.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Shkencė - Kalendari Julian-Georgian...

Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovė

www.ereniku.net

 

         KALENDARI JULIAN-GREGORIAN -

         KALENDAR KRISTIAN APO PAGAN?

 

        Sot nė botė, sipas llogarive tė fundit, ka rreth (40) katėrdhjetė kalendarė. Prej kėtyre mė tė pėrhapurit janė “Kalendari Kristian” ose Julian-Gregorian, qė ėshtė Diellor ose Solar dhe Kalendari i Hixhretit, qė ėshtė Hėnor ose Lunar, qė e pėrdor Bota Islame.


            H Y R J E

            Prejardhja e kalendarit


            Nuk ka njeri qė nuk ka kalendar nė shtėpi. Nuk ka shqiptar, shehėrli apo katundar, qė nuk ka njė apo mė shumė kalendarė, kalendarė tė ēdo forme, lloji, cilėsie apo madhėsie.

            Kalendari ėshtė bėrė nevojė e pėrditshme e jetės. Jeta pa kalendar ėshtė diēka e paparė…!

            Po , por prej nga vjen fjala kalendar?

            Fjala kalendar vjen nga gjuha latine. Rromakėt ditėn e parė tė muajit e quanin kalendes ose kalendae. Prej fjalės kalendes-kalendae, qė e ka burimin nga gjuha latine, prej fjalės kalare, qė do tė thotė shpallje solemne ose thirrje, vjen fjala kalendar.

            Sot nė botė, sipas llogarive tė fundit, ka rreth (40) katėrdhjetė kalendarė. Prej kėtyre mė tė pėrhapurit janė “Kalendari Kristian” ose Julian-Gregorian, qė ėshtė Diellor ose Solar dhe Kalendari i Hixhretit, qė ėshtė Hėnor ose Lunar, qė e pėrdor Bota Islame.

 
            Kalendari (Julian) – Gregorian-

            Kalendar Kristian apo pagan?


            Kalendari (Julian)-Gregorian qė e pėrdorė Europa dhe Amerika nuk ėshtė Kalendar Kristian, ai ėshtė kalendar pagan.

            Ėshtė kalendar pagan sepse nuk ka prejardhje kristiane, por ka prejardhje rromake-pagane…
            Rromakėt e pėrvetėsuan nga grekėt, tė cilėt e kishin pėrvetėsuar nga egjyptasit, tė cilėt e pėrvetėsuan nga persianėt, qė e kishin pėrvetėsuar nga babilonasit…

            “Kalendari Kristian” apo Kalendari Gregorian, qė nė tė vėrtetė ėshtė Kalendari Julian, emėrtuar sipas perandorit rromak, Julius Cesarit, i cili me ndihmėn e astronomit Sozigen nga        Aleksandria, e reformojė kalendarin e vjetėr rromak nė vitin 45 para Krishtit…

            “Kalendari Kristian” qė nė tė vėrtetė ėshtė rromako-pagan, ishte nė pėrdorim para Krishterimit, por meqė kishte gabime, u detyrua Papa qė tė bėjė nė te pėrmirėsime. Sot, ky kalendar quhet Kalendari Gregorian, sipas Papės Gregori i XIII-tė, i cili me urdhėresėn, vendimin e tij:”Inter gravissimas” me 24 shkurt 1582, e reformojė Kalendarin Julian…

            Me gjithė reformat , ndryshimi prej 10-tė ditėsh ndėrmjet Kalendarit Gregorian dhe Julian sot ėshtė rritur nė 13-tė ditė.

            Me gjithė kėtė, Kalendari Gregorian u pėrhapė shumė ngadal nėpėr Europėn e krishterė.

            Nė fillim e pranuan vetėm vendet qė kishin popullsi katolike, tė cilat ishin nėn ndikimin, kontrollin e Papės, Kishės Katolike. Mė vonė e pranuan edhe vendet protestante, siē ishte Anglia nė vitin 1752 dhe njėkohėsisht, Amerika, aty ku kishte protestantė, po nė vitin 1752.

            Vendet me besim orthodoks e pranuan mė vonė, kurse vendet me popullsi myslimane edhe mė vonė. Shqipėria e pranojė nė dhjetor, 1912, kurse Turqia me 1 janar 1927….

            Mbas shekullit XVIII-tė Kalendari Gregorian fillojė tė pėrhapet me shpejtėsi gati nė tėrė Europėn.

            Prejardhja e muajve tė vitit-

            Kuptimi i tyre


            Kalendari i lashtė rromako-pagan kishte dhjetė muaj, tė cilėt kishin 304 ditė gjithsejt. Viti fillonte nė muajin Mars dhe pėrfundonte me muajin Dhjetor. Mė vonė u shtuan edhe dy muaj dhe viti u bė me dymbėdhjetė muaj me 355 ditė. Dikur iu shtuan edhe dhjetė ditė dhe viti u plotėsue me 365 ditė, sikur qė ėshtė edhe sot e kėsaj dite…

            Emrat e kėtyre dymbėdhjetė muajve kanė prejardhje pagane, janė emėrtime nga gjuha latine dhe kanė kėto kuptime:


            1. Muaji i parė, Janari, ėshtė me prejardhje nga gjuha latine, vjen nga emri Janus, qė ishte hyjni i dyerve dhe hyrjeve.

            2. Muaji i dytė, Shkurti, pėrpara quhej Fruer ose Fror nga gjuha latine, Februalia, kėshtu quhej njė periudhė kohore, kur bėheshin flijime, kurbanė, hyjnive, pėr shlyerjen e mėkatėve.

            3. Muaji i tretė, Marsi, vjen nga gjuha latine, Martius, hyu pagan i luftės.

            4. Muaji i katėrt, Prilli, nga gjuha latine, prej fjalės Aperire, me hapė, hapje, ēelja e natyrės…
            5. Muaji i pestė, Maji, nga gjuha latine, prej emrit Maia, e cila ishte hyjnesha e tė mbjellave, rritėsja e zhvilluesja e tyre.

            6. Muaji i gjashtė, Qershori, ėshtė shqip, muaji nė tė cilin piqen qershijat, por nė gjuhėt tjera vjen nga gjuha latine, Junius, njė nga hyjnitė paganė…

            7. Muaji i shtatė, Korriku, ėshtė shqip, muaji i korrjeve, por nė gjuhė tjera vjen nga gjuha latine Julius, sipas perandorit rromak, Julius Cesarit, ėshtė emėrtuar nė vitin 44 para Krishtit.
            8. Muaji i tetė, Gushti, vjen nga gjuha latine, sipas perandorit rromak, Augustus Cesarit, nė vitin 8-tė para Krishtit.

            9. Muaji i nėntė, Shtatori, vjen nga gjuha latine, Septembres, qė ka kuptimin: “ i Shtati”. Pse i shtati? Sepse viti fillonte me muajin Mars, kėshtu qė ky muaj ishte dikur muaji i shtatė. Kėshtu emėrtohen edhe tre muajt tė tjerė qė vazhdojnė, pra emėrtohen me numra rreshtorė me prejardhje nga gjuha latine.

            10. Muaji i Dhjetė, Tetori, vjen nga gjuha latine, Octombres, muaji “ i Teti”, sepse ishte muaji i tetė.

            11. Muaji i Njėmbėdhjetė, Nėntor, vjen nga gjuha latine: Novembres; i “Nėnti”, sepse ishte muaji i nėntė.

            12. Muaji i Dymbėdhjetė, Dhjetori, vjen nga gjuha latine: Decembres, i “Dhjeti”, sepse ishte muaji i dhjetė, i fundit, kur viti kishte dhjetė muaj, me 304 ditė.

            Shėnim: Muaji korrik, nė fillim, nė origjinal quhej Quintilis, nga gjuha latine : i “Pesti” ndėrsa muaji gusht quhej Sextilis, nga gjuha latine: i “Gjashti”. Kėta dy muaj mė vonė u emėruan nė shenjė nderimi ndaj perandorėve paganė, me emrat e perandorėve rromak Julius Cesarit, nė vitin 44 para Krishtit dhe nipit tė tij, Augustus Cesarit, nė vitin 8 para Krishtit.

            Pra, prej 12-tė muajve tė vitit, vetėm tre muaj janė nė gjuhėn shqipe dhe kanė kuptim shqip.

            Muaji i dytė Shkurti, i cili siē dihet, pėr njė ditė-dy, ėshtė mė i shkurtėr se muajt tė tjerė. Muaji igjashtė, Qershori, muaji nė tė cilin piqen qershijat dhe muaji i shtatė, Korriku, nė tė cilin fillojnė korrjet…

            Tė gjithė muajt tė tjerė tė vitit, qė mbesin nėntė, janė me prejardhje nga gjuha latine. Disa prej tyre emėrtohen nė nderim tė hyjnive paganė, perandorėve paganė, kurse tė tjerėt me numra rreshtorė, sipas renditjes qė kanė…

            Me pak fjalė, ky ėshtė Kalendari i lashtė rromako-pagan, i reformuar nga perandori rromak- pagan, Jul Cesari, nė vitin 45 para Krishtit, qė ėshtė quajtur Kalendari Julian, mė vonė u “krishterizue” dhe u emėrtue si “Kalendari Kristian”, sepse u reformuar me urdhėr nga Papa Gregori i XIII-tė nė Vatikan, por mbeten emėrtimet latine nė nderim tė hyjnive paganė…!


            DITĖT E JAVĖS



            Tė gjithė e dijmė se java i ka shtatė ditė, por pak kush e di se nga e kanė prejardhjen ditėt e javės dhe ē’kuptim kanė!?

            Nė njė ilahi, nė gjuhėn shqipe, e cila kėndohet aq shpesh, nėpėr Kosovė, sidomos nė Gjakovė, nė njė varg tė kėsaj ilahije thuhet:

            ”Shtatė ditė ymėr n’kėt dynja…”

            Pra, e gjithė jeta nė kėtė botė, e shkurtėr apo e gjatė, jeta nė kėtė dynja vetėm shtatė ditė i ka!

 Prej kah e kanė prejardhjen ditėt e javės?

            Ditėt e javės, java prej shtatė ditėsh, s’pari u pėrvetėsue nė Rromė nė shekullin e katėrt, prej nga u pėrhapė mė vonė nė Europė.

            Me urdhėr tė perandorit rromak, Konstantini i Madh, nė vitin 321 u vendos qė dita e parė e javės tė caktohet dita e diel.

            Dita e diel u caktuar si ditė e parė e javės nė nderim tė Diellit, sepse Kulti i Diellit adhurohej prej rromakėve paganė si Sol Invictus, (Dielli i pathyeshėm, i pamposhtur)…

            Por, ditėt e javės qenė pėrvetėsuar nga rromakėt prej egjyptasėve, prej tyre i pėrvetėsuan popujve tjerė pėr rreth Detit Mesdhe. Egjyptasit i kanė pėrvetėsuar ditėt e javės prej persianėve, tė cilėt i kanė pėrvetėsuar prej babilonasėve nė Mesopotami.

            Ditėt e javės janė emėrtuar sipas emrave tė trupave qiellor ose planeteve. Tė gjitha kėto emėrtime janė nga gjuha latine. Por, kėto emėrime nga gjuha latine, nė tė vėrtetė, janė pėrkthime. Janė pėrkthime nga greqishtja, tė cilat i pėrvetėsoj latinishtja.

            Dita e parė, e Diel, sipas Diellit, i cili adhurohej nga rromakėt paganė si hyjni i pamposhtur, por edhe prej grekėve, egjyptasve, persianėve paganė me emrat: Helios, Ra, Apollo, Ogmios, Mithras…Mithra qė thirrej Bir’i Zotit dhe Dritė e Botės besohej se kishte lindur me 25 dhjetor, siē besohej se kishin lindur edhe Osirisi, Adonisi dhe Dionisi, hyjni paganė…

            Dita e dytė, e Hėnė, sipas Hėnės, hyjneshė e adhuruar me emra tė ndryshėm: Selene, Luna, Mani…
            Dita e tretė, e Martė, sipas Marsit, i cili te rromakėt paganė adhurohej si hyjni i luftės me emrin Martius.

            Dita e katėrt, e Merkurė, sipas Merkurit, i cili ishte hyjni pagan te rromakėt, kurse te grekėt adhurohej me emrin Hermes.

            Dita e pestė, e Enjte, adhurohej si hyjneshė e fuqisė…

            Dita e gjashtė, e Premte, sipas Venerės, dita kushtuar Venerės, hyjneshė e dashurisė.Tė gjitha planetet rrotullohen rreth Diellit nė drejtim tė kundėrt me akrepat e orės, pėrveē Venerės, hyjnesha e dashurisė, qė sillet nė drejtim tė akrepave tė orės.

            Dita e shtatė, e Shtunė, sipas Saturnit, i cili adhurohej prej rromakėve paganė si hyjni i bujqėsisė.
Pothuajse tė gjitha gjuhėt e Europės i pėrvetėsuan kėto emėrtime, me pėrjashtim tė gjuhės gjermane, e cila katėr ditė tė javės, nė vend tė emrave tė trupave qiellor i zavendsoi me emėrtime tė katėr hyjnive pagane rromake…

            Mbeturinat e besimit pagan nė simbologjinė e krishterė janė tė dukshme, janė tė pamohueshme…
Shtrohet pyetja: A ka kuptim qė shqiptarėt muslimanė, pse jo edhe shqiptarėt kristianė, ta presin, ta pėrcjellin, ta kremtojnė, Vitin e Ri, sipas Kalendarit (Julian)-Gregorian, i cili ėshtė pagan?