Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe - Jusuf Bislimi

JUSUF BISLIMI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

JUSUF BISLIMI

 

 

 

 

 

          

             Hyrje

  

          Jusuf Bislimi u lind mė 10.05.1949 nė fshatin Bukovik, komuna e Gjilanit. Shkollėn fillore, katėr klasėshe, e kreu nė vendlindje, ndėrsa katėr klasat e tjera i vazhdoi nė fshatin Pogragjė. Shkollėn e mesme – gjimnazin nė Gjilan,  ndėrsa  Shkollėn e Lartė Pedagogjike (Dega fizikė-kimi), nė Mitrovicė.

            Ka punuar 12 vjet nė procesin mėsimor dhe gjatė asaj kohe, pa shkėputje nga puna, ka vazhduar studimet nė Fakultetin Filozofik (Dega e Pedagogjisė), nė Universitetin e Prishtinės. Ka punuar nė shkollat fillore nė Bukovik, Uglar, Malishevė, Pogragjė dhe nė Qendrėn Teknike nė Gjilan.

            Gjatė viteve 1982- 1990 ka punuar nė Televizionin e Prishtinės nė programon Informativo-politik. Pas pėrzėnies me dhunė nga regjimi okupues serb, doli jashtė atdheut pėr sigurimin  e kafshatės sė bukės.

            Me shkrime ka filluar tė merret qė nga viti 1975. Shkruan pėr fėmijė dhe tė rritur nė prozė dhe poezi.

 

            Veprat e botuara:

 

            1.”Kush e zgjon ditėn”, poezi 2011

            2.”Loti nė qepallė”, poezi 2012

            3.”Flakė nė zemėr”, tregime 2012

            4.”Mbi krahėt e lumturisė”, tregime 2013

            5.”Dhimbja e dhembjeve”, poezi2013

            6.”Shprishja e ėndrrave”, poezi, e pėrkthyer nė gjuhėn rumune nga Baki Ymeri 2013

            7.”Ferr apo parajsė”, dokumentar 2013 dhe

            8.”Shkrihem nė frymėn tėnde”,  poemė 2014

 

            Kam edhe disa libra nė dorėshkrim.

            Jusufi ėshtė anėtar i LSH tė Kosovės. Jeton dhe vepron nė Gjilan

 

 

 

 

NDOSHTA I DUHESH GALLAKTIKES

Hėna kishte humbur rrugėn

edhe yjet diku ishin fshehur

fillova tė luaj me errėsirėn

kėrkoja rreze drite

 

U nisa drejtė hėnės

nė djep pėr ta pėrkundur

ajo me lojėn e yjeve

bėnin dashuri

 

Kur e shpėrndava errėsirėn

pushova nė cep ylli

eja, eja, - mė tha

ndoshta I duhesh galaktikė

 

 

VĖRTIKALISHT QĖNDRUAN

 

Posa perėndoi dielli

filloi tufan i paparė

dendur re tė zeza

vetėtimat e bubullimat

nuk u ndaleshin

78 ditė e net

 

Dikush thoshte

toka e qėndisur me ar

po shndėrrohej nė tokė tė djegur

dikush

nėpėr kėto re

i shihnin rrezet e diellit

 

Ky tufan

trazoi shtazėt e egra

gjysma e zogjve ikėn

ata qė mbetėn

vertikalisht qėndruan

 

 

KURBETĒARI

 

Nė ballin e tij

hartė rrudhash

sytė e tij

liqene malli

 

Nė fytyrėn e tij

relief dhembjeje

 

Nė Buzė

fjala pėrmallim

pėrcėllon

lulet nė luadhe

 

Nė sytė e tij

u tretėn

moshatarėt

edhe ferrat e vendlindjes

 

 

DESHTA TE ULUROJ

 

Desha tė ulėrij

botės t’i mbaj leksion

 

Trupi filloi tė mė rrėshqas

mbi lėvozhgat me hala

tė gėshtenjave tė egra

 

Rrėshqitja ngadalė mbi lėvozhga

goja e hapur nuk ulėrinte

tani rrėshqitja

edhe mbi kafka njerėzish

edhe mbi rrashtėn time

 

Prapė provova tė ulėrij si ujku

Sėrish nuk munda

botės i mungoi leksioni im

sepse nuk ulėrihet

kur ti dėshiron

 

 

VAJEVUAJTJE

 

Toka qė mė lindi

ėshtė mė tepėr se e shenjt

e lashtė sa lashtėsia

nė udhėtim me nderin

e dheut pellazg

 

Loja e ftohtė

e asaj pa rregulla

vetėm hiena tė solli

 

Me anije pikėllimi ngarkuar

me nėna e nuse

me fėmijė e pleq

mbetur horizonteve

nė udhėkryqe errėsirash

 

Majat e maleve gjėmonin

kėrkonin rreze dielli

nė mes tė errėsirės

 

Hienat lėpinin duart me gjak

ulėrinin

shumė vaje e vuajtje krijuan

 

 

E UNĖ KU JAM

 

Me dritėn e zgafellės

dua ta mikloj atė Diēka

qė shpirtin ma trazon

 

Mė vlon ujė nė ballė

e nė trup mė shkakton ethe

po mė ngrihen eshtrat

nė kėtė pėrcėllimė vere

 

Mendimet i shpallin luftė vetvetes

pa log mejdani

pa spektatorė

 

Ku ėshtė rruga pėr nė oborrin tim

ka humbur

ka mbetur mbėshtjellė

nga mjegulla

 

E zoti nė rezidencėn e vet

merret me punė planetėsh

 

Po unė ku jam

ndoshta nė zemėr tė burimit

ndoshta nė dritėn e zgafellės

 

Ajo do tė lind

siē lind drita e dielli

tė mos perėndoj mė