Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 4 - Juljana Mehmeti

JULJANA MEHMETI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

JULJANA MEHMETI

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

          Autorja Juljana Mehmeti ka lindur nė qytetin e Durrėsit, nė 29 tetor 1973. Qysh nė moshė tė herėt u apasionua pas artit tė shkruar, kryesisht poezisė, gjini qė nė vitet nė vazhdim do e shndėrronte nė lajmotiv jete dhe mendėsi pėr tė shprehur idetė, vizionin, si dhe metafizikėn; si kėndvėshtrim nga pėrtej koshienca, por dhe si pėrsosje e tejkalim tė vetė sugjestioninit qė rrethon botėn njerėzore. Vendosja nė Itali dhe integrimi i shpejtė nė kulturėn e madhe italiane do i kristalizonte ide dhe frymė tė re, pėr vetė kontaktet e reja interkulturore, por dhe unifikimin njė me universalitetin e mendimit mė bashkėkohor.

            Botimi i librit tė parė “Soft Poesie“ tėrhoqi vėmendjen e kritikės letrare italiane dhe botuesve, jo vetėm pėr stlistikėn e veēantė, por dhe pėr gjetjet, gjuhėn e pėrdorur si dhe mesazhin filozofik tė dhėnur, dhe pėr mė tepėr tė rrymave pėrshkuese nga ai hermetik deri nė surrealizėm. Tedencat e reja dhe portmodernizimi letrar i sotėm ka lėnė gjurmė tė thella nė krijimtarinė e kėsaj autoreje dhe artin e saj dhe e kanė zhvendosur drejt rrymave mė tė reja, atė eksperimentale dhe absurdit. Libri ”Rimugino”, po nė italisht, i autorit Alessandro Ferruccio Marcucci Pinoli, i pėrkthyer edhe nė shqip “Vramendje” do sillte tek kjo autore eksperiencėn e re, atė tė fushės sė pėrkthimeve, ide kjo qė ka pasur nė fokus pėrnjohjen dhe sjelljen nė shqip tė autorėve tė njohur italianė. Pjesėmarrja ne evente dhe konkurime do i sillte jo vetėm publikime nė shumė revista dhe antologji letrare, por dhe Ēmime tė ndryshme.

            Vepra te autores: Soft Poesie ( poezi),  Rimugino- Vramendje, libėr me poesi i autorit Alessandro Ferruccio Marcucci Pinoli perkthyer dhe pershtatur ne shqip nga Juljana Mehmeti

 

            Ėshtė pėrfaqėsuar nė revistat dhe antologjitė letrare:

 

            1-“Internazional Arte74 Premio Federico II” me dy poezi

            2-“Arte Premio Virgilio” me tre poezi

            3- Antologjia “ Metamorfosi” GA Edizioni  me 10 poesi te publikuara

            4-“Haiku tra meridiani e paralleli”- Fusibillia libri me tre Haiku

            5- “Erotica 2015” me 10 poezi

            6- “June in Italy” me njė poezi.

 

            Ėshtė fituese e Ēmimeve letrare:

 

            1-Premio Federico secondo pėr vlerė tė lartė tė stilit.

            2- Premio Virgilio pėr sensibilitetin e lartė artistik.

            3- Damma dell’arte Mediterranea

            4- Finaliste e Ēmimit Gaetano Cingari 2014/2015, Casa Editrice Leonida

            5-Finaliste nė konkursin “Heiku tra meridiani e paralleli” etj..

 

 

 

 

 

NĖ DRITĖN E SAJ…

 

Tinguj epokash

nė melodi vazhdimėsie,

zgjuar nė vizione

e kėshtjellash antike,

qė mbretėrojnė legjendash

mes ngjyrash mistike

nė nuanca fluide

rrugicės bardhė,

qė gjymtyrėt zgjat larg..

 

Aroma tė shpėrndara myshqesh

…dhe zogj shtegtarė nė ikje,

qė fluturojnė lart …

e rrėzohen papritur,

si njė vello e mėndafshtė

nė frymėmarrje ere,

qė hap porta qiellore

prizmit shpirt nė pėrthyerje.

 

Shėtit dhomave Kleopatra …

ditės mė tė zbehtė , vjeshtės,

ku kohėt deshifrojnė hieroglife…

dhe kode…

pasqyruar nė mure tė lagėshta,

me imazhin e saj…

Trokitje hapash tė largėta , zgjojnė ofshama

nė pyje tė heshtura

zhveshur mėkatesh …

 

E padukshmja endet shtjellash tė trishta

botės pa kuptimėsi,

ku iluzioni humbet

hapėsirės pa zė…

Ndalet pragut harresė

tė mjegullės argjend.

Mbėshtjell ajrin e mbrėmjes

tė sapo rėnė ..

Ngjitet lart

poltronit Andromedė

nė dhoma kujtese

zbehur nga nata ,

e fiket

nė dritėn e saj…

 

 

DRITĖHIJE…

 

Nė rrugėn e hėnės

qė detin shkėlqen ,

lehtas me sy rrėshqas …

Fustani i bardhė , tis i mjegullt nate,

pas me ndjek

nė tė fundit kufij tė valėve…

 

Mė more …

edhe kėtė natė…

misterit dritė tė bardhė…,

qė shfaqet imazhit hapėsirė

nė njė siluetė tė zbehtė shprese,

projeksion…

 

… diku jam.

Unė me errėsirat e mia

Pėrhumbur shpirtit dallgė…

rrezesh tė pėrthyera kacavirrem

e ngjitem lart

nė shtrate yjesh ,

ku trishtimin lėshoj

dhe ti…

nė vello tė zezė universesh rrethuar,

nė njė pikė tė vetme horizontesh ndriēon.

Mistere tė largėta ekzistence

zbardh…

ndoshta jemi meteorė

e djegim tė terrtėn nate…

Mendimet nė kufij tė padukshėm,

dritėhije ankthi,

si flakė e zbehtė qiriri

dridhen..

 

… dhe shkojmė.

Zhytur nė errėsirė,

hėnė zemre

mbulojmė…

***

Nė rrugėn e hėnės,

rrėshqasin mendimet…

varur nė njė fije shprese…,

si nė tė fundit kuptime .

 

Kushedi ,

tė humbur nėpėr natė…

ndjekim hijet e njėri-tjetrit

Tė vetmen pikė shprese,

gjer nė agim…

…, deri sa tė zbardhė…!

                

 

SI DIKUR…

 

Perdet e vjetra

lodrojnė

lehtas nė erė…

 

Shpalosen

dritare kujtimesh

mbyllur nė harresė…

Grimca drite kapriēoze

vallėzojne para syve…

e mė pas rrėzohen…

Nė shtratin e shthurur …

pa jetė..

 

Ka mbetur fustani yt,

hedhur nė karrike

vrullshėm…

 

Aroma e trėndafilit

ajrin e dhomės tejmbush…

e shpirti dehet

Si dikur…

                                   

 

TEJKALIM…

 

Njė ēast… dhe ngjyrat fiken

Ajri mbetet varur ndėr kapakė sysh

Akujt ftohtėsi depėrtojnė kurmit.

Errėsira shtrin krahėt ngadalė

nė njė tis tė hollė …,

ku gjithēka tretet ..

…nė pafundėsinė e qenies.

Format nė mjegull

Shkrihen papritur…

Deformohen rrugėtimit..

rishfaqen e zhduken…

Pėrhumbje e ėmbėl..

nė hapėsira boshe tė pavetėdijes …,

misterit

dhe tė pathėnės

kufirit tė fundit,

ku dihatja drithėruar

shpirtin shtegtar mbėshtjell…

Imazhi tjetėrsuar,

vegim i zbehtė drite nė shuarje

zėra tė largėt,

pasthirrmė e harruar.

Nė pasqyrė universi projektohet shpirti

pėrthyer rrathėve tė padukshėm

yjesh reflektim.

Pėrshfaqur nė sekuenca vazhdimėsie…

Dashurive rilindur

dhe dėshirash mėkatim

… nė tejkalim tė vetvetes

nėpėr natė

me tė vetmin kujtim.

Endemi,

mes asgjėsė dhe pafundėsisė

gjuhė gjurmėsh tė shkuara

grimca nė pėrjetėsi

… gjithmonė e mė larg

pėr tė kuptuar kufijtė…

 

 

SOT...

 

Cepa resh

gėrvishtin qiellin

dhe trishtimin, nė pika shiu derdhin,

lėndinash tė virgjėra shpirti

shuajnė etjen.

Nė njė trokitje - ritėm

ēastesh tė fjetura

zbrazėti zemre

rrjedh pika-lot

qerpikėve tė fshehtė.

... dhe afshin e nxehur

nė psherėtima tė klithura

erosit qiellor,

lart pėrcjell...

Edhe qielli qan !

Zhurma hapash larguar

nė trotuare vetmie...

simfoni melankonike

valsit gri tė pambaruar...

Nėn tinguj vjeshte ngjyrash veshur pėrhumbim...

Mes frymėmarrjesh dhe rrahjesh

Drithėrimash stine,

Rrugicave tė heshtura...

Nė hapėsira ndjenjash

Tretur...