Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 3 - JU JENI QĖLLIMI, JU JENI CAKU (4)

Bhagwan Rajneesh - OSHO

Shqipėroi:Hasan HAMĖZBALAJ 

JU JENI QĖLLIMI, JU JENI CAKU (4)

       Mjeshtri nuk ėshtė njeriu qė ju mėson, veēse ai qė ju zgjon nga gjumi. Ai nuk ju ofron tė dhėna dhe informacione tė padobishme – Mjeshtri jua ofron qenien tuaj individuale! Por kėtu qėndron problemi: po tė kishte heshtur Isai, askush nuk do tė kishte pasur arsye ta gozhdojė.      

 

 

 

Isai ka thėnė: “Nėse i verbėri tė verbėrin e udhėheq, qė tė dytė nė fund nė gropė kanė pėr tė rėnė.”

 

Prandaj, mos tė ju vijė turp! Shkoni... diku ėshtė lajmėruar njeriu i cili ka sy pėr tė parė – pėrndryshe, njerėzit vėrtet kanė nevojė qė dikush t’i udhėheqė. Madje edhe po qe se nuk jeni nė gjendje ta gjeni Budėn apo Isanė, ju gjithsesi keni pėr ta gjetur dikė – se nevoja qė tė shkohet hapave tė huaj ėshtė vėrtet e madhe. Pse? Shkaku se ju nuk dini ku tė shkoni; dikush ju thotė: “Unė di” dhe ēdo gjė ėshtė gati.

Isai tash nuk kuptohet lehtė, Buda nuk lindet pėr ēdo ditė, por nevoja ka mbijetuar! Nėse nuk jeni tė gatshėm tė gjeni ushqim tė shėndoshė, ju keni pėr tė ngrėnė ēdo gjė dhe tė gjitha – sepse uria lajmėrohet pėr ēdo ditė, pa pėrjashtim. Ta gjesh tė verbėrin ėshtė shumė thjesht, sepse edhe ju jeni tė verbėr – dhe kėsisoji, keni gjuhė tė pėrbashkėt. Ju i takoni sė njėjtės botė tė errėsirės, tė luginės dhe gėnjeshtrės. Ju mė lehtė ka pėr tė ju bindur njė i verbėr sesa njeriu qė sheh – sepse kėta pėrdorin gjuhė tė ndryshme, kurse ju veēse i keni tė njohura shprehjet e tė verbėrve.

Pėrgjithmonė ka qenė mė lehtė ta pasosh mėsuesin e rrejshėm, dhe atė nė radhė tė parė shkaku i asaj se edhe vetė jeni tė rrejshėm – ka aq ngjashmėri nė mes jush saqė menjėherė ia njihni aromėn. Por, Isai jua tėrheqė vėrejtjen: “Nėse i verbėri tė verbėrin e udhėheq, qė tė dytė nė fund nė gropė kanė pėr tė rėnė.”

Njėherė ka ndodhur: Mulla Nastradini ka qenė mėsues i madh, dhe kur ka vdekur, dy nxėnėsit e tij mė tė afėrt kanė bėrė vetėvrasje – sepse, kanė menduar: “Ē’kėrkojmė ne nė kėtė botė pa mėsuesin?” Dhe, ja, ka ndodhur qė qė tė tre tė kalojnė nėpėr portėn e madhe qiellore. Kur kanė qenė para portės, Nasradini ėshtė kthyer dhe iu ka thėnė atyre dyve: “Shikoni! Kjo ėshtė ajo qė jua kam pas premtuar – e unė gjithnjė i pėrmbush premtimet e mia. Kemi ardhur nė parajsė.”

Kur kanė hyrė, udhėheqėsi iu ka sqaruar sesi qėndrojnė punėt: “Ju kėtu keni pėr ta jetuar tėrė pėrjetėsinė, dhe ēfarėdo nevoje qė keni, vetėm mė thuani, ajo menjėherė ka pėr tė qenė e plotėsuar.”

Nasradini ka dėgjuar i mahnitur, ndaj iu ėshtė drejtuar nxėnėsve: “Siē po shihni, mėsuesi juaj pėrherė i mban premtimet e veta.”

Mahnitja e tyre ka zgjatur shtatė ditė, dhe posa qė diēka kanė dėshiruar, gjėja e dėshiruar nė mėnyrė misterioze ėshtė lajmėruar para tyre. Tė gjitha gjakimet e tyre me tė cilat janė shoqėruar me mija jetėra janė pėrmbushur nė atė javė – se aty nuk ka ekzistuar as mundimi mė i vogėl, apo ndonjė jaz kohor. Por, veēse nė ditėn e shtatė qė tė tretė kanė filluar ta ndiejnė sesi aty diēka nuk ishte nė rregull, se, meqė tė gjitha i fitonin menjėherė, nuk ka pasur kurrfarė kėnaqėsie. Dhe kurdo qė nuk ka interval nė mes tė dėshirės dhe pėrmbushjes sė saj, vjen deri tek gjendja e ngopjes  - pėr kėtė arsye tė gjithė pasanikėt vdesin prej mėrzisė. Skamnori edhe mund tė kėnaqet me ndonjė gjė, por borgjezi vėshtirė, vėrtet vėshtirė. Shikojini mbretėrit: thjesht janė tė pikėlluar, mėrzia i sos, sepse ēdo gjė ėshtė pranė duarve tė tyre. Domethėnė, shohim se ėshtė i pranishėm problemi edhe mė i madh sesa skamja, sepse skamnori sė paku mund tė shpresojė.

Qė pas shtatė ditėsh, Nasradini dhe nxėnėsit e tij, kanė qenė plotėsisht tė ngopur, sepse janė kėnaqur me gratė mė tė bukura, i kanė pirė verėrat mė tė shtrenjta, i kanė veshur rrobat mė tė bukura dhe i kanė ngrėnė ushqimet mė tė pėrzgjedhura. Sidoqoftė, kanė jetuar si perandorėt. Por – ēka mė tutje? Pas vetėm njė jave, Nasradini e ka kėrkuar kujdestarin: “A dini ēka, ne do tė kishim dėshiruar qė pakėz t’i hapim dritaret pėr ta hedhur shikimin mbi tokė.”

“Po pėrse?”, ėshtė befasuar kujdestari.

“Paj vetėm qė t’ua kthejmė tėrheqshmėrinė tė gjitha kėtyre gjėrave tė mrekullueshme, sepse shikimi mbi tokė ka pėr t’ua rikthyer fuqinė dėshirave tona.”

Kujdestari ua ka plotėsuar edhe kėtė dėshirė, ndaj qė tė tre me kėnaqėsi kanė soditur njerėzit e mjerė sesi mundohen pėr secilėn kore tė bukės – dhe, me ndihmėn e kontrastit, i kanė ngjallur gjakimet e tyre pėr gėzimet e vogėla tė jetės.

Por, ai gėzim i tyre ka zgjatur vetėm shtatė ditė, dhe qė nė javėn tjetėr, ka zėnė t’i gėrryejė mėrzia. Mundim u ka shkaktuar ēfarėdo qė kanė bėrė, kurse shikimi pėrsėri mbi tokė mė nuk ka mundur t’ua zgjojė mprehtėsinė e topitur tė shqisave.

Kėshtu Nasradini duhej qė pėr herė tė dytė ta kėrkonte kujdestarin. Posa ka arritur, menjėherė ka filluar: “Ndoshta propozimi im ka pėr tė ju habitur, por dėshira jonė pėrbėhet nga sa vijon: Do tė kishim dėshiruar qė tė na e mundėsonit ta hedhim pakėz shikimin nė ferr, se toka mė nuk po na ndihmon. Prandaj, tė lusim siē ėshtė mė sė miri: mbyll dritaret e parajsės dhe, sė paku, pakėz tė shikojmė nė ferr e ta kthejmė dashurinė ndaj pėrjetimeve.”

Kujdestari, nė fillim i habitur, ėshtė shkulur sė qeshuri: “Po ēfarė po mendoni ju – ku ndodheni?”

Mulla Nastradini dhe nxėnėsit e tij kanė qenė nė mes tė ferrit.

Nėse tė gjitha dėshirat tuaja plotėsohen, keni pėr t’u gjendur nė ferr, sepse ju nuk e keni tė njohur lumturinė e tė qenit pa dėshira – ju dini vetėm pėr luftėrat e konfliktet. Pėr kėtė arsye tė gjithė poetėt e botės theksojnė se lumturia nuk ėshtė nė vetė takimin, por nė pritjen e takimit. Me fjalė tė tjera, kėnaqėsia ėshtė nė tė dėshiruarit, e jo nė tė plotėsuarit e dėshirės. Dhe sa ju pėrket juve, poetėt kanė absolutisht tė drejtė! Po qe se i realizoni cilatdo dėshira, ēfarė tash? Atėherė keni pėr ta kuptuar se ndodheni nė mes tė ferrit.

Po kjo do tė ndodhė nėse e pasoni tė verbėrin: madje edhe nėse trokitni nė dyert e parajsės, pas hyrjes keni pėr ta ndier vapėn e ferrit, sepse i verbėri nuk mund tė vijė te parajsa. Pse? Shkaku se parajsa nuk ėshtė vend nė hartėn gjeografike, veēse gjendje e vetėdijes – ai nuk ėshtė diēka nė globus, por diēka pėrbrenda jush! Edhe mbretėria e qiellit edhe tė gjithė rrathėt e ferrit ndodhen nė ju, dhe nėse e pasoni tė verbėrin, a mendoni, vallė, se keni pėr t’u ngritur? Ai ka pėr tė ju dėrguar drejt e nė luginė. Por, sidoqoftė, nė ju ekziston nevoja qė ta pasoni dikė – jini tė vetėdijshėm pėr kėtė nevojė tuajėn.

Ju dėshironi tė ju udhėheqin, sepse atėherė pėrgjegjėsia ėshtė e qepur nė shpinė tė huaj. Kėshtu del se ėshtė mė mirė tė kesh udhėheqės tė verbėr sesa tė mos e kesh fare – e kėtillė ėshtė gjendja momentale e mendjes suaj. Prandaj Isai thotė: “Shkoni, dhe tregoniu njerėzve nga pullazet: “Mjeshtri ka arritur!”

Isai ėshtė lajmėruar, dhe rasti ėshtė vėrtet i rrallė – janė tė mėdha shanset qė ta lėshoni kėtė mundėsi. Vraponi dhe zireni kėtė njeri, sepse dyert qiellore tė hapura janė vetėm pėr kohė tė shkurtėr. Ekzistojnė momentet kur pėrndritja ėshtė tepėr afėr, se ai njeri nuk ėshtė gjė tjetėr pos portė: kaloni pėrmes tij dhe keni pėr ta realizuar tė vėrtetėn.

Mjeshtri nuk ėshtė njeriu qė ju mėson, veēse ai qė ju zgjon nga gjumi. Ai nuk ju ofron tė dhėna dhe informacione tė padobishme – Mjeshtri jua ofron qenien tuaj individuale! Por kėtu qėndron problemi: po tė kishte heshtur Isai, askush nuk do tė kishte pasur arsye ta gozhdojė. Por, meqė ka nxituar, ka qenė dashur tė lėvizė e t’iu flasė njerėzve. Kjo ka krijuar pakėnaqėsi tė panumėrta, sepse askush nuk e ka kuptuar – nė tė vėrtetė, tė gjithė absolutisht e kanė keqkuptuar. Kjo vazhdimisht ngjan shkaku i dimensioneve tė ndryshme... bisedimi ėshtė i pamundur. Ai ka rrėfyer pėr mbretėrinė e qiellit, pėr mbretėrinė e Perėndisė, kurse njerėzit kanė menduar se fjala ėshtė pėr mbretėrinė e kėsaj bote.

Ėshtė dukur sikur Isai veten po e shpallte mbret, dhe se, kėsisoji, ka pėr ta hequr nga froni mbretin i cili deri atėherė e ka sunduar Judenė. Ka folur se tė pėrulurit kanė pėr ta trashėguar tokėn, dhe natyrisht, njerėzit kanė qenė tė bindur se ai nė atė mėnyrė po lajkaton nxėnėsit mė tė afėrt. Politikanėt i janė frikėsuar, sepse tė gjitha ato nocione – “mbretėri”, “mbret”, “trashėgim i tokės” – janė ekskluzivisht politke. Po ashtu, edhe priftėrinjtė nuk kanė qenė pėr tė, sepse kanė besuar se Isai muk po i respektonte normat morale e as ato religjioze.

Dashuria pėrgjithmonė ka qenė pėrmbi tė gjitha ligjet, sepse ajo ka qenė, ajo ėshtė, dhe ajo ka pėr tė qenė ligji suprem – ligj mbi ligjet. Kur dashuroni, atėherė ėshtė ēdo gjė nė rregull, se dashuria vetvetiu nuk mund tė gabojė. Nė tė nuk ekzistojnė qeveri, rregulla e norma; tė gjitha kėto janė tė domosdoshme nėse nuk ka dashuri – pėr kėtė shkak ju edhe ju shtypin ato rregullat e jashtme... vetėm shkaku se nuk keni majft dashuri nė vetvete! Sė kėndejmi, tė gjitha kėto norma – qė tė mos i lėndoni tė tjerėt. Por, nėse dashuroni, pse do tė duhej tė ishit tė rrezikshėm pėr rrethin tuaj? Rregullat zhduken!

Isai flet vetėm pėr njė ligj, dhe atė mu pėr atė mė tė lartin  - pėr dashurinė. Pėr kėtė shkak edhe priftėrinjtė edhe politikanėt edhe elita janė dridhur nga frika, sepse kanė mendur se Isai ka pėr ta instaluar anarkinė si sistem tė ri, gjė qė do tė krijonte kaos nė tėrė rruzullin. E kanė kryqėzuar duke menduar se ka pėr tė shkaktuar njė milion fatkeqėsi.

Por kaosi zė fill nė vetė natyrėn e gjėrave. Kėshtu ka ndodhur qė nga lashtėsia, por tash kjo ndodh mė rrallė, shkaku se shumėēka kemi mėsuar pas gjithė kėtyre budave, jezuve, mahavirėve, zaratustrave e muhamedėve – tashmė jemi larg mė tė kujdesshėm e mė tė zgjuar.

Megjithatė jo! Rasti duket i pashėrueshėm – pothuajse njeriu nuk ėshtė nė gjendje t’i pėrvetėsojė as mėsimet mė tė thjeshta. Vėrtet, marrėzia njerėzore ėshtė e pėrjetshme, se njeriu ėshtė i kthjellėt – ai gjithnjė e racionalizon ēdo idiotizėm qė bėn. Ai madje fortifikohet nė paditurinė e vet: secilin qė nė shikim tė parė i rrėmben diēka ai e shpall pėr armik tė pėrjetshėm. Miqtė duken si kundėrshtarė, armiqtė si kėshilltarė. Ata tė cilėt mund tė udhėheqin nuk ndėrmarrin asgjė, kurse ata qė janė tė verbėr nė sy veten e paraqesin si liderė.

Sė pari duhet ta kuptoni nevojėn tuaj personale qė dikush tė ju udhėheqė. Kjo nevojė ėshtė esencialisht e mirė, sepse e shpreh dėshirėn pėr kėrkim – por mos jini artificialė. Zgjidhni pak mė me kujdes. Por, si keni pėr tė zgjedhur? Ēfarė janė kriteret? Pėr kėrkuesin, ky ėshtė problemi qė mė sė tepėrmi e huton: si ta dallojė tė verbėrin nga Isai? Siguria nė dukje ėshtė e pamundur, por shkėndijat e caktuara tė sigurisė megjithatė ekzistojnė. Nė fillim, siguria vėrtet nuk ėshtė e mundur, sepse i verbėri nuk mund tė vlerėsojė cili i ka sytė? Vendimi mund tė sillet vetėm kur ai vetė sheh. Atėherė do tė jetė i aftė tė vendosė, por atėherė nuk do tė ketė nevojė qė dikush tjetėr ta udhėheqė. Kur bėheni Budė, ju do tė jeni nė gjendje qė ta njihni Budėn, por, kur jeni vetė Isa, atėherė nuk ėshtė e domosdoshme qė tė ndiqen hapat e ndonjė Isai tjetėr. Ky ėshtė paradoksi.

Jeni tė verbėr, e duhet tė vendosni – si? Me anė tė fjalėve? Nėse kėtė e keni kriter, atėherė me siguri do tė jeni tė mashtruar, sepse panditėt, dijetarėt dhe priftėrinjtė janė tė patejkalueshėm kur janė fjalėt nė pyetje. Askush atyre me fjalė nuk mund t’ua mbyllė gojėn, se ata biznesin e e tyre e bėjnė nga lashtėsia. Isai krahas tyre duket si i trullosur – kryeprifti hebre ka mundur ta shkelė me fjalė, fraza e logjikė. Ajo nuk ėshtė ndonjė shkathtėsi e madhe apo urti. Argumenti mund ta ndalė edhe Budėn edhe Kabirin; qė don tė thotė: nėse aftėsinė e huaj e vlerėsoni pėrmes fjalėve, e keni tė sigurt dėshtimin. Vėrtet, fjalėt nuk do tė guxonin tė ishin kriter.

Isai mund tė ndjehet vetėm pėrmes qenies sė tij vetanake: ji pranė tij. Mos e dėgjoni atė qė flet – dėgjojeni atė qė ai ėshtė. Kėtu ėshtė fshehtėsia: vetėm jini pranė tij! Hindusėt kėtė afėrsi e kanė quajtur satsang – tė jesh afėr sė vėrtetės. Vetėm afrohuni, dhe mos u inkuadroni intelektualisht nė ndėrrimin tė fjalėve, veēse ekzistencialisht – nė ndėrimin e qenieve.

Qenia vibron, ajo lulėzon dhe e pėrhap aromėn e vet. Nėse mund tė jeni tė heshtur pranė Isasė, se frikti do ta parandieni qetėsinė prapa fjalėve tė tij. Ajo qetėsia ka pėr tė ju bėrė tė lumtur – ka pėr tė ju vėrshuar me dashuri e pėrdėllim: ky ėshtė kriteriumi. Nėse pėrmbusheni me frazeologjinė e ndonjė dijetari, sė frikti keni pėr tė qenė tė mbytur nė plehun prej letrash tė cilin ai e ka shpallur pėr urti supreme. Panditi ka pėr tė ju mbushur me mjerim – se kjo ėshtė gjendja e tij esenciale. Nėse e pėrgjoni qenien e tij, pulsimin e jetės sė tij, keni pėr ta kuptuarv se ai ėshtė mu si ju – madje ndoshta ėshtė edhe mė i mjerė. Pikėrisht shkaku i kėsaj ai edhe ėshtė bėrė njeri i fjalėve: vetėm pėr ta mbuluar mjerimin e vet. Ai nuk di, prandaj ėshtė i shtrėnguar t’i shkapurisė teoritė, sistemet, filozofitė e llojllojshme...

Njeriu qė di nuk e fillon debatin – ai vetėm flet pėr gjendjen faktike tė gjėrave. Shikojini pak ato thėniet e Isait – ai nuk sqaron shumė, aty nuk ka argumente. Ēdo gjė ėshtė tepėr thjeshtė dhe e rėndomtė.

 

 

“Ėshtė ngritur qyteti nė bjeshkėn e lartė, qytet i fortifikuar, qytet i cili as tė bjerė nuk mundet e as tė jetė i fshehur”- pa arsye, gjendje e pastėr e gjėrave.

 

Isai ka thėnė: “Atė qė e dėgjon tė tė jetė thėnė vesh mė vesh, atė predikoje nga pullazet; se asnjė flakadan qė ndizet nuk lihet nėn babune e as nė vend tė fshehur, veēse vendoset nė piedestal ashtu qė tė gjithė, qė hyjnė e dalin, mund ta shohin dritėn e tij”- asnjė argument tė vetėm! Isai nuk tenton tė argumentojė diēka pėr tė cilėn mendon se ėshtė e drejtė dhe e vėrtetė – thjesht, flet pa e mbrojtur atė mendim.

Fjala ėshtė pėr gjendjen e gjėrave – ai vetėm e shpall. Ato fjalė nė mėnyrė shumė mė tė bukur mund t’i pėrdorė njeriu i ashtuquajtur i dijes, por atėherė ajo ka pėr t’u bėrė vetėm teori, e ajo nuk ēon kah ēlirimi.

 

Isai ka thėnė: “Nėse i verbėri tė verbėrin e udhėheq, qė tė dytė nė fund nė gropė kanė pėr tė rėnė.”

 

Prandaj – kurdo qė e kėrkoni Mjeshtrin, pėrgjojeni qenien e tij. Kjo ėshtė art – tė dėgjohet qenia. Jini nė afėrsinė e tij, dhe dėgjojeni me zemrėn tuaj; pėrnjėherėsh keni pėr tė ndier sesi diēka lėviz nė ju, sesi shumėēka ndėrrohet, sepse Mjeshtri ėshtė forcė e madhe magnetike. Nė afėrsinė e tij keni pėr tė pėrjetuar qė brendia juaj tė mbushet me dritėn e njė burimi tė panjohur – si kur kufizimet ju lėshojnė sė paku pėrkohėsisht, dhe si kur me ndihmėn e afėrsisė sė tij tė keni fituar krahė. Ajo ėshtė pėrvojė e hapur pėr secilin, dhe vetėm njė pėrvojė e tillė ka pėr tė ju bindur se ekzistojnė njerėz qė mund tė shohin, andaj, edhe tė udhėheqin.

Ku ka pėr tė ju dėrguar ai? Kah? Kah vetė ju. Dijetari ka pėr tė ju udhėhequr “prapa shtatė maleve e shtatė deteve”, deri tek njėfarė qėllimi i cili ndodhet diku nė ardhmėri. Por, Isai dhe Buda, ata ju ēojnė kah qenia juaj vetanake – se ai ėshtė qėllimi i vetėm. Ju jeni qėllimi, ju jeni caku.

Kriteri i vetėm ėshtė: tė dėgjoni me zemėr. Pėrndryshe, me tė verbėrin para vetes keni pėr tė pėrfunduar nė fundin e ndonjė grope.

Dhe gjėja e fundit lidhur me gropėn: kurdo qė Isai e pėrmend gropėn, ai e mendon mitrėn. Gropa ėshtė mitra shkaku se edhe i verbėri-udhėheqės edhe i verbėri-pasues pėrsėri lindin, dhe e pėrsėrisin jetėn e njėjtė tė pakuptimtė, rrethin e njėjtė tė kotė. Me fjalė tė tjera: ankthi i njėjtė, trupi tjetėrfare. Asgjė esencialisht nuk ndryshon, tregimi mbetet siē ka qenė, sepse ndryshimi i jashtėm nuk e prek esencėn. Pėrsėri jeni nė ferr, pėrsėri nė ankthin e pėrjetshėm tė njėjtė. Mitėr ėshtė “gropa” e Isait.

            Kur Mjeshtri ju udhėheq, nuk ka pėr tė ju ndodhur mė qė tė pėrfundoni nė fundin e gropės. Lindeni, por tash nė njė dimension mė tė lartė, sepse e keni kryer punėn nė kėtė botė. Zhdukeni nga kėtu dhe shfaqeni atje. Ajo “atje” ėshtė Zoti, Nirvana, thelbi i ekzistencės.

 

Fund i kapitullit tė 11-tė

Nga libri "Fara Hyjnore"

 

 

(1)     (2)     (3)