Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 3 - JU JENI QĖLLIMI, JU JENI CAKU (2)

Bhagwan Rajneesh - OSHO

Shqipėroi:Hasan HAMĖZBALAJ 

JU JENI QĖLLIMI, JU JENI CAKU (2)

       A e keni vėnė re se nė jetė ēdo gjė ėshtė e pasigurt – pėrpos vdekjes? Do tė duhej tė ishte anasjelltas, por gjėja e vetme e sigurt ėshtė vdekja juaj personale. Ēdo gjė tjetėr ėshtė e pasigurt dhe me dyshime – mund tė ndodh, e nuk ėshtė e thėnė tė ndodhė patjetėr.

 

 

 “Ėshtė ngritur qyteti nė bjeshkėn e lartė, qytet i fortifikuar, qytet i cili as tė bjerė nuk mundet e as tė jetė i fshehur.”

 

Qytetet tuaja gjithmonė do tė binė dhe do tė jenė nėn rrėnoja. Kėshtu qėndrojnė gjėrat! Nuk ka nevojė ta pyetni Isanė, vetėm vėshtrojeni jetėn tuaj: rrėnojė e thjeshtė; madje edhe para se ta keni ndėrtuar, ajo veē ka filluar tė rrėnohet. Ju jeni rrėnojė nga qyteti. Pse ndodh kjo? Shkaku i momentales. Ju nevojitet gjerėsia e vėshtrimit, pakohėsia nė tė shikuar.

Si vie ai lloj vėshtrimi? Sa mė tepėr vetėdijshmėri, aq mė i thellė ėshtė vizoni. Ai varet nga niveli i vetėdijes. Rrini pranė ndonjė lisi nė rrugė dhe shikoni: e keni vizionin – mund tė shihni gjithnjė deri tek kthesa mė e afėrt, e aty shikimi ndalon. Pas kėsaj, hipni nė lis dhe hidheni shikimin – vizioni juaj ka pėr tė qenė shumė mė i gjerė. Pastaj hypni nė aeroplan – nga perspektiva e zogut do ta keni qytetin si nė shuplakė tė dorės. Sa mė lart ngriheni, vėshtrimi juaj ka pėr tė qenė mė i gjerė. Kemi me mija shkallė (shkelca) nė shkallaren e vetėdijes. Po qetė nė majė, shikoni: pėrjetėsia ju ėshtė zbuluar.

A i keni vėshtruar madje edhe disa gjėra tė vogla? Rrini pranė lisit dhe e vėshtroni botėn, shikoni nė anėn  e lindjes dhe nuk shihni thjesht asgjė. Dikush qė ėshtė nė lisin, nėn tė cilin jeni ju, ju thotė: “Shikoni – po na ofrohet karroca me qe!”

“Unė asgjė nuk po shoh”, pėrgjigjeni, “e si fare mund tė ekzistojė ajo qė unė nuk jam nė gjendje ta shoh?” Pėr ju ajo karrocė qesh ndodhet nė ardhmėri, por pėr njeriun nė lis objekti ėshtė nė tė tashmen. Pėr kėtė, mos mendoni se e tashmja pėr tė gjithė do tė thotė e njėjta gjė. E tashmja juaj ėshtė e kufizuar nė ju – ajo, ndoshta, nuk ėshtė e tashme pėr mua. Ajo qė ėshtė e tashme pėr mua nuk ėshtė e thėnė tė jetė e tashme pėr ju. Siē po shihni, krejt kjo varet nga niveli i vetėdijshmėrisė.

Pėr Budėn ēdo gjė ėshtė e tashme, shkaku se pėr tė e ardhmja nuk ekziston – vėshtrimi i tij ėshtė plotėsuar. Pėr Isanė e tashme ėshtė ēdo gjė: pėr tė e kaluara nuk ekziston, se ai mund tė shohė. Po ashtu, pėr tė as tė ardhme nuk ka. Nga maja mė e lartė e vetėdijes ėshtė e dukshme tėrėsia, prandaj nga ajo perspektivė ēdo gjė ėshtė tash dhe kėtu – nuk ka as tė kaluar as tė ardhme. E kaluara ekziston vetėm shkaku i kufizimit tė vėshtrimit tuaj, e jo shkaku i asaj se kjo ėshtė e pashmangshme. Ajo vetėm e tregon vizionin politik: diēka qė del nga vizioni ėshtė e kaluara, e ajo qė ende nuk ka hyrė nė tė e paraqet ardhmėrinė. Por gjėrat, vetvetiu, ndodhen nė pėrjetėsi.

Koha ėshtė trillimi juaj, shkaku se jetoni nė luginė. Prandaj, tė gjitha religjionet e botės kanė theksuar se koha zhduket posa tė hyni gjendjen e meditimit tė thellė, samadhija, ekstaza e brendshme. Ē’do tė thotė kjo? Kjo do tė thotė se humbet ndarja e kohės nė tė kaluarėn, nė tė tashmen dhe nė tė ardhmen. Jeta ėshtė, por pa ndasi – e pakohė. Le tė jetė qyteti juaj i ngritur mbi themelet e pakohėsisė.

Nėse e ndėrtoni mbi bazėn e momentales, ai ėshtė dhe ka pėr tė mbetur rrėnojė, se e tashmja zhduket dhe bėhet e shkuar. Ēfarė unė nėnkuptoj me atė se qytetin e keni rrėnojė ende para se ta keni ngritur? E mendoj vetėm njė: nė momentin kur e ndėrtoni, ai moment veēse ka kaluar – ai mė nuk ėshtė nė duart tuaja! Dheu pandalimisht ju rrėshqet nėn kėmbė!

 

 

 “Ėshtė ngritur qyteti nė bjeshkėn e lartė, qytet i fortifikuar...”

 

Pse Isai gjithnjė e pėrsėrit kėtė fjalė “i fortifikuar”? Tė kėtillė ēfarė jeni, nė vendin nė tė cilin ndodheni – nė luginė – pėrherė jeni tė mbushur frikė, tė pasigurt, rreziku ju kėrcėnohet prej gjithkah... Lugina ėshtė pėrplot fantazma e hije, armiqtė janė prapa ēdo kėndi, ēdo gjė ėshtė pėrplot urrejtje.

Kam dėgjuar se njė mizė shtėpiake ka fluturuar pėrskaj vetėshėrbimit, kurse pranė dritares ka qėndruar insekticidi nė tė cilin ka shkruar me shkronja tė mėdha tė kuqe: “Sprej i ri i cili automatikisht i mbytė tė gjitha mizat e kėsaj bote!” Miza e ka lexuar porosinė, ka fluturuar, dhe spontanisht, ka pėshpėritur nėn dhėmbė: “Ka kaq urrejtje gjithkund rreth nesh”.

Ju jetoni nė botėn e luginės. Aty ēdo gjė nė mėnyrė tė garantuaj vret – automatikisht! Banoni nė luginėn e vdekjes – vetėm vdekjen e keni tė sigurt atje poshtė.

A e keni vėnė re se nė jetė ēdo gjė ėshtė e pasigurt – pėrpos vdekjes? Do tė duhej tė ishte anasjelltas, por gjėja e vetme e sigurt ėshtė vdekja juaj personale. Ēdo gjė tjetėr ėshtė e pasigurt dhe me dyshime – mund tė ndodh, e nuk ėshtė e thėnė tė ndodhė patjetėr. Po ē’jetė ėshtė ajo ku vetėm vdekjen e keni tė siguruar? Por, jo: ashtu duhet tė jetė, meqė nė errėsirėn e luginės vetėm vdekja mund tė ekzistojė. E pavetėdijshmja ėshtė shkurtore gjer tek vdekja.

Kurdo qė dėshironi tė jeni mė tė pavetėdijshėm sesa jeni, ju nė tė vėrtetė dėshironi qė tė vdisni. Nė ju ky instinkt vėrtet ėshtė i thellė, se, po tė mos ishte, ju veēse do tė kishit zėnė tė ngriheshit. Para vetė fundit tė jetės Frojdi ka hasur nė njė fakt tė pabesueshėm: e ka zbuluar “Tanatosin” – dėshirėn pėr tė vdekur. E tėrė filozofia e tij ka qenė e krijuar rreth “libidos” – rreth teorisė e cila thotė se njeriu ėshtė i prirur tė jetojė dhe tė mbijetojė. Por sa mė shumė qė ka penetruar nė atė dėshirueshmėri, ai ėshtė bėrė gjithnjė e mė i pasigurt. Sa mė shumė qė e ka zbuluar dėshirėn pėr jetė, aq mė shpesh ėshtė ballafaquar me dėshirėn pėr tė vdekur.

Kjo pėr Frojdin ka qenė problem i patejkalueshėm, meqė ai ka qenė mendimtar linear, logjikues njėdimensional – mu sikur edhe Aristoteli. Krejt ka qenė aq kontradiktore, se pas libidos – gjakimit pėr jetė, ėshtė ndodhur tanatosi – dėshira pėr vdekje. Frojdi me kėtė njohje ka qenė mjaft i trazuar. Por, kjo ėshtė ajo qė Buda, Isai e shumė tė tjerė e kanė pėrsėritur qė nga lashtėsia: tė kėtillė siē jeni, jeni plotėsisht tė papėrdorshėm, e tėrė jeta juaj nė vetvete nuk ka asnjė trohė kuptimi, prandaj dėshironi qė ta ndėrpreni tėrė kėtė tmerr.

Kurdo qė merrni diēka pėr ta thelluar pavetėdijshmėrinė tuaj, nė atė veprim ekziston dėshira pėr vdekje – sepse e pavetėdijshmja ėshtė vdekje e pėrkohshme. Madje qoftė edhe disa ditė ju nuk jeni nė gjendje tė jetoni pa gjumė, meqė edhe gjumi, vetvetiu, ėshtė njė lloj i vdekjes afatshkurtėr. Juve kjo ju nevojitet. Po qe se pėr ēdo ditė nuk vdisni nja tetė deri nė dhjetė orė, nuk keni pėr tė qenė tė aftė pėr jetė ditėn e ardhshme – se e tėrė jeta juaj ėshtė vetėm njė kaos tmerrues; tė jesh, kjo nuk ėshtė lumturi – nė tė vėrtetė del se gjithsesi ėshtė mė lumturi “tė mos jesh”. Domethėnė, kurdo qė mund tė humbisni, ju e keni mirė. Nėse mund tė bėheni nacist dhe tė humbisni nė turmė – mrekulli! Keni pėr t’u ndier tejmrekullueshėm, pasi qė shkrirja nė turmė ėshtė njėsoj si vdekja – ju mė nuk jeni, vetėm se turma e patrajtė valėvitet e buēet.

 

Prandaj diktatorėt kanė sukses – shkaku se dėshironi tė vdisni. Ata kanė sukses madje edhe nė shekullin njėzet, sepse jua ofrojnė shansin qė tė zhdukeni. Ky ėshtė shkaku i jetėgjatėsisė sė tė gjitha konflikteve e luftėrave botėrore, se e tėrė kjo jua mundėson qė tė vdisni pa probleme. Njeriu nuk transformohet. Luftėrat kanė pėr t’u vazhduar, se tė gjithė janė gati tė zhduken. Dėshironi tė vrisni shkaku se as vetė nuk dėshironi tė jetoni. Jeta ėshtė njė asofarė mundimi saqė, nė dukje, vetėvrasja ėshtė zgjidhja mė e mirė. Po qe se deri mė tash nuk ia keni shkrepur vetvetes plumbin nė kokė, mos mendoni se jeni tjetėrndryshe, se e doni jetėn, se dėshironi tė ekzistoni. Jo! Vetėm keni frikė. Ju me tė vėrtetė nuk e doni jetėn, se po tė ishin kėshtu punėt, ju do tė ishit ngritur – se sa mė e lartė tė jetė maja, jeta ėshtė mė e thellė. Ky ėshtė ai premtimi i Isait: “Ejani tek unė, se unė kam pėr tė jua dhėnė begatinė e jetės.”

Shkaku i kėsaj Isai thekson: “Unė jam jeta! Ejani tek unė!” Por, kjo ėshtė mjaft vėshtirė, se ju keni investuar aq shumė nė jetėn e luginės, ashtu qė nė tė vėrtetė i frikėsoheni jetshmėrisė. Ju vetveten e pamundėsoni, nuk ia lejoni vetvetes jetėn, ndaj ekzistoni nė minimumin e vėrtetė jetėsor. Fare pak ju nevojitet tė bėheni robotė, se ēdo gjė edhe ashtu ėshtė shndėrruar nė rutinė tė vdekur e tė mėrzitshme – ju madje nuk keni nevojė as tė jetoni nė mesin e tėrė kėsaj mekanike.

Luftėrat dhe dhuna kanė pėr tė mbijetuar, e njeriu edhe nesėr ka pėr tė vrarė gjithkė rreth vetes. Pothuajse e tėrė pėrpjekja pėrgjithmonė ka qenė: tė krijohen mjetet pėr njė vetėvrasje globale – dhe ja, tash edhe kjo ėshtė e zbuluar: bomba hidrogjenike. Pse shkencėtarėt tėrė jetėn e tyre ia kanė kushtuar krijimit tė shpikjeve aq destruktive? Shkaku se kjo prejgjithmonė ka qenė dėshira mė e thellė e njeriut: tė vdiset nė cilėndo mėnyrė. Kjo dėshirė nuk ėshtė e vetėdijshme, natyrisht, se po u vetėdijėsua njeriu pėr kėtė nevojė tė veten, fillon tė transformohet. Shumėherė ju ka ndodhur tė thoni: “Ka qenė mė mirė tė mos kisha lindur fare!”

Njė filozof grek, Filo e kishte emrin, njėherė ka shkruar: “Bekimi i parė ėshtė tė mos lindėsh fare, kurse i dyti – tė vdesėsh sa mė parė.” Ai thotė se kėto janė bekimet e vetme qė ekzistojnė. I pari ėshtė tė mos lindėsh fare – por askush ende nuk ėshtė aq i lumtur. Domethėnė na ka mbetur vetėm ai bekimi i dytė: tė vdesim – sa mė parė, aq mė mirė. Filo ka jetuar nėntėdhjetė e shtatė vjet, prandaj dikush e ka pyetur: “Po si ėshtė e mundur qė ti vetė nuk ke bėrė vetėvrasje?”

“E kam mbajtur jetėn vetėm qė tė tjerėve t’ua transmetoj kėtė porosi – se tė vdesėsh, kjo ėshtė e vetmja zgjidhje” – ka qenė pėrgjigjja e tij.

Vetėvrasja ėshtė instinkt thellė i mbjellė. Posa qė diēka tė marrė teposhtėzen, nė ju veēse lind dėshira qė ta asgjėsoni vetveten. Ėshtė spirituoz secili qė ėshtė i vetėdijshėm pėr kėtė se kjo dėshirė ėshtė e fshehur nė njeriun. E pse kjo dėshirė ėshtė nė ne? Duhet tė sillni shumė mė tepėr dritė nė vetvete pėr ta ndriēuar atė vdekje e cila pandalim ju sosė nga brenda. Ju nuk vdisni pėrnjėherė – vdisni secilėn ditė ngapak. Vdekja nuk ėshtė dukuri qė vjen nė fund tė jetės – ajo fillon me lindjen tuaj. Secila ditė ėshtė vdekje e pandalshme; pas shtatėdhjetė apo mė tepėr viteve, cikli pėrfundon, dhe atėherė pason vdekja pėrfundimtare.

Por ju keni vdekur qė moti, dhe vetėm e keni pritur atė moment kur pėrfundimisht keni pėr tė vdekur – sa mė parė aq mė mirė. Nuk keni bėrė vetėvrasje, sepse jeni frikėsuar: ēfarė ka pėr tė ndodhur? Shkaku i kėsaj jeni nė gjendje tė jeni tolerantė nė raport me jetėn tuaj – e duroni disi, dhe vetėm e prisni ēastin kur keni pėr t’u liruar prej saj.

Njėherė ka ndodhur: Tomas Allva Edisoni ka qenė i ftuar nė njė darkė. Janė mbledhur disa miq, por, jo: meqė Edisoni ka qenė njeri i heshtur, gjithmonė ėshtė shqetėsuar nė tollovitė pak mė tė mėdha. Ka qenė punėtor i vetmuar nė laboratorin e tij, dhe praninė e tjetrit gjithnjė e ka pėrjetuar si diēka tė padėshirueshme e tė pakėndshme. E atė mbrėmje vėrtet ka pasur shumė njerėz: tė gjithė nga diēka kanė dėrdėlisur, kanė bluar, kanė pėrgojuar, ndaj ka menduar: “Ky ėshtė momenti i pėrshtatshėm qė tė tėrhiqem nga kėtu.” Dhe tamam kur me shikim i ka kėrkuar dyert nėpėr tė cilat do tė ikte, i zoti i shtėpisė e ka zėnė: “Zoti Edison, nė ēka po punoni tash?”

“Nė dalje.”

Por, tė gjithė po punojnė nė dalje – jini tė vetėdijshėm pėr kėtė!

Pse nuk jeni nė gjendje qė tė kėnaqeni nė jetė, nė jetėn e cila nuk ėshtė asgjė mė pak sesa dhuratė nga qielli. Ju nuk e keni merituar – pėr kėtė shkak, mund ta marrim si mėshirė. Ekzistenca jua ka mundėsuar jetėn – mund ta quajmė Zoti – dhe kjo thjesht ėshtė dhuratė, dhuratė e pastėr dhuruar nga burimi i panjohur. Nuk keni bėrė ama bash kurrgjė pėr ta arritur. Pse nuk mund tė jeni falėnderues dhe tė kėnaqeni nė tė? Kjo duhet tė festohet me vallėzim, me kėngė e gėzim – ku ėshtė problemi? Pėr t’u kėnaqur nė kėtė fatbardhėsi, e domosdoshme ėshtė vetėdijshmėria; pėr t’u duruar mėrzia, zgjuarsia nuk ėshtė e nevojshme. Madje kėrkohet vetėdijshmėri e zvogėluar – kėrkohet nata, e jo dita. Zgjuarsia ėshtė e domosdoshme vetėm pėr lumturinė.

Prandaj, nėse e shihni ndonjė shenjtor i cili ėshtė i pikėlluar, dijeni mirė se shenjėtria e tij ėshtė plotėsisht e rrejshme. Pse? Shkaku se vetėdijshmėria ka pėr t’ju dhuruar lumturi, vetėdijshmėria ka pėr t’jua zgjuar harenė e brendshme. Shenjtori ka pėr tė qenė fėmijė: ndoshta ka pėr tė vrapuar pas fluturave si puberteli, ka pėr t’u kėnaqur nė ushqim e nė gjėrat mė tė rėndomta – se jeta ėshtė dhuratė nga qielli. Krejt ėshtė mėshirė hyjnore dhe ai mund tė jetė falėnderues pėr secilin ēast – madje edhe pėr secilėn frymėmarrje tė tijėn. Ai mund tė kėnaqet madje edhe nė frymimin e vet – dhe ajo ėshtė asofarė lumturie! Nėse e hasni shenjtorin qė ėshtė i pikėlluar, jini tė sigurt se diēka nuk ėshtė nė rregull: akoma jeton nė luginė. Po tė ishte ngritur, do tė kishit gjetur patrembshmėri, vezullim nė fytyrėn e tij, shkujdesje prej fėmije, kėnaqėsi, gėzim...

Pse ju vetėdijshmėria ju fortifikon? Sa mė tė vetėdijshėm qė jeni, aq mė tepėr e dini se ėshtė e pamundur tė vdiset, se vdekja nė esencė nuk ekziston. Ajo ėshtė vetėm nė luginė. Sa mė tė vetėdijshėm qė jeni, pėr aq jeni nė lidhje mė tė thellė me hyjnoren – ky ėshtė ai fortifikimi. Ju momentalisht nuk keni ide se kush jeni e ēfarė jeni: kjo ėshtė lugina e pavetėdijes, ku nuk ndodh asgjė pėrpos vdekjes. Jetoni nė qendrėn e vdekjes, rrėqetheni, jeni tė mbushur frikė. Nėse shikoni pėrbrenda, nė vetvete, keni pėr tė gjetur vetėm frikė para vdekjes, asgjė tjetėr. Kjo ėshtė e natyrshme: frika dhe vdekja shkojnė gjithnjė bashkė.

Nėse filloni tė ngriheni, dashuria ka pėr tė qenė brenda, kurse pėrjetėsia pėrreth jush. Nuk do tė ketė frikė – ajo s’mund tė ekzistojė, sepse asgjėsimi i vetė jush ėshtė absolutisht i pamundur. Kur e realizoni dashurinė, e keni realizuar edhe pėrjetėsinė nė tė njėjtėn kohė. Ky ėshtė ai “qyteti i fortifikuar” pėr tė cilin flet Isai.

 “Ėshtė ngritur qyteti nė bjeshkėn e lartė...” por mos harroni se fortifikimi i qytetit pėrbėhet prej lartėsisė mbi tė cilėn ėshtė i vendosur; “...qytet i cili as tė bjerė nuk mundet e as tė jetė i fshehur.”

Kjo ėshtė shumė paradoksale: nė luginė bini pandalim, e nė majė kurrnjėherė. Paradoksi ėshtė nė atė se ne gjithnjė shohim se njerėzit bijnė nga maja. E si dikush mund tė bie, nėse ėshtė nė tokė, nė fund tė luginės? Dikush shėtit nėpėr tokė, kurse ai tjetri bie nga lartėsitė – kjo ėshtė mit! Sa i pėrket botės sė brendshme, askush nga lartėsitė nuk mund tė bjerė. Njėherė kur tė jetė realizuar ajo majė e brendshme, njeriu mbetet pėrgjithmonė nė tė. Kurrgjė nuk mund tė ju merret prapa nėse keni arritur deri tek ky Everesti i brendshėm. Miti ėshtė nė rregull, por nė botėn e jashtme.

Njerėzit binė kurdo qė tė jenė nė lartėsi, por edhe ato lartėsi i pėrkasin luginės: kjo nuk ėshtė ajo maja e vėrtetė. Nėse jeni tė famshėm, fama juaj ka pėr tė kaluar herėt apo vonė. Nėse jeni nė fron, keni pėr tė zbritur prej tij herdokur. Do tė ju merret prapė krejt ēka keni realizuar nė kėtė botė, por sa i pėrket botės sė brendshme, gjėrat qėndrojnė tjetėrndryshe. Atė qė e keni arritur nga brenda, mbetet juaja pėr tė gjitha kohėrat. Dituria nuk mund tė ju rrėmbehet: njėherė kur diēka tė keni njohur, ajo bėhet pjesė e qenies suaj. Ajo nuk ėshtė diēka qė mund tė posedohet – posa qė diēka bėhet pjesė e qenies, ju atė nuk mund ta humbni me harresė.

Njėherė kur tė vini tek ky parafytyrim – se jeni tė pavdekshėm – si do tė kishit mundur ta harroni? Nuk ka mėnyrė qė prej saj tė ēmėsoheni – e keni mėsuar, dhe ēėshtja ėshtė e kryer. Njeriu vetėm prej diturisė sė vėrtetė nuk mund tė ēmėsohet, se ajo nuk ka lidhje me kujtimet. Krejt ajo prej sė cilės mund tė ēmėsoheni ėshtė mbamendja, e jo dituria. Ajo qė nuk varet prej harresės ėshtė dituria, e jo memoria.

Dituria ėshtė diēka qė nuk harrohet. Ajo ėshtė bėrė pjesė e vetė jush. Nuk ka nevojė qė tash atė ta mbani nė mend – duhet tė mbani nė mend vetėm atė qė nuk ėshtė pjesėz juaja individuale. 

 

Vazhdon...

 

(1)           (3)      (4)