Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 4 - Kasam Shaqirvela

KASAM SHAQIRVELA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

KASAM SHAQIRVELA

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

         Kasam Shaqirvela u  lind mė 27.02.1955 nė f. Gajre tė Tetovės, Republika e Maqedonisė.  Shkollėn fillore e kreu nė vendlindjen e tij, nė Gajre, tetėvjeēaren dhe tė mesmen-gjimnazin nė Tetovė. Fakultetin e Elektroteknikės nė Shkup. Jeton, punon dhe krijon nė Tetovė.

 

            Angazhimi profesional

            Autori, gjatė jetės sė tij profesionale, ka ushtruar dhe vazhdon tė ushtrojė disa detyra publike si: Drejtor gjeneral nė Kompaninė “JETA-GROUP”. Lektor nė Revistėn Stomatologjike ”APOLONIA”. Kryetar i Kuvendit nė Klubin e Shkrimtarėve “OENEUM”. Botues nė Shtėpinė Botuese “V E L A” Publishing House, ku vazhdon tė punojė dhe veprojė si krijues i lirė.

 

            Aktiviteti punues, studimor e  shkencor

            Njė kohė tė gjatė, krahas angazhimit tė tij profesional, autori, aktivitetin e vet e ka shtrirė edhe nė disa fusha tjera, si studiues i pavarur, ai merret me: - letėrsi (poezi, prozė, eseistikė, etimologji); -pėrkthime (flet, pėrkthen dhe shkruan nė disa gjuhė tė huaja botėrore si: anglisht, gjermanisht, frėngjisht, italisht dhe ato ballkanike si: kroatisht, serbisht, maqedonisht); - lektorim(krijime letrare: poezi, prozė; punime shkencore: informatikė, stomatologji, turizėm); - histori (studime qė kanė tė bėjnė me lashtėsinė-periudha pellazgjike si dhe periudha antikite); - etimologji (etimologjia e fjalėve tė vjetra: emrat mitologjikė); -shkencė-leksikografi(terminologjia e informatikės, terminologjia e turizmit).

 

            Aktiviteti botues

            Ka botuar dhe vazhdon tė botojė aktivisht edhe sot, mė herėt letėrsi pėr fėmijė, kurse tani kryesisht letėrsi pėr tė rritur si: poezi dhe prozė, filozofema dhe ese nė: shtypin ditor e javor, revista letrare periodike, klube letrare e lidhje shkrimtarėsh apo portale tė ndryshme elktronike-informatike siē janė forumet e grupimet e ndryshme tė rrjeteve sociale si dhe nė profilin e faqen personale nė fb, qė vijnė pėrmes internetit. Me shkrime letrare, autori, ka filluar tė merret qė nė moshė tė re, nė fillim tė viteve tė ’70-ta tė shekullit tė kaluar por, njė kohė tė gjatė, dorėshkrimet e tij nuk e panė dritėn si botime? Kjo ndodhi diēka pėr arsye financiare por edhe pėr arsye tjera tė kohės, tė periudhės moniste, pra, tė kohės sė njėmendėsisė. Karakteri i fortė i shkrimtarit (mbajtja pėr unin e vet) dhe mosdėgjueshmėria apo mosnėnshtrimi i tij i ndihmonte mosdaljes nė dritė tė krijimeve tė tij. Ai, me libra tė botuar del disi vonė, diku pasi filluan tė fryjnė erėrat e ngrohta tė demokracisė.  Kasam ShAQIRVELA, deri sot, ėshtė pėrfshirė nė disa monografi, enciklopedi dhe antologji.

           

            Bibliografia

            Deri mė tani, veprimtaria krijuese si ajo letrare por dhe ajo shkencore, e shkrimtarit Kasam Shaqirvela, arrin nė disa libra tė shkruar dhe tė botuar dhe disa sosh tė dorzuar nė botim, po ashtu edhe disa sosh qė i ka nė dorėshkrim.

 

            Vepra letrare tė botuara

            Poezi: Kėngė bilbili,vjersha pėr fėmijė,2006 ; Kohė e ligė, poezi pėr tė rinj, 2007; Dallgė dashurie,  poezi rinore, 2007; Shpresė e thyer, poezi pėr tė ritur, 2008; Ajo qė pėrsėritet, poemė(2000 vargje), 2008; Asht qė mbin, poezi, 2010; Kthimi tek rrėnjėt, poema tė shkurtėra, 2010; Kėngė tė vonuara, poezi, 2010; Dialog ndjenjash e ėndrrash, poezi, 2010; Dijalog na ~uvstva i soni {ta, poezii, 2011; Vals i tingujve tė shpirtit, poezi, 2015. Prozė: E bukura dheut, pėrralla, 2009.

            Ka dorėzuar pėr botim: Korridoreve tė kohės, poezi; Etje pėr kėngė, poezi; Antologji poetike, poezi dhe poema; Filozofema, thėnie filozofike; Filozofemi, filozofski izreki; Fjalor etimologjik i fjalėve tė vjetra, etimologji; Udhėshtigjeve tė atdheut, balada dhe poema; Autobiografi, biografi-bibliografi.

            Ka nė dorėshkrim: Novela e  tregime, novelė; Ujmiri, roman; VELA ndėr shekuj, monografi; Ese  tė  humbura, eseistikė; Publicistikė, analiza politike-publicistike.

            Vepra shkencore-leksikografike. Fjalorė: ka tė botuar: Terminological Dictionary of Informatics, lexicography (1500 faqe), 2010.

            Ka dorėzuar pėr botim: Fjalor Terminologjik i Informatikės, leksikografi; Terminological Dictionary of Tourism, lexicography.

 

 

                                                                                                                       

 

FJALA  RRĖZON  URA                                            

  

Fjalėt e tua rrėzojnė ura tė mėdha

Mos mi thuaj me aq zemėrim

Vdekja dhe jeta varet nga fuqia e gjuhės

Veē ajo ia jep fjalės tė vetin kuptim

Kur ti tė ngrihesh mbi vete me ėndje

Atėherė ti do bėhesh lėndė e rrėnjės tėnde

 

Nėse s’mund tė vdesėsh, thoshte njė poet

Pėr secilėn fjalė, pėr secilin varg

Atėherė s’ke lind tė krijosh portret

Se ke tė vėrtetė kohėn qė e jeton

Kurrė s’dashurohesh nė flakėn tėnde vetė

Bėma e jote pragun nuk ta kalon.

 

 

KTHEHEM  I  DĖSHPĖRUEM

 

Nuk e di, sa herė edhe unė?

Si i panjohur parakaloj

Pėrmes kėtij kopshti,

Qė mbanė akoma erėn time.

 

Ah, malli im i gjorė?

Shikon nėpėr dritare

I pikėlluar dhe i zbrazėt

Fati mė iku diku larg..!

 

 

LULJA E KOPSHTIT TIM

 

Jeta shkruan libra

dhe libri ka fleta

nga jashtė kopertinat

brenda,faqet i mbushė jeta

 

dielli fshihet prapa malit

e hėnės ia heq vellon natėn

zemra kėrkon zemrėn e mallit

a dashuria s’i dorėzohet fatit

 

dhe kur shikimi e pret shikimin

kthjelltėsia e syrit detin e zbehė

kur vesa e puth faqen e trėndafilit

aroma e lules atėherė tė dehė

 

lules i merret erė veē njė herė

atėherė kur sė pari ajo ēelė

herėve tjera qoftė dhe nė pranverė

aromėn lulja e ka tė vjelė

 

sa herė qė shpėrthen behari

shpirti pėrbrenda kallet, pėrflaket

dhe ndjenja sėrish mė njgjallet

zemra nuk donė kurrsesi  tė plaket

 

kėrkoj aromėn e lules sė ēelur

tehun e viteve ma topit dėshira

ēmallem nė kopshtin me lule mbjell

lulja e kopshtit tim ėshtė mė e mira

 

ajo ēel edhe nė dimrin e bardhė

nga aroma e saj akulli i shkrirė

peshėn e viteve se kam barė

shpirti kėrkon shpirtin e lirė.

 

 

MALL  ZEMRE    

 

Tė pres me krahėt hapur

netėve dimėrore me acar

mėngjeset  mė ngrohin sy gdhirė

ndjenja krahėve mė rri si pelerinė

tė pret ty zemra ime e dėlirė

tė tė pėrqafojė nė pa lėshim!

si njė pėllumb ...paqeje...

lumturie   apo …….

……..dashuri e brishtė nė agim ?

do tė shtrėngoja ēmendurisht

deri sa tė ma dehje shpirtin tim!

pastaj do tė mbyll fortė, do tė ndryjė

Ty, zjarr zemre, mall-dashuri ! 

detit tė kujtimeve ēelėsin do ia japė

as peshku i artė  s’do arrijė ta kapė

nuk do tė mundet mė askush

nga zemra ime tė tė zhdryjė!

ti je dhe mbetesh nė mua

prushi qė ndez flakėn

me emrin dashuri…!

 

 

MASKAT DO TĖ BIEN

 

Koha po rrjedh nė ngjyra

Si gjethet e vjeshtės sė vonė

Sa vjen dhe po i njoh

Njerėzit pėrditė

Nga etja e madhe

Pėrditshmėria jonė

Nė eks po e pi

Kupėn e helmit

I ngre dollitė

Njė nga njė

Dhe s’arrij dot

Tė bėhem Sokrat,

Paditem padrejtėsisht

Sa herė qė unė

Po grisė me thonj

Maska nė fytyra njeri

Pėrsėri faji mbetet

Tek unė ēuditėrisht?!

 

 

NDJESIT  LUAJNĖ  TANGO

 

Dhe ti e hedh grepin larg

Gjuan gjithmonė nė tė turbullt

Nė detin e mbushur me mėri

Ndjenjat tua luajnė tango

Dhe tabloja shfaqet e zymtė pėrsėri

 

Gjithnjė zgjodhe terrin, padijen ..?!

Dhe u mbėshtete nė ta si grep

Tani solle me vete veē hijen

Dhe akoma dėshiron tė bėhesh akrep?!

 

Edhe librin tėnd  e hape pa dėshirė

Tė gjithė  do ta lexojnė nga njė cep

Fletat e tij do shfletohen pa mėshirė

Dhe Tangoja ndjenjat do t’i step’

 

Tashmė u bė vonė, tepėr vonė pėr tu kujtuar

Se dhimbja pėrpiu zemėr e mushkėri

Nuk do mjaftojė as uji i detit tė trazuar

Ta shuaj’ zjarrin qė  mė djeg nė brendi.

 

 

VETĖKOMUNIKIM   

 

Disa pėrmallime pėrfundojnė me vdekjen

Gjithashtu disa miqėsi rifillojnė me vdekjen

 

Jeta dhe vdekja kanė njė bosht rrotullimi

Dallohen vetėm n’ meditim, jo nė gjumė

 

Mendimet, kujtimet bashkė me pėrjetimet

Rrjedhin e s’ndalen verė-dimėr si lumė.

 

 

UJĖVARĖ DASHURIE

Ndjenjat pėrplot ritėm e mall dashurie
varg e varg rrjedhin si njė ujėvarė
ashtu siē vjen edhe dashuria jote
e dalė nga brendia e shpirtit tė vrarė

malli lufton dhe brenga e pret
nė rrugėtimin e jetės i bashkohet
zemra pėr zemėr fortė do troket
kur dashuria dashurisė i flijohet

pėrse kaq vuajtje kėtij soji tė njerėzimit?
i pėrjeton shpirti nė ēaste harmonie
pėrse iu caktua nga dhėnėsi i blatimit
veē atij qė zemrėn e ka ujėvarė dashurie

vetėm ai qė ka dashuri tė vėrtet’
e lind edhe diellin me dashuri tė ti’
dhe vdekja e tij ka kuptimin e vet
sėrish lindet jeta nė njė agim tė ri

pra, kush ka zemėr le tė lavdėrohet
qė pėr tė tjerėt madje e dhuron
atij qė i duhet nė jetė t’i ndihmohet
ai njeri dhe pas vdekjes i gjallė jeton!