.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Kulturė - Njė pėrqafim

Shkruan: Mehmet BISLIMI

         NJĖ PĖRQAFIM

 

        – nė kujtim tė artistit tė madh Kadri Roshit

 

           

            Ditė mė parė u nda nga jeta artisti ynė i madh Kadri Roshi. E natyrshme, nga kjo jetė pėr ditė ikin njerėz, dhe pėr ditė- po ashtu vijnė nė jetė njerėz tė rinj... Jeta ėshtė rrugėtim deri nė pafundėsi, por kur ikin njerėzit e mėdhenj tė artit, tė kulturės, tė fjalės dhe veprės sė urtė filozofike- siē ishte Kadri Roshi, diēka kėputet nė mes.

 

            Vetiu shtrohet pyetja:

            Kush do t’i zėvendėsoi kėta njerėzi tė mėdhenj?

            Pa dyshim se ēdo kohė do tė ketė brezin dhe gjeneratėn e vet, por dashurinė dhe emocionet e kėndshme pėr punėn e tyre, nuk ka pėr t’i zėvendėsuar askush!... Ėshtė kjo plejadė artistėsh qė pėr decenie me radhė shpirtėrisht na mbajtėn gjallė, edhe ne kėtu, nė Kosovėn e robėruar; me filma, me drama, me literaturė, me humor e satirė, me vepra tė mira, me porosi e pėrkrahje... nuk ėshtė e pakt. Ky ishte ushqimi ynė shpirtėror, pėr ne- bijtė e shqiptarisė sė shkapėrderdhur mes rrugėve tė degjenerimit dhe kulturės sė mirėfilltė gjatė kėtyre viteve tė azdisura qė lamė pas. Nė saje tė kandilit tuaj tė ndezur, qė mbanit nė duar, mė lehtė gjenim rrugėn, ngase ju na e shndrisnit atė. Kush nuk e kujton me dhimbje e me krenari nė tė njėjtėn kohė artistin e madh Kadri Roshin, njeriun e qindra roleve tė dramės dhe tė jetės sonė tė pėrvuajtur!

            Ai ishte i madh, ishte gėrshetim i pėrkryer i sė bukurės nė skenė e ekran, gėrshetim i njerėzores dhe emocionales, ai ishte aq modestė si edhe vet qielli. Ai kishte dramėn e popullit tė vet hallemadh nė gji, dhe jetoi mes nesh sė bashku me dramėn e vet, dhe tė popullit tė tij, deri nė ēastet e fundit tė jetės- ai nuk jetoi i ndarė nga populli i vet.

            Kush do tė zėvendėsoi kėtė plejadė artistėsh tė mėdhenjė si: Kadi Roshi, Sandėr Prosi, Violetė Manushi, Sylejman Pitarka, Nikolin Xhaja, Bep Shiroka, Nderkė Luci, Robert Ndrenika, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Ilia Shyti, Reshat Arbana, Lazėr Filipi, Pavlina Mani e dhjetėra artist tė tjerė tė pa pėrsėritshėm tė skenės dhe kinematografisė shqiptare?

 
            Me 1994 nė Tiranė. Po luante njė premier e njė drame nė teatrin kombėtarė, (nuk mė kujtohet cila ). Kadri Roshi ishte ulur nė rreshtat e parė mė publikun (nė rolin e shikuesit kėtė radhė ). Tek sa e vėrejta nga larg, pa vonuar u ngrita, dhe shkova pranė tij- i thash:
            - Mė lejoni qė tė ju pėrqafoi!

      - U ngrit nė kėmbė, dhe mė tha:

      - Nuk po ju njoh mor bir?!

      - Jam nga Kosova- i thash, dhe dua qė nė emėr tė Kosovės tė tė pėrqafoj me respektin mė tė madh!

       - Mu hodh nė qafė dhe mė puthi; nė ballė, nė sy, nė faqe - mė kėnaqe mor biri i Kosovės martire - mė tha. Mė shumė nuk foli, ngase lotėt i rrodhėn nė pėr faqe!...


           
- Mė erdhi shumė keq kur mėsova pėr vdekjen e tij.

            - Mė erdhi edhe mė keq qė nuk munda tė isha nė Shqipėri, pėr ta puthur nė ballė, pėr herė tė fundit artistin e madh tė kombit tonė.

            - Mė erdhi edhe shumė mė keq, qė nuk u kujtua as kush nga Kosova tė ia dėrgonte njė tufė karafila tė kuq dashurie prej njeriut- nė emrin e Kosovės martire!...

 


I lehtė i qoftė dheu i tokės mėmė Artistit tė madh Kadri Roshit


                                                                    Me respekt tė pėrjetshėm

                                                                    Mehmet BISLIMI

                                                                    Mars,2007