.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

GLOBI-SHQIP

Shkencė -  KALENDARĖT E SHQIPTARĖVE  (1)

Shkroi: Genc KASTRATI

KALENDARĖT E SHQIPTARĖVE  (1)

     Kalendari i lashtė siē po e quajmė nė kėtė punim ka qenė njė kalendar origjinal tė cilin populli shqiptar e ka praktikuar deri vonė, e mbahet mend dhe sot. I vetmi deri mė tani ka qenė studiuesi Rrok Zojzi qė mori shėnime nga populli pėr kėtė kalendar. Ky kalendar ėshtė edhe dėshmi e njė qytetėrimi tė veēantė shqiptar qė dallon nga tė tjerėt.

 

 

 

            Nė kėtė punim tė shumėfishtė do tė flasim pėr kalendarin e lashtė shqiptar, qė populli e ka trashėguar nga kohėrat prehistorike dhe mė pas disa kalendarė tjerė tė pėrdorur nga populli shqiptar.

 

 

            Kalendari i lashtė shqiptar

 

            Kalendari i lashtė siē po e quajmė nė kėtė punim ka qenė njė kalendar origjinal tė cilin populli shqiptar e ka praktikuar deri vonė, e mbahet mend dhe sot. I vetmi deri mė tani ka qenė studiuesi Rrok Zojzi qė mori shėnime nga populli pėr kėtė kalendar. Duke qenė se Rrok Zojzi e ka publikuar njėherė ne nuk po ndalemi shumė gjatė tė pėrsėrisim ato qė thotė ai. Nė kėtė punim fillimisht do tė merremi me njė problem qė ka tė bėjė me vendosjen e datave, pastaj do tė paraqesim kalendarin nė skicė dhe nė fund datat e sakta tė festave tė lashta. Njė kalendar i tillė tradicional, mijėra vjeēar, ka vlerė tė madhe, kur rekonstruktohet sepse pastaj mund tė botohet sikur ēdo kalendar tjetėr dhe tė jetė nė dispozicionin tonė tė paktėn si vepėr e artit popullor shqiptar. Ky kalendar ėshtė edhe dėshmi e njė qytetėrimi tė veēantė shqiptar qė dallon nga tė tjerėt.

 

            Kalendari siē na e jep Rrok Zojzi ėshtė ky:

            Viti ėshtė baraz me 365 ditė, tė ndara kėshtu: 3 ditė janė festat pėr fillimin e vitit ("kryet e motmotit"), 180 ditė janė tė verės, 2 ditė janė festat e mesit tė vitit dhe 180 ditė janė tė dimrit. Secila nga dy gjysmat e vitit (stinė) ndahej nė 4 pjesė me nga 45 ditė secila, tė cilėt mund t'i quajmė muaj.

 

            Nė kėtė punim do tė japim datat qė i ka dhėnė Rrok Zojsi, i cili ka gabuar nė njė vend, tė cilin gabim do t'a pėrmirėsojmė mu nė kėtė punim, duke i gjetur datat e sakta pėr festat dhe muajt e kėtij kalendari. Qėllimi jonė ėshtė qė ky kalendar tė vazhdojė tė jetė i gjallė, e i njohur pėr popullin, dhe nė fund mė i kapshėm e mė pėrdorshėm. Prandaj bėhet rregullimi i tij, duke i kthyer festat dhe periudhat e vitit nė datat zanafillore, sepse pikėrisht gabimet e ndryshme, lėvizja e datave, etj. shkaktojnė mos-interesim tė njerėzve.

 

            Ndėrsa tė dhėnat qė Rrok Zojzi i merr nga terreni janė tė sakta, kalkulimet e tij pėrkundrazi e shpiejnė atė nė gabime gjatė pėrpilimit tė kalendarit. Ajo qė na jep gabim Rrok Zojzi ėshtė vendosja e kėtyre festave dhe muajve. Ai fillon me Mesdimrin i cili ėshtė mė 5 shkurt, por tė cilin Rrok Zojzi e vendos 45 ditė (njė muaj) mė herėt, pra mė 22 dhjetor, pastaj gabimi shkon zingjir me tė gjitha festat dhe muajt tjerė. Festėn e kryevitit apo Kryet e Motmotit qė njihet edhe si Shėngjergj e vendos nė ekuinoksin pranveror mė 21 mars, gjė qė nuk ndodh askund nė asnjė krahinė shqiptare. Shėngjergji gjithmonė ka qenė mė 6 maj, dhe vetėm kisha katolike nė emėr tė reformės gregoriane e pat vendosur mė 23 prill, por tė vendoset Shėngjergji mė 21 mars, duket zhvendosje shumė e madhe pėr tė mos thėnė e tepėrt. Edhe tek Mark Tirta i cili ka shkruajtur gjerėsisht pėr festat popullore, Dita e pranverės dhe Shėngjergji dalin si dy festa tė ndryshme.

 

 

            Me atė radhitje gabimet vazhdojnė: Shmitri apo Shmarti si fillim i dimrit vendoset mė 23 shtator, por Shmitri nė tė vėrtetė ėshtė shumė mė vonė, afro 45 ditė mė vonė, dhe i bie zakonisht kah fillimi i nėntorit; festa e Kerstovit apo e Shėnkollit, nga ana e Rrok Zojzit vendoset mė 5 nėntor, kur nė realitet kjo festė gjithkund tek shqiptarėt festohet mė 6 dhjetor; Dita e pranverės vendoset mė 5 shkurt, kur ėshtė acari mė i madh.

 

            Edhe muajt e vjetėr 45-ditėsh pėsojnė zhvendosje qė bie nė sy, me kėtė radhitje tė Rrok Zojzit: "Pranvera" fillon mė 5 shkurt pra nė kohėn e acarit tė madh dhe pėrfundon mė 21 mars, pikėrisht atėherė kur do tė duhej tė fillonte; "Korriku" fillon mė 6 maj dhe pėrfundon mė 22 qershor kur ende nuk kanė filluar tė korrat; "Vjeshta" fillon nė vapėn e madhe mė 7 gusht dhe pėrfundon mė 21 shtator, nė kohėn kur do tė duhej tė fillonte.

 

            E pėrmendėm se kalkulimet janė tė gabuara, pra gabimi fillon nė rastin kur Rrok Zojzi  e barazon Buzmin me mjedisin e dimnit.

 

            Tash qė ne t'a pėrmirėsojmė kėtė gabim dhe tė gjejmė rregullimin origjinal tė kalendarit tė lashtė, do tė bėjmė vetėm njė hap: tė lozim datat e dhėna nga Zojzi pėr 45 ditė mė vonė, nė mėnyrė qė tė kthehen nė vendin e tyre. Madje edhe vetė Rrok Zojzi thotė: "Fillimi i vjetit, simbas shėnimeve tė mbledhuna, asht Shėngjergji ase nė shkurtim Shnjergji." Dhe siē e dimė tė gjithė, Shėngjergj nė muajin mars nuk ka, por shumė mė vonė nė fillim tė majit.

 

            Kėshtu sipas radhitjes qė i bėjmė ne, Buzmi mbetet mė 22 dhjetor, por nga ky ndahet mjedisi i dimnit i cili vendoset mė 5 shkurt. Nė kėtė rast edhe emri "mjedisi i dimnit" ėshtė kuptimplotė, sepse nė kėtė datė ai gjendet pikėrisht nė midis tė stinės sė dimrit duke qenė 90 ditė larg nga Shmitri dhe po aq ditė larg nga Shėngjergji. Mė pas muaji "Pranverė" vendoset nga 21 marsi deri mė 6 maj. Pastaj Shėngjergji mbetet mė 6 maj, siē ka qenė gjithmonė. Muaji i parė i verės pėrfundon mė 22 qershor, kur fillon "Korriku". Ky i fundit sėrish ka emrin me plot kuptim sepse tė korrat nė trojet shqiptare bėhen kryesisht gjatė kėsaj kohe. Muaji "Djegagur" fillon nė vapėn mė tė madhe mė 7 gusht. Muaji "Vjeshtė" fillon mė 21 shtator, pra krejt afėr ekuinoksit vjeshtor dhe kur bėhen tė vjelat e pemėve. Dimri fillon nė Shmitėr mė datat 6 dhe 7 nėntor. Ky pra ishte rregullimi qė ne i bėmė kalendarit.

 

            Sa i pėrket emrave tė dy muajve qė Rrok Zojzi nuk ka arritur tė gjejė, ne nuk kemi asnjė tė dhėnė por do ishte mirė t'i gjenim emra tė natyrshėm kėtyre dy muajve nė ndonjė mėnyrė. Kėshtu shohim qė "Korriku" dhe "Djegaguri" tė kalendarit tė lashtė, kanė shėrbyer si emra pėr muajt nė kalendarin e ri, duke zėvendėsuar muajt latinė 'jul' dhe 'august'. Sipas kėtij parimi, pasiqė muaji i parė i dimrit nė kalendarin e lashtė ka shtrirje pjesėrisht nė nėntor dhe pjesėrisht nė dhjetor (nga tri javė secili), atėherė do ketė patur emrin e njėrit prej tyre, ndonjė emėr jo-kristian tė gurrės shqipe. Kėshtu nėntori ndryshe quhej brymor, vjeshtė e tretė, britėm i tretė, ndėrsa dhjetori quhej edhe dimėror. Por termi brymor nuk mund tė ketė qenė ndonjėherė emėr i kėtij muaji sepse do tė shkaktonte konfuzion nė popull, duke qenė i ngjashėm me "Brymės" qė gjendet menjėherė pas tij. Termi "Vjeshtė" nuk bėn sepse si muaj 45-ditėsh gjendet para tij, e nuk mund tė bėjmė dy muaj me njė emėr. Britėm ndoshta edhe bėn por ky nė ditėt e sotme ka kuptimin e vjeshtės, ėshtė sinonim me tė. Kėshtu na mbetet e lirė shprehja dimėror / dimnor, me tė cilin nė kalendarin e ri quhej dhjetori deri vonė. Tri javė tė dhjetorit bėjnė pjesė nė kėtė 45-ditėsh, prandaj emri i tij dimėror mund tė ketė qenė emėr i kėtij 45-ditėshi, njėjtė sikurse tri javė tė gushtit bėjnė pjesė nė djegagur, prej nga edhe gushti e mori kėtė emėr shqip. Nė analogji me "Dimėrorin", muaji i parė i verės mund tė quhej "Veror", ndonėse Rrok Zojzi dyshon se mund tė ketė qenė "Qershor", mundėsi tė cilėn as ne kėtu nuk e rrėzojmė. Ndoshta edhe ka ndonjė krahinė ku ruhen ende emrat e pavjelur tė kėtyre dy muajve.

 

            Kalendari siē na e jep Rrok Zojzi:

 

 

 

            Kalendari pas pėrmirėsimeve qė i bėmė dhe pas shtimit tė emrave tė dy muajve, siē i pėrmendėm mė lart:

 

 

 

            Ky kalendar ka qenė i pėrhapur edhe nė Kosovė dhe gjurmė tė tij vėrehen edhe nė ditėt tona. Kėshtu dimri i ka dy pjesė karakteristike: arbain dhe hamsin. Sipas tė vjetėrve nė fshatrat e vendit tonė: arbaini ėshtė pjesa e dimrit nga 22 dhjetori deri mė 4 shkurt, ndėrsa hamsini nga 5 shkurti deri mė 21 mars kur fillon pranvera. Emrat arbain dhe hamsin janė numėrorė nė gjuhėn arabe. Por ndėrsa emrat janė ndikim i huaj nga koha osmane, pėrkundrazi muajt janė pjesė e kalendarit tė lashtė shqiptar. Janė po kėta muaj qė nė vise tjera njihen si bryms dhe ngrijs. Edhe legjenda e plakės tek ne tregohet me kėta dy muaj. Pjesa mė e rrezikshme e dimrit janė ato tri ditė qė arbaini i dha hua hamsinit, kur e ngriu plakėn "me ēka ka". Ai iu lut: "Arbain o vėlla, mė jep tri ditė hua, t'a ngrij plakėn me ēka ka". Nuk po e japim legjendėn e plotė meqėnėse nuk ka ndonjė veēanti tjetėr pėrveē qė ndėrrojnė emrat e muajve. Tri ditėt e ftohta sipas legjendės janė tri ditėt e para tė "Ngrijsit" (hamsin). Si duket nga kjo edhe e merr emrin pasiqė pjesa e dytė e kėtij muaji, mė afėr pranverės, njihet si kohė e ngrohjes graduale tė motit.

 

            Ka pasur tendenca qė disa nga kėto festa tė vendosen 13 ditė mė herėt se qė janė, nė emėr tė reformės gregoriane. Kėto tendenca janė tė hershme qė nga koha kur papa Gregori XIII e bėri reformėn. Pėr kėtė na informon Marin Bici mė 1610:

 

            "Tash gjatė dasmės, gjatė bisedave qė i bėmė nė tavolinė, unė vėrejta qė njerėzit aty kishin qenė tė pakėnaqur me korrektimin e kalendarit, pėrkatėsisht me reduktimin e dhjetė ditėve tė bėra nga Gregori XIII. Ata pohuan se ata besojnė se kjo ėshtė thjesht njė kapriēo dhe kishin pėrshtypjen qė ata do tė vuajnė shumė dėme dhe nė veēanti humbje nė tė korra, tė cilat qė nga kohėra tė lashta kishin qenė tė mjafta." (M. Tirta)

 

            Pra siē shihet malėsorėt nė Mirditė pėr tė cilėt flet Marin Bici, nuk kanė pasur ndonjė bestytni, por kalendari i tyre ka qenė bazuar pikė sė pari nė dukuri astronomike tė cilat fshatari i asaj kohe ka ditur t'i vėzhgojė shumė herė mė mirė e mė saktė se sa qytetari i ditėve tona. Po tė zbatohej reforma gregoriane, fshatarėt do ti bėnin punėt bujqėsore gjithnjė disa ditė mė herėt, dhe kėshtu do tė kishte pasoja nė rendimente.

 

            E vėrteta ėshtė se reforma gregoriane nuk ka tė bėjė asgjė me kalendarin e lashtė shqiptar por ėshtė ndėrmarrė vetėm pėr kalendarin julian. Kjo reformė nuk e pėrfshin kalendarin islamik, kinez, hindus, e kuptohet qė nuk e pėrfshin as kalendarin shqiptar. Siē thotė edhe Rrok Zojzi shqiptarėt matnin kohėn me anė shenjash duke shfrytėzuar diellin, prandaj ndėrrimet e herė-pas-hershme i bėnin vetė duke u bazuar nė kėto dukuri tė natyrės.

 

            Pastaj nėse ne i lozim disa data pėr 13 ditė mė herėt, atėherė ato nuk do tė pėrfaqėsojnė dukuritė e natyrės tė cilat i kanė pėrfaqėsuar deri tani. Si mundemi p.sh. ta vendosim Shėngjergjin mė 23 prill, kur ai nė tė vėrtetė sipas traditės gjendet nė largėsi tė barabartė mes ekuinoksit pranveror dhe solsticit veror? Pra i bie nė datat 6, 7 e 8 maj, dhe nuk mund tė vendoset mė 23 prill siē ka bėrė kisha katolike.

 

            Prandaj ne mendojmė se festat duhet tė mbesin ashtu siē kanė qenė nė kalendarin e lashtė shqiptar, duke mos iu nėnshtruar reformės sė panevojshme gregoriane.

 

            Njė pamje e dy kalendarėve tė vendosur paralel me njėri tjetrin, ku vėrehet dallimi:

 

 

 

            Ditėt e javės, rėndom thuhet se janė shpikur nė Babiloni. Mirėpo, java duke qenė njė e katėrta e muajit hėnor, ėshtė dukuri astronomike dhe si e tillė ėshtė shpikur si njėsi kohore nė vende tė ndryshme pavarėsisht nga njėri tjetri. Deri te java ėshtė arritur lehtė. Cikli hėnor prej 29 ditėsh ėshtė ndarė nė dy pjesė, njėra nga hėna e re tek e plota, dhe tjetra nga hėna e plotė tek hėna e re. Mė pas edhe kėto dy pjesė janė ndarė pėrgjysmė duke marrė pėr pikė ndarjeje gjysmėhėnėn. Kėshtu ka ardhur deri tek java shtatė ditėshe (7 x 4 = 28), qė nuk pėrputhet plotėsisht me ciklin hėnor, por qė ėshtė mė sė afėrmi me tė. Kėto gjėra duhet tė jenė kryer herėt, kur nuk kishte shkrim.

 

            Fakti se nė Babiloni kishte shkrim mė herėt se nė vende tjera nuk do tė thotė se kishte edhe kalendar mė herėt se vendet tjera. E vėrteta ėshtė se si nė Babiloni ashtu edhe tek popujt tjerė semitė, ditėt e javės emėrtohen me numra rreshtorė. Ndėrsa tė vetmit popuj qė emrat e ditėve tė javės i emėrojnė sipas planetėve apo perėndive, janė: shqiptarėt, romakėt, grekėt antikė, keltėt, gjermanikėt dhe indusėt. Madje nė tė gjithė kėta kalendarė ditėt e javės kanė tė njėjtėn radhitje dhe pėrputhshmėri nė kuptimin e emrave mes ditėve tė javės sa qė duket sikur janė pėrkthyer nga njėra gjuhė nė tjetrėn.

 

            Kėshtu e hėna nė shqip vje nga 'hėna' pra dita qė i kushtohej hėnės; nė latinisht 'dies lunae', nė gjermanisht 'montag', nė anglisht 'monday', nė greqisht 'hemera Selenes'. E marta i kushtohet perėndisė sė luftės (Areo-Martis-Dienstag-Tuesday), e mėrkura perėndisė Mėrkur (Hermeo-Mercuris-Odin-Mėrkur), e enjtja perėndisė sė rrufeve (Dios-Jovis-Thor-Enji), e premtja perėndeshės sė bukurisė (Afrodite-Veneris-Freya-Prenda), e shtuna Saturnit (Kronou-Saturni-Saturday-Shtun), dhe e diela Diellit (Heliou-Solis-Sonntag-Sunday-Diell).

 

            Pėrdorimi i parė i ditėve tė javės me emra planetėsh evidentohet tek dijetarėt ballkanas nė Aleksandri, pas pushtimeve tė Lekės sė Madh. Mė pas Romakėt hoqėn dorė nga nundinet e veta (periudhė 9-ditėshe), dhe huazuan javėn shtatė-ditėshe nga bota helenistike. Kjo ndodhi me futjen e kalendarit julian nga dijetari e Jul Cezarit, Sosigeni. Mė pas romakėt, ua shpėrndanė tė tjerėve javėn sė bashku me emrat. Gjermanėt i pėrkthyen, pra i huazuan nė formė kalkesh. Popujt neo-latinė dhe keltėt poashtu i trashėguan ditėt e javės nga latinishtja, si derivate fonetike (E. Zerubavel). Kėshtu emėrtimet e ditėve tė javės nuk u morėn nga babilonasit apo ndonjė popull tjetėr semit, meqė siē thamė semitėt i emėrtonin ditėt me numra. Por a janė pėrdorur kėto emėrtime ditėsh nga populli iliro-shqiptar edhe mė parė, para kohės helenistike apo i morėn nga bota helenistike mė vonė kur kishte kontakte mes popullit ilir dhe asaj bote tė zhvilluar (p.sh. Pirroja gjendej sa nė pallatin e Glaukut sa nė Aleksandri)? Ndryshe do tė pyesnim: a ishte kjo traditė e lashtė pellazgo-ilire qė maqedonėt me pushtimet e veta e bartėn nė Aleksandri, apo i shpikėn vetėm pasi shkuan atje? Qė ka ndikime nga koha romake kjo shihet si nė emrat e ditėve (martė, mėrkurė, shtunė) e ndoshta edhe tek emri "javė" si derivat fonetik nga latinishtja i fjalės "jovis", por kjo nuk vulos asgjė mė shumė. Kjo ēėshtje do njė studim mė tė thellė, por ne vetėm do tė japim disa fakte qė e lėnė hapur mundėsinė qė kėto emėrtime tė ditėve tė javės tė jenė njė traditė e hershme ballkanike.

 

            Vazhdon...

  (2)