike e kaloi Oqeanin Atlantik, nė tė cilėn kapiteni, qė qėndronte nė urėn e komandės, ka mundur tė shtypė butonin dhe menjėherė ėshtė dėgjuar zhurma e mekanizmave dhe sektorėt e anijes kanė filluar tė mbyllen hermetikisht qė nėpėr to tė mos depėrtojė uji. "Secili prej jush - u tha doktor Osleri studentėve - ėshtė njė mekanizėm shumė mė i mirė se anija gjigante tejoqeanike, dhe duke ia filluar mirė jetės, ju niseni nė njė lundrim mė tė gjatė. Unė ngul kėmbė pėr atė se ju duhet tė mėsoheni ta kontrolloni kėtė mekanizėm dhe ta mbroni atė nga stuhitė, do tė thotė, duhet t'i izoloni nė kohė tė duhur sektorėt e saj tė veēantė. Vetėm atėherė ju do ta siguroni udhėtimin tuaj tė sigurt. Qėndroni nė urėn e komandės dhe sigurohuni qė bile mekanizmat kryesorė tė anijes tė jenė nė gjendje tė rregullt pėr punė. Shtypeni butonin, dhe, nė secilėn etapė tė jetės suaj, dyert e hekurta le ta izolojnė tė kaluarėn - ato ditė tė vdekura tė sė djeshmes. Shtypeni butonin tjetėr dhe perdja metalike le ta izolojė tė ardhmen - ditėt e palindura tė sė nesėrmes. Atėherė ju do ta keni sigurinė e plotė pėr ditėn e sotme!... Izolojeni tė kaluarėn! E shkuara e vdekur le t'i varros tė vdekurit e vet...

            Izolojini ditėt e djeshme qė budallenjve ua kanė ndritur rrugėn pėr nė varr. Barra e sė ardhmes bashkė me barrėn e sė kaluarės, tė cilėn sot ia ngarkoni vetes, ua zė rrugėn madje edhe njerėzve mė tė fuqishėm. Izolojeni tė ardhmen po ashtu hermetikisht, si tė kaluarėn... E ardhmja nė tė sotmen... s'ka tė nesėrme, dite e shpėtimit tė njeriut ėshtė e sotmja. Shpenzimi i pakuptimtė i energjisė, vuajtjet shpirtėrore dhe shqetėsimet nervore, e ndjekin vazhdimisht kėmba-kėmbės njeriun i cili brengoset pėr tė ardhmen... Pra, mbyllini hermetikisht tė gjithė sektorėt e anijes dhe me parmakėt e hekurt ndajeni kuvertėn e anijes tejoqeanike nga pjesa e prapme. Pėrvetėsoje shprehinė tė jetosh nė periodėn kohore tė ndarė nga e kaluara dhe ardhmja "me parmakė hermetikė"!

            Mos vallė, doktor Osleri ka dashur tė thotė se nuk duhet tė bėjmė kurrfarė pėrpjekjesh qė tė pėrgatitemi pėr tė nesėrmen? JO. Kurrsesi jo. Ai vetėm ka pohuar vazhdimisht se mėnyra mė e mirė pėr t'u pėrgatitur pėr tė nesėrmen ėshtė qė fuqinė tonė dhe aftėsitė tona t'i pėrqendrojmė pėr realizimin sa mė tė mirė tė punėve tė sotme....

 

 

            Njė prej komenteve mė tmerruese pėr mėnyrėn tonė tė jetės, ėshtė e dhėna se gati gjysma e shtretėrve nė spitalet tona ėshtė e mbushur me pacientė qė kanė pėsuar tronditje nervore dhe psikike, pacientė tė cilėt i ka shkatėrruar ngarkesa e tepruar e ditėve tė grumbulluara tė sė djeshmes dhe e ditėve tė sė nesėrmes, qė tė frikėsojnė. Por, shumica e kėtyre njerėzve do tė mund tė kėnaqeshin me jetėn, do tė ishin tė lumtur dhe do t'i sillnin dobi rrethit ku jetojnė, po qe se do t'i ishin pėrmbajtur kėshillės sė Uiliam Oslerit: "Jetoni me kėste njėditore".

            Nė kėtė sekondė ju dhe unė qėndrojmė nė udhėkryqin e dy pėrjetėsimeve: tė sė kaluarės, qė zgjatė pėrjetė dhe tė sė ardhmes qė ėshtė drejtuar pėrpara deri nė momentin e fundit tė epokės. Sipas tė gjitha gjasave, ne nuk mund tė jetojmė njėkohėsisht edhe nė njėrin amshim edhe nė tjetrin; jo, madje as njė pjesė tė sekondės. Duke u pėrpjekur qė ta arrijmė kėtė, ne mund ta shkatėrrojmė shėndetin tonė fizik dhe fuqinė tonė mendore. Pėr kėtė arsye le tė kėnaqemi me kėtė qė tė jetojmė nė periodėn unike tė kohės, nė tė cilėn ne mund tė jetojmė me siguri nga ky moment deri nė momentin kur shkojmė pėr tė fjetur. "Deri nė mbrėmje secili ėshtė i aftė ta bartė harrėn e vet sado e rėndė qė tė jetė - ka thėnė Hobert Luis Stivenson. Gjatė njė dite secili prej nesh ėshtė i aftė ta kryejė punėn e vet, madje edhe punėn mė tė rėndė. Secili prej nesh mund tė jetojė deri nė perėndim tė diellit me ėmbėlsi shpirtėrore, me durim, me dashuri ndaj rrethit tė vet dhe me zemėrgjerėsi. Dhe pikėrisht kėtu qėndron kuptimi mė i thellė i jetės".

            Nė tė vėrtetė, jeta e kėrkon prej nesh vetėm kėtė. Megjithatė, zonjėn E. K. Shilds e pati kapluar dėshpėrimi saqė, madje, ishte nė prag tė vetėvrasjes para se tė mėsohej tė jetonte prej agimit deri nė perėndim tė diellit. Nė vitin 1837 unė e humba burrin, - tregon zonja Shilds, duke rrėfyer historinė e jetės sė vet. - Isha shumė e pikėlluar. Gati s'kisha mjete pėr tė jetuar. Ia shkrova njė letėr ish­ punėdhėnėsit tim, zotit Leon Rouē, pronar i firmės "Flouē-Fauler" nė Kanzas Siti dhe mė pranoi pėrsėri nė punė. Mė parė unė fitoja pėr tė jetuar duke shitur libra nėpėr shkollat e fshatrave dhe qyteteve. Par dy vjetėsh, kur burri u sėmur, e pata shitur automobilin. Megjithatė, mė shkoi pėr dore qė tė kem aq tė holla sa me kėste tė blija njė automobil tė vjetėr, dhe pėrsėri fillova tė shes libra.

            Unė mendoja se duke u gjendur pėrsėri nė rrugė do tė mund ta pėrballoja presionin. Por tė vozisėsh automobilin vetėm dhe tė ushqehesh e vetmuar, dukej se ishte punė qė tejkalonte fuqinė time. Nė disa vende nuk pata mundėsi tė fitoja mjaft. Madje, edhe kėstet pėr automobil i paguaja me vėshtirėsi, edhe pse nuk ishin aq tė mėdha.

            Nė pranverėn e vitit 1938 punoja afėr Versaljes nė shtetin Misuri. Shkollat ishin tė varfra e rrugėt tė kėqija. Isha aq e vetmuar dhe e zhgėnjyer me jetėn, saqė njė kohė, madje, mendoja pėr vetėvrasje. Mė dukej se ishte e pamundur tė kem sukses. Pėr mua jeta e kishte humbur kuptimin. I frikėsohesha ēdo gjėje nė botė. Mė kaploi frika se nuk do tė mund paguaja kėstet pėr automobilin dhe qiranė pėr dhomėn ku banoja. Frikėsohesha se s'do tė kisha para as pėr ushqim. Kisha frikė se do tė sėmuresha dhe nuk do tė kisha tė holla as pėr mjekim...

            Por, njė ditė, e lexova njė artikull qė mė ndihmoi tė pėrballoja dėshpėrimin dhe mė trimėroi ta vazhdoja jetėn. Gjatė tėrė jetės do ta falėnderoj autorin e artikullit pėr njė frazė, e cila mė ka frymėzuar nė luftė kundėr vėshtirėsive. Ja, kjo frazė: "Pėr njeriun e menēur ēdo ditė lind jeta e re". E kopjova kėtė frazė me makinėn e shkrimit dhe e ngjita nė xhamin e pėrparmė tė automobilit tim. Kėshtu, duke ndenjur pranė timonit, ēdo ēast i shikoja kėto fjalė. Doli se nuk ishte dhe aq vėshtirė tė kujdesesh pėr atė si tė jetosh vetėm njė ditė. U mėsova t'i harroj ditėt mėparshme dhe tė mos shqetėsohesha pėr ditėn e nesėrme. Ēdo ditė i flisja vetes: "Sot para meje lind njė jetė e re".

            Ia dola tė kapėrceja frikėn e vetmisė dhe frikėn e skamjes. Jam e lumtur, kryesisht kam sukses e tani jam plot entuziazėm dhe e dua jetėn. Tani e di se kurrė mė nuk do tė frikohem ēfarėdo qė tė mė pres nė jetė. U ēlirova nga frika e sė ardhmes. Tani e di se duhet tė mendoj vetėm pėr tė sotmen dhe se "pėr njeriun e menēur ēdo ditė lind njė jetė e re".

            Njė nga vetitė mė tragjike tė natyrės sė njeriut ėshtė prirja jonė qė realizimin e shpresave tona ta lėmė pėr tė ardhmen. Ne tė gjithė ėndėrrojmė pėr ndonjė kopsht magjik pėrplot me trėndafila, por qė ndodhet diku pas horizontit, nė vend se tė kėnaqemi me ata trėndafila qė sot rriten nėn dritaret tona.

            Pse jemi budallenj tė tillė, budallenj tė tillė tė llahtarshėm? "Sa ēuditshėm e kalojmė atė pjesė tė vogėl tė kohės, qė e quajmė jeta jonė" - ka shkruar Stiven Likok.

            Pesėqind vjet para epokės sė re, filozofi grek Herakliti u ka thėnė nxėnėsve tė vetė se "Ēdo gjė ndryshon, pėrveē ligjit tė ndryshimit". Poashtu ai ka thėnė: "Nė tė njėjtin lumė nuk mund tė hyni dy herė". Nė ēdo sekondė lumi ndryshon dhe e njėjta gjė ndodh edhe me njeriun qė ka hyrė nė tė. Jeta paraqet nė vete ndryshimin e pandėrprerė. Orientimi i vetėm ėshtė dita e sotme. Pėrse ta prishim bukurinė e ditės sė sotme, duke u pėrpjekur t'i zgjidhim problemet e sė ardhmes, qė ėshtė pėrplot dyshime dhe paqartėsi tė pafundme; tė sė ardhmes, tė cilėn, si duket, askush nuk mund ta parashikojė?

            Pėr kėtė romakėt e vjetėr e kanė pasur njė fjalė pėrkatėse. Nė tė vėrtetė, dy fjalė: "Garpe diem": Shfrytėzo ēastin. Po, shfrytėzojeni ēastin dhe pėrpiquni qė nė tė tė gjeni kėnaqėsinė.

            Xhon Reskin e ka pasur nė tavolinėn e punės njė gur tė zakonshėm nė tė cilin ishte e gdhendur vetėm njė fjalė: "SOT". Edhe pse nė tavolinėn time tė punės nuk qėndron guri, nė pasqyrėn time ėshtė e ngjitur njė copė letre me vargjet tė cilat z. Uiliam Osler i ka mbajtur mbi tavolinėn e tij tė punės. Kėto vargje i ka shkruar dramaturgu i njohur indian, Kalidasa:

            Pra, gjėja e parė qė duhet tė dini pėr brengosjen ėshtė: Nėse dėshironi t'i largoni brengat nga jeta juaj, veproni si z. Uiliam Osler: Tė kaluarėn dhe tė ardhmen ndajeni me dyer tė hekurta. Jetoni me kėste njėditore.

 

            Sipas Dale Garneg-ut

 

            Nga revista  pėr ngritje shpirtėrore dhe vetėrealizim "MISTIKA", qė mund ta gjeni nėpėr kiosqet e shumta nė Kosovė.