.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Parapsikologji - Kalendari Maja dhe shkatėrrimi i botės 2012?!! (1)

Shkruan: Adnan ABRASHI

 www.syri3.com

       KALENDARI MAJA DHE SHKATĖRRIMI I BOTĖS 2012?!! (1)

     Sipas tė dhėnave ekzistuese materiale- historike, civilizimi i lashtė MAJA ka ekzistuar shumė mė parė, por kulmin e pėrparimit tė vrullshėm tė saj e arrin nė periodėn 250- 900 p.e.s. Shtrihej nė njė hapėsirė gjeografike tė kontinentit tė sotėm tė Amerikės Qendrore (nė mes tė Guatamalės, Belizesė, Hondurasit dhe Salvadorit tė sotėm).

 

 

            Po tė mos ishim aktualisht nė vitin 2012 dhe po tė mos bėhej fjalė pėr njė kalendar tė civilizimit tė lashtė pagan MAJA, nė tė cilin senzacionalisht 21 dhjetori i kėtij viti parashihet si viti i njė kataklizme tė mundshme planetare (fundit tė botės), pėr shumicėn, interesimi pėr kėtė civilizim tė shuar do tė ishte kufizuar nė shkallėn e nivelit tė kėrshėrisė sė zakonshme intelektuale.

            Nga ana tjetėr, kur rreth kėtij kurioziteti, me imagjinatėn e vetė tė bujshme krijuese kyēet edhe korporata mė e madhe filmike botėrore – “Hollywood”, atėherė, pa dyshim se, nga njė e dhėnė e zakonshme nė formė tė njė dėshmie hipotetike gjysmė/shkencore, nė opinionin gjithėbotėror do tė arrihet njė efekt i fuqishėm mbresėlėnės psikologjik kolektiv. Konkretisht, fjala ėshtė pėr filmin e regjisorit tė famshėm holivudian, Rolanda Emmericha, titulluar, “2012”, premiera e sė cilės, u shfaq nė nėntor tė vitit 2009.

            E realizuar pėrmes njė teknike shumė tė pėrsosur bashkėkohore me  pėrplot efekte virtuale, ky film artistik i stilit komercial holivudian, jo vetėm qė arriti njė shikueshmėri rekorde nė botė, por pėrmes temės specifike tejet sugjestibile qė trajtonte, provokoi emocione masive tė frikės dhe ankthit kolektiv tek njerėzit. Sa mė shumė afrohej  viti dhe dita kalendarike e parashikimit tė kėsaj kataklizme botėrore, aq mė tepėr njerėzimi mbahej nga makthi i pritjes.  Dhe ja, viti 2012 erdhi! Jemi nė fillim tė saj.

            A thua, sa kanė pas tė drejtė MAJA-tė dhe sa mund tė jetė reale kjo profeci e tyre pagane mbi mundėsinė e shkatėrrimit fizik-material (apokalipsit) tė planetit tonė nė vitin 2012?!

            Pėr tu pėrgjigjur nė mėnyrė sa mė meritore kėsaj pyetjeje dhe shumė pyetjeve tjera kureshtare rreth kėsaj profecie, sė pari do tė ishte e udhės qė nė pika tė shkurta tė sqarojmė historikun e kėtij civilizimi tė lashtė dhe tė pėrparuar pėr kohėn e vetė.

 

            Civilizimi i lashtė MAJA

 

            Sipas tė dhėnave ekzistuese materiale- historike, civilizimi i lashtė MAJA ka ekzistuar shumė mė parė, por kulmin e pėrparimit tė vrullshėm tė saj e arrin nė periodėn 250- 900 p.e.s. Shtrihej nė njė hapėsirė gjeografike tė kontinentit tė sotėm tė Amerikės Qendrore (nė mes tė Guatamalės, Belizesė, Hondurasit dhe Salvadorit tė sotėm). Me njė forme tė pėrsosur tė organizimit tė pėrgjithshėm shtetėror – administrativ fisnor, pėr kohėn e vetė dhe nė krahasim me kulturėn dhe njohuritė e Evropės sė atėhershme mesjetare,  MAJA-tė kanė qenė njė etnitet tepėr i zhvilluar dhe shumė i pėrparuar nė ēdo aspekt tė dijes: ishin njohės tė mirė tė matematikės, astronomisė dhe arkitekturės.

            Qyteti Ēiēan Ica ka qenė qendra kulturore - administrative, politike, religjioze dhe tregtare e kėtij civilizimi ndėrsa sot ėshtė njė vend i madh arkeologjik nė Meksikė (siujdhesa Jukatan). Po ashtu, nė kėtė qytet ishte i vendosur edhe observatoriumi i madh astronomik, nga i cili MAJAT  kanė vrojtuar qiellin e pafund, duke parashikuar kėshtu ngjarjet e ardhshme qė kryesisht mbėshteteshin nė ciklin e barasditės - barasnatės (ekvivoksit) tė lėvizjes sė planetit Venera.

            Sa pėr sqarim dhe konkretizim, barasdita- barasnata, apo “ekvinoksi”, ėshtė njė dukuri natyrore astronomike i cili ndodh 2 herė nė ēdo vit. Gjithnjė mė 20/21 mars dhe 22/23 shtator. Nė kėto ditė, nė gjysmėn veriore nga Ekuadori i tokės fillon pranvera, gjegjėsisht vjeshta, ndėrsa nė gjysmėn tjetėr tė hemisferės jugore ndodh e kundėrta. Po ashtu, nė kėto data, gjatėsia e ditės ėshtė e barabartė me atė natės dhe zgjat fiks 12 orė.

            Nė kohėn e sotme, qytetin Ēiēan Ica UNESCO e ka futur nė listėn e trashėgimisė sė mbrojtur  kulturore Botėrore, ndėrsa mė 7 gusht 2007,  ky regjion shpallet edhe si njėra prej 7 ēudirave tė botės.

            Kukulkan ėshtė emri i perėndisė hyjnore tė besimit MAJA. Piramida e njohur Kukulkan kushtuar kėtij hyjnori nė Ēiēan Ica, nė fakt paraqet njė kalendar guri. Nga ēdo anė e saja ekzistojnė 91 shkallė tė cilat sė bashku me shkallėt nė platformėn e majės sė piramidės gjithsejtė numėrojnė 365 shkallė sa ditė numėron njė vit kalendarik.

            Ėshtė shumė e ēuditshme se si MAJAT e kanė ndėrtuar kaq preciz kėtė piramide, sepse, pikėrisht nė momentin e ndodhjes sė fenomenit astronomik tė barasdita- barasnata (ekvinoksit) tė Diellit, drita bie mu tek nisma e shkallėve tė bazamentit nė pjesėn veriore tė piramidės, duke krijuar kėshtu me hije pamjen e trupit tė gjarprit. MAJAT kanė besuar se ky gjarpėr zbret nga qielli nė tokė dhe mė pas hyjnė nė botėn nėntokėsore.

            Gjithė dijen dhe menēurinė e tyre, si meritė kryesore, MAJAT ia atribuonin hyjnisė qendrore tė quajtur Kukulkan, i cili, nė besimin e tyre paraqitej nė dy forma: e para si gjarpėr me krih zogjsh fluturues, dhe e dyta, i personifikuar nė pamje njeriu qė aspak nuk i pėrngjan me fizionomi njerėzve tė kėtij populli. Kėtė hyjni tė tyre ata e pėrshkruajnė kėshtu: me kokė tė zgjatur, sy tė kaltėr, flokė dhe mjekėr tė gjatė nė ngjyrė tė bardhė. Pėr nga karakteri,  ky hyjni tregohej si person tejet i mirė, parimor dhe me vlera tė larta morale. Rreth vitit 1000 tė e.s , Kukulkani, i braktis MAJA-tė dhe kthehet nė det nga kishte ardhur mė parė, duke ju premtuar atyre se patjetėr pėrsėri do t’ju kthehet njė ditė. Por, deri mė sot, njė kthim i tij i pritur, nuk ka ndodhur ende.

            Kur nė vitin 1519, nė truallin e kontinentit tė Amerikės Jugore, paraqitet, Hernando Kortez, njėri nga prijėsit e kolonizatorėve spanjoll qė me dhunė kishin pushtuar atė pjesė tė kontinentit amerikan, pėr shkak tė lėkurės dhe mjekrės sė tij tė bardhė, MAJAT  kanė besuar se mu ky ėshtė hyjnori i tyre i kthyer mitik qė e prisnin, andaj edhe iu janė bindur dhe nėnshtruar nė tėrėsi sundimit tė tij. Kuptohet se ky besim i gabuar dhe ndėrrimit naiv tė identitetit tė hyjit tė tyre me kėtė pushtues, me kohė ėshtė treguar tejet fatale pėr ta.

            Gjatė sundimit tė egėr nė kėto vise, spanjollėt si pushtues, kanė kultivuar njė urrejtje tė paparė, duke ushtruar njė gjenocid sistematik dhe tė pamėshirshėm ndaj kėtij populli tė lashtė autokton. Kėshtu qė, gjatė gjithė kohės kolonizues 50 vjeēare,  MAJAT  kanė humbur mbi 90% tė popullsisė sė tyre, ndėrsa pjesa tjetėr e mbetur, dhunshėm ėshtė konvertuar nė fenė katolike.

            Jo vetėm kaq! Pėrveē gjenocidit shfarosės, spanjollėt kolonizator, ndaj kėtij etniteti kanė ushtruar edhe gjenocid kulturor. Ata  kudo kanė djegur dhe shkatėrruar shumė tempuj tė kultit, ndėrtesa dhe objekte tė rėndėsisė sė veēantė arkitekturale, si dhe shumė e shumė libra dhe tekste tė vjetra tė shkruara me hieroglifė ti cilat konsideroheshin si bazė tė kulturės dhe dijes shumė tė pėrparuar tė kėtij civilizimi tė lashtė indigjen.

            Sot, nga njė mori tekstesh  tė lashta tė shkruara nga ky civilizim, nė gjendje tė mirė janė ruajtur vetėm 4 sosh tė emėrtuara si kodekse. Ndėrsa, si mė e vlefshmja prej tyre ėshtė e katėrta -  i quajtur si “Kodeksi i Drezdenit”.

            Kodekset ishin shkresa tė shkruara nė letėr tė bėrė prej kores sė brendshme tė fikut. Sipėrfaqja e letrės kishte ngjyrėn e verdh nė tė limontė dhe arrinte gjatėsinė prej 7 metrave. Pėr qėllime praktike tė ruajtjes dhe arkivimit tė tyre, zakonisht paloheshin nė formė tė harmonikės. “Kodeksin e Drezdenit” e ka blerė nė Vjenė kustosi i Bibliotekės saksone mbretėrore nė Drezden, ku gjendet edhe sot e kėsaj dite.

            Tek nė vitin 1880, shkencėtari gjerman, Ernest Fosterman, ka arritur qė t’i deshifroj hieroglifėt nga ky Kodeks. Gjatė kėtij deshifrimi shkencor, ai ka vėrejtur se nė “Kodeksin e Drezdenit” gjenden tė shkruara qartė njė numėr i madh i parashikimeve astronomike pėr tė ardhmen, e tė cilat nė pėrgjithėsi kanė tė bėjnė me ciklet e Hėnės, Venerės dhe zėnien e Diellit (eklipsi) etj. Parashikimet ishin tejet precize dhe ngėrthenin nė vete njė periudhė prej njė mijė vitesh. Nė kėtė Kodeks ai ka zbuluar edhe njė kalendar i cili ėshtė shumė mė i saktė se sa ky i yni bashkėkohor. Ndryshe nga koncepti perėndimor i llogaritjes lineare tė kohės, MAJAT kanė konsideruar se koha ėshtė ciklike (e pėrsėritshme). Ajo ēka ka ngjarė nė tė kaluarėn patjetėr do tė pėrsėritet sėrish.  P.sh. njė katastrofė elementare me pėrmasa tė mėdha e ndodhur mė parė, patjetėr se ajo do tė pėrsėritet edhe nė tė ardhmen.

            Ėshtė tejet interesante qė nė kėtė kontest tė cekim edhe njė paradoks shumė tė ēuditshėm pėr kėtė civilizim  tė cilin gjer mė tani e prezantuam si tejet tė pėrparuar nė dije e posaēėrisht si njohės shumė tė mirė tė matematikės dhe astronomisė. Edhe pse dinin aq shumė pėr lėvizjet e trupave qiellore dhe llogaritjen e saktė tė pozicioneve tė tyre nė Universin e pafund,  MAJAT  pėr planetin e vet – Tokėn, kujtonin se ėshtė njė pllakė e rrafshėt tė cilin e mban nė shpinė njė krokodil qė noton pėrmbi sipėrfaqen e madhe tė ujit?!!

 

 

            Kalendari MAJA

 

            Kalendari Maja ėshtė i ndėrtuar nga 3 kalendarė  tė ndryshėm sė bashku nė njė vend.

            E para dhe mė e njohura prej tyre ėshtė kalendari solar apo e njohur si “haab”. Ėshtė e ndėrtuar nga 365 ditė tė ndarė nė 18 muaj me nga 20 ditė. Asaj ju ėshtė shtuar edhe 5 ditė tė tjera tė cilat janė konsiderua si tejet tė papėrshtatshme dhe ogurzeza. Sa pėr kuriozitetin tonė, duhet ta dimė se kalendari “haab”-e  si kalendar ėshtė pėr 10 mijtėn e ditės mė e saktė se kalendari ynė bashkėkohor.

            Kalendari i dytė ėshtė i ashtuquajturi “tokin” i cili konsiderohet si kalendar ceremonial. Atė e formon cikli hyjnor prej 260 ditėve: 20 shenja ditore nė tė janė tė kombinuara me numrin magjik 13. “tolkin”-i si formulim mbėshtetet nė 9 muajt e zgjatjes sė natyrshme tė shatėzėnisė gjatė zhvillimit tė frytit nė mitrėn e nėnės. Ajo ėshtė shfrytėzuar me qėllim tė arritjes sė njėsimit (baraspeshės) nė mes tė proceseve hyjnore nė qiell dhe atyre tokėsore materiale nė realitetin tonė objektiv.

            TOLKIN-i  zakonisht ėshtė pėrdorur pėr pėrzgjedhjen e datave mė tė pėrshtatshme pėr martesė, luftėrave, pėr emėrimin e personave tė rėndėsishėm nė poste udhėheqėse dhe parashikimit tė fenomeneve tjera astronomike sikurse qė ėshtė cikli i planetit Venera, tė zėnunit e Hėnės (eklipsi) ...etj. Venera pėr MAJAT ėshtė planeti mi i ndritshėm i cili kalon njė cikėl  tė rrotullimit rreth Diellit pėr 584 ditė. Ndonjėherė ajo ėshtė ylli i parė i shndritshėm i mbrėmjes e ndonjėherė i mėngjesit. Pėrmes tolkin-it MAJAT kanė qenė nė gjendje tė parashikojnė pozitėn e saktė tė Venerės nė qiell. Kjo aftėsi parashikuese tė pozitės planetare-yjore shtrihej edhe pėr trupat tjerė qiellor.

            Kėshtu kalendari TOLKIN ėshtė kombinuar me kalendarin HAAB nė mėnyrė qė tė pėrfitohet njė cikėl apo rreth nė kohėzgjatje prej 52 viteve i cili nė mėnyrė astronomike e unison vitin solarik me ciklin prej 260 ditėve. Kjo do tė thotė se ditėt dhe netėt patjetėr pėrsėriten ēdo 52 vjet.

            Shkencėtari Ernest Fosterman, nė deshifrimet e veta tė mėtutjeshme tė hieroglifėve kodeksiane ka zbuluar se MAJA-tė kanė pėrcjell kohėn edhe pėrmes njė kalendari tė tretė tė quajtur si “Llogaritja e gjatė” (“Count Long”), pėrmes sė cilės supozohet se data 21 dhjetori 2012, mund tė jetė si dita e ndodhjes sė apokalipsit tė tokės.

 

            Si funksiononte ky kalendar?

 

            Sikurse toka qė rrotullohet rreth boshtit tė vetė pėr 24 orė dhe rreth diellit pėr 365 dite, MAJA-tė kanė llogaritur se i tėrė sistemi ynė planetar, pėr 26.000, rrotullohet rreth njė ylli qendror nė univers qė quhet Alsiona andaj edhe kalendari “Llogaritja e gjatė”, sipas kohėzgjatjes pėrfshinė njė cikėl prej 26 mijė vite, tė ndare ne 5 nėn-cikle te njėjta me nga 5125 vite , pėr tė cilat mendohet se ato si tėrėsi nė vete pėrfaqėsojnė njė kohė (epokė)  tė caktuar tė zhvillimit tė botės. Cikli (epoka) nė tė cilin gjendemi ne tani, siē e kanė quajtur MAJAT,  ėshtė “periudha e Diellit tė pestė”, e cila ka filluar nga 13 gushti i vitit 3112 p.e.s. dhe duhet tė pėrfundoj mė 21 dhjetor 2012.

            Pėrveē kalendarit tė cekur qė ishte simbolik dhe numėror, nė kuadrin e saj MAJAT kishin edhe njė libėr pėrcjellės interpretues qė quhej “Ēilam Balam”. Aty nė detaje pėrshkruheshin datat e rėndėsishme tė ngjarjeve dhe mėnyra e ndodhjes sė tyre.

            Njė ditė nė kėtė kalendar quhet  “Kin”;  njėzetė ditė formonin njė “Unial”;  njėzetė   “Unial” formonin njė “Tun”; njėzetė “Tun” formonin njė “Katun”, ndėrsa, njėzetė  “Katun”, formonin njė “Baktun”. Ndarjet periodike me kėtė mėnyrė tek ky kalendar, pa dyshim se kishin njė rėndėsi tė madhe tė procedurės parashikuese, sepse ēdo kalim nga njėra etapė nė tjetrėn, ndėrlidhej me momentin e profetizuar tė ndodhjes sė njė ngjarjeje tejet tė rėndėsishme nė botė.

            Ėshtė lista e gjatė e parashikimeve tė njohura si saktėsisht tė realizuara tė ngjarjeve tė ndryshme historike nė mes tė  kėtyre etapave kalimtare (nga Unial nė Tun, nga Tun  etj.) tė cilat me kėtė rast nuk do t’i pėrmendim tė gjithat. Ta zėmė, perioda  e”Baktun-it” tė trembėdhjetė, e cila ka filluar nė vitin 1618, nė kėtė kalendar ėshtė cilėsuar si “koha  e harresės” apo “triumfi i materializmit”.Gjatė kėsaj periode ėshtė parashikuar se njerėzimi kolektivisht do filloj tė harroj lidhjen e vetė hyjnore me natyrėn duke ju kthyer tėrėsisht gjėrave materiale dhe nėnshtrimit total ndaj kėrkesave tė shfrenuara tė EGO-sė, realitet ky qė objektivivisht sot po ndodh kaherė me shoqėrinė tonė bashkėkohore. Edhe njohuria e jonė e kohės bashkėkohore e quajtur - SHKENCĖ, formalisht zyrtarizohet me krijimin e elitės sė Shoqėrisė Mbretėrore nė vitin 1640 nė Londėr. Tė gjithė ne e dimė se shkenca nė thelb ėshtė filozofia e matjes e bazuar kryesisht nė parimet empirike apo eksperimentale. 

            Po ashtu, si njė ndryshim i rėndėsishėm global i parashikueshėm pėr kėtė periodė nga ky kalendar MAJA, ėshtė edhe pėrqafimi definitiv nga tė gjitha shtetet evropiane (pėrveē disa shteteve ortodokse)  i “matjes sė re tė kohės” (Kalendari Gregorian)  i cili pėrdorohet edhe sot e kėsaj dite. Ky sistem i ri i matjes sė kohės, ishte iniciuar nga Papa Gerguri XIII-tė (1582) dhe ai nė kėtė periodė e zėvendėson nė tėrėsi kalendarin e mėparshėm Julian qė deri atėherė zbatohej nė Evropė qysh prej viti 45.p.e.s. (kohės sė Jul Cezarit ).

 

            Vazhdon...

  (2)