Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 3 - JU JENI QĖLLIMI, JU JENI CAKU (1)

Bhagwan Rajneesh - OSHO

Shqipėroi:Hasan HAMĖZBALAJ 

      

JU JENI QĖLLIMI, JU JENI CAKU (1)

 

 

Nėse jetėn e ndėrtoni mbi momentin, keni pėr ta pasur mjaft vėshtirė me tėrėsinė – se ajo thjesht nuk do tė pėrputhet. Harmonia gjithnjė ka pėr t’ju rrėshqitur, se diēka patjetėr ka pėr tė marrė teposhtėzėn. Tėrėsia duhet tė shqyrtohet me kujdes para se ta filloni ngritjen e qytetit tuaj.

 

 

I tėrė problemi i njerėzimit pėrbėhet nga zgjedhja nė mes tė momentales dhe tė sė pėrjetshmes. Nėse e zgjidhni momentalen, ju atėherė e ndėrtoni shtėpinė prej rėre – e ajo ka pėr tė rėnė, nė kėtė s’ka dyshim. Nėse e zgjidhni tė pėrjetshmen, atėherė keni ndėrtuar diēka qė ėshtė e pėrhershme.

E asgjė mė pak – sesa ajo e pėrjetshmja – nuk ėshtė nė gjendje tė ju kėnaqė. Gjėrat momentale sjellin lehtėsim, por jo mjaftueshmėri. Pikėrisht ndodh e kundėrta: gjėrat momentale ju bėjnė edhe mė tė etur e mė tė uritur. Ato janė mu sikur vaji i cili hidhet nė zjarr qė ky tė shuhet... sakaq, kjo bėhet ushqim shtesė pėr flakėn, dhe zjarri ka pėr t’u rritur si tharmi i bukės. Momentalja ėshtė si vaji nė zjarrin e dėshirave tuaja – i ndihmon mendjes tė marroset nga dėshirat; ai ėshtė ushqim vitaminor. Vetėm e pėrjetshmja mund ta shuajė kėtė etje; nuk ekziston ndonjė rrugė tjetėr. 

Por, kur them: “Nėse e zgjidhni tė pėrjetshmen, vetėm atėherė e ndėrtoni shtėpinė tuaj nė bjeshkėn e lartė, nė diēka stabile e tė qėndrueshme, dhe pėrpjekja juaj nuk ka pėr tė qenė e kotė”, ēfarė unė mendoj esencialisht me atė “zgjedhjen e sė pėrjetshmes”? – se ajo e pėrjetshmja nuk mund tė zgjidhet. Nėse veē mund tė zgjidhni, atėherė gjithmonė keni pėr ta zgjedhur kalimtaren; zgjedhja ėshtė ēėshtje e cila sipas rregullit gjithmonė i takon momentales. Po ēfarė ėshtė atėherė ajo qė e nėnkuptoj me “tė zgjidhet e  pėrjetshmja”? Nėse mund ta kuptoni se krejt ēka ėshtė momentale ėshtė plotėsisht e padobishme – se keni pėr tė qenė tė etur e tė uritur qė nė minutėn tjetėr, se ai lloj i ujit nuk ka pėr ta shuar etjen; nėse kėtė e kuptoni, momentalja bie, bėhet e papėrdorshme, dhe ju thjesht vini tek momenti ku e kuptoni kotėsinė e kalimtares. Dhe vetėm kur kjo bie, e pėrjetshmja ėshtė e zgjedhur – ju vetė kurrė nuk e zgjidhni.

Kur momentalja bie, ajo qė ėshtė e pėrjetshme hipėn nė fuqi, por gjėrat kalimtare duhet tė bėhen absolutisht jopjellore. Me momentalet, mossuksesi juaj duhet tė jetė gjithėpėrfshirės. “Tė lumtur janė ata qė nuk patėn sukses nė kėtė botė” – kjo lumturi duhet t’u shtohet lumturive tė tjera tė Isait.

Mos kini sukses nė kėtė botė! Por, jo: ju e provoni pikėrisht tė kundėrtėn – tė jeni sa mė tė suksesshėm. Por, mu kur ta keni realizuar suksesin, ai ka pėr tė qenė mossuksesi i vėrtetė, shkaku se atėherė keni mbetur nė kuadrin e momentales – por asnjėherė asnjeri nuk sukseson deri nė fund. Lumtė ne qė ėshtė kėshtu. Krejt ēka mundeni ėshtė qė ta shtyni mossuksesin, dhe kjo ėshtė e tėra. Mund ta shtyni atė edhe deri nė jetėn tjetėr, deri kushdi te cili inkarnim, por nė kėtė botė asnjėherė asnjėri nuk prosperon deri nė fund, e si cilido kishte pėr ta realizuar suksein nė kėtė kalueshmėri, ku ēdo gjė na rrėshqet nga dora? Si mbi kėtė mund tė ngrihet shtėpia? Si nėpėrmjet kėsaj kalueshmėrie mund tė ndėrtohet shtėpi? Nė ēastin kur projekti ėshtė gati, momenti i volitshėm ėshtė zhdukur. Pėr kėtė shkak ju pandalim e ndieni se jeni tė penguar, por, jo: gjithmonė nga fillimi e bėni atė tė njėjtėn gjė.

Duket sikur ju fare nuk jeni tė vetėdijshėm, se fare nuk dini ēfarė bėni – po mė duket se kurrgjė nuk keni nxjerrė, kurrfarė mėsimi, nga pėrvojat e deritashme. Keni mbetur tė paditur; ndoshta keni shumė dituri tė ashtuquajtur, ndoshta e dini si ndėrtohet shtėpia – ndoshta jeni inxhinier apo arkitekt – por akoma nuk e keni mėsuar se mbi themelet e kalimtares nuk mund tė ngritni shtėpi tė qėndrueshme. Kjo ėshtė gjėja e parė tė cilėn e thekson Isai.  

 

“Ėshtė ngritur qyteti nė bjeshkėn e lartė, qytet i fortifikuar, qytet i cili as tė bjerė nuk mundet e as tė jetė i fshehur.”

 

Pėrbrenda kėsaj thėnieje ka aq shumė tė thėnė; sė pari: “qyteti... nė bjeshkėn e lartė...”

Ju gjithmonė ngritni diēka nė luginė! Tėra kėto janė simbole: “lugina” ėshtė natė e errėt, kurse “maja e malit” paraqet diēka shumė mė tė vetėdijshme, e sa mė tė vetėdijshėm tė jeni, aq mė lart jeni ngritur. Kur tė jeni absolutisht tė vetėdijshėm, ndodheni nė Everest. Pėr kėtė arsye hindusėt thonė se Shiva – Zoti suprem – banon nė Gaurishankar, apo Everest, sepse Shiva ėshtė simbol i vetėdijes mė tė lartė. Ai Zot nuk ėshtė person veēse gjendje e asaj vetėdijshmėrie absolute. Vetėdija e pėrsosur jeton nė Gaurishankar, nė bjeshkėn mė tė lartė.

Kur jeni tė pavetėdijshėm bini nė errėsirėn e luginės – nata juaj ėshtė lugina, gjumi juaj po ashtu. Kur jeni tė vetėdijshėm, filloni tė ngjiteni. Nė atė moment qė jeni plotėsisht tė pavetėdijshėm, keni ardhur deri tek pika mė e ulėt e ekzistencės – nė nivel tė shkėmbinjve, mineraleve, nė shkallėn mė tė ulėt. As guri nuk ėshtė i vdekur, por ėshtė absolutisht i pavetėdijshėm. Sakaq, edhe ai rritet, piqet, vjetėrsohet dhe vdes. Shkėmbi kalon nėpėr tė njėjtat faza mu si edhe ju, por pavetėdijshėm – ata janė hallka e fundit e jetės. Ju ngandonjėherė jeni mu si guri: kur jeni nė gjumė tė thellė, ēfarė ėshtė dallimi nė mes tė gurit dhe jush? Kur nga ju nuk buron asnjė fije vetėdijshmėri, me ēfarė atėherė dalloni nga toka mbi tė cilėn ecni. Nuk ka dallim.

Nė gjumė ju lėvizni kah lugina. “Mėkatari ėshtė ai i cili pandalim ėshtė nė gjumė, kurse “shenjtori” ai qė ėshtė i zgjuar madje edhe nė gjumin mė tė thellė. Nė “Bhgavad Gita”, Krishna i thotė Arxhunit: “Kur tė gjithė janė nė gjumė, jogini ėshtė plotėsisht i zgjuar.” Tėrėsia e njė jogini kurrė nuk zotėrohet nga gjumi. Pika e vetėdijshmėrisė pėrherė ėshtė e zgjuar, dhe ai ėshtė nė gjendje qė tė jetė dėshmitar madje edhe i gjumit tė vet. Pėrmes gjumit bini, pėrmes zgjuarsisė ngriheni. Kur nė ju asgjė nuk fle, kur e tėrė vetėdijshmėria juaj tė jetė shndėrruar nė dritė, dhe kur nga e pavetėdijshmja nuk ka as gjurmė, kur e tėrė qenia juaj ėshtė e mbushur shkėlqim – kjo ėshtė ajo qė nėnkuptohet me natyrėn e Krishtit apo tė Budės: nuk ka pavetėdijshmėri – ajo ėshtė maja mė e lartė. Ky ėshtė kuptimi simbolik i fjalėve tė Isait: “Ėshtė ngritur qyteti nė bjeshkėn e lartė...”

Ju qytetet dhe shtėpitė tuaja i ndėrtoni nė luginė, dhe duket se gjumi i zakonshėm nuk ju mjafton – ju nevojiten drogat qė tė zgjoheni nga gjumi. Ju madje kėrkoni metoda tė cilat do tė ju shtyjnė nė pavetėdijshmėri edhe mė tė thellė – meqė vetėdija ėshtė e lidhur me dhembjen e mėrzinė. Por, pse? Buda dhe Isai thonė se vetėdija ėshtė lumturia mė e madhe e mundshme, kurse pėr ju, vetėdija ėshtė e padurueshme dhe e dhembshme. Pėr ē’arsye? Dhe pse ju nė tė vėrtetė dėshironi qė ēdo gjė tė harroni? Pse vetėdijshmėria ėshtė e dhembshme dhe mėrzitėse?

Ajo ėshtė e dhembshme vetėm nėse nėntėdhjetė e nėntė pėr qind tė vetė jush ėshtė e pavetėdijshme, dhe nėse vetėm njė pėr qind ka mbetur e vetėdijshme. Atėherė ai njėpėrqindshi vuan, meqė gjithkund rreth vetes sheh vetėm kaos. Duke parė nėntėdhjetenėntėpėrqindshin nė ēmenduri tė gjithėmbarshme, ai njėpėrqindėsh vuan pakuptimisht dhe atėherė, shkaku i vuajtjes, kėrkon anestetikė: drogėn, alkoolin, apo seksin, muzikėn, mantrat – vetėm pėr tė krijuar gjendje autohipnoze. Pra, atėherė edhe ai njėpėrqindėshi vuan dhe bėhet pjesė e tėrėsisė. Atėherė e keni mė lehtė, pasi qė askush nuk ėshtė i vetėdijshėm pėr problemin – nė dukje problemi zhduket.

Kjo ėshtė ajo qė quhet logjika e strucit. Kurdo qė struci vėren ndonjė armik, ai menjėherė e fut kokėn nė rėrė. Nė momentin kur nuk mund tė shohė, logjika e tij punon pėrafėrsisht kėsisoji: “Nėse nuk jam nė gjendje ta vėrej armikun, atėherė ai edhe nuk ekziston.” Siē duket struci ėshtė ateist i pėrsosur, se ateistėt thonė: “Nėse ne nuk mund ta shohim Zotin, si ėshtė e mundur qė Ai tė ekzistojė? Diēka ka – por vetėm kur ne ta shohim” – si kur nga tė pamurit tuaj varet e tėrė ekzistenca. Njė gjė nuk ekziston, nėse ju nuk e shihni; kėshtu sė paku duket.

Struci e ngul kokėn nė rėrė, i palon sytė, dhe frika automatikisht zhduket – se  armik mė nuk ka. Por, asnjė armik nuk beson nė njė sistem tė tillė tė shushatur tė logjikės, kurse ju edhe ashtu bėheni viktima e vetvetes. Keni mundur tė ikni, por tash tė ikurit ėshtė i pamundur pasi qė jeni tė bindur se armik nuk ka. Ndoshta nga ky shkak ndieni shkarkesė momentale – dhe kjo jo shkaku se armiku nuk ekziston, por shkaku i asaj se ju po e ndieni se ai nuk ekziston. Ju e ndieni lumturinė momentale posa qė tė jeni nėn ndikimin e ndonjė materie dehėse: atėherė probleme s’ka, armiqtė janė zhdukur, mėrzia mė nuk ekziston – pasi qė pėr njohjen e tėra kėtyre ju nevojitet vetėdija, kurse ju nė plotni e keni humbur atė.

Kur e tėrė qenia tė jetė bėrė e vetėdijshme, atėherė vie gjer tek lumturia – se e tėrė mėrzia ėshtė zhdukur – dhe Buda ka plotėsisht tė drejtė. Edhe ju po ashtu keni tė drejtė, meqė pėrvoja juaj ju thotė se, sa mė tė vetėdijshėm qė jeni, aq mė shumė i shihni  problemet nė tė cilat ndodheni. Shkaku i kėsaj, duket se mė mirė ėshtė tė jesh nė somnambulizėm, nė njė gjumė tė pėrjetshėm – pikėrisht shkaku i kėsaj tė gjithė ne i ndėrtojmė qytetet tona nėpėr lugina, e jo nė majė tė kodrės.

Ekziston edhe njė arsye.     

 

 

 

“Ėshtė ngritur qyteti nė bjeshkėn e lartė, qytet i fortifikuar, qytet i cili as tė bjerė nuk mundet e as tė jetė i fshehur.”

 

Ne qytetet tona i ndėrtojmė nė kėtė mėnyrė, mbi bazėn ashtu kalimtare, saqė ato janė krejt gati qė nė secilin moment tė shndėrrohen nė rrėnoja. Pse? Shkaku se mund ta shohim vetėm atė qė ėshtė momentale; vėzhgimi ynė nuk ėshtė gjithėpėrfshirės. Na ėshtė mundėsuar ta shohim vetėm atė qė ndodhet nė afėrsinė tonė tė drejtpėrdrejtė. Nė gjendje jemi tė shohim vetėm momentin – e sheh njė moment tė vetėm, ai kalon, e pastaj e sheh tjetrin, e pastaj edhe ai humbet, e kėshtu me radhė. Vėzhgimi i tėrėsishėm gjithnjė na rrėshqet – i shohim vetėm momentet tė cilat vijnė e shkojnė.

Pėr vėzhgim tė pėrsosur nevojitet vetėdijshmėri e pėrsosur. Atėherė mund ta shihni tėrė jetėn – dhe jo vetėm atė, por edhe tėrė botėn. Kėtu ėshtė kuptimi i fjalėve tė xhainėve se Mahaviri, pas pėrndritjes, ka mundur ta shohė edhe tė kaluarėn edhe tė tashmen edhe tė ardhmen – tėrė kohėn. Ē’do tė thotė kjo? Kjo do tė thotė se gjithėpėrfshirshmėria e ekzistencės ju ėshtė bėrė e qartė, dhe kur tėrėsinė e keni nė dispozicion, ju atėherė jeni nė gjendje ta ngritni atė “qytetin e fortifikuar” tė Isait. Deri atėherė ju vetėm mund tė ndėrtoni kulla nė erė.

Ju nuk keni ide se ēfarė ka pėr tė ju ndodhur njė moment mė vonė. Ēfarėdo qė ju bėni, momenti tjetėr mund tė jua prishė tė gjitha planet. Krejt ēka bėni varet nga momenti, e jo nga pėrjetėsia.

Njėherė ka ndodhur: mjeshtri kinez e ka mėsuar njė nxėnės amerikan, dhe kur ky ka qenė dashur tė kthehej nė vendin e vet, Mjeshtri i ka dhėnė dhuratė njė kutizė tė stėrbukur prej druri: “Por”, i ka thėnė nė fund nxėnėsit tė tij, “me njė kusht; madje edhe nėse kėtė kutizė ia jep ndokujt, kushtin e caktuar duhet ta respektosh. Premtomė! Se, edhe unė njėherė e kam plotėsuar kėtė tė njėjtin – e kjo nuk ėshtė gjė e re; fjala ėshtė pėr diēka shumė tė lashtė, pėr zakonin qė bartet nga brezi nė brez.”

“Do tė plotėsoj ēdo gjė qė kėrkohet prej meje” – tha nxėnėsi i gatshėm. Ka qenė ajo kuti vėrtet tejet e bukur, jashtėzakonisht e vlefshme dhe shumė e vjetėr, ndaj nxėnėsi premtoi: “Pa marrė parasysh kushtet, do ta mbaj premtimin...”

“Kushti nė esencė ėshtė tepėr i thjeshtė: duhet kėtė kutizė ta mbash nė shtėpinė tėnde tė kthyer kah ana lindore e botės. Kėshtu prej se mbahet mend ėshtė vepruar me tė, ndaj do tė ishte urtėsi qė edhe ti ta respektosh zakonin.”

“Nuk ka problem”, tha nxėnėsi. “Do ta bėj atė qė thoni.”

Por kur e ka lėnė kutinė nė vendin e caktuar – nė anėn lindore tė botės – e ka kuptuar se ajo fare nuk po pėrputhej me tėrėsinė. E tėrė dhoma ka filluar tė duket skajshmėrisht absurde. Prandaj ka vendosur qė tė gjitha gjėrat nė dhomė t’ia pėrshtasė dhuratės sė Mjeshtrit. Por, as kjo nuk ka ndihmuar – tash e tėrė shtėpia ėshtė dukur qesharake. Nė fund ka qenė i detyruar ta ndryshojė tėrė shtėpinė nga maja gjer nė fund – por, pėrnjėherėsh, kopshti ka qenė disi i tepėrt. Nė fund nxėnėsi ka qenė absolutisht i dėrmuar, ndaj me forcėn e fundit i ka shkruar Mjeshtrit letėr: “Kjo kuti ėshtė tepėr e rrezikshme, se pėr tė qenė nė harmoni, m’u ka dashur ta ndryshoj edhe shtėpinė edhe selishtėn, e as kjo nuk vlen gjė. Tash, mė duket, duhet tė filloj me ndryshime tek fqinjėt...” Nxėnėsi, sipa tė gjitha gjasave, ka qenė tejet sensitiv – prandaj edhe e ka ndier vlerėn e dhuratės.

Nėse jetėn e ndėrtoni mbi momentin, keni pėr ta pasur mjaft vėshtirė me tėrėsinė – se ajo thjesht nuk do tė pėrputhet. Harmonia gjithnjė ka pėr t’ju rrėshqitur, se diēka patjetėr ka pėr tė marrė teposhtėzėn. Tėrėsia duhet tė shqyrtohet me kujdes para se ta filloni ngritjen e qytetetit tuaj. Vetėm pas shqyrtimit tė tėrėsisė mund tė kaloni nė ndėrtimin e vendbanimit jetėsor. Vetėm atėherė ekzistenca juaj ka pėr tė qenė harmonike dhe nė rehati. Pa kėto pėrgatitje, keni pėr tė qenė gjithmonė ngapak ekscentrikė, jashtė botės, tė parrėnjėzuar.

Secili njeri ėshtė ekscentrik. Fjala ėshtė tepėr e bukur: diēka jashtė qendrės, diēka qė i mungon qendra, diēka qė nuk ėshtė siē do tė duhej tė ishte. E pėr ē’arsye ēdo qenie njerėzore ėshtė ekscentrike, e paqendėr? Shkaku se secili provon qė jetėn e vet ta harmonizojė me momentalen, kurse momenti nuk ėshtė tėrėsia. Momenti ėshtė pjesėz e imėt e pėrjetėsisė, dhe si keni pėr t’iu pėrshtatur diēkahi qė ėshtė e pėrjetshme – kur me kėmbėngulje pėrpiqeni qė tė harmonizoheni me momentet? Prandaj Isai thotė: “Krijoje jetėn tėnde nė atė mėnyrė qė gjithmonė tė jetė nė harmoni me tė pėrjetshmen, e jo me momentalen.”

 

Vazhdon...

 

 (2)      (3)      (4)