Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 3 - JU JENI QĖLLIMI, JU JENI CAKU (3)

Bhagwan Rajneesh - OSHO

Shqipėroi:Hasan HAMĖZBALAJ 

JU JENI QĖLLIMI, JU JENI CAKU (3)

        Vėrtet njerėzit e kanė tmerrėsisht vėshtirė tė thonė se dikush e ka arritur pėrndritjen. Pėr ē’arsye? Shkaku se kjo dhemb, kjo bėhet ofendim i tmerrshėm psikologjik – ju do tė dėshironit tė ishit tė tillė, por e keni lėshuar rastin.

 

 

 

“...qytet i fortifikuar, qytet i cili as tė bjerė nuk mundet e as tė jetė i fshehur.”

 

Dhe ju atė nuk mund ta fshihni. Qyteti nė majė tė kodrės ka pėr tė qenė larg i njohur – ka pėr tė qenė i njohur me shekuj. Nuk ka mėnyrė qė tė fshihet diku. Si kishit pėr ta fshehur njė Budė? Kjo ėshtė e pamundur! Apo Isanė? E pamundur, po ashtu. Dukuria ėshtė aq e dukshme dhe e fuqishme saqė ka pėr tė qėndruar gjer nė ditėn e gjykimit.

Mund ta kryqėzoni Isanė, por nuk mund ta injoroni, kurse ata qė e kanė mbėrthyer nė kryq akoma vuajnė prej saj. Njė njeri i rėndomtė, djali i njėfarė marangozi, i kryqėzuar dhe i vrarė – asgjė me rėndėsi, asgjė e rėndėsishme pėr t’u pėrmendur – duhet qė hebrenjtė tė kenė menduar nė kėtė mėnyrė. Por, jo: shkaku i atij kryqėzimi, hebrenjtė e kanė pėsuar mė tepėr se njėmijė e nėntėqind vjet – brez pas brezi. Shkaku i njė kryqėzimi e kanė kryqėzuar tėrė popullin. Kjo duket tepėr jologjike, dhe hebrenjtė vazhdojnė tė pėrsėrisin: “Nuk kemi bėrė gjė!” Ata nė njė kuptim kanė tė drejtė, sepse ata qė Isanė e kanė gozhduar nė kryq kaherė nuk ekzistojnė.

Por Isai ėshtė i pakohė – dhe sa i pėrket vetė atij, gozhdimi ka pėr tė zgjatur kushedi sa. Ajo nuk ėshtė e shkuar – ajo ende ėshtė fakt i drejtpėrdrejtė: ai ėshtė i kryqėzuar. Hebrenjtė mund tė mendojnė: “Ne kėtė e kemi bėrė para dy mijė vjetėsh, kurse ata qė e kanė gozhduar mė nuk janė gjallė. Ndoshta u pėrkasim atyre qė kanė bėrė krim, por askush shkaku i asaj nuk guxon tė na ngarkojė.”

Duket se momenti i kryqėzimit tė Isait ka pėr tė qenė fakt i amshueshėm. Kėtė fakt nuk ėshtė e mundur ta vendosni nė tė kaluarėn – ka pėr tė qenė kjo plagė e gjallė. Kurse hebrenjtė kanė hequr ndoshta sė tepėrmi, se tė asgjėsosh miliona shkaku i njė njeriu tė vetėm vėrtet ėshtė tepėr. Ēėshtjes vėrtet i vie erė padrejtėsie.

Por ju nuk e dini se kush ėshtė ai njeri – pėr kėtė arsye juve e tėrė kjo ju duket skajshmėrisht e padrejtė. Ai ėshtė mė i vlefshėm se miliarda. Hebrenjtė kanė luajtur me zjarrin kur e kanė kryqėzuar tė birin e marangozit. Ata kėtė kanė tentuar ta fshehin, por ēėshtja ėshtė e tillė, saqė ėshtė e dukshme nga tė gjitha dimensionet. Tė krishterėt e kanė shėnuar atė rast, por jo edhe hebrenjtė. Por, ju atė nuk mund ta fshihni, kurse hebrenjtė kanė zėnė tė zhduken, dhe kanė vuajtur shkaku i kėsaj, sepse kanė tentuar t’i mbyllin sytė para fakteve. Kurse mjerimi e tėrė ngjarjes qėndron nė atė se Isai ėshtė hebre.

Ai kurrė nuk ka qenė i krishterė – ka lindur, ka jetuar dhe ka vdekur si hebre. Kurse hebrenjtė, qė ēėshtja tė jetė edhe mė e rėndė, e kanė pritur disa mija vjet. Tė gjithė profetėt e tyre, qė nga kohėt e lashta, kanė parashikuar: “Sė frikti ka pėr tė ardhur njeriu i cili ka pėr tė ju rilindur, ka pėr tė ardhur ai qė neve ka pėr tė na shpėtuar.” Parathėnėsit nga pullazet i kanė trumbetuar lajmet e gėzueshme, kurse hebrenjtė kanė pritur e pritur. Janė lutur dhe kanė pritur – dhe kjo ėshtė vėrtet ironi e pastėr: kur njeriu mė nė fund ka arritur, ata e kanė refuzuar! Kur Isai mė nė fund ka trokitur nė dyert e tyre, hebrenjtė tė gjithė njėzėri kanė bėrtitur: “Ti nuk je ai i cili na ėshtė premtuar!” Pse?

Pėr mendjen nuk ėshtė problem tė presė, se vazhdon tė shpresojė, tė lutet, tė dėshirojė e ėndėrrojė. Por, kur Zoti troket nė dyer, mbajeni nė mend, edhe ju keni pėr ta refuzuar. Ndoshta jeni lutur me gjithė zemėr – po ku atėherė ėshtė problemi kur Zoti mė nė fund vjen? Pse refuzoni? Shkaku se nė shtėpi ka vend vetėm pėr njė. Kur Zoti troket, ju duhet tė zhdukeni – ja, kėtu ėshtė problemi.

Derisa prisni egoja juaj nuk ėshtė e rrezikuar. Hebrenjtė janė shumė egoistikė – se njeriu i zgjedhur ka pėr tė lindur nė racėn e tyre. Ata janė tė zgjedhur, Zoti i ka zgjedhur, ndaj biri i Zotit do tė lajmėrohej me siguri nė familjen hebreje. Pėr egon ky ėshtė lajmi mė i gėzuar. Por, kur i zgjedhuri ka trokitur nė dyer dhe ka thėnė: “Kam ardhur qė ta pėrmbush premtimin!”, tė gjithė janė ējerrur: “Jo, nuk je ti ai tė cilin e kemi pritur, dhe nėse vazhdon tė paraqitesh rrejshėm, ne do tė tė vrasim!” Por ku ėshtė problemi?

Problemi thėnė shul shqip ėshtė njerėzor: nėse Isai ekziston, puna juaj ka mbaruar, se ju duhet tė shpėrbėheni para tij – dorėzimi ėshtė i pashmangshėm. Ėshtė shumė bukur qė egoja jonė tė mendojė sesi njeriu i zgjedhur ka pėr tė na ardhur ekskluzivisht neve, por ėshtė shumė vėshtirė ta pranojmė atė tė njėjtin njeri kur ai mė nė fund tė vijė.

E kanė vrarė Isanė, kurse pėr kėtė nuk kanė lėnė asnjė dokument tė shkruar. Kanė dėshiruar qė ēdo gjė tė harrojnė pėr tė mundur tė shpresojnė qė nga fillimi. Dhe vėrtet – hebrenjtė akoma shpresojnė: “Ka pėr tė na ardhur i zgjedhuri”. E unė ju them se, nėse ai vjen pėrsėri – e nuk do tė vijė, se nga pėrvoja e mėparme ka mėsuar shumė – nėse vjen, pėrsėri kanė pėr ta gozhduar. Kurse hebrenjtė kanė hequr vetėm shkaku se kanė tentuar ta injorojnė qytetin e ndėrtuar “nė bjeshkėn e lartė”.

Kanė tentuar ta fshehin atė qytet – ta fshehin tė vėrtetėn. Ata, nė realitet, tė vėrtetėn e kanė kryqėzuar. Por, askush nuk ėshtė nė gjendje ta mbysė tė vėrtetėn – ajo ėshtė e pėrjetshme, e pavdekshme. Dhe hebrenjtė akoma nuk e kanė tė qartė se pėrse vuajnė qe njėzet shekuj me radhė. Fajėsia! Ata ende e ndiejnė. Hebreu kurrė nuk ėshtė pa fajėsi – ajo e pėrcjell si hija. Ajo pėrbėhet prej asaj se ėshtė refuzuar ai tė cilin tė gjithė profetėt e kanė paralajmėruar. Dhe hebrenjtė e dinė thellė nė vete se e kanė bėrė mėkatin mė tė rėndė tė mundshėm: tė refuzohet Zoti i cili mė nė fund ka trokitur nė dyert tona.

Zoti nuk ka pėr t’i pėrmbushur pritjet tuaja – kurdo qė tė vijė, ka pėr tė qenė i huaj, sepse nėse ėshtė aty vetėm pėr tė pėrmbushur ndonjėfarė pritjeje, atėherė ai edhe nuk ėshtė Zot. Zoti ėshtė gjithnjė i huaj, gjithnjė ai i panjohuri, i panjohuri qė troket nė dyert e atij tė njohurit. Ai nuk mund tė vijė nė trajtėn e tė njohurit, shkaku se kjo nuk ėshtė e mundur – ai gjithnjė mbetet diēka misterioze. Ju do tė dėshironit qė ai tė vijė si ndonjė formulė, por ai nuk vjen nėpėr binarėt e trenit, se nuk ėshtė i vdekur – formula pėrcjell vetėm materien e pajetė. Ekzistenca ėshtė pėrherė fshehtėsi, pėrherė e panjohur, pėrherė mister.    

 

 

  “Ėshtė ngritur qyteti nė bjeshkėn e lartė, qytet i fortifikuar, qytet i cili as tė bjerė nuk mundet e as tė jetė i fshehur.”

 

Isai ka thėnė: “Atė qė e dėgjon tė tė jetė thėnė vesh mė vesh, atė predikoje nga pullazet; se asnjė flakadan qė ndizet nuk lihet nėn babune e as nė vend tė fshehur, veēse vendoset nė piedestal ashtu qė tė gjithė, qė hyjnė e dalin, mund ta shohin dritėn e tij.”

Isai iu thotė nxėnėsve tė vet: “Ēdo gjė qė keni ndier transmetojeni nga pullazet, ashtu qė tė gjithė le ta dėgjojnė lajmin e gėzueshėm, se “...asnjė flakadan qė ndizet nuk lihet nėn babune e as nė vend tė fshehur...”

Isai thotė: “Thuniu tė gjithėve se i panjohuri ka ardhur nė regjionin e sė njohurės. Mė nė fund e fshehta ka depėrtuar nė kėtė botė letargjie e rutine. Nga pullazet predikoni qė edhe tė tjerėt tė mund tė ju dėgjojnė – le tė kenė tė gjithė dobi prej saj!”

Lidhur me krejt kėtė ekziston njė problem vėrtet i madh. Kjo ėshtė tepėr vėshtirė – prejgjithmonė kėshtu ka qenė, edhe nxėnėsit e Isait vėrtet nuk e kanė pasur lehtė – t’iu thuhet tė tjerėve se biri i Perėndisė mė nė fund ka arritur. Tepėr vėshtirė! Njerėzit do tė qeshin, kanė pėr tė menduar se kėta kanė luajtur menē, nuk do tė besojnė nė Jezu Krishtin. Nėse thoni: “Isai ėshtė Zot”, njerėzit do tė mendojnė se keni shkalluar: “Juve ju duhet psikiatri, apo ndonjė mjet qetėsues” – meqė mendimi i masės ėshtė se diēka me ju me siguri nuk ėshtė nė rregull.

Vėrtet njerėzit e kanė tmerrėsisht vėshtirė tė thonė se dikush e ka arritur pėrndritjen. Pėr ē’arsye? Shkaku se kjo dhemb, kjo bėhet ofendim i tmerrshėm psikologjik – ju do tė dėshironit tė ishit tė tillė, por e keni lėshuar rastin. Vjen deri tek krahasimi i pashmangshėm, dhe egoja zė tė gjakojė: “Ai Jezui ėshtė biri i Perėndisė? E unė s’jam? Do tė duhej tė ishte e kundėrta, unė – unė se unė – e si Isai, biri i njėfarė zdrukthtari atje diku, mund tė jetė biri Perėndie?” Dhe vėrtet, mė lehtė ėshtė ta kontestosh se ta transformosh vetveten e tė bėhesh bir Perėndie. Ėshtė mė lehtė, se JO-ja ėshtė gjėja mė e lehtė nė botė: vetėm thuani “jo” dhe ēėshtja ėshtė gati. “Jo” ėshtė gjithmonė fundi, shkaku se “po” ėshtė gjithmonė fillimi.

Nėse thoni se Isai po – ėshtė bir Perėndie, atėherė duhet tė ndryshoheni, tė ndryshoheni pa hezitim. Atėherė nuk mundeni qė pėrjetėsisht tė mbeteni me “po”-nė tuaj – duhet tė bėni diēka drejtpėrdrejt me veten. Nėse thoni “jo”, problemi ka pėrfunduar para se tė ketė filluar. Atėherė ndiheni kėndshėm mor ēfarėdo qė jeni, mor kudo qė jeni – nė luginė, midis vdekjes, nė muzgun e dendur. Isai apo Buda, ata gjithnjė krijojnė kaos dhe parehati, dhe ne pėr kėtė jemi tė gatshėm tė hakmerremi – e si mund tė jetė e mundur qė ata tė jenė realizuar e ne jo? Mė lehtė ėshtė tė pohohet se pėrndritja ėshtė njė marrėzi e rėndomtė, se ajo nuk ka lidhje me tė vėrtetėn e gjėra tė ngjashme, se atėherė e kemi mirė nė verbėrinė tonė, dhe problem s’ka – se nuk pranojmė qė ta shohim.

Isai dhe Buda janė krijimtarė tė tensionit tė lartė, sepse ata ju ērrėnjosin nga lugina, ju trandin me tėrė forcėn dhe ju thonė: “Largohu prej kėtu – ky nuk ėshtė vend pėr banim!”

Ekziston njė thėnie e Isait: “Kjo botė ėshtė vetėm urė. Vazhdo tė ecėsh! Nė urė nuk mund ta ndėrtosh shtėpinė. Tejkaloje atė pjesė tė rrugės dhe mos u ndal. Ura nuk ėshtė vend ku duhet vėnė themelet.”

Kjo botė ėshtė vetėm njė urė e zakonshme, kurse ju nė mesin e kėsaj ure e keni ndėrtuar shtėpinė pėr vete. Juve nuk ju vjen mirė qė kushdoqoftė tė jua tėrheqė vėrejtjen: “Po a je normal – je vendosur nė urė!”, se ēfarė atėherė ka pėr tė ndodhur me tė gjitha pėrpjkejet dhe investimet tuaja nė kėtė jetė? Dhe tash pėrnjėherėsh vjen njė “i pastrehė” e ju tregon sesi punėt qėndrojnė. Juve nuk ju bie ndėr mend ta dėgjoni, apo edhe mė keq, qė tė ballafaqoheni me lumin i cili rrjedh nėn shtėpinė tuaj.

Pse kjo jetė ėshtė vetėm njė urė e rėndomtė? Ndėrkaq Isai e tė ngjashmit me tė nuk i pėrdorin fjalėt pa kuptim tė thellė i cili fshihet nė to, kjo jetė ėshtė urė, sepse ndodhet mbi lumin e momentales dhe kalimtares. Koha ėshtė vetėm lumė momental, kurse Herakliti thotė: “E pamundshme ėshtė ta lėsh kėmbėn dy herė nė tė njėjtin lumė” – se kur dėshironi tė hyni nė tė pėr tė dytėn herė, ai veēse ka rrjedhur.

Te ju tash vjen ndonjė ujė tjetėr, lumi vetėm ngjan nė po tė njėjtin ujė, por, nė esencė, lumė do tė thotė ndryshim: ardhje, shkuarje, ardhje, shkuarje – rrjedhė e pandėrprerė. E pėrse Isai kėtė botė e ka shpallur pėr urė? Shkaku se ekzistencėn tuaj e keni themeluar nė kalimtaren: nė lumin e kohės i cili rrjedh. Ikni nga ura! Kjo vėrtet nuk ėshtė vend pėr ngritjen e shtėpisė.

Por, nėse dikush vjen e ju thotė si qėndrojnė punėt... kurse ju veēse pesėdhjetė vjet e ndani kafshatėn e gojės pėr t’u bėrė disi shtėpi, dhe shtėpia ėshtė pothuajse gati – mbajeni nė mend, ajo kurrė nuk mund tė pėrfundohet, por gjithmonė ėshtė “gati, edhe pak”. Ajo nuk mund tė pėrfundohet, se kjo nuk ėshtė nė natyrėn e gjėrave. Por, jo: nėse shtėpia ėshtė gati e pėrfunduar, e vjen njeriu tė pohojė se shtėpia ėshtė ndėrtuar nė mes tė urės, ju jeni tė dashur vetėm nė atė kuptim qė nuk e vrisni menjėherė, por pėr ta pėrzėnė do ta pėrzini si budallanė e fundit. Porse, sa mė kėmbėngulės qė ėshtė njeriu, ju jeni aq mė tė tėrbuar e mė tė tėrbuar. Pėr kėtė Isai ėshtė kryqėzuar – ka qenė sė tepėrmi kėmbėngulės.

Sokrati ėshtė helmuar shkaku se e ka alarmuar tėrė Athinėn. I ka zėnė njerėzit nė ēdo qoshe dhe u ka krijuar parehati – ka qenė sfidė dhe rrezik pėr tė gjithė njerėzit e Athinės. Edhe Sokrati, edhe Buda, edhe Isai – tė gjithė kėta janė mundim dhe sfidė pėr tė gjithė tė verėbrit e luginės. Tė gjithė kėta krijojnė ēaste tepėr tė pakėndshme pėr gjumin tuaj, dhe me pyetjet e veta krijojnė dyshim tė pėrhershėm nė ju. Isai thotė: “Ēfarė po bėni? Ky ėshtė lumi, kurse kjo ura – dhe ju aty po i vini themelet pėr shtėpinė tuaj? Kėrkojeni atė qė ėshtė e pėrhershme – mos ndėrtoni mbi themelet kalimtare”. Turmave fjalėt e tilla nuk u konvenojnė – prandaj Sokrati ėshtė helmuar, kurse pėr gjėra tė ngjashme Isanė e kanė gozhduar.

Kjo ėshtė pėrditshmėria e luginės: nėse njeriu qė sheh vjen nė qytetin e tė verbėrve, kėta kanė pėr ta bėrė copė-copė – apo, po qe se janė tė dashur, kanė pėr ta verbuar. Por, nė ēdo situatė, tė verbėrit kanė pėr tė ndėrmarrė diēka, sespe vetėm ardhja e njė qenieje tė tillė dėshmon pėr verbėrinė e tyre. Ata pėr gjendjen e tyre nuk kanė pasur as ide, e atėherė vjen dikush qė ēirret: “Po ju tė gjithė jeni tė verbėr nė sy!” Ai kėtė e bėn pėr t’i vetėdijsėsuar, por kjo e lind mė parė dėshirėn pėr hakmarrje sesa atė pėr falėnderim.

Isai i kėshillon nxėnėsit e vet qė nga pullazet tė predikojnė atė qė kanė dėgjuar. Pse nga pullazet? Shkaku se njerėzit gati janė tė shurdhėr, ata as dėgjojnė e as qė dėshirojnė tė dėgjojnė. Madje edhe kur dėgjojnė, kjo nuk iu depėrton deri tek truri; kur e luajnė kokėn, kjo ėshtė vetėm shkaku i asaj se janė tė mėrzitur. Ata tė vėrtetėn mund ta durojnė, por nuk janė nė gjendje tė kėnaqen nė tė. Pse? Shkaku i asaj se e vėrteta gjithmonė krijon njė parehati tė pabesueshme – sepse tė gjithė ju jetoni nė luginat e gėnjeshtrave e tė trillimeve.

E tėrė jeta juaj nuk ėshtė asgjė tjetėr pos njė gėnjeshtėr e madhe: e keni gėnjyer veten, i keni gėnjyer tė tjerėt, dhe ēdo gjė qė ėshtė krijuar, ėshtė krijuar rreth gėnjeshtrės  si strumbullar. Dhe tash pėrnjėherėsh vjen dikush qė e flet vetėm tė vėrtetėn dhe asgjė tjetėr. Deri tek i sėmuri qė ėshtė i infektuar me gjithēka vjen personi i cili i thotė: “Mos u marros – i sėmurė je sa mė i sėmurė nuk mund tė bėhesh.” I sėmuri, natyrisht, dukurinė e tij e pėrjeton si ogur tė zi, si diēka qė vėrtet e bėn tė sėmurė, se, ja qė, para se ai lajmėtar tė vinte, ky ka qenė krejtėsisht i shėndoshė. Isai ju zgjon, jua paraqet tė vėrtetėn, jua asgjėson ėndrrat dhe kullat e ndėrtuara nga rėra.

Isai iu thotė nxėnėsve tė vet: “Shkoni, dhe krejt atė qė ju kam thėnė, predikojeni nga pullazet, se asnjė flakadan qė ndizet nuk lihet nėn babune e as nė vend tė fshehur – mos u turpėroni pėr atė qė e keni mėsuar, jini tė patrembshėm. Drita ėshtė aty – mos e fshihni, sepse ēdo flakadan lihet nė piedestal, ashtu qė tė gjithė, qė hyjnė e dalin, mund ta shohin dritėn e tij.”

Kjo gjithmonė ka qenė vėshtirėsi e madhe: edhe Buda, edhe Mahaviri, edhe Lao Ce, edhe Isai, edhe Muhamedi, edhe Zaratustra – tė gjithė kėta u kanė thėnė nxėnėsve tė tyre qė ta pėrhapin atė qė kanė dėgjuar. Shkaku i asaj se mundėsia qė ato fjalė tė dėgjohen nuk ka pėr tė zgjatur, mesazhi duhet tė bartet pėrmes nxėnėsve – se trupi i Mėsuesit nuk ėshtė i pėrjetshėm. Nėse nuk jeni nė gjendje ta njihni Mjeshtrin derisa ėshtė nė nivelin fizik, si keni pėr ta kuptuar se kush ėshtė ai kur ta lėshojė kėtė botė? Nėse prania e tij trupore nuk mund tė bėhet atu pėr ju, ē’atu mund tė jetė zhdukja e tij nė universalen?

Ndodh tepėr rrallė qė njeriu tė pėrndritet, dhe nė vetė esencėn e saj dukuria ėshtė e tillė qė nuk zgjat shumė – pėr kėtė shkak Isai gjithmonė ėshtė nė njėfarė nxitimi. Ai mirė e ka ditur se ēfarė ka pėr t’i ndodhur. E ka pasur vėrtet kohėn tė kufizuar: ka vdekur nė vitin e tridhjetetretė tė jetės. Ka filluar tė predikojė nė tė tridhjetat, qė do tė thotė se ka folur vetėm tri vjet – ka qenė nė nxitim tė vėrtetė. Meqė e ka ditur se kryqėzimi ėshtė i pashmangshėm, i ka kėshilluar nxėnėsit qė sa mė parė ta shpallin mesazhin e tij: “Shkoni dhe vetėdijėsoni njerėzit – dyert tash janė krah mė krah tė hapura, e rruga kah hyjnorja ėshtė e pastėr.”

Por nxėnėsit pėrherė mėdyshen – kanė zėnė tė predikojnė vetėm pas vdekjes sė Mėsuesit. Dhe kjo ėshtė po ashtu dukuri e rregullt, se vetėm pasi tė zhduket Mėsuesi, nxėnėsit e kuptojnė se cili ka qenė ai njeri dhe ēfarė ndryshimesh ka shkaktuar nė jetėn e tyre tė brendshme. Pas vdekjes sė Isasė pėrsėri kanė rėnė nė muzgun e tyre, dhe atėherė mė nė fund e kanė parė se ēfarė drite kanė lėshuar. Por, jo: e tėrė ajo qė ka qenė e mundur tė shpallet ka qenė e kuptueshme gjatė jetės sė Isait – tash pakgjė prej saj mund tė realizohet.

Dhe e njėjta gjė vazhdon me shekuj: kisha veēse me shekuj predikon se Isai ėshtė dritė e gjallė, por tash tė gjitha ato fjalė nuk ndihmojnė shumė: dyert janė mbyllur, kurse Isai kaherė ėshtė i padukshėm. Ai mund tė ndihmojė, por ju nuk keni mundur ta njihni derisa ka qenė nė trajtė tė dukshme... e si keni pėr ta njohur tė padukshėm? Nėse nuk mund tė kaloni nėpėr dyert tė cilat janė tė dukshme e tė hapura, si atėherė keni pėr tė kaluar nėpėr ato tė cilat jo vetėm se janė tė mbyllura, por janė edhe tė padukshme? Vėshtirė, tepėr vėshtirė.

Por nxėnėsit bėhen tė vetėdijshėm vetėm pasi drita tė shuhet, dhe ashtu fillon kukama, vajtimi, lotėt – dhe njohja. Pse? Shkaku se ju mėsoni vetėm pėrmes kundėrshtive. E pėrjetoni jetėshmėrinė tuaj  vetėm nė ēastin kur vdisni – para kėsaj edhe nuk e dini se jeni duke jetuar. Domethėnė, pėr jetėn jeni tė vetėdijshėm vetėm kur ta keni lėshuar rastin qė diēka tė bėni me tė. Vdekja jua sqaron jetėn – por atėherė ėshtė vonė... bile tepėr vonė.

 

Vazhdon...

 

(1)     (2)             (4)